Rregullat e pastrimit
1 Zoti i tha Moisiut e Aronit: 2 «Ky është rregull ligjor që Zoti ka urdhëruar: “Thuaju izraelitëve të të sjellin një mëshqerrë të kuqe, të shëndetshme e të patëmetë, që nuk është vënë në zgjedhë. 3 Jepja priftit Eleazar. Mëshqerra të nxirret jashtë fushimit e të theret para tij. 4 Eleazari ta ngjyejë gishtin në gjakun e mëshqerrës e të spërkatë shtatë herë para tendës së takimit. 5 Pastaj e gjithë mëshqerra, lëkura, mishi, gjaku e rropullitë të digjen para tij. 6 Prifti të marrë dru cedri, hisop e lesh me ngjyrë të kuqe të ndezur e t'i hedhë në mes të zjarrit që djeg mëshqerrën. 7 Atëherë prifti të lajë rrobat e trupin e vet me ujë. Pastaj të hyjë në fushim. Ai do të jetë i papastër deri në mbrëmje. 8 Edhe ai që e dogji mëshqerrën t'i lajë rrobat e trupin e vet me ujë. Ai do të jetë i papastër deri në mbrëmje. 9 Atëherë dikush që është i pastër ta mbledhë hirin e mëshqerrës e ta vendosë jashtë fushimit, në një vend të pastër, që të përdoret nga bashkësia e izraelitëve për ujin e pastrimit, sepse është fli mëkati. 10 Ai që mblodhi hirin e mëshqerrës të lajë rrobat e veta. Ai do të jetë i papastër deri në mbrëmje. Ky është rregull i përhershëm si për izraelitët, edhe për të huajt që banojnë mes jush.
11 Kushdo që prek kufomën e një njeriu, do të jetë i papastër për shtatë ditë. 12 Në ditën e tretë, të pastrojë veten me ujin e pastrimit. Në ditën e shtatë do të jetë i pastër, por nëse nuk pastrohet ditën e tretë nuk do të jetë i pastër ditën e shtatë. 13 Kushdo që nuk pastrohet pasi ka prekur kufomën e një njeriu, përdhos tendën e Zotit, prandaj dhe do të zhbihet prej Izraelit. Ai është i papastër dhe i tillë do të mbesë, sepse nuk u spërkat me ujin e pastrimit.
14 Ky është ligji për ata që vdesin në tendë: kushdo që hyn apo që është në tendë do të jetë i papastër për shtatë ditë. 15 Çdo enë e hapur e pa mbuluar me kapak do të jetë e papastër. 16 Kushdo që prek në fushë të hapur një njeri që është vrarë me shpatë apo që ka vdekur natyrshëm, eshtra njeriu apo ndonjë varr, do të jetë i papastër për shtatë ditë. 17 Për të pastruar të papastrin të merret hi nga flija për mëkatin e djegur e të shtihet në një enë të mbushur me ujin e jetës. 18 Atëherë dikush që është i pastër të marrë hisop, ta ngjyejë në ujë e të spërkatë tendën, të gjitha enët, njerëzit që ishin atje, këdo që kishte prekur ndonjë eshtër apo varr, ndonjë të vrarë apo të vdekur. 19 I pastri të spërkatë të papastrin ditën e tretë e të shtatë. Ai do ta pastrojë të papastrin ditën e shtatë. Pasi i ka larë rrobat në ujë, i papastri do të jetë i pastër në mbrëmje. 20 I papastri që nuk pastrohet të zhbihet prej bashkësisë, sepse ka përdhosur shenjtëroren e Zotit. Ai është i papastër, sepse nuk u spërkat me ujin e pastrimit. 21 Ky është rregull i përhershëm. Kushdo që spërkat ujin e pastrimit t'i lajë rrobat e veta. Kushdo që e prek ujin e pastrimit do të jetë i papastër deri në mbrëmje. 22 Çdo gjë që prek i papastri do të jetë e papastër e kushdo që prek diçka të papastër do të jetë i papastër deri në mbrëmje”».
1 וַיְדַבֵּ֣ר יְהוָ֔ה אֶל־מֹשֶׁ֥ה וְאֶֽל־אַהֲרֹ֖ן לֵאמֹֽר׃ 2 זֹ֚את חֻקַּ֣ת הַתּוֹרָ֔ה אֲשֶׁר־צִוָּ֥ה יְהוָ֖ה לֵאמֹ֑ר דַּבֵּ֣ר ׀ אֶל־בְּנֵ֣י יִשְׂרָאֵ֗ל וְיִקְח֣וּ אֵלֶיךָ֩ פָרָ֨ה אֲדֻמָּ֜ה תְּמִימָ֗ה אֲשֶׁ֤ר אֵֽין־בָּהּ֙ מ֔וּם אֲשֶׁ֛ר לֹא־עָלָ֥ה עָלֶ֖יהָ עֹֽל׃ 3 וּנְתַתֶּ֣ם אֹתָ֔הּ אֶל־אֶלְעָזָ֖ר הַכֹּהֵ֑ן וְהוֹצִ֤יא אֹתָהּ֙ אֶל־מִח֣וּץ לַֽמַּחֲנֶ֔ה וְשָׁחַ֥ט אֹתָ֖הּ לְפָנָֽיו׃ 4 וְלָקַ֞ח אֶלְעָזָ֧ר הַכֹּהֵ֛ן מִדָּמָ֖הּ בְּאֶצְבָּע֑וֹ וְהִזָּ֞ה אֶל־נֹ֨כַח פְּנֵ֧י אֹֽהֶל־מוֹעֵ֛ד מִדָּמָ֖הּ שֶׁ֥בַע פְּעָמִֽים׃ 5 וְשָׂרַ֥ף אֶת־הַפָּרָ֖ה לְעֵינָ֑יו אֶת־עֹרָ֤הּ וְאֶת־בְּשָׂרָהּ֙ וְאֶת־דָּמָ֔הּ עַל־פִּרְשָׁ֖הּ יִשְׂרֹֽף׃ 6 וְלָקַ֣ח הַכֹּהֵ֗ן עֵ֥ץ אֶ֛רֶז וְאֵז֖וֹב וּשְׁנִ֣י תוֹלָ֑עַת וְהִשְׁלִ֕יךְ אֶל־תּ֖וֹךְ שְׂרֵפַ֥ת הַפָּרָֽה׃ 7 וְכִבֶּ֨ס בְּגָדָ֜יו הַכֹּהֵ֗ן וְרָחַ֤ץ בְּשָׂרוֹ֙ בַּמַּ֔יִם וְאַחַ֖ר יָב֣וֹא אֶל־הַֽמַּחֲנֶ֑ה וְטָמֵ֥א הַכֹּהֵ֖ן עַד־הָעָֽרֶב׃ 8 וְהַשֹּׂרֵ֣ף אֹתָ֔הּ יְכַבֵּ֤ס בְּגָדָיו֙ בַּמַּ֔יִם וְרָחַ֥ץ בְּשָׂר֖וֹ בַּמָּ֑יִם וְטָמֵ֖א עַד־הָעָֽרֶב׃ 9 וְאָסַ֣ף ׀ אִ֣ישׁ טָה֗וֹר אֵ֚ת אֵ֣פֶר הַפָּרָ֔ה וְהִנִּ֛יחַ מִח֥וּץ לַֽמַּחֲנֶ֖ה בְּמָק֣וֹם טָה֑וֹר וְ֠הָיְתָה לַעֲדַ֨ת בְּנֵֽי־יִשְׂרָאֵ֧ל לְמִשְׁמֶ֛רֶת לְמֵ֥י נִדָּ֖ה חַטָּ֥את הִֽוא׃ 10 וְ֠כִבֶּס הָאֹסֵ֨ף אֶת־אֵ֤פֶר הַפָּרָה֙ אֶת־בְּגָדָ֔יו וְטָמֵ֖א עַד־הָעָ֑רֶב וְֽהָיְתָ֞ה לִבְנֵ֣י יִשְׂרָאֵ֗ל וְלַגֵּ֛ר הַגָּ֥ר בְּתוֹכָ֖ם לְחֻקַּ֥ת עוֹלָֽם׃ 11 הַנֹּגֵ֥עַ בְּמֵ֖ת לְכָל־נֶ֣פֶשׁ אָדָ֑ם וְטָמֵ֖א שִׁבְעַ֥ת יָמִֽים׃ 12 ה֣וּא יִתְחַטָּא־ב֞וֹ בַּיּ֧וֹם הַשְּׁלִישִׁ֛י וּבַיּ֥וֹם הַשְּׁבִיעִ֖י יִטְהָ֑ר וְאִם־לֹ֨א יִתְחַטָּ֜א בַּיּ֧וֹם הַשְּׁלִישִׁ֛י וּבַיּ֥וֹם הַשְּׁבִיעִ֖י לֹ֥א יִטְהָֽר׃ 13 כָּֽל־הַנֹּגֵ֡עַ בְּמֵ֣ת בְּנֶפֶשׁ֩ הָאָדָ֨ם אֲשֶׁר־יָמ֜וּת וְלֹ֣א יִתְחַטָּ֗א אֶת־מִשְׁכַּ֤ן יְהוָה֙ טִמֵּ֔א וְנִכְרְתָ֛ה הַנֶּ֥פֶשׁ הַהִ֖וא מִיִּשְׂרָאֵ֑ל כִּי֩ מֵ֨י נִדָּ֜ה לֹא־זֹרַ֤ק עָלָיו֙ טָמֵ֣א יִהְיֶ֔ה ע֖וֹד טֻמְאָת֥וֹ בֽוֹ׃ 14 זֹ֚את הַתּוֹרָ֔ה אָדָ֖ם כִּֽי־יָמ֣וּת בְּאֹ֑הֶל כָּל־הַבָּ֤א אֶל־הָאֹ֨הֶל֙ וְכָל־אֲשֶׁ֣ר בָּאֹ֔הֶל יִטְמָ֖א שִׁבְעַ֥ת יָמִֽים׃ 15 וְכֹל֙ כְּלִ֣י פָת֔וּחַ אֲשֶׁ֛ר אֵין־צָמִ֥יד פָּתִ֖יל עָלָ֑יו טָמֵ֖א הֽוּא׃ 16 וְכֹ֨ל אֲשֶׁר־יִגַּ֜ע עַל־פְּנֵ֣י הַשָּׂדֶ֗ה בַּֽחֲלַל־חֶ֨רֶב֙ א֣וֹ בְמֵ֔ת אֽוֹ־בְעֶ֥צֶם אָדָ֖ם א֣וֹ בְקָ֑בֶר יִטְמָ֖א שִׁבְעַ֥ת יָמִֽים׃ 17 וְלָֽקְחוּ֙ לַטָּמֵ֔א מֵעֲפַ֖ר שְׂרֵפַ֣ת הַֽחַטָּ֑את וְנָתַ֥ן עָלָ֛יו מַ֥יִם חַיִּ֖ים אֶל־כֶּֽלִי׃ 18 וְלָקַ֨ח אֵז֜וֹב וְטָבַ֣ל בַּמַּיִם֮ אִ֣ישׁ טָהוֹר֒ וְהִזָּ֤ה עַל־הָאֹ֨הֶל֙ וְעַל־כָּל־הַכֵּלִ֔ים וְעַל־הַנְּפָשֹׁ֖ות אֲשֶׁ֣ר הָֽיוּ־שָׁ֑ם וְעַל־הַנֹּגֵ֗עַ בַּעֶ֨צֶם֙ א֣וֹ בֶֽחָלָ֔ל א֥וֹ בַמֵּ֖ת א֥וֹ בַקָּֽבֶר׃ 19 וְהִזָּ֤ה הַטָּהֹר֙ עַל־הַטָּמֵ֔א בַּיּ֥וֹם הַשְּׁלִישִׁ֖י וּבַיּ֣וֹם הַשְּׁבִיעִ֑י וְחִטְּאוֹ֙ בַּיּ֣וֹם הַשְּׁבִיעִ֔י וְכִבֶּ֧ס בְּגָדָ֛יו וְרָחַ֥ץ בַּמַּ֖יִם וְטָהֵ֥ר בָּעָֽרֶב׃ 20 וְאִ֤ישׁ אֲשֶׁר־יִטְמָא֙ וְלֹ֣א יִתְחַטָּ֔א וְנִכְרְתָ֛ה הַנֶּ֥פֶשׁ הַהִ֖וא מִתּ֣וֹךְ הַקָּהָ֑ל כִּי֩ אֶת־מִקְדַּ֨שׁ יְהוָ֜ה טִמֵּ֗א מֵ֥י נִדָּ֛ה לֹא־זֹרַ֥ק עָלָ֖יו טָמֵ֥א הֽוּא׃ 21 וְהָיְתָ֥ה לָּהֶ֖ם לְחֻקַּ֣ת עוֹלָ֑ם וּמַזֵּ֤ה מֵֽי־הַנִּדָּה֙ יְכַבֵּ֣ס בְּגָדָ֔יו וְהַנֹּגֵ֨עַ֙ בְּמֵ֣י הַנִּדָּ֔ה יִטְמָ֖א עַד־הָעָֽרֶב׃ 22 וְכֹ֛ל אֲשֶׁר־יִגַּע־בּ֥וֹ הַטָּמֵ֖א יִטְמָ֑א וְהַנֶּ֥פֶשׁ הַנֹּגַ֖עַת תִּטְמָ֥א עַד־הָעָֽרֶב׃ פ