Krie e katërtë
1 Nga janë luftëratë e qartatë ndër juvet? Jo këteje, nga dëshërimetë tuaj që ecëjnë si trima ndë mele tuaj?
2 Dëshëroni, e nukë kini. Vritni, e zilepsni. E nukë mundni të gjeni. Qërtoni e lëftoni e nukë mundni të gjeni skoponë, sepse nuk’ e kërkoni juvet.
3 Kërkoni e nuk’ mirri, sepse kërkoni likshtë që të prishni ndë të pëlqiera tuaj.
4 Kurvjarë e kurvjare, nuk’ e diji juvet se miqësia e kësaj jetet është hasmëri e Perndisë? Cilido që të jetë miku i kësaj jetet, bënetë armiku i Perndisë.
5 A mejtoni që thotë mbë të mbrazëtë karta: Shpirti që ndënji mbë nevet u do me dashuri të zilisë?
6 E ai ep një dhurëti më të madhe, pra andaj thotë: Perndia mb’ata që mbahenë mbë të madh, u rri kondrë, e së unjëvet u ep dhurëti.
7 Binduni adha te Perndia, rrini kondrë të paudhit, e do të ikëjë prej jush.
8 Afëroni Perndisë, e do të afëronetë mbë juvet. Pastroni duartë, o fajëtorë, e kërkoni zëmëratë tuaj, o njerëz me di faqe.
9 Pikëlloni, e rriji mbë të zi, e qai. Gazi juaj le të kthenetë mbë zi, e gëzimi mbë helm.
10 Unjuni përpara Zotit, e do t’u ngrërë juvet.
11 Mos thoi të keq njeri për jatërinë, o vëllazër. Ai që flet likshtë për vëllanë, a gjukon vëllan’ e tij, ai gjukon nomnë. Nukë je ruajtësi nomit, po gjukatasi.
12 Një është nomotheti, ai që mund të sosjë, edhe të humbasë. Ma ti që gjukon tjatërinë, cili je?
13 Ejani juvet adha ndashti që thoi: Sot a nesëret do të vemi ndë këtë qutet e do të mbillemi atje një motëmot, e do të reshperojëmë edhe do të fitojëmë.
14 Juvet që nuk’ e diji atë që do të jetë nesër, sepse ç’është jeta juaj? Ajo është një avull që për një çikë duketë, e pastaje humbetë.
15 Ndaje të thoshetë juvet: Ndë dashtë Zoti, e do të rrojmë, e të bëjmë këtë, edhe atë.
16 Ma ndashti mburri mbë të mbajturë të madh tuaj. Çdo të mburrurë të tillë është të liga.
17 Cilido adha njeh të bëjë të mirënë, e nuk’ e bën, ai është mbë faj.
Miqësia me botën
1 Nga vijnë luftrat e grindjet mes jush? A nuk vijnë nga epshet që luftojnë në gjymtyrët tuaja? 2 Ju lakmoni, por nuk keni. Pastaj vrisni e keni smirë, por gjë nuk fitoni. Grindeni e luftoni, por nuk keni, se nuk kërkoni nga Perëndia. 3 Kërkoni e nuk merrni, sepse kërkoni me qëllim të keq, që t'i përdorni për epshet tuaja.
4 O njerëz të pafe! A nuk e dini se miqësia me botën është armiqësi me Perëndinë? Ai që dëshiron të jetë mik me botën, bëhet armik me Perëndinë. 5 Mos vallë pandehni se Shkrimi thotë më kot se shpirti i vendosur nga Perëndia brenda nesh, priret drejt smirës ? 6 Por, Perëndia na jep edhe më shumë hir, prandaj thuhet:
Perëndia u kundërvihet krenarëve,
ndërsa të përulurve u jep hir.
7 Nënshtrojuni Perëndisë, ndërsa djallin kundërshtojeni dhe ai do të largohet nga ju. 8 Afrojuni Perëndisë dhe ai do t'ju afrohet. Pastroni duart, o mëkatarë, dhe pastroni zemrat, o njerëz me dy mendje! 9 Pikëllohuni, vajtoni e qani! E qeshura juaj të kthehet në vajtim dhe gëzimi në trishtim. 10 Përuluni para Zotit dhe ai do t'ju lartësojë.
Mos gjykoni
11 Mos flisni keq për njëri-tjetrin, o vëllezër! Ai që flet keq për vëllanë apo e gjykon atë, flet keq për ligjin dhe e gjykon atë ligj. Nëse gjykon ligjin, nuk je zbatues i këtij ligji, por gjykues i tij. 12 Vetëm njëri është ligjvënësi dhe gjykuesi, ai që mund të shpëtojë apo të çojë në humbje. Po ti, kush je që gjykon të afërtin?
Kujdes nga krenaria
13 Dhe tani më dëgjoni ju që thoni: «Sot ose nesër do të shkojmë në atë qytet, do të rrimë atje një vit, do të bëjmë tregti e do të fitojmë». 14 Ju nuk e dini si do të jetë e nesërmja dhe se çfarë është jeta juaj. Ajo është si avulli që duket për pak kohë dhe pastaj zhduket. 15 Në vend që të thoni: «Në dashtë Zoti dhe në qofshim gjallë, do të bëjmë këtë apo atë gjë», 16 ju mburreni me krenari. Çdo mburrje e tillë është e ligë. 17 Ai që di të bëjë të mirën e nuk e bën, bën mëkat.