Premtimi i haresë
1 «Në atë kohë, kumton Zoti, unë do të jem Perëndia i të gjitha fiseve të Izraelit e ata do të jenë populli im.
2 Kështu thotë Zoti:
gjeti hir në shkretëtirë
populli që i shpëtoi shpatës;
Izraeli po shkon drejt prehjes.
3 Prej së largu m'u dëftua Zoti:
“Të desha me dashuri të amshuar,
prandaj të mbeta besnik.
4 Do të të ngre sërish e ti do të ngrihesh,
o virgjëresha e Izraelit.
Sërish do të stolisesh me dajre
e do t'i prish valles së gaztorëve.
5 Sërish do të mbjellësh vreshta
në malet e Samarisë,
do të mbjellin mbjellësit
e do të begatohen.
6 Se do të vijë dita e vikamës së rojtarëve
në malin e Efraimit:
ngrihuni, të shkojmë në Sion,
te Zoti, Perëndia ynë”.

7 Se kështu thotë Zoti:
bëzani me hare për Jakobin,
galdoni për kreun e kombeve;
shpallni lavdërimin tuaj e thoni:
e shpëtoi Zoti popullin e vet,
tepricën e Izraelit.
8 Ja, unë po i sjell nga dheu i veriut
e po i mbledh nga skajet e dheut.
Ndër ta është i verbri e i çali,
shtatzëna e lehona:
një bashkësi e madhe
këtu do të kthehet.
9 Do të vijnë duke u dënesur,
por unë do t'i sjell të përdëllyer,
do t'u prij drejt rrjedhave të ujit,
në një udhë të drejtë
ku nuk do të pengohen,
se për Izraelin u bëra porsi atë
dhe Efraimi është i parëlinduri im».

10 «Dëgjojeni, o kombe, fjalën e Zotit,
shpalluani ishujve të largët e thoni:
ai që e shpërndau Izraelin, do ta mbledhë,
do ta ruajë grigjën e vet porsi bariu».
11 Se e shpagoi Zoti Jakobin,
e shpengoi nga dora e më të fortit.
12 Do të vijnë e do të brohorasin në lartësitë e Sionit,
shndritur prej mirësisë së Zotit,
për grurin, për mushtin e për vajin,
për grigjat e për tufat.
Si kopsht i ujitur do të jetë shpirti i tyre
e më nuk do të lëngojnë.
13 Atëherë do të gëzojnë virgjëreshat me valle,
rinia e pleqtë së bashku.
Do ta kthej zinë e tyre në hare,
do t'i ngushëlloj e do t'i lumturoj,
do t'ua heq pikëllimin.
14 Do t'i ngij priftërinjtë me dhjamë,
me të mirat e mia do të mbushet populli im,
kumton Zoti.

15 Kështu thotë Zoti:
një zë u dëgjua në Ramah,
rënkim e vajtim i hidhur.
Rakela qan fëmijët e saj,
ngushëllim për fëmijët e saj nuk do,
se nuk janë më.
16 Kështu thotë Zoti:
mos nxirr vaj nga zëri yt,
as lot nga sytë e tu,
se e kanë shpërblimin veprat e tua,
kumton Zoti,
e ata do të kthehen nga dheu i armikut.
17 Ka shpresë për të ardhmen tënde,
kumton Zoti,
do të kthehen bijtë e tu në trojet e veta.

18 «Dëgjova Efraimin tek ankohej:
“Ti më ndreqe e unë u ndreqa
porsi kau i pamësuar.
Kthemë ti e unë do të kthehem,
se ti je Zoti, Perëndia im.
19 Se pasi u largova, u pendova,
pasi ma bëre të ditur, shuplaka kofshën,
u turpërova e u përula,
se u ngarkova me nëmën e rinisë sime”.
20 A s'është Efraimi bir i dashur për mua?
A s'është djali i ëndjeve?
Se sa herë flas kundër tij,
prapë më vijnë ndër mend kujtimet,
prandaj më dridhen zorrët për të,
e me përdëllim do ta përdëllej,
kumton Zoti.

21 Cakto për vete shenjat,
vendos për vete udhërrëfyesit,
mbaje në zemër udhën,
rrugën në të cilën ke ecur.
Kthehu, o virgjëreshë e Izraelit,
kthehu te këto qytetet e tua.
22 Deri kur do të jesh e lëkundur,
o bijë besëshkalë?
Se Zoti krijoi një risi mbi dhe:
një femër i sillet rrotull një burri.

23 Kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit: përsëri do të thonë këto fjalë në tokën e Judës dhe në qytetet e saj, pasi t'i kem kthyer të shpërngulurit e tyre:
të bekoftë Zoti, o shtëpi e drejtësisë,
o mal i shenjtë!
24 Atje do të banojnë së bashku Juda
dhe të gjitha qytetet e tij,
bujqit e prijësit e tufës.
25 Se do ta mëkoj shpirtin e mekur
e do të ngij çdo shpirt të drobitur».
26 Këtu u zgjova e pashë se kisha bërë gjumë të mirë.
Izraeli e Juda
27 «Ja, po vijnë ditët, kumton Zoti, kur do ta mbjell shtëpinë e Izraelit e të Judës me farë njerëzish e me farë bagëtish. 28 Atëherë, siç i mbajta sytë hapur mbi ta për t'i zhbirë e për t'i shembur, për t'i rrëzuar, për t'i rrënuar e për t'i dëmtuar, po ashtu do t'i mbaj sytë hapur mbi ta, për të ndërtuar e për të mbjellë, kumton Zoti. 29 Në ato ditë nuk do të thuhet më:
“Rrushin e thartë e hëngrën etërit,
por dhëmbët iu mpinë bijve”, 30 sepse secili do të vdesë për faj të vet. Do t'i mpihen dhëmbët vetëm atij që ha rrush të thartë».
Besëlidhja e re
31 «Ja, po vijnë ditët, kumton Zoti, kur do të bëj një besëlidhje të re me shtëpinë e Izraelit e me shtëpinë e Judës. 32 Jo si besëlidhja që bëra me etërit e tyre, kur i mora për dore, për t'i nxjerrë nga dheu i Egjiptit, besëlidhja ime, që ata e thyen, megjithëse unë isha zotëria i tyre, kumton Zoti. 33 Por, kjo është besëlidhja që do të bëj me shtëpinë e Izraelit, pas atyre ditëve, kumton Zoti: do ta vendos brenda tyre ligjin tim e do ta shkruaj në zemrën e tyre. Atëherë unë do të jem Perëndia i tyre e ata do të jenë populli im. 34 Nuk do ta mësojnë më njëri-tjetrin, duke thënë: “Njiheni Zotin”, sepse të gjithë do të më njohin, nga më i vogli deri te më i madhi prej tyre, kumton Zoti, se do t'ua fal fajin e nuk do ta kujtoj më mëkatin e tyre.

35 Kështu thotë Zoti,
që diellin gjatë ditës si dritë e cakton,
e gjatë natës, si dritë, hënën e yjet vendos,
që trazon detin, e valët e tij ushtojnë
dhe emrin e ka Zoti i ushtrive:
36 nëse këto ligje më dalin dore,
kumton Zoti,
vetëm atëherë do të reshtë Izraeli
e nuk do të jetë më para meje komb përgjithmonë.

37 Kështu thotë Zoti:
nëse mund të maten qiejt prej së larti
e të hulumtohen gjer poshtë themelet e tokës,
edhe unë do ta flak mbarë farën e Izraelit
për gjithçka bëri,
kumton Zoti».

Rindërtimi i Jerusalemit
38 «Ja, po vijnë ditët, kumton Zoti, kur qyteti do të rindërtohet për Zotin, që nga Kulla e Hananelit deri te Porta e Këndit. 39 Litari matës do të shtrihet përsëri deri te kodra e Garebit e do të sillet drejt Goahut. 40 Gjithë lugina e kufomave dhe e hirit dhe të gjitha rrafshinat deri te përroi Kidron, deri te qoshja e Portës së Kuajve drejt lindjes, do të jenë të shenjta për Zotin. Nuk do të zhbihen, as do të rrafshohen më».
1 בָּעֵ֤ת הַהִיא֙ נְאֻם־יְהוָ֔ה אֶֽהְיֶה֙ לֵֽאלֹהִ֔ים לְכֹ֖ל מִשְׁפְּח֣וֹת יִשְׂרָאֵ֑ל וְהֵ֖מָּה יִֽהְיוּ־לִ֥י לְעָֽם׃ ס
2 כֹּ֚ה אָמַ֣ר יְהוָ֔ה מָצָ֥א חֵן֙ בַּמִּדְבָּ֔ר עַ֖ם שְׂרִ֣ידֵי חָ֑רֶב הָל֥וֹךְ לְהַרְגִּיע֖וֹ יִשְׂרָאֵֽל׃ 3 מֵרָח֕וֹק יְהוָ֖ה נִרְאָ֣ה לִ֑י וְאַהֲבַ֤ת עוֹלָם֙ אֲהַבְתִּ֔יךְ עַל־כֵּ֖ן מְשַׁכְתִּ֥יךְ חָֽסֶד׃ 4 ע֤וֹד אֶבְנֵךְ֙ וְֽנִבְנֵ֔ית בְּתוּלַ֖ת יִשְׂרָאֵ֑ל ע֚וֹד תַּעְדִּ֣י תֻפַּ֔יִךְ וְיָצָ֖את בִּמְח֥וֹל מְשַׂחֲקִֽים׃ 5 ע֚וֹד תִּטְּעִ֣י כְרָמִ֔ים בְּהָרֵ֖י שֹֽׁמְר֑וֹן נָטְע֥וּ נֹטְעִ֖ים וְחִלֵּֽלוּ׃ 6 כִּ֣י יֶשׁ־י֔וֹם קָרְא֥וּ נֹצְרִ֖ים בְּהַ֣ר אֶפְרָ֑יִם ק֚וּמוּ וְנַעֲלֶ֣ה צִיּ֔וֹן אֶל־יְהוָ֖ה אֱלֹהֵֽינוּ׃ פ
7 כִּי־כֹ֣ה ׀ אָמַ֣ר יְהוָ֗ה רָנּ֤וּ לְיַֽעֲקֹב֙ שִׂמְחָ֔ה וְצַהֲל֖וּ בְּרֹ֣אשׁ הַגּוֹיִ֑ם הַשְׁמִ֤יעוּ הַֽלְלוּ֙ וְאִמְר֔וּ הוֹשַׁ֤ע יְהוָה֙ אֶֽת־עַמְּךָ֔ אֵ֖ת שְׁאֵרִ֥ית יִשְׂרָאֵֽל׃ 8 הִנְנִי֩ מֵבִ֨יא אוֹתָ֜ם מֵאֶ֣רֶץ צָפ֗וֹן וְקִבַּצְתִּים֮ מִיַּרְכְּתֵי־אָרֶץ֒ בָּ֚ם עִוֵּ֣ר וּפִסֵּ֔חַ הָרָ֥ה וְיֹלֶ֖דֶת יַחְדָּ֑ו קָהָ֥ל גָּד֖וֹל יָשׁ֥וּבוּ הֵֽנָּה׃ 9 בִּבְכִ֣י יָבֹ֗אוּ וּֽבְתַחֲנוּנִים֮ אֽוֹבִילֵם֒ אֽוֹלִיכֵם֙ אֶל־נַ֣חֲלֵי מַ֔יִם בְּדֶ֣רֶךְ יָשָׁ֔ר לֹ֥א יִכָּשְׁל֖וּ בָּ֑הּ כִּֽי־הָיִ֤יתִי לְיִשְׂרָאֵל֙ לְאָ֔ב וְאֶפְרַ֖יִם בְּכֹ֥רִי הֽוּא׃ ס
10 שִׁמְע֤וּ דְבַר־יְהוָה֙ גּוֹיִ֔ם וְהַגִּ֥ידוּ בָאִיִּ֖ים מִמֶּרְחָ֑ק וְאִמְר֗וּ מְזָרֵ֤ה יִשְׂרָאֵל֙ יְקַבְּצֶ֔נּוּ וּשְׁמָר֖וֹ כְּרֹעֶ֥ה עֶדְרֽוֹ׃ 11 כִּֽי־פָדָ֥ה יְהוָ֖ה אֶֽת־יַעֲקֹ֑ב וּגְאָל֕וֹ מִיַּ֖ד חָזָ֥ק מִמֶּֽנּוּ׃ 12 וּבָאוּ֮ וְרִנְּנ֣וּ בִמְרוֹם־צִיּוֹן֒ וְנָהֲר֞וּ אֶל־ט֣וּב יְהוָ֗ה עַל־דָּגָן֙ וְעַל־תִּירֹ֣שׁ וְעַל־יִצְהָ֔ר וְעַל־בְּנֵי־צֹ֖אן וּבָקָ֑ר וְהָיְתָ֤ה נַפְשָׁם֙ כְּגַ֣ן רָוֶ֔ה וְלֹא־יוֹסִ֥יפוּ לְדַאֲבָ֖ה עֽוֹד׃ 13 אָ֣ז תִּשְׂמַ֤ח בְּתוּלָה֙ בְּמָח֔וֹל וּבַחֻרִ֥ים וּזְקֵנִ֖ים יַחְדָּ֑ו וְהָפַכְתִּ֨י אֶבְלָ֤ם לְשָׂשׂוֹן֙ וְנִ֣חַמְתִּ֔ים וְשִׂמַּחְתִּ֖ים מִיגוֹנָֽם׃ 14 וְרִוֵּיתִ֛י נֶ֥פֶשׁ הַכֹּהֲנִ֖ים דָּ֑שֶׁן וְעַמִּ֛י אֶת־טוּבִ֥י יִשְׂבָּ֖עוּ נְאֻם־יְהוָֽה׃ ס
15 כֹּ֣ה ׀ אָמַ֣ר יְהוָ֗ה ק֣וֹל בְּרָמָ֤ה נִשְׁמָע֙ נְהִי֙ בְּכִ֣י תַמְרוּרִ֔ים רָחֵ֖ל מְבַכָּ֣ה עַל־בָּנֶ֑יהָ מֵאֲנָ֛ה לְהִנָּחֵ֥ם עַל־בָּנֶ֖יהָ כִּ֥י אֵינֶֽנּוּ׃ ס
16 כֹּ֣ה ׀ אָמַ֣ר יְהוָ֗ה מִנְעִ֤י קוֹלֵךְ֙ מִבֶּ֔כִי וְעֵינַ֖יִךְ מִדִּמְעָ֑ה כִּי֩ יֵ֨שׁ שָׂכָ֤ר לִפְעֻלָּתֵךְ֙ נְאֻם־יְהוָ֔ה וְשָׁ֖בוּ מֵאֶ֥רֶץ אוֹיֵֽב׃ 17 וְיֵשׁ־תִּקְוָ֥ה לְאַחֲרִיתֵ֖ךְ נְאֻם־יְהוָ֑ה וְשָׁ֥בוּ בָנִ֖ים לִגְבוּלָֽם׃ ס
18 שָׁמ֣וֹעַ שָׁמַ֗עְתִּי אֶפְרַ֨יִם֙ מִתְנוֹדֵ֔ד יִסַּרְתַּ֨נִי֙ וָֽאִוָּסֵ֔ר כְּעֵ֖גֶל לֹ֣א לֻמָּ֑ד הֲשִׁיבֵ֣נִי וְאָשׁ֔וּבָה כִּ֥י אַתָּ֖ה יְהוָ֥ה אֱלֹהָֽי׃ 19 כִּֽי־אַחֲרֵ֤י שׁוּבִי֙ נִחַ֔מְתִּי וְאַֽחֲרֵי֙ הִוָּ֣דְעִ֔י סָפַ֖קְתִּי עַל־יָרֵ֑ךְ בֹּ֚שְׁתִּי וְגַם־נִכְלַ֔מְתִּי כִּ֥י נָשָׂ֖אתִי חֶרְפַּ֥ת נְעוּרָֽי׃ 20 הֲבֵן֩ יַקִּ֨יר לִ֜י אֶפְרַ֗יִם אִ֚ם יֶ֣לֶד שַׁעֲשֻׁעִ֔ים כִּֽי־מִדֵּ֤י דַבְּרִי֙ בּ֔וֹ זָכֹ֥ר אֶזְכְּרֶ֖נּוּ ע֑וֹד עַל־כֵּ֗ן הָמ֤וּ מֵעַי֙ ל֔וֹ רַחֵ֥ם אֲֽרַחֲמֶ֖נּוּ נְאֻם־יְהוָֽה׃ ס
21 הַצִּ֧יבִי לָ֣ךְ צִיֻּנִ֗ים שִׂ֤מִי לָךְ֙ תַּמְרוּרִ֔ים שִׁ֣תִי לִבֵּ֔ךְ לַֽמְסִלָּ֖ה דֶּ֣רֶךְ הָלָ֑כְתְּי שׁ֚וּבִי בְּתוּלַ֣ת יִשְׂרָאֵ֔ל שֻׁ֖בִי אֶל־עָרַ֥יִךְ אֵֽלֶּה׃ 22 עַד־מָתַי֙ תִּתְחַמָּקִ֔ין הַבַּ֖ת הַשֹּֽׁובֵבָ֑ה כִּֽי־בָרָ֨א יְהוָ֤ה חֲדָשָׁה֙ בָּאָ֔רֶץ נְקֵבָ֖ה תְּס֥וֹבֵֽב גָּֽבֶר׃ ס
23 כֹּֽה־אָמַ֞ר יְהוָ֤ה צְבָאוֹת֙ אֱלֹהֵ֣י יִשְׂרָאֵ֔ל ע֣וֹד יֹאמְר֞וּ אֶת־הַדָּבָ֣ר הַזֶּ֗ה בְּאֶ֤רֶץ יְהוּדָה֙ וּבְעָרָ֔יו בְּשׁוּבִ֖י אֶת־שְׁבוּתָ֑ם יְבָרֶכְךָ֧ יְהוָ֛ה נְוֵה־צֶ֖דֶק הַ֥ר הַקֹּֽדֶשׁ׃ 24 וְיָ֥שְׁבוּ בָ֛הּ יְהוּדָ֥ה וְכָל־עָרָ֖יו יַחְדָּ֑ו אִכָּרִ֕ים וְנָסְע֖וּ בַּעֵֽדֶר׃ 25 כִּ֥י הִרְוֵ֖יתִי נֶ֣פֶשׁ עֲיֵפָ֑ה וְכָל־נֶ֥פֶשׁ דָּאֲבָ֖ה מִלֵּֽאתִי׃ 26 עַל־זֹ֖את הֱקִיצֹ֣תִי וָאֶרְאֶ֑ה וּשְׁנָתִ֖י עָ֥רְבָה לִּֽי׃ ס
27 הִנֵּ֛ה יָמִ֥ים בָּאִ֖ים נְאֻם־יְהוָ֑ה וְזָרַעְתִּ֗י אֶת־בֵּ֤ית יִשְׂרָאֵל֙ וְאֶת־בֵּ֣ית יְהוּדָ֔ה זֶ֥רַע אָדָ֖ם וְזֶ֥רַע בְּהֵמָֽה׃ 28 וְהָיָ֞ה כַּאֲשֶׁ֧ר שָׁקַ֣דְתִּי עֲלֵיהֶ֗ם לִנְת֧וֹשׁ וְלִנְת֛וֹץ וְלַהֲרֹ֖ס וּלְהַאֲבִ֣יד וּלְהָרֵ֑עַ כֵּ֣ן אֶשְׁקֹ֧ד עֲלֵיהֶ֛ם לִבְנ֥וֹת וְלִנְט֖וֹעַ נְאֻם־יְהוָֽה׃ 29 בַּיָּמִ֣ים הָהֵ֔ם לֹא־יֹאמְר֣וּ ע֔וֹד אָב֖וֹת אָ֣כְלוּ בֹ֑סֶר וְשִׁנֵּ֥י בָנִ֖ים תִּקְהֶֽינָה׃ 30 כִּ֛י אִם־אִ֥ישׁ בַּעֲוֺנ֖וֹ יָמ֑וּת כָּל־הָֽאָדָ֛ם הָאֹכֵ֥ל הַבֹּ֖סֶר תִּקְהֶ֥ינָה שִׁנָּֽיו׃ ס
31 הִנֵּ֛ה יָמִ֥ים בָּאִ֖ים נְאֻם־יְהוָ֑ה וְכָרַתִּ֗י אֶת־בֵּ֧ית יִשְׂרָאֵ֛ל וְאֶת־בֵּ֥ית יְהוּדָ֖ה בְּרִ֥ית חֲדָשָֽׁה׃ 32 לֹ֣א כַבְּרִ֗ית אֲשֶׁ֤ר כָּרַ֨תִּי֙ אֶת־אֲבוֹתָ֔ם בְּיוֹם֙ הֶחֱזִיקִ֣י בְיָדָ֔ם לְהוֹצִיאָ֖ם מֵאֶ֖רֶץ מִצְרָ֑יִם אֲשֶׁר־הֵ֜מָּה הֵפֵ֣רוּ אֶת־בְּרִיתִ֗י וְאָנֹכִ֛י בָּעַ֥לְתִּי בָ֖ם נְאֻם־יְהוָֽה׃ 33 כִּ֣י זֹ֣את הַבְּרִ֡ית אֲשֶׁ֣ר אֶכְרֹת֩ אֶת־בֵּ֨ית יִשְׂרָאֵ֜ל אַחֲרֵ֨י הַיָּמִ֤ים הָהֵם֙ נְאֻם־יְהוָ֔ה נָתַ֤תִּי אֶת־תּֽוֹרָתִי֙ בְּקִרְבָּ֔ם וְעַל־לִבָּ֖ם אֶכְתֲּבֶ֑נָּה וְהָיִ֤יתִי לָהֶם֙ לֵֽאלֹהִ֔ים וְהֵ֖מָּה יִֽהְיוּ־לִ֥י לְעָֽם׃ 34 וְלֹ֧א יְלַמְּד֣וּ ע֗וֹד אִ֣ישׁ אֶת־רֵעֵ֜הוּ וְאִ֤ישׁ אֶת־אָחִיו֙ לֵאמֹ֔ר דְּע֖וּ אֶת־יְהוָ֑ה כִּֽי־כוּלָּם֩ יֵדְע֨וּ אוֹתִ֜י לְמִקְטַנָּ֤ם וְעַד־גְּדוֹלָם֙ נְאֻם־יְהוָ֔ה כִּ֤י אֶסְלַח֙ לַֽעֲוֺנָ֔ם וּלְחַטָּאתָ֖ם לֹ֥א אֶזְכָּר־עֽוֹד׃ ס
35 כֹּ֣ה ׀ אָמַ֣ר יְהוָ֗ה נֹתֵ֥ן שֶׁ֨מֶשׁ֙ לְא֣וֹר יוֹמָ֔ם חֻקֹּ֛ת יָרֵ֥חַ וְכוֹכָבִ֖ים לְא֣וֹר לָ֑יְלָה רֹגַ֤ע הַיָּם֙ וַיֶּהֱמ֣וּ גַלָּ֔יו יְהוָ֥ה צְבָא֖וֹת שְׁמֽוֹ׃ 36 אִם־יָמֻ֜שׁוּ הַחֻקִּ֥ים הָאֵ֛לֶּה מִלְּפָנַ֖י נְאֻם־יְהוָ֑ה גַּם֩ זֶ֨רַע יִשְׂרָאֵ֜ל יִשְׁבְּת֗וּ מִֽהְי֥וֹת גּ֛וֹי לְפָנַ֖י כָּל־הַיָּמִֽים׃ ס
37 כֹּ֣ה ׀ אָמַ֣ר יְהוָ֗ה אִם־יִמַּ֤דּוּ שָׁמַ֨יִם֙ מִלְמַ֔עְלָה וְיֵחָקְר֥וּ מֽוֹסְדֵי־אֶ֖רֶץ לְמָ֑טָּה גַּם־אֲנִ֞י אֶמְאַ֨ס בְּכָל־זֶ֧רַע יִשְׂרָאֵ֛ל עַֽל־כָּל־אֲשֶׁ֥ר עָשׂ֖וּ נְאֻם־יְהוָֽה׃ ס
38 הִנֵּ֛ה יָמִ֥ים ִָּ֖ נְאֻם־יְהוָ֑ה וְנִבְנְתָ֤ה הָעִיר֙ לַֽיהוָ֔ה מִמִּגְדַּ֥ל חֲנַנְאֵ֖ל שַׁ֥עַר הַפִּנָּֽה׃ 39 וְיָצָ֨א ע֜וֹד קָ֤וה הַמִּדָּה֙ נֶגְדּ֔וֹ עַ֖ל גִּבְעַ֣ת גָּרֵ֑ב וְנָסַ֖ב גֹּעָֽתָה׃ 40 וְכָל־הָעֵ֣מֶק הַפְּגָרִ֣ים ׀ וְהַדֶּ֡שֶׁן וְכָֽל־הַשְּׁרֵמוֹת֩ עַד־נַ֨חַל קִדְר֜וֹן עַד־פִּנַּ֨ת שַׁ֤עַר הַסּוּסִים֙ מִזְרָ֔חָה קֹ֖דֶשׁ לַֽיהוָ֑ה לֹֽא־יִנָּתֵ֧שׁ וְֽלֹא־יֵהָרֵ֛ס ע֖וֹד לְעוֹלָֽם׃ ס