Krie e tetëtë
1 S’ësht’ adha ndonjë dëm ndashti për ata që janë mbë Krishtinë Iisunë, që nuk’ ecëjënë sikundr’ është kurmi, po sikundr’ është Shpirti.
2 Sepse nomi i Shpirtit së jetësë mbë Krishtinë Iisunë, më lefterosi mua nga nomi i fajit edhe i vdekëjësë.
3 Sespe atë që s’mund të bën nomi, sepse ish i sëmurë nga aformi e kurmit, Perndia si dërgoi bir’ e saj ndë kurm që shëmbëllen me kurm të fajit, edhe për faj, dëmëtoi fajnë mbë kurm.
4 Që të paguhej e drejta e nomit mbë nevet, që nukë ecëjëmë sikundr’ është kurmi, po sikundr’ është Shpirti.
5 Sepse ata që ecëjënë si do kurmi, punët’ e kurmit silloisjënë. E ata që ecëjënë si do Shpirti, silloisjënë punët’ e Shpirtit.
6 Sepse atë që sillois kurmi, është vdekëjë. E atë që sillois Shpirti është jetë e paq.
7 Sepse silloi e kurmit është hasmëri te Perndia, sepse nukë bindetë mbë nom të Perndisë, sepse as nukë mund.
8 E ata që janë (ecëjënë) mbë kurm, nukë mundjënë të pëlqejënë Perndisë.
9 Po juvet nukë jini ndë kurm, po ndë Shpirt, sepse rri Shpirti i Perndisë mbë ju. Ma nd’është ndonjë që s’ka Shpirtin’ e Krishtit, kij nuk’ ësht’ i Krishtit.
10 Pa nd’është Krishti mbë juvet, kurmi vërtet ësht’ i vdekurë për aformi të fajit. Ma Shpirti rron nga an’ e së drejtësë.
11 Ma nd’është që rri mbë juvet Shpirti i atij që ngjalli nga të vdekuritë Iisunë, ai që ngjalli Krishtinë nga të vdekuritë, do të ngjalljë edhe trupatë tuaj që vdesënë, me mes të Shpirtit së tij që rri mbë juvet.
12 Jemi adha borçli, vëllazër, jo ndë kurm, të rrojëmë kurmërisht.
13 Sepse ndë rroni kundrë kurmi, do të vdisni. Ma ndë bëfçi të vdesënë punët’ e kurmit me Shpirt, do të rroni.
14 Sespe sa qivernisenë me Shpirt të Perndisë, këta janë të bijt’ e Perndisë.
15 Sepse nukë kini marrë përsëri Shpirtin’ e skllavisë për frikë, po kini marrë Shpirtin’ e Iothesisë mbë bij, që me atë thërresëmë: Avva, o Tatë.
16 Sespe kij Shpirti ep besë ndë Shpirt tanë, që navet jemi bijt’ e Perndisë.
17 E ndë jemi djelm, jemi edhe pjesëtarë, pjesëtarë të Perndisë, e pjesëtarë bashkë me Krishtinë. Po nd’është që besojëmë me të bashkë, që edhe të lëvdonemi me të bashkë.
18 Sepse unë e kam për të vërtetë që të pësuarat’ e kësaj kohet nukë barabarisenë me nder që do të çfaqetë mbë nevet.
19 Sepse këjo dinia e bërë, rri ndë të ruajturë e pret të çfaquritë e bijet së Perndisë.
20 Sepse diniaja e bërë është bindurë ndë prishëjë, jo me dashuri të saj, po t’atij që e ka bindurë.
21 Me shpëresë, se edhe këjo dinia e bërë, do të lefterosetë nga skllavia e prishëjësë, mbë lefteri të nderit të bijet së Perndisë.
22 Sepse e dimë që gjithë bashkë punët’ e bëra rëkojënë, e janë ndë të dhëmburë të pjellësë ngjera mbë sot.
23 E jo këjo vetëmë, po edhe na vetë që kemi anën’ e Shpirtit, edhe na vetë rëkojëmë mbë vetëhe, tuke priturë iothesinë të bijet së Perndisë, e lefterin’ e kurmit sonë.
24 Sepse ndë shpëresë jemi sosurë. E shpëresa duketë, nuk’ është shpëresë, sepse qish të shpërejë njeri, atë që sheh?
25 E nd’është që shpërejmë atë që nukë shohëmë, na shpërejmë me anë të durimit.
26 Kështu edhe Shpirti na ndih ndë smundëja tona, sepse nukë dimë qish ujdis ndë të luturë të kërkojmë atë që na duhetë, ma Shpirti lutetë për nevet me të rëkuarë të padigjuarë.
27 E ai që ksetaks zëmëratë, njeh atë që do Shpirti kur lutetë si do Perndia për Shënjtorë.
28 Navet adha e dimë që gjithë punëtë venë mirë për ata që duanë Perndinë, për ata që sikundrë qe dashuri e tij janë thirrturë.
29 Sepse ata që ka njohurë më përpara (Perndia) ata i ka edhe proorisurë që të bënenë të tillëtë sikundr’ ësht’ edhe ikon’ e birit së saj, që të jetë ai prototok (i parë) ndë shumë vëllazër.
30 E ata pa që ka ai proorisurë, këta i ka edhe thirrë. E ata që ka thirrë, këta i ka edhe dhiqeosurë. E ata që ka dhiqeosurë, këta i ka edhe nderuarë.
31 Ç’të thomi për këto punëra? nd’është Perndia për nevet, kush do të jetë kondrë nesh?
32 Ajo që nukë kurceu as bir’ e saj, po e dha atë mbë vdekëjë për gjithë navet, qish do të mos na dhërojë bashkë me të gjithë punëtë nevet?
33 Kush do të bëjë kallëzim kondrë të zgjedhuret së Perndisë? Perndia është që ju ep të drejtë.
34 Kush është që i dëmëton? Krishti është që vdiq, e më tepërë që u ngjall, edhe rri mb’anë të djathëtë të Perndisë, e lutetë për nevet.
35 Kush do të na ndajë adha nevet nga dashuria e Krishtit? Mbase shtrëngimi, a gulçimi, a të ndjekuritë, a uja, a të sveshuritë, a të rrizikarturitë, a kordha?
36 (Sikundr’ është shkruarë, që për tij vdesëmë gjithë ditënë; na kanë posi dhëntë për të therturë).
37 Po ndë mes të gjithë këture na mundjëmë më shumë me anë t’atij që na deshi nevet.
38 Se unë kam besë që as vdekëja, as jeta, as Ëngjëjtë, as arhitë, as fuqitë, as ato që janë ndashti, as ato që do të vijënë?
39 As të lartëtë, as të poshtëtë, as ndonjë punë tjatër e bërë mund të na ndajë navet nga ajo dashuri e Perndisë, që është mbë Krishtinë Iisunë, Zotnë tënë.
KAPTINA VIII.
1 Tashti pra s’ashtë ndonji dënim për ata qi janë mbë Iesu Krishtinë, qi s’ecinë mbas mishit, por mbas shpirtit.
2 Sepse ligja e shpirtit jetësë mbë Iesu Krishtinë më liroi prei ligjësë fajit edhe vdekësë.
3 Sepse ate qi s’mundei me bamë ligja, sepse ishte e pafuqishime prei mishit, Perëndia dërgoi birin’ e vet me shëmbëllim mishi të fajit, edhe për faj, dënoi fajinë ndë misht,
4 qi të mbushetë dreitënimi i ligjësë mbë ne qi nuk’ ecimë mbas mishit, por mbas shpirtit.
5 Sepse ata qi rrojnë mbas mishit, kanë ndër mend punët’ e mishit, e ata qi rrojnë mbas shpirtit, kanë ndër mend punët e shpirtit.
6 Sepse mendia e mishit ashtë vdekë, por mendia e shpirtit ashtë jetë edhe paqtim.
7 Sepse mendia e mishit asht’ anëmiqësi te Perëndia, sepse nukë përungjetë mbë ligjët të Perëndisë, por as nukë mundetë.
8 Edhe sa janë të mishit, nukë mundenë me i pëlqyem Perëndisë.
9 Por ju nukë jeni të mishit, por të shpirtit, ndë ndejtë Shpirti i Perëndisë ndër ju. Por ndë mos pastë kushi Shpirtin’ e Krishtit, kyi nuk’ asht’ i ati.
10 Por ndë qoftë Krishti ndër ju, korpi asht’ i vdekunë për fajinë, por shpirti ashtë jetë për dreitëninë.
11 Por ndë ndejtë ndër ju Shpirti i ati qi ngjalli Iesunë së vdekunish, ai qi ngjalli Krishtinë prei së vdekunish, ka me u dhanë jetë edhe korpënavet tuei të mortshimvet me anë të Shpirtit vet qi rri ndër ju.
12 Pra, o vëllazën, jemi detorë jo ndë misht, qi të rrojmë mbas mishit.
13 Sepse ndë rrofshi mbas mishit, keni me vdekunë, por ndë vrafshi punët’ e korpit me anë të Shpirtit, keni me rruem.
14 Sepse ata qi guvernohenë prei Shpirtit Perëndisë, këta janë të bijt’ e Perëndisë.
15 Sepse s’keni marrë shpirt shërbëtyre, qi të keni frikë për-së-ri, por keni marrë shpirt birënie të zanë, me anë të cillit thërrasimë: Abba, Atë.
16 Ai Shpirt deshmon bashkë me shpirtinë t’anë, se jemi dielmt’ e Perëndisë.
17 Edhe ndë qofshim dielm, jemi edhe trashigimtarë: trashigimtarë të Perëndisë, edhe trashigimtarë bashkë me Krishtinë, por ndë shëfrefshim me ate, qi të lavdohemi bashkë me ate.
18 Sepse unë mendohem, se pësimet’ e kësai kohe tashti nukë janë të vëjefshime për me u vumë nji me nji me ate laftinë qi ka me u sbuluem mbë ne.
19 Sepse shpëresa madhe e krijesësë pret të sbuluemen’ e të bijvet Perëndisë.
20 Sepse krijesa uli vetëhenë ndë kotësinët, jo me dashunim të vet , por për ate qi e vuni ndënë vetëhenë,
21 me shpëresë, se edhe ajo krijesa ka me u dëlirunë prei prishëjesë shërbëtyrësë, e ka me ardhunë ndë dëlirëni të laftit dielmvet Perëndisë.
22 Sepse e dimë se gjithë krijesa fshan, e ka të dhimtunë bashkë deri tashti.
23 Edhe jo vetëm’ ajo , por edhe ata qi kanë pemën’ e parë të Shpirtit, edhe na vetë fshajmë me vetëhenë t’onë, tue pritunë për birënin’ e zanë, për shpërblimin’ e korpit t’ynë.
24 Sepse me shpëresënë shpëtuem, por ajo shpëresë qi shifetë, nuk’ ashtë shpëresë, sepse ate gja qi e shef kushi, qish shpëresë ka ma?
25 Por ndë shpërefshim për ate gja qi nuk’ e shofimë, e presimë me anë të durimit.
26 Kështu edhe Shpirti na ndihmon ndë sëmundiet t’ona, sepse nukë dimë për çfarë gjaje me u lutunë sikurse duhetë, por ai Shpirti vetë lutetë për ne me të fshame të pandime zaninë;
27 edhe ai qi shikon zemërat’, e di se qish ashtë mendia e Shpirtit, se lutetë për shenjtënit si do Perëndia.
28 Edhe e dimë, se gjithë punëtë punojnë bashkë për të mirë mb’ata qi duenë Perëndinë, mb’ata qi janë thirrunë sikurse qe dashunimi ati .
29 Sepse sa ngjofi çë përpara, ata urdhënoi çë përpara me qenunë bashkë mbi nji formë me figurën’ e Birit vet, qi të jet’ ai para-lindës ndër shumë vëllazën.
30 Edhe sa urdhënoi çë përpara, këta i thirri; edhe sa thirri, këta i nxuer të dreitë; edhe sa nxuer të dreitë, këta i lavdoi.
31 Qish kemi me thanë pra për këto punë? Ndë qoftë Perëndia bashkë me ne, cilli ka me qenunë kundrë nesh?
32 Sepse ai qi s’kurseu Birin’ e vet, por e dha ndër duer për ne të gjithë, e si s’ka me na falunë të gjitha bashkë me ate?
33 Cilli ka me përfolunë të sgjedhunit’ e Perëndisë? Perëndia asht’ ai qi nxier të dreitë.
34 Cilli ka me qenun’ ai qi gjukon për të keq? Krisht asht’ ai qi vdiq, por edhe ma tepërë ai qi u ngjall, edhe qi ashtë ndë të diathtë të Perëndisë, edhe qi lutetë për ne.
35 Cilli ka me na damë prei dashunisë Krishtit? Shtrëngim, a ngushtim, a ndiekëje, a uni, a të sveshunë, a rrezik, a thikë?
36 (Sikurse ashtë shkruem: “Se për punë teje vritemi gjithë ditënë; u numëruem porsi dhen për të therë.”)
37 Por mbë gjithë këto punë na mundimë ma tepërë me anë t’ati qi na deshi.
38 Sepse m’u ka mbushunë mendia, se as vdekë, as jetë, as engjuj, as urdhëna, as fuqi, as ato qi janë tashti, as ato qi kanë ardhunë,
39 as naltësinë, as thellësinë, as ndonjë tietërë krijesë do të mundetë me na damë prei dashunisë Perëndisë, qi ashtë mbë Zotinë t’anë Iesu Krishtinë.