Krie e njëzetetetëtë
1 E të shëtunë mbrëma, kur nisi të kdhihej e Diela, e para ditë e javësë, erdhi Magdhalini Maria edhe tjatëra Maria të shihnë varrë.
2 E na, e u bë tërmet i madh, se ëngjëll’ i Zotit zbriti nga Qielli, e erdhi e rrukullisi gurë nga dera e varrit, e rrij sipër mbi të.
3 E qe bukuria e tij posi vetëtimë, e të veshurit’ e tij të bardhë posi zbora.
4 E nga frik’ e tij u druadhë ata që ruaijnë, e u bënë posi të vdekurë.
5 E ëngjëlli u përgjegj, e u thotë gravet: Mos u trëmbni ju, se un’ e di që kërkoni Iisunë të mbërthierinë ndë Kruq.
6 Nuk’ është këtu, po u ngjall, sikundrë tha. Ejani e shihni vëndnë tek qe Zoti.
7 E hajdeni këtë çast, e thoi mathitivet së tij, se u ngjall nga të vdekuritë, e ja vete më përpara nga juvet ndë Galileë, atje do ta shihni atë. Ja, ua thaçë juvet.
8 E duallë atë çast nga varri me frikë edhe me gaz të madh, e vanë me vrap t’u rrëfeijnë mathitivet së tij.
9 E tek veijnë t’u rrëfeijnë mathitivet së tij, na, e u duall përpara nd’ato Iisui, e u tha: Gëzoni. Edhe ato u qasnë e i zunë këmbët’ e tij, e ju falë.
10 Atëherë u thot’ ature Iisui: Mos u trëmbni, po hajdeni, e rrëfeni vëllazëret së mi, të vijënë ndë Galileë, e atje do të më shohënë.
11 E kur veijn’ ato, na ca nga trimatë që ruaijnë, si erdhë ndë qutet, dëftuanë ndë të parët’ e priftëret gjith’ ato që u bënë.
12 E si u mbëjuadhë bashkë me pleqësinë, e bënë mushavere, u dhanë trimavet shumë asprë.
13 E u thanë: Të thoi se mathitit’ e tij erdhë natënë, kur flërëm navet, e e vuadhë atë.
14 E nd’u digjoftë këjo nde igjemoni, nevet e çutjëmë atë, e juvet u bëjëmë të mos keni ndonjë të keq.
15 Edhe ata si muarë asprëtë bënë sikundr’ i mpsuanë, e dolli këjo fjalë nga çifutë ngjera sot.
16 E të dimbëdhjetë mathitetë vanë ndë Galileë, ndë mal që u tha Iisui ature.
17 E si e panë atë, ju falë, e ca qenë me di mënd.
18 E si erdhi afër Iisui, u foli ature, e u tha: M’u dha çdo urdhër ndë Qiell edhe ndë dhe.
19 Hajdeni adha, e dhidhaksni gjithë filitë, e t’i pagëzoni ata nd’ëmër të Jatit, edhe të Birit, edhe të Shënjtit Sh(p)irt.
20 E dhidhaksni ata të ruajënë gjithë sa u porsita juvet, e ja, unë jam me juvet gjithë ditë, ngjera ndë të sosurë të jetësë. Vërtet.
Ngjallja
(Mk 16.1-8Lk 24.1-12Gjn 20.1-10)
1 Pas së shtunës, në mëngjes herët, Maria Magdalena dhe Maria tjetër erdhën për të parë varrin. 2 Papritur ra një tërmet i fortë dhe një engjëll i Zotit zbriti nga qielli, rrokullisi gurin e u ul mbi të. 3 Fytyra e engjëllit shndriste si vetëtima e rrobat i kishte të bardha si dëbora. 4 Rojat i zuri një frikë aq e madhe, saqë u drodhën e mbetën si të vdekur. 5 Engjëlli foli e u tha grave: «Mos kini frikë! E di se po kërkoni Jezuin, të kryqëzuarin. 6 Nuk është këtu, se ai u ngjall siç pati thënë. Ejani e shihni vendin ku qe vënë .
7 Shkoni shpejt e u thoni dishepujve të tij se ai u ngjall prej të vdekurve dhe se do të shkojë përpara jush në Galile. Atje do ta shihni. Këto kisha për t'ju thënë».
8 Ato u larguan me të shpejtë nga varri dhe plot frikë e gëzim të madh vrapuan për të lajmëruar dishepujt. 9 Dhe ja, Jezui u doli përpara e u tha: «Ju përshëndes!». Ato iu afruan, i rrokën këmbët dhe e adhuruan. 10 Atëherë Jezui u tha: «Mos kini frikë! Shkoni e u thoni vëllezërve të mi të shkojnë në Galile. Atje do të më shohin».
Dëshmia e rojave
11 Ndërsa gratë ishin rrugës, disa roja shkuan në qytet e u treguan kryepriftërinjve gjithçka që kishte ndodhur. 12 Kryepriftërinjtë e pleqtë u mblodhën e pasi ranë në një mendje, u dhanë ushtarëve një shumë të madhe parash 13 e u thanë: «Ju duhet të thoni se dishepujt e tij erdhën gjatë natës kur ju po flinit dhe e vodhën trupin e tij. 14 Po ta marrë vesh qeveritari, do ta bindim ne e nuk do të lejojmë që ju të ndëshkoheni». 15 Ata morën paratë e bënë siç i mësuan.
Kështu këto fjalë janë përhapur ndër judenjtë deri në ditët e sotme.
Porosia
(Mk 16.14-18Lk 24.36-49Gjn 20.19-23Vp 1.6-8)
16 Të njëmbëdhjetë dishepujt shkuan në Galile, në malin që u kishte thënë Jezui. 17 Kur e panë Jezuin, e adhuruan, por disa prej tyre dyshuan. 18 Jezui iu afrua e u tha: «Mua më është dhënë çdo pushtet në qiell e në tokë, 19 prandaj shkoni e mësojini të gjitha kombet dhe pagëzojini në emër të Atit, të Birit e të Shpirtit të shenjtë. 20 Mësojini të zbatojnë gjithë sa ju kam urdhëruar. Dhe ja, unë jam me ju të gjitha ditët, deri në mbarim të botës».