Jobi përçmon jetën e vet
1 «Më është velur jeta!
Do ta shfryj ankimin tim,
do të flas me shpirt të hidhëruar.
2 Do t'i them Perëndisë: mos më ndëshko!
Më trego pse po më gjykon!
3 Të duket mirë të më shtypësh,
të përbuzësh punën e duarve të tua
e të përkrahësh synimet e të paudhëve?
4 Mos vallë ke sy prej mishi
e sheh siç shohin njerëzit?
5 A janë ditët e tua si ditët e njerëzve
e vitet e tua si moti i vdekatarëve,
6 që heton fajin tim
e shqyrton mëkatin tim,
7 edhe pse e di se nuk kam faj
e s'ka shpëtim prej dorës sate?
8 Duart e tua më bënë e më krijuan,
por ti më rrënon nga të gjitha anët.
9 Kujtohu, pra, se si baltën më punove.
A do të më kthesh sërish në pluhur?
10 A nuk më pikove si qumështin
e nuk më zure si djathin?
11 Ti më veshe me lëkurë e me mish,
ti më thure me eshtra e me deje.
12 Më dhurove jetën e mirësinë,
kujdesi yt ma ka ruajtur shpirtin.
13 Por këto i fshihje në zemër,
e di se kështu mendoje.
14 Nëse mëkatoj, më shikon
e nuk rri pa e ndëshkuar fajin tim.
15 Nëse jam i paudhë, mjerë unë!
Por edhe po të jem i drejtë,
nuk e ngre dot kokën,
se më mbuloi turpi e shoh veç pikëllim.
16 Po ta ngre kokën, më mësyn si luan,
kthehesh e kryen çudira kundër meje.
17 Nxjerr para meje dëshmitarë të rinj,
e shton zemërimin tënd me mua,
i përtërin ushtritë kundër meje.
18 Po përse më nxore nga barku i nënës?
Të kisha vdekur pa më parë kush me sy!
19 Do të kisha qenë si të mos isha,
i bartur nga barku në varr.
20 A nuk firojnë ditët e jetës sime?
Më lër të gëzoj pak,
21 para se të nisem për të mos u kthyer
në dheun e territ e të terratisjes,
22 në dheun e errësirës së thellë e të rrëmujës,
ku edhe agu është si zymtësia».
1 נָֽקְטָ֥ה נַפְשִׁ֗י בְּחַ֫יָּ֥י אֶֽעֶזְבָ֣ה עָלַ֣י שִׂיחִ֑י אֲ֝דַבְּרָה֗ בְּמַ֣ר נַפְשִֽׁי׃ 2 אֹמַ֣ר אֶל־אֱ֭לוֹהַּ אַל־תַּרְשִׁיעֵ֑נִי הֽ֝וֹדִיעֵ֗נִי עַ֣ל מַה־תְּרִיבֵֽנִי׃ 3 הֲט֤וֹב לְךָ֨ ׀ כִּֽי־תַעֲשֹׁ֗ק כִּֽי־תִ֭מְאַס יְגִ֣יעַ כַּפֶּ֑יךָ וְעַל־עֲצַ֖ת רְשָׁעִ֣ים הוֹפָֽעְתָּ׃ 4 הַעֵינֵ֣י בָשָׂ֣ר לָ֑ךְ אִם־כִּרְא֖וֹת אֱנ֣וֹשׁ תִּרְאֶֽה׃ 5 הֲכִימֵ֣י אֱנ֣וֹשׁ יָמֶ֑יךָ אִם־שְׁ֝נוֹתֶ֗יךָ כִּ֣ימֵי גָֽבֶר׃ 6 כִּֽי־תְבַקֵּ֥שׁ לַעֲוֺנִ֑י וּ֭לְחַטָּאתִ֥י תִדְרֽוֹשׁ׃ 7 עַֽל־דַּ֭עְתְּךָ כִּי־לֹ֣א אֶרְשָׁ֑ע וְאֵ֖ין מִיָּדְךָ֣ מַצִּֽיל׃ 8 יָדֶ֣יךָ עִ֭צְּבוּנִי וַֽיַּעֲשׂ֑וּנִי יַ֥חַד סָ֝בִ֗יב וַֽתְּבַלְּעֵֽנִי׃ 9 זְכָר־נָ֭א כִּי־כַחֹ֣מֶר עֲשִׂיתָ֑נִי וְֽאֶל־עָפָ֥ר תְּשִׁיבֵֽנִי׃ 10 הֲלֹ֣א כֶ֭חָלָב תַּתִּיכֵ֑נִי וְ֝כַגְּבִנָּ֗ה תַּקְפִּיאֵֽנִי׃ 11 ע֣וֹר וּ֭בָשָׂר תַּלְבִּישֵׁ֑נִי וּֽבַעֲצָמ֥וֹת וְ֝גִידִ֗ים תְּסֹכְכֵֽנִי׃ 12 חַיִּ֣ים וָ֭חֶסֶד עָשִׂ֣יתָ עִמָּדִ֑י וּ֝פְקֻדָּתְךָ֗ שָֽׁמְרָ֥ה רוּחִֽי׃ 13 וְ֭אֵלֶּה צָפַ֣נְתָּ בִלְבָבֶ֑ךָ יָ֝דַ֗עְתִּי כִּי־זֹ֥את עִמָּֽךְ׃ 14 אִם־חָטָ֥אתִי וּשְׁמַרְתָּ֑נִי וּ֝מֵעֲוֺנִ֗י לֹ֣א תְנַקֵּֽנִי׃ 15 אִם־רָשַׁ֡עְתִּי אַלְלַ֬י לִ֗י וְ֭צָדַקְתִּי לֹא־אֶשָּׂ֣א רֹאשִׁ֑י שְׂבַ֥ע קָ֝ל֗וֹן וּרְאֵ֥ה עָנְיִֽי׃ 16 וְ֭יִגְאֶה כַּשַּׁ֣חַל תְּצוּדֵ֑נִי וְ֝תָשֹׁ֗ב תִּתְפַּלָּא־בִֽי׃ 17 תְּחַדֵּ֬שׁ עֵדֶ֨יךָ ׀ נֶגְדִּ֗י וְתֶ֣רֶב כַּֽ֭עַשְׂךָ עִמָּדִ֑י חֲלִיפ֖וֹת וְצָבָ֣א עִמִּֽי׃ 18 וְלָ֣מָּה מֵ֭רֶחֶם הֹצֵאתָ֑נִי אֶ֝גְוַ֗ע וְעַ֣יִן לֹא־תִרְאֵֽנִי׃ 19 כַּאֲשֶׁ֣ר לֹא־הָיִ֣יתִי אֶהְיֶ֑ה מִ֝בֶּ֗טֶן לַקֶּ֥בֶר אוּבָֽל׃ 20 הֲלֹא־מְעַ֣ט יָמַ֣י יַחֲדָ֑ל יְשִׁ֥ית מִ֝מֶּ֗נִּי וְאַבְלִ֥יגָה מְּעָֽט׃ 21 בְּטֶ֣רֶם אֵ֭לֵךְ וְלֹ֣א אָשׁ֑וּב אֶל־אֶ֖רֶץ חֹ֣שֶׁךְ וְצַלְמָֽוֶת׃ 22 אֶ֤רֶץ עֵיפָ֨תָה ׀ כְּמ֥וֹ אֹ֗פֶל צַ֭לְמָוֶת וְלֹ֥א סְדָרִ֗ים וַתֹּ֥פַע כְּמוֹ־אֹֽפֶל׃ פ