Krie e parë
1 Fjalën’ e parë, o Theofil, e shkrova për gjith’ ato që nisi Iisui të bën e të dhidhaks.
2 Ngjera mb’atë ditë që, si dha porsitë me anë të Shënjtit Shpirt apostojet që pat zgjedhurë, hipi ndër Qiell.
3 Mb’ata që dëftoi edhe vetëhen’ e tij të gjallë si pësoi e pastaj me shumë nishane, e dukej mb’ata dizet dit, e u kuvëndon për mbretëri të Qiellvet.
4 E kur qe bashkë me ta, i porsiti, që të mos ndahenë nga Ierusalimi, po të presënë të taksuritë nga babai, që qenë digjuarë nga goja ime.
5 Se Ioanni pagëzoi me ujë, e ju do të pagëzoneni me Shpirt Shënjt, ndashti pas pak ditet.
6 Ma këta si u mbëjuadhë mbë një vënd, e pietnë atë, e i thoshnë: O Zot, vallë ndë këtë vit do t’apç mbretërinë ndë fili të Israilit?
7 E ai u tha ature: Nuk’ është puna juaj të njihni motetë e kohëtë, që i ka vënë babai mb’urdhër të tij.
8 Po si të vijë Shënjti Shpirt mbë juvet do të mirri prei si fuqi; e do të jini martirë të mitë edhe ndë Ierusalim, edhe ndë gjithë Iudeë, e Samarië, edhe ngjera mb’anë të dheut.
9 E si tha këto përpara sivet të ture, u ngre mbë të lartë, e e mori një mjergullë atë nga sit’ e ture.
10 E tek rrijnë e vështroijnë atë që vij ndë Qiell, ja, e u duknë mbanë ture di njerëz me rroba të bardha.
11 E u thoshnë: Njerëz nga Galilea, pse rriji e vështroni ndë Qiell? Kij Iisui që u muarr nga ju, e hipi ndër Qiell, kështu do të vijë sikundrë e patë atë të vejë ndë Qiell.
12 Ahiere u kthienë ndë Ierusalim nga mali që thuhetë i Ullinjet, që është afër Ierusalimit sa është udhë një shëtunej.
13 E poqë hinë ndë shtëpi, hipnë ndë hoçore, tek rrijnë e pritnë Petrua, edhe Iakovoi, edhe Ioanni, edhe Andhrea, Filippoi edhe Thomai, Varthollomeua edhe Mattheua, Iakovoi i biri Allfeosë, edhe Simon Zilloteu, edhe Iudha vëllai i Iakovit.
14 Gjithë këta prisnë me një zëmërë ndë të falë e ndë të luturë bashkë me gra e me Mariënë mëmën’ e Iisuit, e me vëllazër të tij.
15 E mb’ato dit si u ngre Petrua ndë mes të mathitivet (edhe qe mbëjedhurë një turmë mbë një vënd ngjera mbë njëqind e njëzet ëmëret), tha:
16 Vëllazër, duhej që të dil e vërtetë ajo kartë që pat thënë më përpara Shënjti Shpirt me gojë të Dhavidhit, për Iudhënë që u qe kullauz mb’ata që zunë Iisunë.
17 Sepse qe nëmëruarë me nevet bashkë, e ndodhi të kish me short këtë punë që kemi navet.
18 Kij dha bleu një arë nga paga që mori për të keqe; e ra përmbis e plasi ndë mes e ju derdhë mbë dhe zorrët’ e tij.
19 E këjo punë u digjua ndë gjith’ ata që rrijnë ndë Ierusalim, kaqë që ja vunë ëmërinë arësë Aqeldhama ndë gjuhë të ture, që domethënë: Ar’ e gjakut.
20 Se është shkruarë ndë kartë të Psallmovet: U shkretoftë shtëpia e tij e mos ndëjtë njeri mbë të, e punën’ e tij ja martë tjatër.
21 Duhetë dha nga këta njerëz që qenë me navet bashkë gjith’ atë kohë që pat ndënjurë Iisui Zoti me nevet.
22 Që kur nisi nga pagëzimi i Ioannit, ngjera mb’atë ditë që u ngre nga nesh e hipi ndër Qiell, të bënetë martir një nga këta bashkë me nevet të së ngjallturit së tij.
23 E vunë di, Iosifnë që thuhej Varsava, që ai quhej edhe Iusto; edhe Matthianë.
24 E si u falë thanë: Ti Zot, që njeh zëmërat’ e gjithëvet, dëfto cilinë nga këta të di zgjodhe,
25 Të zërë vëndnë e kësaj punet, edhe apostolisë që ra Iudha, që të vejë ndë vënd të tij.
26 E shtinë shorte mbë ta, e ra shorti mbi Matthianë, e u nëmërua bashkë me të njëmbëdhjetë apostojtë.
KAPTINA I.
1 Fjalën’ e parë e bana, o Theofil, për gjithë sa filloi Iesui me bam’ e me mësuem,
2 deri mb’ate ditë qi hypi nalt, mbassi u la porosi Apostujvet me anë të Shpirtit Shenjt, të cillët’ i pat sgjedhunë;
3 mb’ata diftoi edhe vetëvetëhenë të gjallë me shumë shenje mbassi pësoi, tue u dukunë ndër ata katër-dhetë ditt, e tue folunë për punët’ e mbëretënisë Perëndisë;
4 edhe kur mbëlidhei bashkë me ata, i porositi mos me u damë prei Ierusalemit, por me pritunë të zotuemit’ e Atit, qi ndëgjuetë prei mejet.
5 Sepse Gjionni pagëzoi me ujë; por ju keni me u pagëzuem me Shpirtinë Shenjt, mbas këtyne pak ditsh.
6 Ata pra kur u mbëlothnë bashkë mbë nji vend , e pyetshinë, tue thanë: Zot, vallë mbë këte kohë ke me i dhanë mbëretëninë Israelit?
7 Edhe ai u tha atyne: Nuk’ ashtë pun’ e juei me ngjofunë kohënat’ a motetë, të cillat’ i ka vum’ Ati ndë pushtet të vet.
8 Por keni me marrë fuqi, kur të vijë Shpirti Shenjt mbi ju; edhe keni me qenunë deshmitarë mbë mue edhe mbë Ierusalem, edhe mbë gjithë Iudenë e Samarinë, edhe deri mbë kant të dheut.
9 Edhe mbassi tha këto, kur ishinë tue shikuem ata, hypi nalt; edhe e muer nji re prei sysh atyneve.
10 Edhe ata kur ishinë tue vum’ ore ndë qiell, kur po shkonte ainalt , qe dy burra me petka të bardha te ndejnë për-an’ atyneve;
11 të cillët’ edhe thanë: O burra Galileanë, përse rrini e veni ore ndë qiell? Kyi Iesui qi hypi nalt ndë qiell prei jush, kështu ka me ardhunë, sikurse e patë tue shkuem ndë qiell.
12 Atëherë u këthyenë ndë Ierusalem prei malit qi quhet’ i ullishtësë, i cilli ashtë ngjat Ierusalemit, edhe mba lark sa nji udhë të shëtune.
13 Edhe kur hynë ndë qytet , hynë ndë dhomë të siprëme, atie ku kishinë të ndenjunitë Pietri, edhe Iakobi, edhe Gjionni, edhe Andreu, Fillipi edhe Thomai, Bartholomeu edhe Mattheu, Iakobi i bir’ i Alfeut, edhe Simon Zeloti, edhe Iuda i vëllai i Iakobit.
14 Këta të gjith’ ishinë tue pritunë me nji zemërë mbë të falunit’ e mbë të lutunitë, bashkë me grat, edhe me Marinë t’amën’ e Iesuit, edhe bashkë me të vëllazënit e ati.
15 Edhe nd’ato ditt u ngrit Pietri ndë miedis të dishepujvet, e tha (edhe ishte mbëledhun’ aty gjindëje afër nji qind e njizet vetë):
16 O burra vëllazën, duhei me u mbushun’ ajo shkronjë, qi pat thanë përpara Shpirti Shenjt me anë të gojësë Davidit për Iudenë, qi u ba udhë-tërhekës mb’ata qi zunë Iesunë.
17 Sepse pat qenë ngjefunë bashkë me ne, edhe pat marrë piesën’ e kësai shërbese.
18 - Kyi pra fitoi nji arë prei pagësë paudhënisë, edhe ra përmbys, e plasi ndë miedis, edhe iu derthnë gjithë zorrëtë.
19 Edhe u ba e ditunë mbë gjith’ ata qi rrinë ndë Ierusalem, kaqi sa u queit ajo arë ndë gjuhë t’atyneve Akeldama, qi do me thanë Arë gjaku.-
20 Sepse ashtë shkruem ndë libër të psalmevet: “U baft i shkretë vend’ i ati, edhe mos qoftë kush me ndenjunë nd’ate”; edhe: “Episkopinë e ati e marrtë nji tietër”.
21 Duhetë pra prei atyne burravet qi erthnë bashkë me ne mbë çdo kohë, kur hyni e duel te na Zoti Iesu,
22 zanë fillë çë prei pagëzimit Gjionnit, deri mb’ate ditë qi hypi nalt prei nesh, nji prei këtyneve me u bamë deshmitar bashkë me ne për të ngjallëmen’ e ati.
23 Edhe vunë dy vetë , Iosefinë qi quhei Barsabë, i cilli u queit Iust, edhe Matthinë.
24 Edhe si u falnë, thanë: Ti, o Zot, zemër-ngjofës i të gjithëve, difto nji prei këtyne të dysh, ate qi të keshë sgjedhunë,
25 me marrë shortën’ e kësai shërbese edhe apostullie, qi Iuda ra prei asai, për me votunë ndë vend të vet.
26 Edhe u dhan’ atyne shorta; edhe shorta i ra Matthisë; edhe u ngjef bashkë me të nji-mbë-dhet’ apostujt.