Trojet e Efraimit dhe të Manaseut
1 Tokat nga Jordani, përballë Jerikosë, deri te burimet e Jerikosë në lindje, u ranë me short pasardhësve të Jozefit. Nga Jerikoja kufiri ngjitej nëpër shkretëtirë, kalonte në malësinë e Betelit 2 e nga Beteli shkonte në Luz, për të kaluar kufirin e arkitëve në Atarot. 3 Në perëndim kufiri zbriste deri në Bet Horonin e poshtëm e në Gezer. Tokat e tyre përfundonin në det.
4 Këto i morën trashëgimi bijtë e Jozefit, Efraimi e Manaseu.
5 Pasardhësit e Efraimit morën, sipas klaneve, tokat që kufizoheshin në lindje me Atarot Adarin e që shkonin deri në Bet Horonin e sipërm. 6 Kufijtë e tyre shkonin deri në det. Në veri kufiri kalonte Mikmetatin e kthente në lindje për në Tanat Shiloh. Si e kalonte Tanat Shilohun, shkonte më në lindje për në Janoah. 7 Nga Janoahu zbriste për në Atarot e Narah, prekte Jerikonë e shkonte deri në Jordan. 8 Nga Tapuahu zgjatej në perëndim drejt përroit të Kanës e përfundonte në det. Kjo është trashëgimia e pasardhësve të fisit të Efraimit, sipas klaneve. 9 Këtyre u shtohen edhe qytetet që iu dhanë pasardhësve të Efraimit brenda tokave të pasardhësve të Manaseut, me gjithë fshatrat përreth. 10 Pasardhësit e Efraimit nuk i dëbuan kananitët që banonin në Gezer, prandaj kananitët banojnë edhe sot e kësaj dite mes pasardhësve të Efraimit. Ata u bënë robër pune.
1 וַיֵּצֵ֨א הַגּוֹרָ֜ל לִבְנֵ֤י יוֹסֵף֙ מִיַּרְדֵּ֣ן יְרִיח֔וֹ לְמֵ֥י יְרִיח֖וֹ מִזְרָ֑חָה הַמִּדְבָּ֗ר עֹלֶ֧ה מִירִיח֛וֹ בָּהָ֖ר בֵּֽית־אֵֽל׃ 2 וְיָצָ֥א מִבֵּֽית־אֵ֖ל ל֑וּזָה וְעָבַ֛ר אֶל־גְּב֥וּל הָאַרְכִּ֖י עֲטָרֽוֹת׃ 3 וְיָֽרַד־יָ֜מָּה אֶל־גְּב֣וּל הַיַּפְלֵטִ֗י עַ֣ד גְּב֧וּל בֵּית־חוֹרֹ֛ן תַּחְתּ֖וֹן וְעַד־גָּ֑זֶר וְהָי֥וּ תֹצְאֹתָ֖ו יָֽמָּה׃ 4 וַיִּנְחֲל֥וּ בְנֵי־יוֹסֵ֖ף מְנַשֶּׁ֥ה וְאֶפְרָֽיִם׃ 5 וַיְהִ֛י גְּב֥וּל בְּנֵֽי־אֶפְרַ֖יִם לְמִשְׁפְּחֹתָ֑ם וַיְהִ֞י גְּב֤וּל נַחֲלָתָם֙ מִזְרָ֔חָה עַטְר֣וֹת אַדָּ֔ר עַד־בֵּ֥ית חוֹרֹ֖ן עֶלְיֽוֹן׃ 6 וְיָצָ֨א הַגְּב֜וּל הַיָּ֗מָּה הַֽמִּכְמְתָת֙ מִצָּפ֔וֹן וְנָסַ֧ב הַגְּב֛וּל מִזְרָ֖חָה תַּאֲנַ֣ת שִׁלֹ֑ה וְעָבַ֣ר אוֹת֔וֹ מִמִּזְרַ֖ח יָנֽוֹחָה׃ 7 וְיָרַ֥ד מִיָּנ֖וֹחָה עֲטָר֣וֹת וְנַעֲרָ֑תָה וּפָגַע֙ בִּֽירִיח֔וֹ וְיָצָ֖א הַיַּרְדֵּֽן׃ 8 מִתַּפּ֜וּחַ יֵלֵ֨ךְ הַגְּב֥וּל יָ֨מָּה֙ נַ֣חַל קָנָ֔ה וְהָי֥וּ תֹצְאֹתָ֖יו הַיָּ֑מָּה זֹ֗את נַחֲלַ֛ת מַטֵּ֥ה בְנֵי־אֶפְרַ֖יִם לְמִשְׁפְּחֹתָֽם׃ 9 וְהֶעָרִ֗ים הַמִּבְדָּלוֹת֙ לִבְנֵ֣י אֶפְרַ֔יִם בְּת֖וֹךְ נַחֲלַ֣ת בְּנֵֽי־מְנַשֶּׁ֑ה כָּֽל־הֶעָרִ֖ים וְחַצְרֵיהֶֽן׃ 10 וְלֹ֣א הוֹרִ֔ישׁוּ אֶת־הַֽכְּנַעֲנִ֖י הַיּוֹשֵׁ֣ב בְּגָ֑זֶר וַיֵּ֨שֶׁב הַֽכְּנַעֲנִ֜י בְּקֶ֤רֶב אֶפְרַ֨יִם֙ עַד־הַיּ֣וֹם הַזֶּ֔ה וַיְהִ֖י לְמַס־עֹבֵֽד׃ פ