Rrethimi i Jerusalemit
1 Në vitin e nëntë, në muajin e dhjetë, në ditën e dhjetë të muajit, fjala e Zotit m'u drejtua e më tha: 2 «Bir i njeriut, shkruaje emrin e ditës, pikërisht të kësaj dite. Mbreti i Babilonisë i është sulur Jerusalemit në këtë ditë. 3 Tregoji një shëmbëlltyrë fisit kryeneç e thuaji se kështu thotë Zoti im, Zoti:
vëre kusinë, vëre!
Hidhja edhe ujin!
4 Qitja copat e mishit,
të gjitha copat e mira,
kofshën dhe shpatullën,
mbushe me kockat e përzgjedhura,
5 merr ajkën e grigjës,
vër edhe pirgun e urëve nën të,
vloje me valë,
që edhe kockat brenda saj të ziejnë.
6 Prandaj kështu thotë Zoti im, Zoti: mjerë qyteti gjakatar, kusi e ndryshkur që nuk i ka dalë ndryshku. Nxirr prej andej një copë pas tjetrës, pa hedhur short në të! 7 Se ai derdhi gjak në mesin e vet, e zbrazi mbi shkëmbin e zhveshur, nuk e derdhi përtokë, për ta mbuluar me pluhur. 8 Për ta shfryrë zemërimin, për të marrë hak, e vura gjakun e tij mbi shkëmbin e zhveshur, që të mos mbulohet. 9 Prandaj, kështu thotë Zoti im, Zoti: mjerë qyteti gjakatar! Edhe unë do ta ngre pirgun e madh. 10 Shumoi drutë, ndize zjarrin, zieje mishin krejt, përzieji erëzat e le të digjen kockat. 11 Vëre të zbrazur mbi prush, që të nxehet, t'i skuqet bakri, të shkrihet papastërtia në mesin e saj e t'i soset ndryshku. 12 E lodhën mundimet, por nuk i del me zjarr ndryshku i saj i madh. 13 Unë do të të pastroja, por ti nuk u pastrove nga papastërtitë e tua, prandaj për shkak të papastërtisë sate të shthurur, nuk do të pastrohesh më deri kur të reshtë zemërimi im ndaj teje. 14 Unë, Zoti, fola. Do të veproj e nuk do të ndalem. Nuk do të kem dhembshuri e nuk do të kem mëshirë. Do të të gjykoj sipas sjelljeve të tua dhe sipas bëmave të tua, kumton Zoti im, Zoti».
Vdekja e gruas së Ezekielit
15 Fjala e Zotit m'u drejtua e më tha: 16 «Bir i njeriut, ja, po ta heq befas dëshirimin e syve, por mos u anko, mos qaj e mos derdh lot. 17 Psherëti në heshtje e mos mbaj zi për të vdekurit. Lidhe kësulën e mbathi sandalet në këmbë. Mos u mbulo gjer mbi buzë e mos e ha bukën e njerëzve». 18 Në mëngjes i fola popullit dhe në mbrëmje më vdiq gruaja. Të nesërmen në mëngjes veprova siç më ishte urdhëruar. 19 Populli më pyeti: «A s'do të na e tregosh kuptimin e këtyre që po bën?». 20 Unë u përgjigja: «Fjala e Zotit m'u drejtua e më tha: 21 thuaji shtëpisë së Izraelit se kështu thotë Zoti im, Zoti: ja, po e përdhos shenjtëroren time, krenarinë e fuqisë suaj, dëshirimin e syve tuaj dhe dashurinë e shpirtit tuaj. Bijtë e bijat tuaja, që i latë atje, do të bien prej shpatës. 22 Ju do të bëni siç bëra unë. Nuk do të mbuloheni gjer mbi buzë dhe nuk do ta hani bukën e njerëzve. 23 Do t'i mbani kësulat në kokë dhe sandalet në këmbë. Nuk do të vajtoni, por as do të qani. Do të breheni nga fajet tuaja e do të shfryni kundër njëri-tjetrit. 24 Ezekieli do të jetë shenjë për ju. Kur të ndodhin këto, ju do të veproni si ai dhe do të merrni vesh se unë jam Zoti. 25 Ti, bir i njeriut, në ditën kur do t'ua heq atyre fortesën, gëzimin dhe hijeshinë e tyre, dëshirimin e syve të tyre, lehtësinë e shpirtit të tyre, bijtë dhe bijat e tyre, 26 atë ditë do të vijë te ti një ikanak, për të të njoftuar. 27 Atë ditë do të të hapet goja, për të folur me ikanakun. Do të flasësh e nuk do të jesh më i pagojë. Do të jesh shenjë për ta dhe ata do ta marrin vesh se unë jam Zoti».
1 וַיְהִי֩ דְבַר־יְהוָ֨ה אֵלַ֜י בַּשָּׁנָ֤ה הַתְּשִׁיעִית֙ בַּחֹ֣דֶשׁ הָעֲשִׂירִ֔י בֶּעָשֹׂ֥ור לַחֹ֖דֶשׁ לֵאמֹֽר׃ 2 בֶּן־אָדָ֗ם כְּתָוב ־לְךָ֙ אֶת־שֵׁ֣ם הַיּ֔וֹם אֶת־עֶ֖צֶם הַיּ֣וֹם הַזֶּ֑ה סָמַ֤ךְ מֶֽלֶךְ־בָּבֶל֙ אֶל־יְר֣וּשָׁלִַ֔ם בְּעֶ֖צֶם הַיּ֥וֹם הַזֶּֽה׃ 3 וּמְשֹׁ֤ל אֶל־בֵּית־הַמֶּ֨רִי֙ מָשָׁ֔ל וְאָמַרְתָּ֣ אֲלֵיהֶ֔ם כֹּ֥ה אָמַ֖ר אֲדֹנָ֣י יְהוִ֑ה שְׁפֹ֤ת הַסִּיר֙ שְׁפֹ֔ת וְגַם־יְצֹ֥ק בּ֖וֹ מָֽיִם׃ 4 אֱסֹ֤ף נְתָחֶ֨יהָ֙ אֵלֶ֔יהָ כָּל־נֵ֥תַח ט֖וֹב יָרֵ֣ךְ וְכָתֵ֑ף מִבְחַ֥ר עֲצָמִ֖ים מַלֵּֽא׃ 5 מִבְחַ֤ר הַצֹּאן֙ לָק֔וֹחַ וְגַ֛ם דּ֥וּר הָעֲצָמִ֖ים תַּחְתֶּ֑יהָ רַתַּ֣ח רְתָחֶ֔יהָ גַּם־בָּשְׁל֥וּ עֲצָמֶ֖יהָ בְּתוֹכָֽהּ׃ ס
6 לָכֵ֞ן כֹּה־אָמַ֣ר ׀ אֲדֹנָ֣י יְהוִֹ֗ה אוֹי֮ עִ֣יר הַדָּמִים֒ סִ֚יר אֲשֶׁ֣ר חֶלְאָתָ֣ה בָ֔הּ וְחֶ֨לְאָתָ֔הּ לֹ֥א יָצְאָ֖ה מִמֶּ֑נָּה לִנְתָחֶ֤יהָ לִנְתָחֶ֨יהָ֙ הוֹצִיאָ֔הּ לֹא־נָפַ֥ל עָלֶ֖יהָ גּוֹרָֽל׃ 7 כִּ֤י דָמָהּ֙ בְּתוֹכָ֣הּ הָיָ֔ה עַל־צְחִ֥יחַ סֶ֖לַע שָׂמָ֑תְהוּ לֹ֤א שְׁפָכַ֨תְהוּ֙ עַל־הָאָ֔רֶץ לְכַסּ֥וֹת עָלָ֖יו עָפָֽר׃ 8 לְהַעֲל֤וֹת חֵמָה֙ לִנְקֹ֣ם נָקָ֔ם נָתַ֥תִּי אֶת־דָּמָ֖הּ עַל־צְחִ֣יחַ סָ֑לַע לְבִלְתִּ֖י הִכָּסֽוֹת׃ פ
9 לָכֵ֗ן כֹּ֤ה אָמַר֙ אֲדֹנָ֣י יְהוִ֔ה א֖וֹי עִ֣יר הַדָּמִ֑ים גַּם־אֲנִ֖י אַגְדִּ֥יל הַמְּדוּרָֽה׃ 10 הַרְבֵּ֤ה הָעֵצִים֙ הַדְלֵ֣ק הָאֵ֔שׁ הָתֵ֖ם הַבָּשָׂ֑ר וְהַרְקַח֙ הַמֶּרְקָחָ֔ה וְהָעֲצָמ֖וֹת יֵחָֽרוּ׃ 11 וְהַעֲמִידֶ֥הָ עַל־גֶּחָלֶ֖יהָ רֵקָ֑ה לְמַ֨עַן תֵּחַ֜ם וְחָ֣רָה נְחֻשְׁתָּ֗הּ וְנִתְּכָ֤ה בְתוֹכָהּ֙ טֻמְאָתָ֔הּ תִּתֻּ֖ם חֶלְאָתָֽהּ׃ 12 תְּאֻנִ֖ים הֶלְאָ֑ת וְלֹֽא־תֵצֵ֤א מִמֶּ֨נָּה֙ רַבַּ֣ת חֶלְאָתָ֔הּ בְּאֵ֖שׁ חֶלְאָתָֽהּ׃ 13 בְּטֻמְאָתֵ֖ךְ זִמָּ֑ה יַ֤עַן טִֽהַרְתִּיךְ֙ וְלֹ֣א טָהַ֔רְתְּ מִטֻּמְאָתֵךְ֙ לֹ֣א תִטְהֲרִי־ע֔וֹד עַד־הֲנִיחִ֥י אֶת־חֲמָתִ֖י בָּֽךְ׃ 14 אֲנִ֨י יְהוָ֤ה דִּבַּ֨רְתִּי֙ בָּאָ֣ה וְעָשִׂ֔יתִי לֹֽא־אֶפְרַ֥ע וְלֹא־אָח֖וּס וְלֹ֣א אֶנָּחֵ֑ם כִּדְרָכַ֤יִךְ וְכַעֲלִילוֹתַ֨יִךְ֙ שְׁפָט֔וּךְ נְאֻ֖ם אֲדֹנָ֥י יְהוִֹֽה׃ פ
15 וַיְהִ֥י דְבַר־יְהוָ֖ה אֵלַ֥י לֵאמֹֽר׃ 16 בֶּן־אָדָ֕ם הִנְנִ֨י לֹקֵ֧חַ מִמְּךָ֛ אֶת־מַחְמַ֥ד עֵינֶ֖יךָ בְּמַגֵּפָ֑ה וְלֹ֤א תִסְפֹּד֙ וְלֹ֣א תִבְכֶּ֔ה וְל֥וֹא תָב֖וֹא דִּמְעָתֶֽךָ׃ 17 הֵאָנֵ֣ק ׀ דֹּ֗ם מֵתִים֙ אֵ֣בֶל לֹֽא־תַֽעֲשֶׂ֔ה פְאֵֽרְךָ֙ חֲב֣וֹשׁ עָלֶ֔יךָ וּנְעָלֶ֖יךָ תָּשִׂ֣ים בְּרַגְלֶ֑יךָ וְלֹ֤א תַעְטֶה֙ עַל־שָׂפָ֔ם וְלֶ֥חֶם אֲנָשִׁ֖ים לֹ֥א תֹאכֵֽל׃ 18 וָאֲדַבֵּ֤ר אֶל־הָעָם֙ בַּבֹּ֔קֶר וַתָּ֥מָת אִשְׁתִּ֖י בָּעָ֑רֶב וָאַ֥עַשׂ בַּבֹּ֖קֶר כַּאֲשֶׁ֥ר צֻוֵּֽיתִי׃ 19 וַיֹּאמְר֥וּ אֵלַ֖י הָעָ֑ם הֲלֹֽא־תַגִּ֥יד לָ֨נוּ֙ מָה־אֵ֣לֶּה לָּ֔נוּ כִּ֥י אַתָּ֖ה עֹשֶֽׂה׃ 20 וָאֹמַ֖ר אֲלֵיהֶ֑ם דְּבַ֨ר־יְהוָ֔ה הָיָ֥ה אֵלַ֖י לֵאמֹֽר׃ 21 אֱמֹ֣ר ׀ לְבֵ֣ית יִשְׂרָאֵ֗ל כֹּֽה־אָמַר֮ אֲדֹנָ֣י יְהוִה֒ הִנְנִ֨י מְחַלֵּ֤ל אֶת־מִקְדָּשִׁי֙ גְּא֣וֹן עֻזְּכֶ֔ם מַחְמַ֥ד עֵֽינֵיכֶ֖ם וּמַחְמַ֣ל נַפְשְׁכֶ֑ם וּבְנֵיכֶ֧ם וּבְנֽוֹתֵיכֶ֛ם אֲשֶׁ֥ר עֲזַבְתֶּ֖ם בַּחֶ֥רֶב יִפֹּֽלוּ׃ 22 וַעֲשִׂיתֶ֖ם כַּאֲשֶׁ֣ר עָשִׂ֑יתִי עַל־שָׂפָם֙ לֹ֣א תַעְט֔וּ וְלֶ֥חֶם אֲנָשִׁ֖ים לֹ֥א תֹאכֵֽלוּ׃ 23 וּפְאֵרֵכֶ֣ם עַל־רָאשֵׁיכֶ֗ם וְנַֽעֲלֵיכֶם֙ בְּרַגְלֵיכֶ֔ם לֹ֥א תִסְפְּד֖וּ וְלֹ֣א תִבְכּ֑וּ וּנְמַקֹּתֶם֙ בַּעֲוֺנֹ֣תֵיכֶ֔ם וּנְהַמְתֶּ֖ם אִ֥ישׁ אֶל־אָחִֽיו׃ 24 וְהָיָ֨ה יְחֶזְקֵ֤אל לָכֶם֙ לְמוֹפֵ֔ת כְּכֹ֥ל אֲשֶׁר־עָשָׂ֖ה תַּעֲשׂ֑וּ בְּבֹאָ֕הּ וִֽידַעְתֶּ֕ם כִּ֥י אֲנִ֖י אֲדֹנָ֥י יְהוִֽה׃ ס
25 וְאַתָּ֣ה בֶן־אָדָ֔ם הֲל֗וֹא בְּי֨וֹם קַחְתִּ֤י מֵהֶם֙ אֶת־מָ֣עוּזָּ֔ם מְשֹׂ֖ושׂ תִּפְאַרְתָּ֑ם אֶת־מַחְמַ֤ד עֵֽינֵיהֶם֙ וְאֶת־מַשָּׂ֣א נַפְשָׁ֔ם בְּנֵיהֶ֖ם וּבְנוֹתֵיהֶֽם׃ 26 בַּיּ֣וֹם הַה֔וּא יָב֥וֹא הַפָּלִ֖יט אֵלֶ֑יךָ לְהַשְׁמָע֖וּת אָזְנָֽיִם׃ 27 בַּיּ֣וֹם הַה֗וּא יִפָּ֤תַח פִּ֨יךָ֙ אֶת־הַפָּלִ֔יט וּתְדַבֵּ֕ר וְלֹ֥א תֵֽאָלֵ֖ם ע֑וֹד וְהָיִ֤יתָ לָהֶם֙ לְמוֹפֵ֔ת וְיָדְע֖וּ כִּֽי־אֲנִ֥י יְהוָֽה׃ ס