1 «Atë ditë do të çelet një burim për shtëpinë e Davidit e për banorët e Jerusalemit që të pastrojnë mëkatet e papastërtitë».
Kundër idhujve
2 «Atë ditë, kumton Zoti i ushtrive, do t'i shuaj emrat e idhujve prej tokës, që të mos kujtohen më. Do t'i zhduk nga vendi edhe profetët bashkë me shpirtin e papastër. 3 E, në daltë ndonjë profet për të profetizuar, i ati dhe e ëma që i bënë kokën, do t'i thonë: “Mos e paç jetën e gjatë, se rrena fole në emër të Zotit”. E atëherë i ati dhe e ëma do ta shporojnë kur të profetizojë. 4 Atë ditë, çdo profet do të turpërohet për vegimet që shpall me profecitë e veta; nuk do ta veshë petkun e leshtë që të fshihet 5 e do të thotë: “Unë nuk jam profet! Jam bujkrob, se më shitën që kur isha i ri”. 6 E në e pyetshin: “Çfarë janë këto plagë në kraharor?”. Do të thotë: “U plagosa në shtëpinë e miqve”».
Kundër bariut
7 «Zgjohu, o shpatë, kundër bariut tim,
kundër të afërtit që kam pranë,
kumton Zoti i ushtrive.
Godite bariun, që delet të shpërndahen.
Dorën do ta shtrij kundër vocërrakëve.
8 Dy të tretat e mbarë tokës, kumton Zoti,
do të zhbihen, do të marrin fund,
vetëm një e treta do të mbijetojë.
9 Nëpër zjarr do ta kaloj këtë të tretë,
do ta pastroj siç pastrohet argjendi,
do ta sprovoj siç sprovohet ari.
Do ta thërrasin ata emrin tim
e unë do t'u përgjigjem.
Do t'u them: “Populli im”
e ata do të thonë: “Zoti, Perëndia ynë”».
1 בַּיּ֣וֹם הַה֗וּא יִֽהְיֶה֙ מָק֣וֹר נִפְתָּ֔ח לְבֵ֥ית דָּוִ֖יד וּלְיֹשְׁבֵ֣י יְרֽוּשָׁלִָ֑ם לְחַטַּ֖את וּלְנִדָּֽה׃ 2 וְהָיָה֩ בַיּ֨וֹם הַה֜וּא נְאֻ֣ם ׀ יְהוָ֣ה צְבָא֗וֹת אַכְרִ֞ית אֶת־שְׁמ֤וֹת הָֽעֲצַבִּים֙ מִן־הָאָ֔רֶץ וְלֹ֥א יִזָּכְר֖וּ ע֑וֹד וְגַ֧ם אֶת־הַנְּבִיאִ֛ים וְאֶת־ר֥וּחַ הַטֻּמְאָ֖ה אַעֲבִ֥יר מִן־הָאָֽרֶץ׃ 3 וְהָיָ֗ה כִּֽי־יִנָּבֵ֣א אִישׁ֮ עוֹד֒ וְאָמְר֣וּ אֵ֠לָיו אָבִ֨יו וְאִמּ֤וֹ יֹֽלְדָיו֙ לֹ֣א תִֽחְיֶ֔ה כִּ֛י שֶׁ֥קֶר דִּבַּ֖רְתָּ בְּשֵׁ֣ם יְהוָ֑ה וּדְקָרֻ֜הוּ אָבִ֧יהוּ וְאִמּ֛וֹ יֹלְדָ֖יו בְּהִנָּבְאֽוֹ׃ 4 וְהָיָ֣ה ׀ בַּיּ֣וֹם הַה֗וּא יֵבֹ֧שׁוּ הַנְּבִיאִ֛ים אִ֥ישׁ מֵחֶזְיֹנ֖וֹ בְּהִנָּֽבְאֹת֑וֹ וְלֹ֧א יִלְבְּשׁ֛וּ אַדֶּ֥רֶת שֵׂעָ֖ר לְמַ֥עַן כַּחֵֽשׁ׃ 5 וְאָמַ֕ר לֹ֥א נָבִ֖יא אָנֹ֑כִי אִישׁ־עֹבֵ֤ד אֲדָמָה֙ אָנֹ֔כִי כִּ֥י אָדָ֖ם הִקְנַ֥נִי מִנְּעוּרָֽי׃ 6 וְאָמַ֣ר אֵלָ֔יו מָ֧ה הַמַּכּ֛וֹת הָאֵ֖לֶּה בֵּ֣ין יָדֶ֑יךָ וְאָמַ֕ר אֲשֶׁ֥ר הֻכֵּ֖יתִי בֵּ֥ית מְאַהֲבָֽי׃ ס
7 חֶ֗רֶב עוּרִ֤י עַל־רֹעִי֙ וְעַל־גֶּ֣בֶר עֲמִיתִ֔י נְאֻ֖ם יְהוָ֣ה צְבָא֑וֹת הַ֤ךְ אֶת־הָֽרֹעֶה֙ וּתְפוּצֶ֣יןָ הַצֹּ֔אן וַהֲשִׁבֹתִ֥י יָדִ֖י עַל־הַצֹּעֲרִֽים׃ 8 וְהָיָ֤ה בְכָל־הָאָ֨רֶץ֙ נְאֻם־יְהוָ֔ה פִּֽי־שְׁנַ֣יִם בָּ֔הּ יִכָּרְת֖וּ יִגְוָ֑עוּ וְהַשְּׁלִשִׁ֖ית יִוָּ֥תֶר בָּֽהּ׃ 9 וְהֵבֵאתִ֤י אֶת־הַשְּׁלִשִׁית֙ בָּאֵ֔שׁ וּצְרַפְתִּים֙ כִּצְרֹ֣ף אֶת־הַכֶּ֔סֶף וּבְחַנְתִּ֖ים כִּבְחֹ֣ן אֶת־הַזָּהָ֑ב ה֣וּא ׀ יִקְרָ֣א בִשְׁמִ֗י וַֽאֲנִי אֶעֱנֶ֣ה אֹת֔וֹ אָמַ֨רְתִּי֙ עַמִּ֣י ה֔וּא וְה֥וּא יֹאמַ֖ר יְהוָ֥ה אֱלֹהָֽי׃ ס