1 Bijve të Korahut. Psalm. Këngë.
Themelet e tij janë mbi malet e shenjtë,
2 Zoti i do portat e Sionit
më shumë se të gjitha banesat e Jakobit.
3 Gjëra të lavdishme thuhen për ty,
o qytet i Perëndisë. selah
4 Nga ata që më njohin
do të përmend Rahabin e Babiloninë;
ja, Filistea, Tiri dhe Kushi,
atje kanë lindur edhe ato.
5 Për Sionin do të thuhet:
«Në të ka lindur çdo njeri,
atë e ka themeluar vetë i Tejlarti».
6 Zoti do të shkruajë kur të shënojë popujt:
«Ky ka lindur atje». selah
7 Këngëtarët e valltarët do të thonë:
«Te ti i kemi rrënjët».
1 לִבְנֵי־קֹ֖רַח מִזְמ֣וֹר שִׁ֑יר יְ֝סוּדָת֗וֹ בְּהַרְרֵי־קֹֽדֶשׁ׃ 2 אֹהֵ֣ב יְ֭הוָה שַׁעֲרֵ֣י צִיּ֑וֹן מִ֝כֹּ֗ל מִשְׁכְּנ֥וֹת יַעֲקֹֽב׃ 3 נִ֭כְבָּדוֹת מְדֻבָּ֣ר בָּ֑ךְ עִ֖יר הָאֱלֹהִ֣ים סֶֽלָה׃ 4 אַזְכִּ֤יר ׀ רַ֥הַב וּבָבֶ֗ל לְֽיֹ֫דְעָ֥י הִנֵּ֤ה פְלֶ֣שֶׁת וְצ֣וֹר עִם־כּ֑וּשׁ זֶ֝֗ה יֻלַּד־שָֽׁם׃ 5 וּֽלֲצִיּ֨וֹן ׀ יֵאָמַ֗ר אִ֣ישׁ וְ֭אִישׁ יֻלַּד־בָּ֑הּ וְה֖וּא יְכוֹנְנֶ֣הָ עֶלְיֽוֹן׃ 6 יְֽהוָ֗ה יִ֭סְפֹּר בִּכְת֣וֹב עַמִּ֑ים זֶ֖ה יֻלַּד־שָׁ֣ם סֶֽלָה׃ 7 וְשָׁרִ֥ים כְּחֹלְלִ֑ים כָּֽל־מַעְיָנַ֥י בָּֽךְ׃