Prijësi i ardhshëm
1 «E ti, o Betlehem i Efratës,
edhe pse më i vogli ndër klanet e Judës,
prej teje do të dalë për mua
ai që do të sundojë në Izrael.
Zanafilla e tij është prej lashtësisë,
prej ditëve të amshimit.
2 Perëndia do t'i braktisë
derisa të lindë gruaja shtatzënë
dhe vëllezërit që mbeten
do të kthehen te bijtë e Izraelit.
3 Ai do të qëndrojë e grigjën do ta kullotë,
me fuqinë e Zotit,
me madhështinë e emrit të Zotit,
Perëndisë së tij.
Ata do të banojnë të sigurt,
se madhështia e tij do shtrihet në çdo skaj të tokës.
4 Do të ketë paqe,
e në ardhtë Asiria në tokën tonë
e fortesat në na i shkeltë,
do të ngremë nja shtatë a tetë prijës kundër tij,
5 që, me shpatë, ta sundojnë tokën e Asirisë,
me shpatë zhveshur tokën e Nimrodit.
Ai do të na shpëtojë prej Asirisë,
në ardhtë në tokën tonë
e kufijtë në na i shkeltë.
6 Teprica e Jakobit,
do të jetë ndër shumë popuj,
porsi vesa e Zotit,
porsi rrebeshi mbi bar,
që s'pret urdhër nga njeri
e s'varet nga njerëzia.
7 Teprica e Jakobit,
do të jetë ndër shumë kombe,
porsi luani ndër kafshët e pyllit,
porsi luanthi mes kopeve të dhenve,
që kur i has, shkel e shqyen
e ato s'ka kush t'i shpëtojë.
8 Dorën do ta ngresh kundër armiqve,
e të gjithë kundërshtarët e tu do të zhbihen.
9 Atë ditë, kumton Zoti,
do t'i zhbij kuajt prej teje,
do t'i shkatërroj qerret e tua.
10 Do t'i zhbij qytetet e vendit tënd,
do t'i rrënoj tërë fortesat e tua.
11 Do t'i zhbij shortitë prej dorës tënde,
shortarë nuk do të kesh më.
12 Do t'i zhbij shëmbëlltyrat e përmendoret prej teje,
veprën e duarve të tua nuk do ta adhurosh më.
13 Do t'i çrrënjos shtyllat e Asherave prej teje,
qytetet e tua do t'i shkatërroj.
14 Do të hakmerrem furishëm e tërë zemëratë,
me kombet që nuk dëgjojnë».
1 וְאַתָּ֞ה בֵּֽית־לֶ֣חֶם אֶפְרָ֗תָה צָעִיר֙ לִֽהְיוֹת֙ בְּאַלְפֵ֣י יְהוּדָ֔ה מִמְּךָ֙ לִ֣י יֵצֵ֔א לִֽהְי֥וֹת מוֹשֵׁ֖ל בְּיִשְׂרָאֵ֑ל וּמוֹצָאֹתָ֥יו מִקֶּ֖דֶם מִימֵ֥י עוֹלָֽם׃ 2 לָכֵ֣ן יִתְּנֵ֔ם עַד־עֵ֥ת יוֹלֵדָ֖ה יָלָ֑דָה וְיֶ֣תֶר אֶחָ֔יו יְשׁוּב֖וּן עַל־בְּנֵ֥י יִשְׂרָאֵֽל׃ 3 וְעָמַ֗ד וְרָעָה֙ בְּעֹ֣ז יְהוָ֔ה בִּגְא֕וֹן שֵׁ֖ם יְהוָ֣ה אֱלֹהָ֑יו וְיָשָׁ֕בוּ כִּֽי־עַתָּ֥ה יִגְדַּ֖ל עַד־אַפְסֵי־אָֽרֶץ׃ 4 וְהָיָ֥ה זֶ֖ה שָׁל֑וֹם אַשּׁ֣וּר ׀ כִּֽי־יָב֣וֹא בְאַרְצֵ֗נוּ וְכִ֤י יִדְרֹךְ֙ בְּאַרְמְנֹתֵ֔ינוּ וַהֲקֵמֹ֤נוּ עָלָיו֙ שִׁבְעָ֣ה רֹעִ֔ים וּשְׁמֹנָ֖ה נְסִיכֵ֥י אָדָֽם׃ 5 וְרָע֞וּ אֶת־אֶ֤רֶץ אַשּׁוּר֙ בַּחֶ֔רֶב וְאֶת־אֶ֥רֶץ נִמְרֹ֖ד בִּפְתָחֶ֑יהָ וְהִצִּיל֙ מֵֽאַשּׁ֔וּר כִּֽי־יָב֣וֹא בְאַרְצֵ֔נוּ וְכִ֥י יִדְרֹ֖ךְ בִּגְבוּלֵֽנוּ׃ ס
6 וְהָיָ֣ה ׀ שְׁאֵרִ֣ית יַעֲקֹ֗ב בְּקֶ֨רֶב֙ עַמִּ֣ים רַבִּ֔ים כְּטַל֙ מֵאֵ֣ת יְהוָ֔ה כִּרְבִיבִ֖ים עֲלֵי־עֵ֑שֶׂב אֲשֶׁ֤ר לֹֽא־יְקַוֶּה֙ לְאִ֔ישׁ וְלֹ֥א יְיַחֵ֖ל לִבְנֵ֥י אָדָֽם׃ 7 וְהָיָה֩ שְׁאֵרִ֨ית יַעֲקֹ֜ב בַּגּוֹיִ֗ם בְּקֶ֨רֶב֙ עַמִּ֣ים רַבִּ֔ים כְּאַרְיֵה֙ בְּבַהֲמ֣וֹת יַ֔עַר כִּכְפִ֖יר בְּעֶדְרֵי־צֹ֑אן אֲשֶׁ֧ר אִם עָבַ֛ר וְרָמַ֥ס וְטָרַ֖ף וְאֵ֥ין מַצִּֽיל׃ 8 תָּרֹ֥ם יָדְךָ֖ עַל־צָרֶ֑יךָ וְכָל־אֹיְבֶ֖יךָ יִכָּרֵֽתוּ׃ פ
9 וְהָיָ֤ה בַיּוֹם־הַהוּא֙ נְאֻם־יְהוָ֔ה וְהִכְרַתִּ֥י סוּסֶ֖יךָ מִקִּרְבֶּ֑ךָ וְהַאֲבַדְתִּ֖י מַרְכְּבֹתֶֽיךָ׃ 10 וְהִכְרַתִּ֖י עָרֵ֣י אַרְצֶ֑ךָ וְהָרַסְתִּ֖י כָּל־מִבְצָרֶֽיךָ׃ 11 וְהִכְרַתִּ֥י כְשָׁפִ֖ים מִיָּדֶ֑ךָ וּֽמְעוֹנְנִ֖ים לֹ֥א יִֽהְיוּ־לָֽךְ׃ 12 וְהִכְרַתִּ֧י פְסִילֶ֛יךָ וּמַצֵּבוֹתֶ֖יךָ מִקִּרְבֶּ֑ךָ וְלֹֽא־תִשְׁתַּחֲוֶ֥ה ע֖וֹד לְמַעֲשֵׂ֥ה יָדֶֽיךָ׃ 13 וְנָתַשְׁתִּ֥י אֲשֵׁירֶ֖יךָ מִקִּרְבֶּ֑ךָ וְהִשְׁמַדְתִּ֖י עָרֶֽיךָ׃ 14 וְעָשִׂ֜יתִי בְּאַ֧ף וּבְחֵמָ֛ה נָקָ֖ם אֶת־הַגּוֹיִ֑ם אֲשֶׁ֖ר לֹ֥א שָׁמֵֽעוּ׃ ס