Krie e pesëmbëdhjetëtë
1 Atëherë vijënë te Iisui nga Ierusalimi Gramatikotë edhe Farisejtë, e i thonë:
2 Pse mathitit e tua nukë mbajënë porsit’ e pleqet, se nukë lajënë duartë kur hanë bukë?
3 Edhe ai u përgjegj ature, e u tha: Pse edhe ju nukë mbani porsin’ e Perndisë, për porsi tuaj?
4 Sepse Perndia porsiti, e tha: Ndero babanë edhe mëmënë tënde, edhe ai që thotë të ligë babait a mëmësë, le të vdesë me vdekëjë.
5 Ma ju thoi: Kush t’i thotë babait a mëmësë, dhurëti është çdo të mirë që të shohç ti nga meje, e të mos nderojë baban’ e tij, a mëmën’ e tij.
6 E prishtë porsin’ e Perndisë, për porsi tuaj.
7 Ipokritij (me di faqe), mirë profitepsi Isaiu për juvet, e tha:
8 Kij llao afëronetë tek meje me gojë të ture, edhe më nderon me buzë, e zëmëra e ture është shumë larg nga meje.
9 Edhe pa vëjierë më falenë, kur dhidhaksinë dhidhaskali porsit’ e njerëzet.
10 E thirri botënë, e u tha ature: Digjoni, edhe kupëtoni.
11 Nukë pëgën njerinë, ajo që hin mbë gojë, po ajo që del nga goja, ajo pëgën njerinë.
12 Ahiere erdhë mathitit’ e tij e i than’ atij: E digjove se Farisejtë, si digjuanë fjalënë u skandhalisnë?
13 Edhe ai u përgjegj e tha: Çdo fiti (vështë) që nuk’ e fitepsi babai i Qiellvet, do të shkuletë nga rrënjatë.
14 Liri ata, se ata janë të verbërë, që dëftojënë udhënë së verbëret; e i verbëri ndë dëftoftë udhënë së verbërit, që të di do të bienë ndë prua.
15 E Petrua u përgjegj, e i tha atij: Thuajna nevet këtë paravoli.
16 Edhe Iisui i tha: Edhe po të pamënd jeni edhe juvet?
17 Akoma nukë kupëtuatë se çdo sa hijënë ndë gojë, ndë bark venë, e mb’anë të poshtërme dalënë.
18 E ato që dalënë nga goja, dalënë jashtë nga zëmëra, e ato pëgëjënë njerinë.
19 Sepse nga zëmëra dalënë silloi të këqia, vreila, mihiera, kurvërira, të vjedhura, martiri të rreme, vllasfimira.
20 Këto jan’ ato që pëgëjënë njerinë, ma të hajë njeriu bukë me duar të palara nukë pëgëhetë.
21 E si dolli ateje Iisui, vate nga anët’ e Tirosë, e të Sidhonësë.
22 E ja një grua nga Hananea, që dolli nga ato sinorë, e thërrit pas tij, e thosh: Eleismë, Zot, biri Dhavidhit, bija ime dhemonisetë keq.
23 E ai nuk’ u përgjegj asaj asnjë fjalë. E erdhë pranë mathitit’ e tij, e i luteshinë, e i thoshnë: Lëshoje të vejë, se thërret pas nevet.
24 E ai u përgjegj e tha: Nuk’ u dërguaçë, po veçme ndë dhënt të humbura të shtëpis’ e Israilit.
25 E gruaja i falej atij, e i thosh: Zot, ndihmë mua.
26 Edhe ai ju përgjegj, e i tha: Nuk’ ësht’ e mirë të marrë njeriu bukën’ e djelmet, e t’ua shtjerë qenet.
27 Edhe ajo tha: Vërtet, zot, po edhe qentë hanë nga thrimetë që bienë nga sufraja e zotërinjet së ture.
28 Ahiere u përgjegj Iisui, e i tha asaj: O grua, besa jote ësht’ e madhe, le të bënetë tek teje sikundrë do ti. E ju shërua bija e saj që atë sahat.
29 E si u ngre ateje Iisui, erdhi afër detit së Galileësë, e hipi ndë mal, e rrij atje.
30 E erdhë nde ai shumë botë, që kishnë me vetëhe të çalë, të verbërë, të shurdhërë, të kuspulluarë, edhe shumë të tjerë, e i huadhë ata përpara këmbëvet së Iisuit, e i shëroi ata.
31 Kaqë që u çuditnë gjithë bota kur panë vuvëritë që flisnë, të kuspulluaritë të shëndoshë, të çalëtë që ecëijnë, e të verbëritë që shihnë, e lëvduanë Perndin’ e Israilit.
32 E Iisui thirri mathitit’ e tij, e u tha: Më vjen likshtë për gjithë këtë botë, se janë tri dit që më presënë, e nukë dua t’i lëshoj ata pa ngrënë, se mos u vijë dhilë mb’udhë.
33 E i thon’ atij mathitit’ e tij: Ku të gjejëmë navet nd’erimi kaqë shumë bukëra, sa të frihenë kaqë shumë njerëz?
34 Edhe Iisui u tha ature: Sa bukëra kini? Edhe ata i thanë: Shtatë, edhe pakëzë pishqe.
35 E porsiti gjithë botënë të rrijnë poshtë mbi dhe.
36 E si muar të shtatë bukëtë, edhe pishqitë, e si efharistisi, e i bekoi, i theu, e jua dha mathitivet së tij, e mathitejtë i dhanë ndë gjithë njerëz.
37 E hangrë të gjithë, e u frinë, e ngrijtinë të tepëruarat’ e copavet, shtatë shporta plot.
38 E ata që hangrë ishnë katër mijë burra, përveçme gravet, edhe djelmet.
39 E si lishoi turmat’ e njerëzet, hipi ndë varkë, e vate ndë sinorë të Magdhalasë.
Tradita e të parëve
(Mk 7.1-23)1 Farisenjtë dhe shkruesit erdhën te Jezui nga Jerusalemi e i thanë: 2 «Përse dishepujt e tu e shkelin traditën e të parëve? Ata nuk i lajnë duart kur hanë». 3 Jezui u përgjigj: «Po ju, pse e shkelni urdhërimin e Perëndisë për hir të traditës suaj? 4 Se Perëndia ka thënë: ndero atin tënd e nënën tënde dhe kush flet keq për të atin e të ëmën, të dënohet me vdekje. 5 Por ju thoni: “Kush i thotë të atit apo të ëmës se ndihmën që do t'ju jepja juve po ia kushtoj Perëndisë, 6 ai është i çliruar nga detyrimi për të nderuar të atin ”. Kështu, për shkak të traditës suaj keni shfuqizuar fjalën e Perëndisë. 7 Hipokritë! Mirë profetizoi Isaia për ju, kur tha:
8 ky popull më nderon me buzë,
por zemrat e tyre janë larg meje.
9 Më kot më nderojnë,
përderisa japin si mësim të Zotit
urdhrat e njerëzve ».
10 Pastaj e thirri turmën pranë vetes e tha: «Dëgjoni e merrni vesh! 11 Njeriun nuk e ndot çfarë hyn në gojë, por e ndot çfarë del prej saj».
12 Atëherë erdhën dishepujt e i thanë: «A e di se u je bërë pengesë farisenjve kur e kanë dëgjuar këtë gjë?». 13 Jezui u përgjigj: «Çdo bimë që nuk është mbjellë nga Ati im, do të shkulet me gjithë rrënjë. 14 Lërini ata! Ata janë të verbër që udhëheqin të verbër. Nëse një i verbër i prin një të verbri tjetër, do të bien të dy në gropë».
15 Por Pjetri i tha: «Na e shpjego këtë shëmbëlltyrë». 16 Jezui tha: «Ende nuk e keni kuptuar? 17 A nuk e dini se çfarë hyn në gojë, kalon në bark e pastaj jashtëqitet? 18 Ndërsa çfarë del nga goja rrjedh nga zemra dhe kjo e ndot njeriun. 19 Nga zemra dalin mendimet e këqija, vrasjet, tradhtitë bashkëshortore, kurvëritë, vjedhjet, dëshmitë e rreme e fyerjet. 20 Këto e ndotin njeriun e jo ngrënia me duar të palara».
Besimi i gruas kananite
(Mk 7.24-30)21 Jezui u largua që andej e shkoi në rrethinat e Tirit e të Sidonit. 22 Dhe ja, një grua kananite, nga ajo krahinë, shkoi e i tha me zë të lartë: «Ki mëshirë për mua, o Zot, Biri i Davidit, se vajzën time e ka pushtuar keq djalli». 23 Por Jezui nuk iu përgjigj. Dishepujt e tij iu afruan e i thanë: «Largoje atë, se na vjen nga pas duke bërtitur». 24 Ai u përgjigj: «Unë jam dërguar vetëm te delet e humbura të shtëpisë së Izraelit». 25 Por ajo erdhi, i ra në gjunjë e i tha: «O Zot, më ndihmo!». 26 Ai iu përgjigj: «Nuk është mirë të marrësh bukën e fëmijëve e t'ua hedhësh qenve». 27 Ajo i tha: «Po, o Zot, por edhe qentë hanë thërrimet që bien nga tryeza e të zotëve». 28 Jezui iu përgjigj: «O grua, i madh është besimi yt! Le të bëhet ashtu siç dëshiron». Vajza e saj u shërua që në atë çast.
Shërimi i shumë njerëzve
29 Jezui u largua që andej e shkoi bregut të liqenit të Galilesë. U ngjit në mal dhe u ul aty. 30 Turma të mëdha erdhën tek ai duke sjellë me vete të çalë, të verbër, të gjymtuar, memecë e shumë të tjerë. I ulën te këmbët e tij dhe ai i shëroi. 31 Kështu turmat u mrekulluan kur panë memecët që po flisnin, të gjymtuarit që shëroheshin, të çalët që ecnin, të verbrit që shikonin dhe përlëvduan Perëndinë e Izraelit.
Ushqimi i katër mijë vetave
(Mk 8.1-10)32 Pastaj Jezui thirri pranë vetes dishepujt e u tha: «Më dhimbset turma, se kanë tri ditë që rrinë me mua e nuk kanë asgjë për të ngrënë. Nuk dua t'i lë të shkojnë të uritur e të mbeten rrugës». 33 Dishepujt i thanë: «Ku ta gjejmë gjithë atë bukë në shkretëtirë për të ushqyer tërë këtë turmë?». 34 Jezui i pyeti: «Sa bukë keni?». Ata iu përgjigjën: «Shtatë bukë e disa peshq të vegjël». 35 Pasi urdhëroi turmën të ulej përdhe, 36 mori shtatë bukët dhe peshqit, tha lutjen e falënderimit, i theu bukët, ua dha dishepujve e dishepujt ua dhanë turmave. 37 Të gjithë hëngrën e u ngopën dhe morën me vete shtatë shporta me copat që tepruan. 38 Ata që hëngrën ishin katër mijë burra, përveç grave e fëmijëve. 39 Jezui i shpërndau turmat, hipi në varkë e shkoi në krahinën e Magadanit.