Idhujt
1 Dëgjojeni fjalën që ju drejton Zoti, o shtëpia e Izraelit. 2 Kështu thotë Zoti:
«Mos i mësoni udhët e kombeve
e mos u tmerroni nga shenjat e qiellit,
meqë prej tyre kanë frikë kombet,
3 se doket e kombeve janë kotësi,
se idhujt janë një dru i prerë nga pylli,
latuar me sëpatë nga dora e zejtarit.
4 I zbukurojnë me argjend e ar,
i kapin me gozhdë e çekanë,
që të mos lëkunden.
5 Si dordoleci në arë trangujsh janë
e nuk flasin,
duhet t'i mbartin,
se nuk ecin dot.
Mos kini frikë prej tyre,
se nuk bëjnë dëm
e nuk është në dorën e tyre as të bëjnë mirë».
6 Askush nuk është si ti, o Zot.
Ti je i madh e i madh është emri yt i fuqishëm.
7 Kush nuk do të ta ketë frikën, o mbreti i kombeve?
Vetëm ty të takon,
se ndër gjithë të urtët e kombeve
e në mbarë mbretëritë e tyre
nuk ka si ti.
8 Janë tok të marrë e të pamend,
mësimi i tyre është kotësi,
një copë dru është.
9 Është argjend i rrahur, sjellë nga Tarshishi,
dhe ar nga Ufazi, vepër zejtari e argjendari,
veshur me vjollcë e me purpur
të gjitha me mjeshtëri punuar.
10 Por Zoti është vërtet Perëndi,
Ai është Perëndia i gjallë e mbreti i amshuar.
Prej zemërimit të tij dridhet toka,
kombet nuk e durojnë furinë e tij.
11 Kështu do t'u thuash: «Perënditë, që nuk bënë qiellin e tokën, do të zhbihen mbi tokë e nën qiell».
12 Ai e bëri tokën me fuqinë e vet,
me urtinë e vet e themeloi botën,
qiejt me mençuri i shpalosi.
13 Me ushtimën e tij trazohen ujërat në qiell,
nga skaji i dheut i ngre retë,
ai e lëshon vetëtimën në shi
dhe nxjerr erën nga qilarët e vet.
14 Çdo njeri hutohet nga padija,
çdo farkëtar turpërohet prej idhujve,
se e gënjeshtërt është çfarë ka farkëtuar
e frymë në to nuk ka.
15 Ato janë kotësira, vepra qesharake,
në kohën e ndëshkimit, do të rrënohen.
16 Nuk është kështu ai që i ka rënë për pjesë Jakobit,
se ai i dha trajtë gjithçkaje,
Izraeli është fisi i trashëgimisë së tij.
Zot i ushtrive është emri i tij.
Ankimi i popullit
17 Mblidh trastat nga toka,
o ti që banon i rrethuar,
18 se kështu thotë Zoti:
«Ja, do t'i flakëroj banorët e tokës këtë herë,
do t'i zë ngushtë, që ta marrin vesh».
19 Mjerë unë, për plagën time!
Plaga ime është e rëndë,
por thashë: «Është lëngata ime,
duhet ta duroj».
20 Tenda ime u rrënua,
të gjitha tejzat iu këputën.
Bijtë e mi ikën e më nuk janë,
nuk ka kush e ngre sërish tendën time,
nuk ka kush i ndeh pëlhurat.
21 Se barinjtë u marrosën
e nuk e pyesin Zotin,
prandaj nuk u ecën mbarë
e grigjat u janë shpërndarë.
22 Dëgjohet një zë. Ja, po vjen.
Një dridhmë e madhe nga dheu i veriut,
për t'i shkretuar qytetet e Judës,
për t'i kthyer në strofuj çakejsh.
23 E di, o Zot, njeriu nuk e ka në dorë fatin e vet,
njeriu ecën, por nuk i drejton dot hapat e veta.
24 Ndreqmë, o Zot, por me drejtësi,
jo me zemërimin tënd, që të mos më mpakësh.
25 Derdhe hidhërimin tënd mbi kombet që nuk të njohin,
mbi fiset që nuk thërrasin emrin tënd,
se e gllabëruan Jakobin,
e përpinë e i dhanë fund,
e shkretuan vendbanimin e tij.
1 שִׁמְע֣וּ אֶת־הַדָּבָ֗ר אֲשֶׁ֨ר דִּבֶּ֧ר יְהוָ֛ה עֲלֵיכֶ֖ם בֵּ֥ית יִשְׂרָאֵֽל׃ 2 כֹּ֣ה ׀ אָמַ֣ר יְהוָ֗ה אֶל־דֶּ֤רֶךְ הַגּוֹיִם֙ אַל־תִּלְמָ֔דוּ וּמֵאֹת֥וֹת הַשָּׁמַ֖יִם אַל־תֵּחָ֑תּוּ כִּֽי־יֵחַ֥תּוּ הַגּוֹיִ֖ם מֵהֵֽמָּה׃ 3 כִּֽי־חֻקּ֥וֹת הָֽעַמִּ֖ים הֶ֣בֶל ה֑וּא כִּֽי־עֵץ֙ מִיַּ֣עַר כְּרָת֔וֹ מַעֲשֵׂ֥ה יְדֵ֥י־חָרָ֖שׁ בַּֽמַּעֲצָֽד׃ 4 בְּכֶ֥סֶף וּבְזָהָ֖ב יְיַפֵּ֑הוּ בְּמַסְמְר֧וֹת וּבְמַקָּב֛וֹת יְחַזְּק֖וּם וְל֥וֹא יָפִֽיק׃ 5 כְּתֹ֨מֶר מִקְשָׁ֥ה הֵ֨מָּה֙ וְלֹ֣א יְדַבֵּ֔רוּ נָשֹׂ֥וא יִנָּשׂ֖וּא כִּ֣י לֹ֣א יִצְעָ֑דוּ אַל־תִּֽירְא֤וּ מֵהֶם֙ כִּי־לֹ֣א יָרֵ֔עוּ וְגַם־הֵיטֵ֖יב אֵ֥ין אוֹתָֽם׃ ס
6 מֵאֵ֥ין כָּמ֖וֹךָ יְהוָ֑ה גָּד֥וֹל אַתָּ֛ה וְגָד֥וֹל שִׁמְךָ֖ בִּגְבוּרָֽה׃ 7 מִ֣י לֹ֤א יִֽרָאֲךָ֙ מֶ֣לֶךְ הַגּוֹיִ֔ם כִּ֥י לְךָ֖ יָאָ֑תָה כִּ֣י בְכָל־חַכְמֵ֧י הַגּוֹיִ֛ם וּבְכָל־מַלְכוּתָ֖ם מֵאֵ֥ין כָּמֽוֹךָ׃ 8 וּבְאַחַ֖ת יִבְעֲר֣וּ וְיִכְסָ֑לוּ מוּסַ֥ר הֲבָלִ֖ים עֵ֥ץ הֽוּא׃ 9 כֶּ֣סֶף מְרֻקָּ֞ע מִתַּרְשִׁ֣ישׁ יוּבָ֗א וְזָהָב֙ מֵֽאוּפָ֔ז מַעֲשֵׂ֥ה חָרָ֖שׁ וִידֵ֣י צוֹרֵ֑ף תְּכֵ֤לֶת וְאַרְגָּמָן֙ לְבוּשָׁ֔ם מַעֲשֵׂ֥ה חֲכָמִ֖ים כֻּלָּֽם׃ 10 וַֽיהוָ֤ה אֱלֹהִים֙ אֱמֶ֔ת הֽוּא־אֱלֹהִ֥ים חַיִּ֖ים וּמֶ֣לֶךְ עוֹלָ֑ם מִקִּצְפּוֹ֙ תִּרְעַ֣שׁ הָאָ֔רֶץ וְלֹֽא־יָכִ֥לוּ גוֹיִ֖ם זַעְמֽוֹ׃ ס
11 כִּדְנָה֙ תֵּאמְר֣וּן לְה֔וֹם אֱלָ֣הַיָּ֔א דִּֽי־שְׁמַיָּ֥א וְאַרְקָ֖א לָ֣א עֲבַ֑דוּ יֵאבַ֧דוּ מֵֽאַרְעָ֛א וּמִן־תְּח֥וֹת שְׁמַיָּ֖א אֵֽלֶּה׃ ס
12 עֹשֵׂ֥ה אֶ֨רֶץ֙ בְּכֹח֔וֹ מֵכִ֥ין תֵּבֵ֖ל בְּחָכְמָת֑וֹ וּבִתְבוּנָת֖וֹ נָטָ֥ה שָׁמָֽיִם׃ 13 לְק֨וֹל תִּתּ֜וֹ הֲמ֥וֹן מַ֨יִם֙ בַּשָּׁמַ֔יִם וַיַּעֲלֶ֥ה נְשִׂאִ֖ים מִקְצֵ֣ה ָאָ֑רֶץ בְּרָקִ֤ים לַמָּטָר֙ עָשָׂ֔ה וַיּ֥וֹצֵא ר֖וּחַ מֵאֹצְרֹתָֽיו׃ 14 נִבְעַ֤ר כָּל־אָדָם֙ מִדַּ֔עַת הֹבִ֥ישׁ כָּל־צוֹרֵ֖ף מִפָּ֑סֶל כִּ֛י שֶׁ֥קֶר נִסְכּ֖וֹ וְלֹא־ר֥וּחַ בָּֽם׃ 15 הֶ֣בֶל הֵ֔מָּה מַעֲשֵׂ֖ה תַּעְתֻּעִ֑ים בְּעֵ֥ת פְּקֻדָּתָ֖ם יֹאבֵֽדוּ׃ 16 לֹֽא־כְאֵ֜לֶּה חֵ֣לֶק יַעֲקֹ֗ב כִּֽי־יוֹצֵ֤ר הַכֹּל֙ ה֔וּא וְיִ֨שְׂרָאֵ֔ל שֵׁ֖בֶט נַֽחֲלָת֑וֹ יְהוָ֥ה צְבָא֖וֹת שְׁמֽוֹ׃ ס
17 אִסְפִּ֥י מֵאֶ֖רֶץ כִּנְעָתֵ֑ךְ יֹשֶׁ֖בֶתי בַּמָּצֽוֹר׃ ס
18 כִּֽי־כֹה֙ אָמַ֣ר יְהוָ֔ה הִנְנִ֥י קוֹלֵ֛עַ אֶת־יוֹשְׁבֵ֥י הָאָ֖רֶץ בַּפַּ֣עַם הַזֹּ֑את וַהֲצֵר֥וֹתִי לָהֶ֖ם לְמַ֥עַן יִמְצָֽאוּ׃ ס
19 א֥וֹי לִי֙ עַל־שִׁבְרִ֔י נַחְלָ֖ה מַכָּתִ֑י וַאֲנִ֣י אָמַ֔רְתִּי אַ֛ךְ זֶ֥ה חֳלִ֖י וְאֶשָּׂאֶֽנּוּ׃ 20 אָהֳלִ֣י שֻׁדָּ֔ד וְכָל־מֵיתָרַ֖י נִתָּ֑קוּ בָּנַ֤י יְצָאֻ֨נִי֙ וְאֵינָ֔ם אֵין־נֹטֶ֥ה עוֹד֙ אָהֳלִ֔י וּמֵקִ֖ים יְרִיעוֹתָֽי׃ 21 כִּ֤י נִבְעֲרוּ֙ הָֽרֹעִ֔ים וְאֶת־יְהוָ֖ה לֹ֣א דָרָ֑שׁוּ עַל־כֵּן֙ לֹ֣א הִשְׂכִּ֔ילוּ וְכָל־מַרְעִיתָ֖ם נָפֽוֹצָה׃ ס
22 ק֤וֹל שְׁמוּעָה֙ הִנֵּ֣ה בָאָ֔ה וְרַ֥עַשׁ גָּד֖וֹל מֵאֶ֣רֶץ צָפ֑וֹן לָשׂ֞וּם אֶת־עָרֵ֧י יְהוּדָ֛ה שְׁמָמָ֖ה מְע֥וֹן תַּנִּֽים׃ ס
23 יָדַ֣עְתִּי יְהוָ֔ה כִּ֛י לֹ֥א לָאָדָ֖ם דַּרְכּ֑וֹ לֹֽא־לְאִ֣ישׁ הֹלֵ֔ךְ וְהָכִ֖ין אֶֽת־צַעֲדֽוֹ׃ 24 יַסְּרֵ֥נִי יְהוָ֖ה אַךְ־בְּמִשְׁפָּ֑ט אַל־בְּאַפְּךָ֖ פֶּן־תַּמְעִטֵֽנִי׃ 25 שְׁפֹ֣ךְ חֲמָתְךָ֗ עַל־הַגּוֹיִם֙ אֲשֶׁ֣ר לֹֽא־יְדָע֔וּךָ וְעַל֙ מִשְׁפָּח֔וֹת אֲשֶׁ֥ר בְּשִׁמְךָ֖ לֹ֣א קָרָ֑אוּ כִּֽי־אָכְל֣וּ אֶֽת־יַעֲקֹ֗ב וַאֲכָלֻ֨הוּ֙ וַיְכַלֻּ֔הוּ וְאֶת־נָוֵ֖הוּ הֵשַֽׁמּוּ׃ פ