Thirrje për pendesë
1 «Eja, mblidhu,
o popull i pacipë,
2 para se të merret vendimi
e dita të firojë porsi byku,
para se t'ju përcëllojë zemërimi i Zotit,
para se të vijë dita e zemërimit të Zotit.
3 Kërkojeni Zotin, të gjithë ju të përvuajturit e tokës,
ju që mbani urdhërimet e tij.
Kërkoni drejtësinë, kërkoni përulësinë,
ndoshta do të gjeni strehë ku të fshiheni,
në ditën e zemërimit të Zotit.
4 Gaza do të jetë e shkretë,
Ashkeloni do të rrënohet,
Ashdodi do të zbohet në mes të ditës,
Ekroni do të çrrënjoset.

5 Mjerë banorët e bregdetit,
kombi i Keretit.
Fjala e Zotit është kundër teje,
o Kanaan, tokë filistine,
do të të zhbij e banorë s'do të kesh më.
6 Bregdeti do të bëhet kullotë,
livadh barinjsh, vathë dhensh.
7 Do t'i përkasë tepricës së shtëpisë së Judës,
që për kullota ta përdorin.
Në shtëpinë e Ashkelonit,
do të shtrihen në mbrëmje,
se Zoti, Perëndia i tyre, do të kujtohet për ta
e fatin do t'ua kthejë.

8 E dëgjova përbuzjen e Moabit,
përqeshjen e bijve të Amonit,
kur e fyen popullin tim
e ia kërcënuan kufijtë.
9 Ndaj, pasha jetën time,
kumton Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit,
Moabi do të bëhet si Sodoma,
bijtë e Amonit porsi Gomorra,
vend hithrash e gropë kripe,
shkreti e përhershme.
Tepricën e popullit tim do ta plaçkisin,
të mbeturit e kombit tim do t'i pushtojnë.
10 Ky do të jetë shpërblimi i krenarisë së tyre,
se e përbuzën popullin e Zotit të ushtrive
dhe u mburrën para tij.
11 I tmerrshëm do të jetë Zoti kundër tyre.
Ai do t'i mpakë gjithë perënditë e tokës.
Zotin do ta adhurojë
çdo komb e ishull,
secili në vendin e vet.

12 Edhe ti, o Kush,
prej shpatës sime do të theresh.

13 Ai do ta ngrejë dorën kundër veriut,
Asirinë do ta zhbijë.
Ninivën do ta bëjë djerrinë,
të thatë porsi shkretëtirë.
14 Kopetë e çdo lloji,
në mes të saj do të shtrihen.
Në krythat e saj do të zënë vend
huta dhe iriqi.
Do të kuisë bufi në dritare,
korbi në prag të derës,
se u hoq veshja prej cedri.
15 Ky është qyteti ngazëllues
që banonte i sigurt
e me vete thoshte:
“Unë, e tjetër s'ka!”.
Po si ndodhi që u shkretove
e strofull bishash u bëre?
Kushdo që kah ti kalon,
fërshëllen e bën gjeste me duar».
1 הִֽתְקוֹשְׁשׁ֖וּ וָק֑וֹשּׁוּ הַגּ֖וֹי לֹ֥א נִכְסָֽף׃ 2 בְּטֶ֨רֶם֙ לֶ֣דֶת חֹ֔ק כְּמֹ֖ץ עָ֣בַר י֑וֹם בְּטֶ֣רֶם ׀ לֹא־יָב֣וֹא עֲלֵיכֶ֗ם חֲרוֹן֙ אַף־יְהוָ֔ה בְּטֶ֨רֶם֙ לֹא־יָב֣וֹא עֲלֵיכֶ֔ם י֖וֹם אַף־יְהוָֽה׃ 3 בַּקְּשׁ֤וּ אֶת־יְהוָה֙ כָּל־עַנְוֵ֣י הָאָ֔רֶץ אֲשֶׁ֥ר מִשְׁפָּט֖וֹ פָּעָ֑לוּ בַּקְּשׁוּ־צֶ֨דֶק֙ בַּקְּשׁ֣וּ עֲנָוָ֔ה אוּלַי֙ תִּסָּ֣תְר֔וּ בְּי֖וֹם אַף־יְהוָֽה׃ 4 כִּ֤י עַזָּה֙ עֲזוּבָ֣ה תִֽהְיֶ֔ה וְאַשְׁקְל֖וֹן לִשְׁמָמָ֑ה אַשְׁדּ֗וֹד בַּֽצָּהֳרַ֨יִם֙ יְגָ֣רְשׁ֔וּהָ וְעֶקְר֖וֹן תֵּעָקֵֽר׃ ס
5 ה֗וֹי יֹֽשְׁבֵ֛י חֶ֥בֶל הַיָּ֖ם גּ֣וֹי כְּרֵתִ֑ים דְּבַר־יְהוָ֣ה עֲלֵיכֶ֗ם כְּנַ֨עַן֙ אֶ֣רֶץ פְּלִשְׁתִּ֔ים וְהַאֲבַדְתִּ֖יךְ מֵאֵ֥ין יוֹשֵֽׁב׃ 6 וְֽהָיְתָ֞ה חֶ֣בֶל הַיָּ֗ם נְוֺ֛ת כְּרֹ֥ת רֹעִ֖ים וְגִדְר֥וֹת צֹֽאן׃ 7 וְהָ֣יָה חֶ֗בֶל לִשְׁאֵרִ֛ית בֵּ֥ית יְהוּדָ֖ה עֲלֵיהֶ֣ם יִרְע֑וּן בְּבָתֵּ֣י אַשְׁקְל֗וֹן בָּעֶ֨רֶב֙ יִרְבָּצ֔וּן כִּ֧י יִפְקְדֵ֛ם יְהוָ֥ה אֱלֹהֵיהֶ֖ם וְשָׁ֥ב שְׁבִותָֽם ׃ 8 שָׁמַ֨עְתִּי֙ חֶרְפַּ֣ת מוֹאָ֔ב וְגִדּוּפֵ֖י בְּנֵ֣י עַמּ֑וֹן אֲשֶׁ֤ר חֵֽרְפוּ֙ אֶת־עַמִּ֔י וַיַּגְדִּ֖ילוּ עַל־גְּבוּלָֽם׃ 9 לָכֵ֣ן חַי־אָ֡נִי נְאֻם֩ יְהוָ֨ה צְבָא֜וֹת אֱלֹהֵ֣י יִשְׂרָאֵ֗ל כִּֽי־מוֹאָ֞ב כִּסְדֹ֤ם תִּֽהְיֶה֙ וּבְנֵ֤י עַמּוֹן֙ כַּֽעֲמֹרָ֔ה מִמְשַׁ֥ק חָר֛וּל וּמִכְרֵה־מֶ֥לַח וּשְׁמָמָ֖ה עַד־עוֹלָ֑ם שְׁאֵרִ֤ית עַמִּי֙ יְבָזּ֔וּם וְיֶ֥תֶר גּוֹיִ֖ יִנְחָלֽוּם׃ 10 זֹ֥את לָהֶ֖ם תַּ֣חַת גְּאוֹנָ֑ם כִּ֤י חֵֽרְפוּ֙ וַיַּגְדִּ֔לוּ עַל־עַ֖ם יְהוָ֥ה צְבָאֽוֹת׃ 11 נוֹרָ֤א יְהוָה֙ עֲלֵיהֶ֔ם כִּ֣י רָזָ֔ה אֵ֖ת כָּל־אֱלֹהֵ֣י הָאָ֑רֶץ וְיִשְׁתַּֽחֲווּ־לוֹ֙ אִ֣ישׁ מִמְּקוֹמ֔וֹ כֹּ֖ל אִיֵּ֥י הַגּוֹיִֽם׃ 12 גַּם־אַתֶּ֣ם כּוּשִׁ֔ים חַֽלְלֵ֥י חַרְבִּ֖י הֵֽמָּה׃ 13 וְיֵ֤ט יָדוֹ֙ עַל־צָפ֔וֹן וִֽיאַבֵּ֖ד אֶת־אַשּׁ֑וּר וְיָשֵׂ֤ם אֶת־נִֽינְוֵה֙ לִשְׁמָמָ֔ה צִיָּ֖ה כַּמִּדְבָּֽר׃ 14 וְרָבְצ֨וּ בְתוֹכָ֤הּ עֲדָרִים֙ כָּל־חַיְתוֹ־ג֔וֹי גַּם־קָאַת֙ גַּם־קִפֹּ֔ד בְּכַפְתֹּרֶ֖יהָ יָלִ֑ינוּ ק֠וֹל יְשׁוֹרֵ֤ר בַּֽחַלּוֹן֙ חֹ֣רֶב בַּסַּ֔ף כִּ֥י אַרְזָ֖ה עֵרָֽה׃ 15 זֹ֞֠את הָעִ֤יר הָעַלִּיזָה֙ הַיּוֹשֶׁ֣בֶת לָבֶ֔טַח הָאֹֽמְרָה֙ בִּלְבָבָ֔הּ אֲנִ֖י וְאַפְסִ֣י ע֑וֹד אֵ֣יךְ ׀ הָיְתָ֣ה לְשַׁמָּ֗ה מַרְבֵּץ֙ לַֽחַיָּ֔ה כֹּ֚ל עוֹבֵ֣ר עָלֶ֔יהָ יִשְׁרֹ֖ק יָנִ֥יעַ יָדֽוֹ׃ ס