Krie e tretë
1 Të dashurë, di kartëra kam me këtë që u shkruaj ndashti, mb’ato u xjuaj juvet, u kujtoj zëmërënë tuaj të drejtënë.
2 Që të kujtoni fjalëtë që janë thënë nga Shënjtorëtë Profitër, edhe porsinë tonë t’apostojet, të Zotit që na shpëtoi.
3 E këtë protoparë të diji, se do të vijënë ndë dit të pastajme përqeshës, që të ecëjnë ndë dëshërime të ture.
4 E të thonë: Ku është të taksuritë e t’ardhurit së tij? Sespe që kur fletnë baballarëtë tënë të gjitha kështu qëndrojënë, sikundrë qenë që ndë të nisurë të jetësë.
5 Sepse nuk’ e dinë ata, sepse e duanë këtë që qenë më përpara me fjalë të Perndisë Qielltë edhe dheu (dalë) nga ujëtë, e me anë të ujit është bërë.
6 Andaj këjo jetë që qe ahiere, mbiturë nga ujëtë humbi.
7 Po Qielltë që janë ndashti edhe dheu, me atë fjalë janë ruajturë, e mbahenë për zjar ndë ditë të gjuqit e të humbëjësë njerëzet së pabesë.
8 Këtë të diji juvet, o të dashurë, se një ditë afër Zotit është posi një mijë vjet, e një mijë vjet posi një ditë.
9 Nukë mënon Zoti të taksurat’ e tij (sikundrë silloisenë dica, këjo ësht’ e mënuarë), po bën durim mbë nevet, sepse nukë do që të humbasë ndonjë, po të vijënë gjithë ndë metani.
10 E do të vijë dita e Zotit posi kusari që vjen natënë, e mb’atë Qielltë do të shkojënë me gjëmim, e stihitë nga të ngrohëtitë do të tretenë, edhe dheu edhe punëtë që janë mbë të do të digjenë.
11 Kur të tretenë këto punëra, si lloi duhetë të jini juvet ndë jetë Shënjte, e ndë evsevi.
12 Tuke shpërierë e tuke ecurë për të priturë t’ardhurit’ e ditësë Perndisë, mb’atë ditë Qielltë dhezurë do të tretenë, e stihitë me të djegurë do të tretenë.
13 Po Qiell të ri edhe dhe të ri prisëmë, sikundr’ është të taksurit’ e tij, atje tek rri e drejta.
14 Andaj, o të dashurë, sepse pritni të tila punëra, nxitoni që të gjëndeni nde ai të pazhierë e të qëruarë ndë paq.
15 E zëmërën’ e gjerë të Zotit sinë kinie ndë vënd të shpëtimit, sikundr’ u shkroi juvet edhe vëllai inë i dashurë Pavllua për sofi që i qe dhënë atij.
16 Si edhe ndë gjithë kartëra, kur kuvëndon mb’ato për këto, mb’ato janë ca punëra që s’kupëtonenë kollaj, ato të padijturitë, e të pastereosuritë i shtrëmbojënë, si edhe të tjeratë kartëra, për të humburë të ture.
17 Juvet adha, o të dashurë, sepse e diji me kohë ruhi, që të mos rrëmbeni ndë gënjeshtrë të së marrëvet e biri nga qëndra juaj.
18 Po hajdeni tuke rriturë ndë dhurëti e ndë të njohurë të Zotit sonë e Sotirit Iisu Hristoit. Atij nderi, edhe ndashti, edhe ndë ditë të jetësë. Ashtu qoftë!
Premtimi i ardhjes së Zotit
1 Fort të dashur, kjo është tashmë letra e dytë që po ju shkruaj. Në të dyja po përpiqem t'ju zgjoj kujtesën, që me mendje të kthjellët 2 të kujtoni fjalët që janë thënë më përpara nga profetët e shenjtë dhe urdhërimin e Zotit dhe të shpëtimtarit tonë që ju shpallën apostujt.
3 Së pari, duhet të dini se në ditët e fundit do të vijnë përqeshës që jetojnë sipas dëshirave të tyre. Ata do t'ju përqeshin 4 e do t'ju thonë: «Ku është premtimi i ardhjes së Zotit? Të parët tanë vdiqën, por gjithçka mbeti si në fillim të krijimit». 5 Ata harrojnë me dashje se qiejt, kohë më parë, u bënë me fjalën e Perëndisë. Po ashtu edhe toka që u bë nga uji e nëpërmjet ujit. 6 Po me ujë u shkatërrua bota e atëhershme, kur u bë përmbytja. 7 Ky qiell e kjo tokë ruhen nga e njëjta fjalë, për t'u shkatërruar me zjarr kur të vijë dita e gjykimit dhe e shkatërrimit të të pafeve.
8 Edhe këtë gjë mos e harroni, fort të dashur, se për Zotin një ditë është si një mijë vjet dhe një mijë vjet janë si një ditë. 9 Zoti nuk e vonon premtimin, siç mendojnë disa, por është i duruar me ju, sepse nuk dëshiron që ndokush të humbasë, por dëshiron që të gjithë të kthehen në pendim.
10 Dita e Zotit do të vijë si vjedhësi. Atë ditë qiejt do të zhduken me krisma, elementet e natyrës do të shkrihen nga nxehtësia dhe toka e gjithçka që ajo mban do të digjen.
11 Nëse gjithçka do të tretet në këtë mënyrë, atëherë e kuptoni se duhet të keni një sjellje të shenjtë dhe të jeni të përkushtuar ndaj Perëndisë, 12 duke pritur e duke u përpjekur ta afroni ardhjen e ditës së Perëndisë, në të cilën qiejt do të treten me zjarr dhe elementet e natyrës do të shkrihen nga nxehtësia. 13 Sipas premtimit të tij, ne presim qiej të rinj dhe tokë të re, ku banon drejtësia.
14 Prandaj, fort të dashur, duke pritur këto, përpiquni të jeni para tij të panjollë, të patëmetë e në paqe. 15 Durimin e Zotit çmojeni si mundësi për shpëtim, sikurse ju shkroi edhe vëllai ynë i dashur, Pali, sipas urtisë që i dha Perëndia. 16 Në të gjitha letrat e tij ai shkruan për këto gjëra. Por në to ka disa pjesë të vështira për t'u kuptuar, që të paditurit e të paqëndrueshmit i shtrembërojnë. Ata bëjnë ashtu edhe me Shkrime të tjera për rrënimin e vetes së tyre.
17 Ndërsa ju, fort të dashur, meqenëse i dini këto gjëra që më përpara, ruhuni që të mos bini në mashtrimin e të pabesëve dhe të humbisni sigurinë e besimit tuaj. 18 Vazhdoni të përparoni në hirin dhe në njohjen e Zotit e të shpëtimtarit tonë Jezu Krisht! Atij i qoftë lavdia, tani e përherë, deri në ditën e amshimit! Amen!