Thatësira
1 Fjala e Zotit drejtuar Jeremisë në lidhje me thatësirën.
2 Juda është në zi
e portat e tij lëngojnë,
vajtojnë përdhe
e gjëma e Jerusalemit ngrihet lart.
3 Fisnikët e tyre dërgojnë vegjëlinë për ujë,
vijnë te sternat, por ujë nuk gjejnë
e kthehen me enët zbrazur.
Mbeten të turpëruar e të poshtëruar,
ndaj kokën mbulojnë.
4 Dheu është plasaritur,
se nuk bie shi mbi tokë,
ndaj bujqit janë turpëruar
e kokën kanë mbuluar,
5 edhe drenusha në fushë
pjell dhe e braktis pjellën,
se nuk ka bar.
6 Gomarët e egër qëndrojnë mbi rrahe,
gulçojnë për frymë si çakej,
u perëndojnë sytë,
se nuk ka blerim.
7 «Ndonëse fajet tona dëshmojnë kundër nesh,
o Zot, vepro për hir të emrit tënd,
se të shumta janë pabesitë tona,
kundër teje kemi mëkatuar.
8 O shpresë e Izraelit,
shpëtimtari i tij në kohë ngushtice,
pse do të jesh si bujtës në tokë,
si kalimtar që kthehet për një natë?
9 Pse bën si njeri i hutuar,
si trimi që nuk mund të sjellë shpëtim?
Por, ti je mes nesh, o Zot,
e mbi ne thirret emri yt.
Mos na braktis!».
10 Kështu thotë Zoti për këtë popull:
«Ua ka ënda të enden,
nuk u zënë këmbët dhe,
prandaj nuk i pëlqejnë Zotit.
Ai do të kujtohet për fajet e tyre
dhe do t'i ndëshkojë mëkatet e tyre».
11 Zoti më tha: «Mos u lut për këtë popull, për mirëqenien e tij. 12 Edhe po të agjërojnë, nuk do t'ua dëgjoj britmën. Edhe po të kushtojnë fli shkrumbimi e fli drithi, nuk do t'i pranoj. Përkundrazi, me shpatë, me zi buke e me murtajë do t'i shfaros».
Profetët e rremë
13 Atëherë thashë: «Ah, Zot, Zoti im! Ja, profetët u thonë: nuk do të shihni shpatë, as do të ketë zi buke për ju, se ai do t'ju japë një paqe të vërtetë në këtë vend». 14 Pastaj Zoti më tha: «Profetët kanë profetizuar gënjeshtra në emrin tim. Unë nuk i kam dërguar, nuk u kam dhënë urdhra e nuk u kam folur. Ata ju profetizojnë vegime të rreme, parashikime të kota dhe mashtrimet e zemrave të veta. 15 Prandaj, kështu thotë Zoti për profetët që profetizojnë në emrin tim, megjithëse nuk i kam dërguar unë, dhe që thonë: “As shpata, as zia e bukës nuk do të bien mbi këtë tokë”. Prej shpatës e zisë së bukës do të marrin fund ata profetë. 16 Populli, të cilit ata do t'i profetizojnë, do të nxirret jashtë në rrugët e Jerusalemit, për shkak të zisë së bukës e të shpatës, pa pasur kush t'i varrosë as ata, as gratë, as bijtë e as bijat e tyre. Do të zbraz mbi ta ligësitë e tyre.
17 Ti thuaju këtë fjalë:
le të rrjedhin lot sytë e mi
natë e ditë pa pushim,
se e theu, e copëtoi virgjëreshën,
bijën e popullit tim,
plaga dhe sëmundja e rëndë.
18 Nëse dal në arë,
ja, të therurit me shpatë.
Nëse hyj në qytet,
ja, të vdekurit prej urisë.
Edhe profeti, edhe prifti,
sillen nëpër vend e s'dinë.
19 A e ke hedhur tej Judën?
A të neveritet Sioni?
Pse na ke goditur
e s'ka shërim për ne?
Prisnim paqen, por nuk ka mirësi,
kohën e shërimit, por, ja, tmerr.
20 E pranojmë, o Zot, paudhësinë tonë
e fajin e etërve tanë,
se kemi mëkatuar kundër teje.
21 Mos na përbuz, për hir të emrit tënd,
mos e përçmo fronin e lavdisë sate,
kujtohu e mos e thyej besëlidhjen me ne.
22 A ka ndër idhujt e kombeve
ndonjë që mund të sjellë shiun?
A e lëshojnë qiejt vetë shtrëngatën?
A nuk je ti ai, o Zot, Perëndia ynë?
Ne shpresojmë te ti,
se të gjitha këto ti i ke bërë».
1 אֲשֶׁ֨ר הָיָ֤ה דְבַר־יְהוָה֙ אֶֽל־יִרְמְיָ֔הוּ עַל־דִּבְרֵ֖י הַבַּצָּרֽוֹת׃ 2 אָבְלָ֣ה יְהוּדָ֔ה וּשְׁעָרֶ֥יהָ אֻמְלְל֖וּ קָדְר֣וּ לָאָ֑רֶץ וְצִוְחַ֥ת יְרוּשָׁלִַ֖ם עָלָֽתָה׃ 3 וְאַדִּ֣רֵיהֶ֔ם שָׁלְח֥וּ צְעִורֵיהֶ֖ם לַמָּ֑יִם בָּ֣אוּ עַל־גֵּבִ֞ים לֹא־מָ֣צְאוּ מַ֗יִם שָׁ֤בוּ כְלֵיהֶם֙ רֵיקָ֔ם בֹּ֥שׁוּ וְהָכְלְמ֖וּ וְחָפ֥וּ רֹאשָֽׁם׃ 4 בַּעֲב֤וּר הָאֲדָמָה֙ חַ֔תָּה כִּ֛י לֹא־הָיָ֥ה גֶ֖שֶׁם בָּאָ֑רֶץ בֹּ֥שׁוּ אִכָּרִ֖ים חָפ֥וּ רֹאשָֽׁם׃ 5 כִּ֤י גַם־אַיֶּ֨לֶת֙ בַּשָּׂדֶ֔ה יָלְדָ֖ה וְעָז֑וֹב כִּ֥י לֹֽא־הָיָ֖ה דֶּֽשֶׁא׃ 6 וּפְרָאִים֙ עָמְד֣וּ עַל־שְׁפָיִ֔ם שָׁאֲפ֥וּ ר֖וּחַ כַּתַּנִּ֑ים כָּל֥וּ עֵינֵיהֶ֖ם כִּי־אֵ֥ין עֵֽשֶׂב׃ 7 אִם־עֲוֺנֵ֨ינוּ֙ עָ֣נוּ בָ֔נוּ יְהוָ֕ה עֲשֵׂ֖ה לְמַ֣עַן שְׁמֶ֑ךָ כִּֽי־רַבּ֥וּ מְשׁוּבֹתֵ֖ינוּ לְךָ֥ חָטָֽאנוּ׃ 8 מִקְוֵה֙ יִשְׂרָאֵ֔ל מֽוֹשִׁיע֖וֹ בְּעֵ֣ת צָרָ֑ה לָ֤מָּה תִֽהְיֶה֙ כְּגֵ֣ר בָּאָ֔רֶץ וּכְאֹרֵ֖חַ נָטָ֥ה לָלֽוּן׃ 9 לָ֤מָּה תִֽהְיֶה֙ כְּאִ֣ישׁ נִדְהָ֔ם כְּגִבּ֖וֹר לֹא־יוּכַ֣ל לְהוֹשִׁ֑יעַ וְאַתָּ֧ה בְקִרְבֵּ֣נוּ יְהוָ֗ה וְשִׁמְךָ֛ עָלֵ֥ינוּ נִקְרָ֖א אַל־תַּנִּחֵֽנוּ׃ ס
10 כֹּֽה־אָמַ֨ר יְהוָ֜ה לָעָ֣ם הַזֶּ֗ה כֵּ֤ן אָֽהֲבוּ֙ לָנ֔וּעַ רַגְלֵיהֶ֖ם לֹ֣א חָשָׂ֑כוּ וַיהוָה֙ לֹ֣א רָצָ֔ם עַתָּה֙ יִזְכֹּ֣ר עֲוֺנָ֔ם וְיִפְקֹ֖ד חַטֹּאתָֽם׃ ס
11 וַיֹּ֥אמֶר יְהוָ֖ה אֵלָ֑י אַל־תִּתְפַּלֵּ֛ל בְּעַד־הָעָ֥ם הַזֶּ֖ה לְטוֹבָֽה׃ 12 כִּ֣י יָצֻ֗מוּ אֵינֶ֤נִּי שֹׁמֵ֨עַ֙ אֶל־רִנָּתָ֔ם וְכִ֧י יַעֲל֛וּ עֹלָ֥ה וּמִנְחָ֖ה אֵינֶ֣נִּי רֹצָ֑ם כִּ֗י בַּחֶ֨רֶב֙ וּבָרָעָ֣ב וּבַדֶּ֔בֶר אָנֹכִ֖י מְכַלֶּ֥ה אוֹתָֽם׃ ס
13 וָאֹמַ֞ר אֲהָ֣הּ ׀ אֲדֹנָ֣י יְהוִ֗ה הִנֵּ֨ה הַנְּבִאִ֜ים אֹמְרִ֤ים לָהֶם֙ לֹֽא־תִרְא֣וּ חֶ֔רֶב וְרָעָ֖ב לֹֽא־יִהְיֶ֣ה לָכֶ֑ם כִּֽי־שְׁל֤וֹם אֱמֶת֙ אֶתֵּ֣ן לָכֶ֔ם בַּמָּק֖וֹם הַזֶּֽה׃ ס
14 וַיֹּ֨אמֶר יְהוָ֜ה אֵלַ֗י שֶׁ֚קֶר הַנְּבִאִים֙ נִבְּאִ֣ים בִּשְׁמִ֔י לֹ֤א שְׁלַחְתִּים֙ וְלֹ֣א צִוִּיתִ֔ים וְלֹ֥א דִבַּ֖רְתִּי אֲלֵיהֶ֑ם חֲז֨וֹן שֶׁ֜קֶר וְקֶ֤סֶם וֶֽאֱלִול֙ וְתַרְמִ֣ות לִבָּ֔ם הֵ֖מָּה מִֽתְנַבְּאִ֥ים לָכֶֽם׃ ס
15 לָכֵ֞ן כֹּֽה־אָמַ֣ר יְהוָ֗ה עַֽל־הַנְּבִאִ֞ים הַנִּבְּאִ֣ים בִּשְׁמִי֮ וַאֲנִ֣י לֹֽא־שְׁלַחְתִּים֒ וְהֵ֨מָּה֙ אֹֽמְרִ֔ים חֶ֣רֶב וְרָעָ֔ב לֹ֥א יִהְיֶ֖ה בָּאָ֣רֶץ הַזֹּ֑את בַּחֶ֤רֶב וּבָֽרָעָב֙ יִתַּ֔מּוּ הַנְּבִאִ֖ים הָהֵֽמָּה׃ 16 וְהָעָ֣ם אֲשֶׁר־הֵ֣מָּה נִבְּאִ֣ים לָהֶ֡ם יִֽהְי֣וּ מֻשְׁלָכִים֩ בְּחֻצ֨וֹת יְרוּשָׁלִַ֜ם מִפְּנֵ֣י ׀ הָרָעָ֣ב וְהַחֶ֗רֶב וְאֵ֤ין מְקַבֵּר֙ לָהֵ֔מָּה הֵ֣מָּה נְשֵׁיהֶ֔ם וּבְנֵיהֶ֖ם וּבְנֹֽתֵיהֶ֑ם וְשָׁפַכְתִּ֥י עֲלֵיהֶ֖ם אֶת־רָעָתָֽם׃ 17 וְאָמַרְתָּ֤ אֲלֵיהֶם֙ אֶת־הַדָּבָ֣ר הַזֶּ֔ה תֵּרַ֨דְנָה עֵינַ֥י דִּמְעָ֛ה לַ֥יְלָה וְיוֹמָ֖ם וְאַל־תִּדְמֶ֑ינָה כִּי֩ שֶׁ֨בֶר גָּד֜וֹל נִשְׁבְּרָ֗ה בְּתוּלַת֙ בַּת־עַמִּ֔י מַכָּ֖ה נַחְלָ֥ה מְאֹֽד׃ 18 אִם־יָצָ֣אתִי הַשָּׂדֶ֗ה וְהִנֵּה֙ חַלְלֵי־חֶ֔רֶב וְאִם֙ בָּ֣אתִי הָעִ֔יר וְהִנֵּ֖ה תַּחֲלוּאֵ֣י רָעָ֑ב כִּֽי־גַם־נָבִ֧יא גַם־כֹּהֵ֛ן סָחֲר֥וּ אֶל־אֶ֖רֶץ וְלֹ֥א יָדָֽעוּ׃ ס
19 הֲמָאֹ֨ס מָאַ֜סְתָּ אֶת־יְהוּדָ֗ה אִם־בְּצִיּוֹן֙ גָּעֲלָ֣ה נַפְשֶׁ֔ךָ מַדּ֨וּעַ֙ הִכִּיתָ֔נוּ וְאֵ֥ין לָ֖נוּ מַרְפֵּ֑א קַוֵּ֤ה לְשָׁלוֹם֙ וְאֵ֣ין ט֔וֹב וּלְעֵ֥ת מַרְפֵּ֖א וְהִנֵּ֥ה בְעָתָֽה׃ 20 יָדַ֧עְנוּ יְהוָ֛ה רִשְׁעֵ֖נוּ עֲוֺ֣ן אֲבוֹתֵ֑ינוּ כִּ֥י חָטָ֖אנוּ לָֽךְ׃ 21 אַל־תִּנְאַץ֙ לְמַ֣עַן שִׁמְךָ֔ אַל־תְּנַבֵּ֖ל כִּסֵּ֣א כְבוֹדֶ֑ךָ זְכֹ֕ר אַל־תָּפֵ֥ר בְּרִֽיתְךָ֖ אִתָּֽנוּ׃ 22 הֲיֵ֨שׁ בְּהַבְלֵ֤י הַגּוֹיִם֙ מַגְשִׁמִ֔ים וְאִם־הַשָּׁמַ֖יִם יִתְּנ֣וּ רְבִבִ֑ים הֲלֹ֨א אַתָּה־ה֜וּא יְהוָ֤ה אֱלֹהֵ֨ינוּ֙ וּ֨נְקַוֶּה־לָּ֔ךְ כִּֽי־אַתָּ֥ה עָשִׂ֖יתָ אֶת־כָּל־אֵֽלֶּה׃ פ