1 Shpallje për Ninivën. Libri i Vegimeve të Naumit prej Elkoshit.

Zemërimi i Perëndisë
2 «Perëndia është Zot xheloz e hakmarrës,
hakmarrës është Zoti e Zot plot tërbim.
Hak merr Zoti kundër armiqve të tij
e shpërthen me tërbim ndaj kundërshtarëve të tij.
3 Zoti është i ngadaltë në zemërim,
i madhërishëm në fuqi,
fajtorin nuk e lë pa ndëshkim.
Zoti rrugëton në furtunë e stuhi,
si pluhur i shkel retë këmba e tij.
4 Qorton detin, e than atë,
tërë lumenjtë i shteron.
U mpak Bashani e Karmeli,
u venit lulëzimi i Libanit.
5 Prej tij malet tranden
e kodrat dridhen.
Para tij gulçon toka,
bota e mbarë banorët e saj.
6 Kush mund t'i bëjë ballë furisë së tij?
Kush mund ta durojë zemërimin e tij?
Porsi zjarri e derdh tërbimin,
para tij shkërmoqen shkëmbinjtë.
7 Zoti është i mirë,
strehë në ditë të vështirë.
I njeh ata që strehon te vetja.
8 Por Ninivën e përmbyt e i jep fund,
armiqtë i ndjek nëpër errësirë.

9 Ç'po thurni kundër Zotit?
Ai i jep fund gjithçkaje,
ndaj telashe s'do të ketë më.
10 Ata janë si lëmsh ferrash,
të dehur si pijanecë.
Do të përpihen si kashta e tharë krejt.

11 Prej teje doli,
ai që kundër Zotit ligësi kurdis.
Këshilltar i mbrapshtë është ai.
12 Kështu thotë Zoti:
“Ndonëse janë të përkryer e të shumtë,
do të korren e do të marrin fund.

E ndonëse ty të ndëshkova,
s'do ta bëj më kurrë.
13 Tani, do ta thyej zgjedhën që ke në qafë,
vargonjtë do të t'i këpus”.

14 Për ty Zoti urdhëroi:
“Emri yt nuk do të trashëgohet më.
Do t'i zhbij idhujt e gdhendur e të metaltë
prej shtëpisë së Perëndisë tënd.
Do të të shtie në varr,
se je pa vlerë”».
1 מַשָּׂ֖א נִֽינְוֵ֑ה סֵ֧פֶר חֲז֛וֹן נַח֖וּם הָאֶלְקֹשִֽׁי׃ 2 אֵ֣ל קַנּ֤וֹא וְנֹקֵם֙ יְהוָ֔ה נֹקֵ֥ם יְהוָ֖ה וּבַ֣עַל חֵמָ֑ה נֹקֵ֤ם יְהוָה֙ לְצָרָ֔יו וְנוֹטֵ֥ר ה֖וּא לְאֹיְבָֽיו׃ 3 יְהוָֹ֗ה אֶ֤רֶךְ אַפַּ֨יִם֙ וּגְדָול ־כֹּ֔חַ וְנַקֵּ֖ה לֹ֣א יְנַקֶּ֑ה יְהוָ֗ה בְּסוּפָ֤ה וּבִשְׂעָרָה֙ דַּרְכּ֔וֹ וְעָנָ֖ן אֲבַ֥ק רַגְלָֽיו׃ 4 גּוֹעֵ֤ר בַּיָּם֙ וַֽיַּבְּשֵׁ֔הוּ וְכָל־הַנְּהָר֖וֹת הֶֽחֱרִ֑יב אֻמְלַ֤ל בָּשָׁן֙ וְכַרְמֶ֔ל וּפֶ֥רַח לְבָנ֖וֹן אֻמְלָֽל׃ 5 הָרִים֙ רָעֲשׁ֣וּ מִמֶּ֔נּוּ וְהַגְּבָע֖וֹת הִתְמֹגָ֑גוּ וַתִּשָּׂ֤א הָאָ֨רֶץ֙ מִפָּנָ֔יו וְתֵבֵ֖ל וְכָל־יֹ֥שְׁבֵי בָֽהּ׃ 6 לִפְנֵ֤י זַעְמוֹ֙ מִ֣י יַֽעֲמ֔וֹד וּמִ֥י יָק֖וּם בַּחֲר֣וֹן אַפּ֑וֹ חֲמָתוֹ֙ נִתְּכָ֣ה כָאֵ֔שׁ וְהַצֻּרִ֖ים נִתְּצ֥וּ מִמֶּֽנּוּ׃ 7 ט֣וֹב יְהוָ֔ה לְמָע֖וֹז בְּי֣וֹם צָרָ֑ה וְיֹדֵ֖עַ חֹ֥סֵי בֽוֹ׃ 8 וּבְשֶׁ֣טֶף עֹבֵ֔ר כָּלָ֖ה יַעֲשֶׂ֣ה מְקוֹמָ֑הּ וְאֹיְבָ֖יו יְרַדֶּף־חֹֽשֶׁךְ׃ 9 מַה־תְּחַשְּׁבוּן֙ אֶל־יְהוָ֔ה כָּלָ֖ה ה֣וּא עֹשֶׂ֑ה לֹֽא־תָק֥וּם פַּעֲמַ֖יִם צָרָֽה׃ 10 כִּ֚י עַד־סִירִ֣ים סְבֻכִ֔ים וּכְסָבְאָ֖ם סְבוּאִ֑ים אֻ֨כְּל֔וּ כְּקַ֥שׁ יָבֵ֖שׁ מָלֵֽא׃ 11 מִמֵּ֣ךְ יָצָ֔א חֹשֵׁ֥ב עַל־יְהוָ֖ה רָעָ֑ה יֹעֵ֖ץ בְּלִיָּֽעַל׃ ס
12 כֹּ֣ה ׀ אָמַ֣ר יְהוָ֗ה אִם־שְׁלֵמִים֙ וְכֵ֣ן רַבִּ֔ים וְכֵ֥ן נָגֹ֖זּוּ וְעָבָ֑ר וְעִ֨נִּתִ֔ךְ לֹ֥א אֲעַנֵּ֖ךְ עֽוֹד׃ 13 וְעַתָּ֕ה אֶשְׁבֹּ֥ר מֹטֵ֖הוּ מֵֽעָלָ֑יִךְ וּמוֹסְרֹתַ֖יִךְ אֲנַתֵּֽק׃ 14 וְצִוָּ֤ה עָלֶ֨יךָ֙ יְהוָ֔ה לֹֽא־יִזָּרַ֥ע מִשִּׁמְךָ֖ ע֑וֹד מִבֵּ֨ית אֱלֹהֶ֜יךָ אַכְרִ֨ית פֶּ֧סֶל וּמַסֵּכָ֛ה אָשִׂ֥ים קִבְרֶ֖ךָ כִּ֥י קַלּֽוֹתָ׃ פ