Mikeshat
1 Kthehu, o shulamite, kthehu!
Kthehu, të të kundrojmë, kthehu!
Ç't'i kundroni shulamites
që është si vallja mes dy fushimesh?
Ai
2 Sa të hijshme i ke këmbët në sandale,
o bijë fisnikësh!
Vijat e ijëve të tua porsi stoli,
vepër kryemjeshtërore.
3 Kërthiza jote si kupë e rrumbullt
që s'mbetet kurrë pa verë erëmirë.
Barku yt porsi pirg gruri
me lilakë rrethuar.
4 Dy gjinjtë e tu si dy kaproj
binjakë të drenushës.
5 Qafa jote si kullë fildishi,
sytë e ty si pellgjet e Heshbonit
te porta e Bat Rabimit.
Hunda jote si kullë Libani
me pamje nga Damasku.
6 Kokën si Karmeli e ke
e flokët porsi purpur,
në gërsheta një mbret u zu.
7 Sa e bukur je e sa e hirshme,
o dashuri, e tëra kënaqësi.
8 Shtati yt porsi palma,
porsi vile gjinjtë e tu.
9 Thashë me vete:
«Do t'i ngjitem palmës
e do t'ia vjel unë vilet».
Qofshin gjinjtë e tu
si vile rrushi
e porsi era e mollës,
era e frymës sate.
10 Qiellza jote si vera më e mirë
që rrjedh këndshëm
e rrëshqet lëmuar
ndër buzë e ndër dhëmbë.
Ajo
11 Unë i përkas të shtrenjtit tim
e ai fort më dëshiron.
12 Eja, o i shtrenjti im,
të dalim ndër fusha,
të bujmë ndër katunde.
13 Të shkojmë herët ndër vreshta,
të shohim a çeli hardhia,
a shpërtheu sythi,
a lulëzuan shegët.
Atje dashurinë time
ty do të ta dhuroj.
14 Madërgonat lëshojnë erë,
te dera e shtëpisë çdo të mirë kemi,
të re e të vjetër.
Për ty i kam ruajtur,
o i shtrenjti im.
1 שׁ֤וּבִי שׁ֨וּבִי֙ הַשּׁ֣וּלַמִּ֔ית שׁ֥וּבִי שׁ֖וּבִי וְנֶחֱזֶה־בָּ֑ךְ מַֽה־תֶּחֱזוּ֙ בַּשּׁ֣וּלַמִּ֔ית כִּמְחֹלַ֖ת הַֽמַּחֲנָֽיִם׃ 2 מַה־יָּפ֧וּ פְעָמַ֛יִךְ בַּנְּעָלִ֖ים בַּת־נָדִ֑יב חַמּוּקֵ֣י יְרֵכַ֔יִךְ כְּמ֣וֹ חֲלָאִ֔ים מַעֲשֵׂ֖ה יְדֵ֥י אָמָּֽן׃ 3 שָׁרְרֵךְ֙ אַגַּ֣ן הַסַּ֔הַר אַל־יֶחְסַ֖ר הַמָּ֑זֶג בִּטְנֵךְ֙ עֲרֵמַ֣ת חִטִּ֔ים סוּגָ֖ה בַּשּׁוֹשַׁנִּֽים׃ 4 שְׁנֵ֥י שָׁדַ֛יִךְ כִּשְׁנֵ֥י עֳפָרִ֖ים תָּאֳמֵ֥י צְבִיָּֽה׃ 5 צַוָּארֵ֖ךְ כְּמִגְדַּ֣ל הַשֵּׁ֑ן עֵינַ֜יִךְ בְּרֵכ֣וֹת בְּחֶשְׁבּ֗וֹן עַל־שַׁ֨עַר֙ בַּת־רַבִּ֔ים אַפֵּךְ֙ כְּמִגְדַּ֣ל הַלְּבָנ֔וֹן צוֹפֶ֖ה פְּנֵ֥י דַמָּֽשֶׂק׃ 6 רֹאשֵׁ֤ךְ עָלַ֨יִךְ֙ כַּכַּרְמֶ֔ל וְדַלַּ֥ת רֹאשֵׁ֖ךְ כָּאַרְגָּמָ֑ן מֶ֖לֶךְ אָס֥וּר בָּרְהָטִֽים׃ 7 מַה־יָּפִית֙ וּמַה־נָּעַ֔מְתְּ אַהֲבָ֖ה בַּתַּֽעֲנוּגִֽים׃ 8 זֹ֤את קֽוֹמָתֵךְ֙ דָּֽמְתָ֣ה לְתָמָ֔ר וְשָׁדַ֖יִךְ לְאַשְׁכֹּלֽוֹת׃ 9 אָמַ֨רְתִּי֙ אֶעֱלֶ֣ה בְתָמָ֔ר אֹֽחֲזָ֖ה בְּסַנְסִנָּ֑יו וְיִֽהְיוּ־נָ֤א שָׁדַ֨יִךְ֙ כְּאֶשְׁכְּל֣וֹת הַגֶּ֔פֶן וְרֵ֥יחַ אַפֵּ֖ךְ כַּתַּפּוּחִֽים׃ 10 וְחִכֵּ֕ךְ כְּיֵ֥ין הַטּ֛וֹב הוֹלֵ֥ךְ לְדוֹדִ֖י לְמֵישָׁרִ֑ים דּוֹבֵ֖ב שִׂפְתֵ֥י יְשֵׁנִֽים׃ 11 אֲנִ֣י לְדוֹדִ֔י וְעָלַ֖י תְּשׁוּקָתֽוֹ׃ ס
12 לְכָ֤ה דוֹדִי֙ נֵצֵ֣א הַשָּׂדֶ֔ה נָלִ֖ינָה בַּכְּפָרִֽים׃ 13 נַשְׁכִּ֨ימָה֙ לַכְּרָמִ֔ים נִרְאֶ֞ה אִם פָּֽרְחָ֤ה הַגֶּ֨פֶן֙ פִּתַּ֣ח הַסְּמָדַ֔ר הֵנֵ֖צוּ הָרִמּוֹנִ֑ים שָׁ֛ם אֶתֵּ֥ן אֶת־דֹּדַ֖י לָֽךְ׃ 14 הַֽדּוּדָאִ֣ים נָֽתְנוּ־רֵ֗יחַ וְעַל־פְּתָחֵ֨ינוּ֙ כָּל־מְגָדִ֔ים חֲדָשִׁ֖ים גַּם־יְשָׁנִ֑ים דּוֹדִ֖י צָפַ֥נְתִּי לָֽךְ׃