Nehemia vendos drejtësi
1 Një herë populli e gratë e tyre u ankuan shumë kundër vëllezërve të vet judenj. 2 Pati nga ata që thoshin: «Kemi shumë bij e bija, prandaj duhet të marrim grurë, që të hamë e të jetojmë». 3 Pati edhe nga ata që thoshin: «Duhet të lëmë peng arat, vreshtat e shtëpitë, për të marrë grurë në kohë zie». 4 Por pati edhe nga ata që thoshin: «Me arat e vreshtat tona huajtëm para për t'i paguar tagrin mbretit. 5 Prej një mishi jemi ne e vëllezërit tanë, bijtë tanë janë si bijtë e tyre, por ja, ne po i japim skllevër bijtë e bijat tona. Disa nga bijat tona janë skllavëruar tashmë e nuk mund të bëjmë asgjë, sepse arat e vreshtat tona i kanë marrë të tjerët».
6 Kur e dëgjova ankimin e tyre bashkë me këto fjalë, u zemërova shumë. 7 U mendova me vete, pastaj i qortova fisnikët e zyrtarët e u thashë: «Ju u kërkuakeni kamatë vëllezërve». Atëherë thirra kundër tyre një mbledhje të madhe 8 e u thashë: «Për sa kemi mundur, ne i kemi shpaguar vëllezërit tanë judenj që ishin shitur te të huajt. Mirëpo edhe ju po i shitkeni vëllezërit tuaj, të cilët, prapë do të na i shesin neve». Atëherë ata heshtën e nuk gjenin fjalë. 9 Unë u thashë: «Kjo që po bëni ju, nuk është gjë e mirë. A nuk duhet të jetoni me drojën e Perëndisë sonë, që të mos tallen me ju kombet armike? 10 Edhe unë, vëllezërit e mi e shërbëtorët e mi, po u japim hua grurë e para. Le të heqim dorë nga kamata. 11 Ktheuani sot arat, vreshtat, ullishtat e shtëpitë, sikurse edhe një të qindtën e parave, grurit, verës e vajit, që keni marrë prej tyre». 12 Ata thanë: «Do t'u kthejmë çfarë u morëm e nuk do t'ua kërkojmë më. Do të veprojmë siç po na thua ti». Atëherë thirra priftërinjtë e i bëra të betoheshin se do ta mbanin fjalën. 13 Shkunda edhe kindin e petkut tim e thashë: «Kështu e shkundtë Perëndia me shtëpi e katandi këdo që nuk do ta mbajë këtë fjalë! Kështu u shkundtë e u zbraztë!». Tërë bashkësia u përgjigj: «Amen» dhe lavdëruan Zotin. Pastaj populli e mbajti këtë fjalë.
14 Qëkurse mbreti më kishte caktuar qeveritar të tyre në dheun e Judës, qysh prej vitit të njëzetë e deri në vitin e tridhjetedytë të mbretit Artakserks, për dymbëdhjetë vjet, as unë, as vëllezërit e mi nuk e morëm tagrin e qeveritarit. 15 Qeveritarët para meje e kishin rënduar popullin, sepse merrnin prej tij bukë e verë, përveç dyzet siklave të argjendit. Deri edhe shërbëtorët e tyre e mundonin popullin, por unë nuk veprova ashtu, sepse druaja Perëndinë. 16 Unë, për më tepër, punova për meremetimin e këtij muri e nuk bleva as edhe një arë, por të gjithë shërbëtorët e mi ishin mbledhur atje për të punuar. 17 Njëqind e pesëdhjetë burra, judenj e zyrtarë, shtroheshin në tryezën time, përveç atyre që vinin te ne nga kombet përreth. 18 Çfarë përgatitej për një ditë, domethënë një ka, gjashtë dele të zgjedhura e shpendë, përgatitej prej meje. Çdo dhjetë ditë kishte verë për të gjithë sa të donin, megjithatë unë nuk e kërkova pjesën e ushqimit që i takonte qeveritarit, sepse puna rëndonte mbi popullin.
19 Kujtoma për të mirë, o Perëndi, gjithçka bëra për këtë popull!
1 וַתְּהִ֨י צַעֲקַ֥ת הָעָ֛ם וּנְשֵׁיהֶ֖ם גְּדוֹלָ֑ה אֶל־אֲחֵיהֶ֖ם הַיְּהוּדִֽים׃ 2 וְיֵשׁ֙ אֲשֶׁ֣ר אֹמְרִ֔ים בָּנֵ֥ינוּ וּבְנֹתֵ֖ינוּ אֲנַ֣חְנוּ רַבִּ֑ים וְנִקְחָ֥ה דָגָ֖ן וְנֹאכְלָ֥ה וְנִחְיֶֽה׃ 3 וְיֵשׁ֙ אֲשֶׁ֣ר אֹמְרִ֔ים שְׂדֹתֵ֛ינוּ וּכְרָמֵ֥ינוּ וּבָתֵּ֖ינוּ אֲנַ֣חְנוּ עֹרְבִ֑ים וְנִקְחָ֥ה דָגָ֖ן בָּרָעָֽב׃ 4 וְיֵשׁ֙ אֲשֶׁ֣ר אֹמְרִ֔ים לָוִ֥ינוּ כֶ֖סֶף לְמִדַּ֣ת הַמֶּ֑לֶךְ שְׂדֹתֵ֖ינוּ וּכְרָמֵֽינוּ׃ 5 וְעַתָּ֗ה כִּבְשַׂ֤ר אַחֵ֨ינוּ֙ בְּשָׂרֵ֔נוּ כִּבְנֵיהֶ֖ם בָּנֵ֑ינוּ וְהִנֵּ֣ה אֲנַ֣חְנוּ כֹ֠בְשִׁים אֶת־בָּנֵ֨ינוּ וְאֶת־בְּנֹתֵ֜ינוּ לַעֲבָדִ֗ים וְיֵ֨שׁ מִבְּנֹתֵ֤ינוּ נִכְבָּשׁוֹת֙ וְאֵ֣ין לְאֵ֣ל יָדֵ֔נוּ וּשְׂדֹתֵ֥ינוּ וּכְרָמֵ֖ינוּ לַאֲחֵרִֽים׃ 6 וַיִּ֥חַר לִ֖י מְאֹ֑ד כַּאֲשֶׁ֤ר שָׁמַ֨עְתִּי֙ אֶת־זַֽעֲקָתָ֔ם וְאֵ֖ת הַדְּבָרִ֥ים הָאֵֽלֶּה׃ 7 וַיִּמָּלֵ֨ךְ לִבִּ֜י עָלַ֗י וָאָרִ֨יבָה֙ אֶת־הַחֹרִ֣ים וְאֶת־הַסְּגָנִ֔ים וָאֹמְרָ֣ה לָהֶ֔ם מַשָּׁ֥א אִישׁ־בְּאָחִ֖יו אַתֶּ֣ם נֹשִׁ֑אים וָאֶתֵּ֥ן עֲלֵיהֶ֖ם קְהִלָּ֥ה גְדוֹלָֽה׃ 8 וָאֹמְרָ֣ה לָהֶ֗ם אֲנַ֣חְנוּ קָ֠נִינוּ אֶת־אַחֵ֨ינוּ הַיְּהוּדִ֜ים הַנִּמְכָּרִ֤ים לַגּוֹיִם֙ כְּדֵ֣י בָ֔נוּ וְגַם־אַתֶּ֛ם תִּמְכְּר֥וּ אֶת־אֲחֵיכֶ֖ם וְנִמְכְּרוּ־לָ֑נוּ וַֽיַּחֲרִ֔ישׁוּ וְלֹ֥א מָצְא֖וּ דָּבָֽר׃ ס
9 וָיאֹמַ֕ר לֹא־ט֥וֹב הַדָּבָ֖ר אֲשֶׁר־אַתֶּ֣ם עֹשִׂ֑ים הֲל֞וֹא בְּיִרְאַ֤ת אֱלֹהֵ֨ינוּ֙ תֵּלֵ֔כוּ מֵחֶרְפַּ֖ת הַגּוֹיִ֥ם אוֹיְבֵֽינוּ׃ 10 וְגַם־אֲנִי֙ אַחַ֣י וּנְעָרַ֔י נֹשִׁ֥ים בָּהֶ֖ם כֶּ֣סֶף וְדָגָ֑ן נַֽעַזְבָה־נָּ֖א אֶת־הַמַּשָּׁ֥א הַזֶּֽה׃ 11 הָשִׁיבוּ֩ נָ֨א לָהֶ֜ם כְּהַיּ֗וֹם שְׂדֹתֵיהֶ֛ם כַּרְמֵיהֶ֥ם זֵיתֵיהֶ֖ם וּבָתֵּיהֶ֑ם וּמְאַ֨ת הַכֶּ֤סֶף וְהַדָּגָן֙ הַתִּיר֣וֹשׁ וְהַיִּצְהָ֔ר אֲשֶׁ֥ר אַתֶּ֖ם נֹשִׁ֥ים בָּהֶֽם׃ 12 וַיֹּאמְר֣וּ נָשִׁ֗יב וּמֵהֶם֙ לֹ֣א נְבַקֵּ֔שׁ כֵּ֣ן נַעֲשֶׂ֔ה כַּאֲשֶׁ֖ר אַתָּ֣ה אוֹמֵ֑ר וָאֶקְרָא֙ אֶת־הַכֹּ֣הֲנִ֔ים וָֽאַשְׁבִּיעֵ֔ם לַעֲשֹׂ֖ות כַּדָּבָ֥ר הַזֶּֽה׃ 13 גַּם־חָצְנִ֣י נָעַ֗רְתִּי וָֽאֹמְרָ֡ה כָּ֣כָה יְנַעֵ֪ר הָֽאֱלֹהִ֟ים אֶת־כָּל־הָאִישׁ֩ אֲשֶׁ֨ר לֹֽא־יָקִ֜ים אֶת־הַדָּבָ֣ר הַזֶּ֗ה מִבֵּיתוֹ֙ וּמִ֣יגִיע֔וֹ וְכָ֛כָה יִהְיֶ֥ה נָע֖וּר וָרֵ֑ק וַיֹּאמְר֨וּ כָֽל־הַקָּהָ֜ל אָמֵ֗ן וַֽיְהַלְלוּ֙ אֶת־יְהוָ֔ה וַיַּ֥עַשׂ הָעָ֖ם כַּדָּבָ֥ר הַזֶּֽה׃ 14 גַּ֞ם מִיּ֣וֹם ׀ אֲשֶׁר־צִוָּ֣ה אֹתִ֗י לִהְי֣וֹת פֶּחָם֮ בְּאֶ֣רֶץ יְהוּדָה֒ מִשְּׁנַ֣ת עֶשְׂרִ֗ים וְ֠עַד שְׁנַ֨ת שְׁלֹשִׁ֤ים וּשְׁתַּ֨יִם֙ לְאַרְתַּחְשַׁ֣סְתְּא הַמֶּ֔לֶךְ שָׁנִ֖ים שְׁתֵּ֣ים עֶשְׂרֵ֑ה אֲנִ֣י וְאַחַ֔י לֶ֥חֶם הַפֶּ֖חָה לֹ֥א אָכַֽלְתִּי׃ 15 וְהַפַּחוֹת֩ הָרִאשֹׁנִ֨ים אֲשֶׁר־לְפָנַ֜י הִכְבִּ֣ידוּ עַל־הָעָ֗ם וַיִּקְח֨וּ מֵהֶ֜ם בְּלֶ֤חֶם וָיַ֨יִן֙ אַחַר֙ כֶּֽסֶף־שְׁקָלִ֣ים אַרְבָּעִ֔ים גַּ֥ם נַעֲרֵיהֶ֖ם שָׁלְט֣וּ עַל־הָעָ֑ם וַאֲנִי֙ לֹא־עָשִׂ֣יתִי כֵ֔ן מִפְּנֵ֖י יִרְאַ֥ת אֱלֹהִֽים׃ 16 וְ֠גַם בִּמְלֶ֜אכֶת הַחוֹמָ֤ה הַזֹּאת֙ הֶחֱזַ֔קְתִּי וְשָׂדֶ֖ה לֹ֣א קָנִ֑ינוּ וְכָל־נְעָרַ֔י קְבוּצִ֥ים שָׁ֖ם עַל־הַמְּלָאכָֽה׃ 17 וְהַיְּהוּדִ֨ים וְהַסְּגָנִ֜ים מֵאָ֧ה וַחֲמִשִּׁ֣ים אִ֗ישׁ וְהַבָּאִ֥ים אֵלֵ֛ינוּ מִן־הַגּוֹיִ֥ם אֲשֶׁר־סְבִיבֹתֵ֖ינוּ עַל־שֻׁלְחָנִֽי׃ 18 וַאֲשֶׁר֩ הָיָ֨ה נַעֲשֶׂ֜ה לְי֣וֹם אֶחָ֗ד שֹׁ֣ור אֶחָ֞ד צֹ֠אן שֵׁשׁ־בְּרֻר֤וֹת וְצִפֳּרִים֙ נַֽעֲשׂוּ־לִ֔י וּבֵ֨ין עֲשֶׂ֧רֶת יָמִ֛ים בְּכָל־יַ֖יִן לְהַרְבֵּ֑ה וְעִם־זֶ֗ה לֶ֤חֶם הַפֶּחָה֙ לֹ֣א בִקַּ֔שְׁתִּי כִּֽי־כָֽבְדָ֥ה הָעֲבֹדָ֖ה עַל־הָעָ֥ם הַזֶּֽה׃ 19 זָכְרָה־לִּ֥י אֱלֹהַ֖י לְטוֹבָ֑ה כֹּ֥ל אֲשֶׁר־עָשִׂ֖יתִי עַל־הָעָ֥ם הַזֶּֽה׃ פ