Ftesa e urtisë
1 Urtia e ndërtoi shtëpinë e vet,
ia latoi shtatë shtyllat.
2 Theri theroret, përzjeu verën
e shtroi tryezën.
3 Dërgoi shërbëtoret e veta
dhe shpall nga majat e lartësive të qytezës:
4 «Kush është i pamësuar, le të kthehet këtu!».
Të pamendëve u thotë:
5 «Ejani, hani bukën time
e pini verën që kam përzier unë!
6 Hiqni dorë nga marrëzitë e do të jetoni.
Ecni udhës së arsyes!».
Kundër shpotitësve
7 Kush ndreq shpotitësin, turpërohet,
kush hahet me të prapin, lëndohet.
8 Mos e ndreq shpotitësin, që mos të të urrejë.
Ndreqe të urtin e ai do të të dojë.
9 Jepi këshilla të urtit
e do të jetë edhe më i urtë.
Mësoje të drejtin e do t'i shtohet mençuria.
10 Fillimi i urtisë është droja e Zotit;
njohja e të Shenjtit, kjo është mençuria.
11 Falë meje do të shtohen ditët e tua
e do të shumohen vitet e jetës sate.
12 Në do të jesh i urtë, do të jesh për vete,
Në do të jesh shpotitës, për vete do të jesh.
Përçartja e marrëzisë
13 Marrëzia është si një grua bujëmadhe,
si një e pamend që nuk di asgjë.
14 Rri ulur në derën e shtëpisë,
në fron, lart mbi qytezë
15 dhe u thërret kalimtarëve
që ecin udhës së tyre të drejtë:
16 «Kush është i pamësuar, le të kthehet këtu!».
Të pamendëve ajo u thotë:
17 «Uji i vjedhur është i ëmbël
e buka e marrë tinëz është e shijshme».
18 Ata s'e dinë se atje janë hijet
dhe të ftuarit e saj janë thellë në skëterrë.
1 חָ֭כְמוֹת בָּנְתָ֣ה בֵיתָ֑הּ חָצְבָ֖ה עַמּוּדֶ֣יהָ שִׁבְעָֽה׃ 2 טָבְחָ֣ה טִ֭בְחָהּ מָסְכָ֣ה יֵינָ֑הּ אַ֝֗ף עָֽרְכָ֥ה שֻׁלְחָנָֽהּ׃ 3 שָֽׁלְחָ֣ה נַעֲרֹתֶ֣יהָ תִקְרָ֑א עַל־גַּ֝פֵּ֗י מְרֹ֣מֵי קָֽרֶת׃ 4 מִי־פֶ֭תִי יָסֻ֣ר הֵ֑נָּה חֲסַר־לֵ֝֗ב אָ֣מְרָה לּֽוֹ׃ 5 לְ֭כוּ לַחֲמ֣וּ בְֽלַחֲמִ֑י וּ֝שְׁת֗וּ בְּיַ֣יִן מָסָֽכְתִּי׃ 6 עִזְב֣וּ פְתָאיִ֣ם וִֽחְי֑וּ וְ֝אִשְׁר֗וּ בְּדֶ֣רֶךְ בִּינָֽה׃ 7 יֹ֤סֵ֨ר ׀ לֵ֗ץ לֹקֵ֣חַֽ ל֣וֹ קָל֑וֹן וּמוֹכִ֖יחַ לְרָשָׁ֣ע מוּמֽוֹ׃ 8 אַל־תּ֣וֹכַח לֵ֭ץ פֶּן־יִשְׂנָאֶ֑ךָּ הוֹכַ֥ח לְ֝חָכָ֗ם וְיֶאֱהָבֶֽךָּ׃ 9 תֵּ֣ן לְ֭חָכָם וְיֶחְכַּם־ע֑וֹד הוֹדַ֥ע לְ֝צַדִּ֗יק וְי֣וֹסֶף לֶֽקַח׃ פ
10 תְּחִלַּ֣ת חָ֭כְמָה יִרְאַ֣ת יְהוָ֑ה וְדַ֖עַת קְדֹשִׁ֣ים בִּינָֽה׃ 11 כִּי־בִ֭י יִרְבּ֣וּ יָמֶ֑יךָ וְיוֹסִ֥יפוּ לְּ֝ךָ֗ שְׁנ֣וֹת חַיִּֽים׃ 12 אִם־חָ֭כַמְתָּ חָכַ֣מְתָּ לָּ֑ךְ וְ֝לַ֗צְתָּ לְֽבַדְּךָ֥ תִשָּֽׂא׃ 13 אֵ֣שֶׁת כְּ֭סִילוּת הֹֽמִיָּ֑ה פְּ֝תַיּ֗וּת וּבַל־יָ֥דְעָה מָּֽה׃ 14 וְֽ֭יָשְׁבָה לְפֶ֣תַח בֵּיתָ֑הּ עַל־כִּ֝סֵּ֗א מְרֹ֣מֵי קָֽרֶת׃ 15 לִקְרֹ֥א לְעֹֽבְרֵי־דָ֑רֶךְ הַֽ֝מְיַשְּׁרִ֗ים אֹֽרְחוֹתָֽם׃ 16 מִי־פֶ֭תִי יָסֻ֣ר הֵ֑נָּה וַחֲסַר־לֵ֝֗ב וְאָ֣מְרָה לּֽוֹ׃ 17 מַֽיִם־גְּנוּבִ֥ים יִמְתָּ֑קוּ וְלֶ֖חֶם סְתָרִ֣ים יִנְעָֽם׃ 18 וְֽלֹא־יָ֭דַע כִּֽי־רְפָאִ֣ים שָׁ֑ם בְּעִמְקֵ֖י שְׁא֣וֹל קְרֻאֶֽיהָ׃ פ