Vajtim për Faraonin
1 Në vitin e dymbëdhjetë, në muajin e dymbëdhjetë, në ditën e parë të muajit, fjala e Zotit m'u drejtua e më tha: 2 «Bir i njeriut, merrja vajit për faraonin, mbretin e Egjiptit, e thuaji:
si luani i kombeve ngjasoje,
ishe si përbindëshi në det,
vërsuleshe nëpër lumenjtë e tu,
i turbulloje ujërat me këmbë
e ua ndotje lumenjtë.
3 Kështu thotë Zoti im, Zoti:
do ta ndeh rrjetën time mbi ty,
me bashkësinë e shumë popujve,
e ata do të të ngrenë me rrjetën time.
4 Do të të hedh përtokë,
në arë do të të plandos,
do të vendoj në ty të gjithë shpendët e qiellit,
do të ngopen me ty gjallesat e mbarë dheut.
5 Do ta përhap nëpër male mishin tënd,
do t'i mbush luginat me kërmën tënde.
6 Do ta vel tokën gjer në mal
me çurgun e gjakut tënd
e përrenjtë do të mbushen prej teje.
7 Pasi të jesh shuar, do ta mbuloj qiellin,
do t'ia errësoj yjet.
Diellin me re do ta mbuloj
e hëna nuk do të bëjë më dritë.
8 Të gjithë dritëdhënësit e qiellit
do t'i terratis mbi ty
e do të pllakos errësirën në dheun tënd,
kumton Zoti im, Zoti.
9 Do t'ua trazoj zemrën shumë popujve, kur t'u jap lajmin e rrënimit tënd kombeve, vendeve që nuk i ke njohur. 10 Do të çorodit shumë popuj për shkakun tënd. Mbretërit e tyre do të dridhen për shkakun tënd, kur ta vringëlloj shpatën para tyre. Do të tranden pareshtur, secili për jetën e vet, ditën e shembjes sate.
11 Se kështu thotë Zoti im, Zoti: shpata e mbretit të Babilonisë do të bjerë mbi ju. 12 Turmën tënde do ta rrëzoj me shpatën e trimave, të gjithë prej kombeve mizore.
Do ta shkretojnë krenarinë e Egjiptit
e do të shkretohet tërë turma e tij.
13 Do t'ia shkatërroj të gjitha bagëtitë
ndanë ujërave të begata.
Nuk do t'i turbullojë më këmbë njeriu,
as thundrat e kafshëve nuk do t'i turbullojnë.
14 Atëherë do t'ua kthjelloj ujërat
e lumenjtë e tyre si vaji do të rrëshqasin,
kumton Zoti im, Zoti.
15 Kur ta kem shkretuar dheun e Egjiptit,
kur të jetë shkretuar dheu nga gjithçka që e mbushte,
kur të kem goditur të gjithë banorët e tij,
do ta marrin vesh se unë jam Zoti.
16 Ky është vajtim e do të vajtohet. Bijat e kombeve do ta vajtojnë. Mbi Egjiptin e mbarë turmën e tij do ta vajtojnë, kumton Zoti im, Zoti.
17 Në vitin e dymbëdhjetë, në muajin e dymbëdhjetë, në ditën e pesëmbëdhjetë të muajit, fjala e Zotit m'u drejtua e më tha: 18 bir i njeriut, vajto mbi turmën e Egjiptit e jepu tatëpjetën drejt nëndheut bashkë me ata që zbresin në gropë, atij e bijave të kombeve të fuqishme.
19 Më i bukur se kush qenke ti?
Zbrit e prehu me të parrethprerët.
20 Do të bien mes të therurve me shpatë. U zhvesh shpata. Goditeni me mbarë turmën e tij. 21 Prijësit guximtarë, në mes të skëterrës, do të thonë për të e për ndihmësit: kanë zbritur e janë prehur të parrethprerët dhe të therurit me shpatë.
22 Aty është Asiria, me tërë hordhinë e vet. Rreth e rrotull i ka varret. Të gjithë janë therur, kanë rënë prej shpatës. 23 Varret e saj janë vënë në skaj të gropës dhe hordhitë i ka rreth varrit. Të gjithë janë therur, kanë rënë prej shpatës që kall datën në dheun e të gjallëve.
24 Aty është Elami, me turmën rreth varrit të vet. Të gjithë janë therur, kanë rënë prej shpatës. Zbritën në nëntokë me të parrethprerët që kallin datën në dheun e të gjallëve. Mbartin turpin e vet me ata që zbresin në gropë. 25 Mes të therurve ia vunë shtrojën, me mbarë turmën, me varret përreth. Të gjithë të parrethprerë, të rënë prej shpatës. Se i kallën datën tokës së të gjallëve dhe mbartin turpin e vet me ata që zbresin në gropë. Mes të therurve janë vendosur.
26 Aty është Meshek Tubali dhe tërë turma e tij me varret përreth. Të gjithë të parrethprerë, të rënë prej shpatës, se i kallën datën dheut të të gjallëve. 27 Nuk prehen me heronjtë ata që ranë prej të parrethprerëve, që zbritën në skëterrë me armët e luftës. Shpatat ua vunë nën kokë dhe ligësinë kishin nëpër eshtra, se i kallën datën dheut të të gjallëve. 28 Edhe ti do të prehesh me të parrethprerët, me të rënët prej shpatës.
29 Atje është Edomi, mbretërit e tërë princat e tij. Ata prehen me të therurit me shpatë, me të parrethprerët dhe me ata që zbresin në gropë, ndonëse ishin të fuqishëm. 30 Atje janë, të turpëruar, mbarë udhëheqësit e veriut e mbarë sidonasit, që zbritën me të therurit, për shkak të tmerrit që shkaktuan me fuqinë e tyre. Prehen me të parrethprerët, me të therurit me shpatë, dhe mbartin turpin e atyre që zbresin në gropë.
31 Faraoni do t'i shohë e do të ngushëllohet me tërë këtë turmë, faraoni dhe mbarë ushtria e tij, të therur me shpatë, kumton Zoti im, Zoti, 32 se ia kalla datën dheut të të gjallëve. Faraoni me tërë turmën e tij prehet mes të parrethprerëve, me të therurit me shpatë, kumton Zoti im, Zoti».
1 וַֽיְהִי֙ בִּשְׁתֵּ֣י עֶשְׂרֵ֣ה שָׁנָ֔ה בִּשְׁנֵי־עָשָׂ֥ר חֹ֖דֶשׁ בְּאֶחָ֣ד לַחֹ֑דֶשׁ הָיָ֥ה דְבַר־יְהוָ֖ה אֵלַ֥י לֵאמֹֽר׃ 2 בֶּן־אָדָ֗ם שָׂ֤א קִינָה֙ עַל־פַּרְעֹ֣ה מֶֽלֶךְ־מִצְרַ֔יִם וְאָמַרְתָּ֣ אֵלָ֔יו כְּפִ֥יר גּוֹיִ֖ם נִדְמֵ֑יתָ וְאַתָּה֙ כַּתַּנִּ֣ים בַּיַּמִּ֔ים וַתָּ֣גַח בְּנַהֲרוֹתֶ֗יךָ וַתִּדְלַח־מַ֨יִם֙ בְּרַגְלֶ֔יךָ וַתִּרְפֹּ֖ס נַהֲרוֹתָֽם׃ 3 כֹּ֤ה אָמַר֙ אֲדֹנָ֣י יְהוִ֔ה וּפָרַשְׂתִּ֤י עָלֶ֨יךָ֙ אֶת־רִשְׁתִּ֔י בִּקְהַ֖ל עַמִּ֣ים רַבִּ֑ים וְהֶעֱל֖וּךָ בְּחֶרְמִֽי׃ 4 וּנְטַשְׁתִּ֣יךָ בָאָ֔רֶץ עַל־פְּנֵ֥י הַשָּׂדֶ֖ה אֲטִילֶ֑ךָ וְהִשְׁכַּנְתִּ֤י עָלֶ֨יךָ֙ כָּל־ע֣וֹף הַשָּׁמַ֔יִם וְהִשְׂבַּעְתִּ֥י מִמְּךָ֖ חַיַּ֥ת כָּל־הָאָֽרֶץ׃ 5 וְנָתַתִּ֥י אֶת־בְּשָׂרְךָ֖ עַל־הֶֽהָרִ֑ים וּמִלֵּאתִ֥י הַגֵּאָי֖וֹת רָמוּתֶֽךָ׃ 6 וְהִשְׁקֵיתִ֨י אֶ֧רֶץ צָפָתְךָ֛ מִדָּמְךָ֖ אֶל־הֶֽהָרִ֑ים וַאֲפִקִ֖ים יִמָּלְא֥וּן מִמֶּֽךָּ׃ 7 וְכִסֵּיתִ֤י בְכַבּֽוֹתְךָ֙ שָׁמַ֔יִם וְהִקְדַּרְתִּ֖י אֶת־כֹּֽכְבֵיהֶ֑ם שֶׁ֚מֶשׁ בֶּעָנָ֣ן אֲכַסֶּ֔נּוּ וְיָרֵ֖חַ לֹא־יָאִ֥יר אוֹרֽוֹ׃ 8 כָּל־מְא֤וֹרֵי אוֹר֙ בַּשָּׁמַ֔יִם אַקְדִּירֵ֖ם עָלֶ֑יךָ וְנָתַ֤תִּי חֹ֨שֶׁךְ֙ עַֽל־אַרְצְךָ֔ נְאֻ֖ם אֲדֹנָ֥י יְהוִֽה׃ 9 וְהִ֨כְעַסְתִּ֔י לֵ֖ב עַמִּ֣ים רַבִּ֑ים בַּהֲבִיאִ֤י שִׁבְרְךָ֙ בַּגּוֹיִ֔ם עַל־אֲרָצ֖וֹת אֲשֶׁ֥ר לֹֽא־יְדַעְתָּֽם׃ 10 וַהֲשִׁמּוֹתִ֨י עָלֶ֜יךָ עַמִּ֣ים רַבִּ֗ים וּמַלְכֵיהֶם֙ יִשְׂעֲר֤וּ עָלֶ֨יךָ֙ שַׂ֔עַר בְּעוֹפְפִ֥י חַרְבִּ֖י עַל־פְּנֵיהֶ֑ם וְחָרְד֤וּ לִרְגָעִים֙ אִ֣ישׁ לְנַפְשֹׁ֔ו בְּי֖וֹם מַפַּלְתֶּֽךָ׃ ס
11 כִּ֛י כֹּ֥ה אָמַ֖ר אֲדֹנָ֣י יְהוִ֑ה חֶ֥רֶב מֶֽלֶךְ־בָּבֶ֖ל תְּבוֹאֶֽךָ׃ 12 בְּחַרְב֤וֹת גִּבּוֹרִים֙ אַפִּ֣יל הֲמוֹנֶ֔ךָ עָרִיצֵ֥י גוֹיִ֖ם כֻּלָּ֑ם וְשָֽׁדְדוּ֙ אֶת־גְּא֣וֹן מִצְרַ֔יִם וְנִשְׁמַ֖ד כָּל־הֲמוֹנָֽהּ׃ 13 וְהַֽאֲבַדְתִּי֙ אֶת־כָּל־בְּהֶמְתָּ֔הּ מֵעַ֖ל מַ֣יִם רַבִּ֑ים וְלֹ֨א תִדְלָחֵ֤ם רֶֽגֶל־אָדָם֙ ע֔וֹד וּפַרְס֥וֹת בְּהֵמָ֖ה לֹ֥א תִדְלָחֵֽם׃ 14 אָ֚ז אַשְׁקִ֣יעַ מֵֽימֵיהֶ֔ם וְנַהֲרוֹתָ֖ם כַּשֶּׁ֣מֶן אוֹלִ֑יךְ נְאֻ֖ם אֲדֹנָ֥י יְהוִֽה׃ 15 בְּתִתִּי֩ אֶת־אֶ֨רֶץ מִצְרַ֜יִם שְׁמָמָ֣ה וּנְשַׁמָּ֗ה אֶ֚רֶץ מִמְּלֹאָ֔הּ בְּהַכּוֹתִ֖י אֶת־כָּל־י֣וֹשְׁבֵי בָ֑הּ וְיָדְע֖וּ כִּֽי־אֲנִ֥י יְהוָֽה׃ 16 קִינָ֥ה הִיא֙ וְק֣וֹנְנ֔וּהָ בְּנ֥וֹת הַגּוֹיִ֖ם תְּקוֹנֵ֣נָּה אוֹתָ֑הּ עַל־מִצְרַ֤יִם וְעַל־כָּל־הֲמוֹנָהּ֙ תְּקוֹנֵ֣נָּה אוֹתָ֔הּ נְאֻ֖ם אֲדֹנָ֥י יְהוִֽה׃ פ
17 וַֽיְהִי֙ בִּשְׁתֵּ֣י עֶשְׂרֵ֣ה שָׁנָ֔ה בַּחֲמִשָּׁ֥ה עָשָׂ֖ר לַחֹ֑דֶשׁ הָיָ֥ה דְבַר־יְהוָ֖ה אֵלַ֥י לֵאמֹֽר׃ 18 בֶּן־אָדָ֕ם נְהֵ֛ה עַל־הֲמ֥וֹן מִצְרַ֖יִם וְהוֹרִדֵ֑הוּ א֠וֹתָהּ וּבְנ֨וֹת גּוֹיִ֧ם אַדִּרִ֛ם אֶל־אֶ֥רֶץ תַּחְתִּיּ֖וֹת אֶת־י֥וֹרְדֵי בֽוֹר׃ 19 מִמִּ֖י נָעָ֑מְתָּ רְדָ֥ה וְהָשְׁכְּבָ֖ה אֶת־עֲרֵלִֽים׃ 20 בְּת֥וֹךְ חַלְלֵי־חֶ֖רֶב יִפֹּ֑לוּ חֶ֣רֶב נִתָּ֔נָה מָשְׁכ֥וּ אוֹתָ֖הּ וְכָל־הֲמוֹנֶֽיהָ׃ 21 יְדַבְּרוּ־ל֞וֹ אֵלֵ֧י גִבּוֹרִ֛ים מִתּ֥וֹךְ שְׁא֖וֹל אֶת־עֹֽזְרָ֑יו יָֽרְד֛וּ שָׁכְב֥וּ הָעֲרֵלִ֖ים חַלְלֵי־חָֽרֶב׃ 22 שָׁ֤ם אַשּׁוּר֙ וְכָל־קְהָלָ֔הּ סְבִֽיבוֹתָ֖יו קִבְרֹתָ֑יו כֻּלָּ֣ם חֲלָלִ֔ים הַנֹּפְלִ֖ים בֶּחָֽרֶב׃ 23 אֲשֶׁ֨ר נִתְּנ֤וּ קִבְרֹתֶ֨יהָ֙ בְּיַרְכְּתֵי־ב֔וֹר וַיְהִ֣י קְהָלָ֔הּ סְבִיב֖וֹת קְבֻרָתָ֑הּ כֻּלָּ֤ם חֲלָלִים֙ נֹפְלִ֣ים בַּחֶ֔רֶב אֲשֶׁר־נָתְנ֥וּ חִתִּ֖ית בְּאֶ֥רֶץ חַיִּֽים׃ 24 שָׁ֤ם עֵילָם֙ וְכָל־הֲמוֹנָ֔הּ סְבִיב֖וֹת קְבֻרָתָ֑הּ כֻּלָּ֣ם חֲלָלִים֩ הַנֹּפְלִ֨ים בַּחֶ֜רֶב אֲֽשֶׁר־יָרְד֥וּ עֲרֵלִ֣ים ׀ אֶל־אֶ֣רֶץ תַּחְתִּיּ֗וֹת אֲשֶׁ֨ר נָתְנ֤וּ חִתִּיתָם֙ בְּאֶ֣רֶץ חַיִּ֔ים וַיִּשְׂא֥וּ כְלִמָּתָ֖ם אֶת־י֥וֹרְדֵי בֽוֹר׃ 25 בְּת֣וֹךְ חֲ֠לָלִים נָתְנ֨וּ מִשְׁכָּ֥ב לָהּ֙ בְּכָל־הֲמוֹנָ֔הּ סְבִֽיבוֹתָ֖יו קִבְרֹתֶ֑הָ כֻּלָּ֣ם עֲרֵלִ֣ים חַלְלֵי־חֶ֡רֶב כִּֽי־נִתַּ֨ן חִתִּיתָ֜ם בְּאֶ֣רֶץ חַיִּ֗ים וַיִּשְׂא֤וּ כְלִמָּתָם֙ אֶת־י֣וֹרְדֵי ב֔וֹר בְּת֥וֹךְ חֲלָלִ֖ים נִתָּֽן׃ 26 שָׁ֣ם מֶ֤שֶׁךְ תֻּבַל֙ וְכָל־הֲמוֹנָ֔הּ סְבִֽיבוֹתָ֖יו קִבְרוֹתֶ֑יהָ כֻּלָּ֤ם עֲרֵלִים֙ מְחֻ֣לְלֵי חֶ֔רֶב כִּֽי־נָתְנ֥וּ חִתִּיתָ֖ם בְּאֶ֥רֶץ חַיִּֽים׃ 27 וְלֹ֤א יִשְׁכְּבוּ֙ אֶת־גִּבּוֹרִ֔ים נֹפְלִ֖ים מֵעֲרֵלִ֑ים אֲשֶׁ֣ר יָרְדֽוּ־שְׁא֣וֹל בִּכְלֵֽי־מִלְחַמְתָּם֩ וַיִּתְּנ֨וּ אֶת־חַרְבוֹתָ֜ם תַּ֣חַת רָאשֵׁיהֶ֗ם וַתְּהִ֤י עֲוֺֽנֹתָם֙ עַל־עַצְמוֹתָ֔ם כִּֽי־חִתִּ֥ית גִּבּוֹרִ֖ים בְּאֶ֥רֶץ חַיִּֽים׃ 28 וְאַתָּ֗ה בְּת֧וֹךְ עֲרֵלִ֛ים תִּשָּׁבַ֥ר וְתִשְׁכַּ֖ב אֶת־חַלְלֵי־חָֽרֶב׃ 29 שָׁ֣מָּה אֱד֗וֹם מְלָכֶ֨יהָ֙ וְכָל־נְשִׂיאֶ֔יהָ אֲשֶׁר־נִתְּנ֥וּ בִגְבוּרָתָ֖ם אֶת־חַלְלֵי־חָ֑רֶב הֵ֛מָּה אֶת־עֲרֵלִ֥ים יִשְׁכָּ֖בוּ וְאֶת־יֹ֥רְדֵי בֽוֹר׃ 30 שָׁ֣מָּה נְסִיכֵ֥י צָפ֛וֹן כֻּלָּ֖ם וְכָל־צִֽדֹנִ֑י אֲשֶׁר־יָרְד֣וּ אֶת־חֲלָלִ֗ים בְּחִתִּיתָ֑ם מִגְּבֽוּרָתָם֙ בּוֹשִׁ֔ים וַיִּשְׁכְּב֤וּ עֲרֵלִים֙ אֶת־חַלְלֵי־חֶ֔רֶב וַיִּשְׂא֥וּ כְלִמָּתָ֖ם אֶת־י֥וֹרְדֵי בֽוֹר׃ 31 אוֹתָם֙ יִרְאֶ֣ה פַרְעֹ֔ה וְנִחַ֖ם עַל־כָּל־הֲמוֹנֹ֑ה חַלְלֵי־חֶ֨רֶב֙ פַּרְעֹ֣ה וְכָל־חֵיל֔וֹ נְאֻ֖ם אֲדֹנָ֥י יְהוִֽה׃ 32 כִּֽי־נָתַ֥תִּי אֶת־חִתִּיתִ֖ו בְּאֶ֣רֶץ חַיִּ֑ים וְהֻשְׁכַּב֩ בְּת֨וֹךְ עֲרֵלִ֜ים אֶת־חַלְלֵי־חֶ֗רֶב פַּרְעֹה֙ וְכָל־הֲמוֹנֹ֔ה נְאֻ֖ם אֲדֹנָ֥י יְהוִֽה׃ פ