Mbretërimi i Asait në Judë
1 Asai bëri çka ishte e mirë dhe e drejtë në sytë e Zotit, Perëndisë së tij. 2 Ai i zhduku altarët e perëndive të huaj bashkë me faltoret në vende të larta, shkatërroi përmendoret e shenjta dhe copëtoi shtyllat e Asherave. 3 Asai u kërkoi banorëve të Judës të jepeshin pas Zotit, Perëndisë së etërve të tyre, e të zbatonin ligjin dhe urdhërimet e tij. 4 Shkatërroi faltoret në vende të larta dhe altarët e temjanit në të gjitha qytetet Judës. Asai mbretëroi i qetë. 5 Ai ndërtoi qytete të fortifikuara në Judë dhe vendi jetoi në qetësi. Gjatë gjithë mbretërimit të tij nuk pati luftë, sepse Zoti i kishte dhënë paqe. 6 Asai i tha popullit të Judës: «Le t'i rindërtojmë këto qytete e le t'i rrethojmë me mure, me kulla, me porta e me shula. Tani vendi na përket neve, sepse u dhamë pas Zotit, Perëndisë tonë. Meqë u dhamë pas tij, ai na dha paqe nga të gjitha anët». Ata i rindërtuan qytetet e patën begati. 7 Asai kishte një ushtri prej treqind mijë burrash nga fisi i Judës, të armatosur me shqyte e me heshta, dhe dyqind e tetëdhjetë mijë burra nga fisi i Benjaminit, të armatosur me shqyte e me harqe. Të gjithë ishin luftëtarë trima. 8 Zerahu nga Kushi e sulmoi Judën me një ushtri prej një milion luftëtarësh e prej treqind qerresh lufte. Ai mbërriti deri në Mareshah.
9 Asai doli për t'u ndeshur me të dhe e rreshtoi ushtrinë për luftë në luginën e Cefatahut, pranë Mareshahut. 10 Atëherë Asai i thirri për ndihmë Zotit, Perëndisë së tij, e tha: «O Zot, për ty nuk ka rëndësi nëse ata që ndihmon janë shumë apo pak. Eja të na ndihmosh, o Zot, Perëndia ynë, sepse te ti e kemi shpresën dhe në emrin tënd kemi dalë të luftojmë kundër kësaj turme kaq të madhe. O Zot, ti je Perëndia ynë. Mos lejo të ngadhënjejë ndokush mbi ty!». 11 Zoti i goditi kushitët para syve të Asait e të Judës dhe kushitët ia mbathën. 12 Asai dhe luftëtarët që ishin me të i ndoqën deri në Gerar. Kushitët u goditën rëndë deri në shfarosje, sepse u goditën nga vetë Zoti dhe nga ushtria e tij. Luftëtarët e Judës morën shumë plaçkë lufte atje. 13 Banorët e të gjitha qyteteve përreth Gerarit i kishte zënë tmerri i Zotit. Luftëtarët e Judës i sulmuan e i plaçkitën dhe morën me vete shumë plaçkë lufte. 14 Ata sulmuan edhe vathët e bagëtive dhe morën me vete shumë dele e deve. Mandej u kthyen në Jerusalem.
1 וַיַּ֤עַשׂ אָסָא֙ הַטּ֣וֹב וְהַיָּשָׁ֔ר בְּעֵינֵ֖י יְהוָ֥ה אֱלֹהָֽיו׃ 2 וַיָּ֛סַר אֶת־מִזְבְּח֥וֹת הַנֵּכָ֖ר וְהַבָּמ֑וֹת וַיְשַׁבֵּר֙ אֶת־הַמַּצֵּב֔וֹת וַיְגַדַּ֖ע אֶת־הָאֲשֵׁרִֽים׃ 3 וַיֹּ֨אמֶר֙ לִֽיהוּדָ֔ה לִדְר֕וֹשׁ אֶת־יְהוָ֖ה אֱלֹהֵ֣י אֲבוֹתֵיהֶ֑ם וְלַעֲשֹׂ֖ות הַתּוֹרָ֥ה וְהַמִּצְוָֽה׃ 4 וַיָּ֨סַר֙ מִכָּל־עָרֵ֣י יְהוּדָ֔ה אֶת־הַבָּמ֖וֹת וְאֶת־הַֽחַמָּנִ֑ים וַתִּשְׁקֹ֥ט הַמַּמְלָכָ֖ה לְפָנָֽיו׃ 5 וַיִּ֛בֶן עָרֵ֥י מְצוּרָ֖ה בִּיהוּדָ֑ה כִּֽי־שָׁקְטָ֣ה הָאָ֗רֶץ וְאֵין־עִמּ֤וֹ מִלְחָמָה֙ בַּשָּׁנִ֣ים הָאֵ֔לֶּה כִּֽי־הֵנִ֥יחַ יְהוָ֖ה לֽוֹ׃ 6 וַיֹּ֨אמֶר לִֽיהוּדָ֜ה נִבְנֶ֣ה ׀ אֶת־הֶעָרִ֣ים הָאֵ֗לֶּה וְנָסֵ֨ב חוֹמָ֣ה וּמִגְדָּלִים֮ דְּלָתַ֣יִם וּבְרִיחִים֒ עוֹדֶ֨נּוּ הָאָ֜רֶץ לְפָנֵ֗ינוּ כִּ֤י דָרַ֨שְׁנוּ֙ אֶת־יְהוָ֣ה אֱלֹהֵ֔ינוּ דָּרַ֕שְׁנוּ וַיָּ֥נַֽח לָ֖נוּ מִסָּבִ֑יב וַיִּבְנ֖וּ וַיַּצְלִֽיחוּ׃ פ
7 וַיְהִ֣י לְאָסָ֗א חַיִל֮ נֹשֵׂ֣א צִנָּ֣ה וָרֹמַח֒ מִֽיהוּדָה֙ שְׁלֹ֣שׁ מֵא֣וֹת אֶ֔לֶף ס
וּמִבִּנְיָמִ֗ן נֹשְׂאֵ֤י מָגֵן֙ וְדֹ֣רְכֵי קֶ֔שֶׁת מָאתַ֥יִם וּשְׁמוֹנִ֖ים אָ֑לֶף כָּל־אֵ֖לֶּה גִּבּ֥וֹרֵי חָֽיִל׃ 8 וַיֵּצֵ֨א אֲלֵיהֶ֜ם זֶ֣רַח הַכּוּשִׁ֗י בְּחַ֨יִל֙ אֶ֣לֶף אֲלָפִ֔ים וּמַרְכָּב֖וֹת שְׁלֹ֣שׁ מֵא֑וֹת וַיָּבֹ֖א עַד־מָרֵשָֽׁה׃ 9 וַיֵּצֵ֥א אָסָ֖א לְפָנָ֑יו וַיַּֽעַרְכוּ֙ מִלְחָמָ֔ה בְּגֵ֥יא צְפַ֖תָה לְמָרֵשָֽׁה׃ 10 וַיִּקְרָ֨א אָסָ֜א אֶל־יְהוָ֣ה אֱלֹהָיו֮ וַיֹּאמַר֒ יְהוָ֗ה אֵֽין־עִמְּךָ֤ לַעְזוֹר֙ בֵּ֥ין רַב֙ לְאֵ֣ין כֹּ֔חַ עָזְרֵ֜נוּ יְהוָ֤ה אֱלֹהֵ֨ינוּ֙ כִּֽי־עָלֶ֣יךָ נִשְׁעַ֔נּוּ וּבְשִׁמְךָ֣ בָ֔אנוּ עַל־הֶהָמ֖וֹן הַזֶּ֑ה יְהוָ֤ה אֱלֹהֵ֨ינוּ֙ אַ֔תָּה אַל־יַעְצֹ֥ר עִמְּךָ֖ אֱנֽוֹשׁ׃ ס
11 וַיִּגֹּ֤ף יְהוָה֙ אֶת־הַכּוּשִׁ֔ים לִפְנֵ֥י אָסָ֖א וְלִפְנֵ֣י יְהוּדָ֑ה וַיָּנֻ֖סוּ הַכּוּשִֽׁים׃ 12 וַיִּרְדְּפֵ֨ם אָסָ֜א וְהָעָ֣ם אֲשֶׁר־עִמּוֹ֮ עַד־לִגְרָר֒ וַיִּפֹּ֤ל מִכּוּשִׁים֙ לְאֵ֣ין לָהֶ֣ם מִֽחְיָ֔ה כִּֽי־נִשְׁבְּר֥וּ לִפְנֵֽי־יְהוָ֖ה וְלִפְנֵ֣י מַחֲנֵ֑הוּ וַיִּשְׂא֥וּ שָׁלָ֖ל הַרְבֵּ֥ה מְאֹֽד׃ 13 וַיַּכּ֗וּ אֵ֤ת כָּל־הֶֽעָרִים֙ סְבִיב֣וֹת גְּרָ֔ר כִּי־הָיָ֥ה פַֽחַד־יְהוָ֖ה עֲלֵיהֶ֑ם וַיָּבֹ֨זּוּ֙ אֶת־כָּל־הֶ֣עָרִ֔ים כִּֽי־בִזָּ֥ה רַבָּ֖ה הָיְתָ֥ה בָהֶֽם׃ 14 וְגַם־אָהֳלֵ֥י מִקְנֶ֖ה הִכּ֑וּ וַיִּשְׁבּ֨וּ צֹ֤אן לָרֹב֙ וּגְמַלִּ֔ים וַיָּשֻׁ֖בוּ יְרוּשָׁלִָֽם׃ ס