Krie e nëntëtë
1 E Savllua edhe tuke çfriturë kanosira e vreila kundrë mathitivet së Zotit, ju qas të parit së priftëret.
2 E kërkoi prej si kartëra për Dhamasko ndëpër Sinagogjira, që ndë gjetë ndoca të jenë nga udha, burra e gra, t’i bjerë lidhurë ndë Ierusalim.
3 E tek vij, gjau që kur u afërua ai ndë Dhamasko, e aksafna e llampsi atë një dritë Qiellet.
4 E si ra mbë dhe, digjoi një zë q’ i thosh atij: Saull, Saull, pse më ndjek mua?
5 E ai u përgjegj: Cili je ti, Zot? E Zoti i tha atij: Unë jam Iisui, ai që ndjek ti. Pun’ e ligë është për ti të shkelmoç drizatë.
6 E ai tuke dredhurë e tuke çuditurë, tha: O Zot, ç’do ti që të bëj unë? Edhe Zoti i thot’ atij: Ngreu mbë këmbë e hirë ndë qutet, e do të të thuhetë ti ç’duhetë të bëç.
7 E njerëzitë që i vijnë pas atij, mbenë të vuvosurë, se zënë e digjuanë, po ndonjë nukë shihnë.
8 E Savllua u ngre nga dheu e nukë shih ndonjë, ndonëse i kish sitë hapëtë; po tuk’ e hequrë atë për doret, e prunë ndë Dhamasko.
9 E ndënji tri dit që nukë shih; as hangri, as piu.
10 E ishte ndë Dhamasko një mathiti që quhej Anania, e i thot’ atij Zoti ndë ëndërë: Anania. Edhe ai tha: Ja tek jam, Zot.
11 Edhe Zoti i thot’ atij: Ngreu, e hajde mb’udhë që quhetë e Drejtë, e kërko ndë shtëpi të Iudhësë një Tarsiot që quhetë Savllo; se ja tek faletë.
12 E pa ndë ëndërë një njeri që quhej Anania të vij e të vin sipër mbë të duartë, për të pohtisurë pagjene dritënë.
13 E Anania u përgjegj: O Zot, digjova nga shumë botë për këtë njeri, sa të këqia ka bërë Shënjtorëvet së tu ndë Ierusalim.
14 Edhe këtu ka urdhër nga të parët’ e priftëret, të lidhjë gjith’ ata që zënë ngoje ëmërinë tënd.
15 Ma Zoti i tha atij: Hajde, sepse kij është tek u enë e zgjedhurë, për të mbajturë ëmërinë tim përpara të pabesëvet, e mbretëret, e të bijet s’Israilit.
16 Sepse u do t’i dëftoj atij, sa do të pësojë ai për ëmër tim.
17 E vate Anania, e hiri ndë shtëpi; e si vuri duartë mbi të, i tha: Saull vëlla, Zoti më dërgoi mua (Iisui që t’u dëftua tij mb’udhë tek vije) që të shohç, edhe të mbusheç prej Shënjtit Shpirt.
18 E menjëherë i ranë nga sit’ e tij posi hala, e pa atë çast; e si u ngre, u pagëzua.
19 E si hangri, u forcua. E ndënji Savllua ca dit bashkë me mathiti që qenë ndë Dhamasko.
20 E pa mënuarë dhidhaks ndë Sinagoje Krishtinë, që kij është i biri i Perndisë.
21 E çuditishnë gjith’ ata që digjoijnë, e thoshnë: Nuk’ është kij që i përhap ndë Ierusalim gjith’ ata që zijnë ngoje këtë ëmër? Edhe këtu për këtë punë erdhi që t’i bij lidhurë ndë të parët’ e priftëret?
22 Ma Savllua sa vij forconej, e i bën të pagojë çifutë që rrijnë ndë Dhamasko, tuke dëftuarë që ai është Krishti.
23 E si shkuanë shumë dit bënë mushavere çifutë ta vrisnë atë.
24 E Savllua e njohu nijet’ e ture. E ata ruaijnë diertë nat’ e ditë, që ta vritnë atë.
25 Ma mathititë e muarrë atë natënë, e e zbritnë nga muri tuk’ e lëshuarë me ç(p)ortë.
26 E vate Savllua ndë Ierusalim, e kërkon të përzihej me mathitej, po gjithë trëmbishnë nga ai, sepse nuk’ e besoijnë që qe mathiti.
27 Ma Varnava, si e mori me vetëhe, e pru nd’apostoj e u rrëfeu ature qish pat parë Zotnë mb’udhë, e qish i pat folë atij, e qish dhidhaksi faqeza ndë Dhamasko mbë ëmërë të Iisuit.
28 E vij e rrijte bashkë me ta nd’Ierusalim e dhidhaks faqeza ndë ëmër të Zotit Iisuit.
29 E kuvëndonte e filloniqis me Çifutë që flisnë Elinika, e ata kërkoijnë ta vrisn’ atë.
30 Po si e digjuanë vëllazëritë, e shpunë atë ndë Qesari, e e dërguanë atë ndë Tarso.
31 Qishëtë dha ndëpër gjithë Iudheë, e Galileë, e Samari, kishnë paq, e stisëijnë, e ecëijnë ndë frikë të Zotit, e shtonejnë me parigorí të Shënjtit Shpirt.
32 E gjau tek shkon Petrua ndëpër gjith’ ato vënde, e të zbrit ngjera mbë Shënjtorë që rrijnë ndë Lidhë.
33 E atje gjeti një njeri që quhej Enea, që ish i mbajturë e dergjej ndë shtrat tetë vjet.
34 E i tha atij Petrua: O Enea, të shëron ti Iisu Hristoi. Ngreu, e shtro sht(r)atnë tënd. E atë çast u ngre.
35 E e panë atë gjith’ ata që rrijnë ndë Lidhë e ndë Saronë, e u kthienë mbë Zonë.
36 E ndë Iop qe një mathitrië që quhej Tavitha, që domethënë Zorkadhe. Ajo ish plot nga punëra të mira e nga eleimosine që bën.
37 E gjau të sëmurej mb’ato dit e të vdis ajo; e si e lajtinë atë, e vunë ndë çardhak.
38 E si është Lidha afër Iopit e digjuanë mathitejtë që Petrua ësht’ atje, dërguanë nde ai di njerëz, e i lutishnë të mos përtojë të vijë ngjera mbë ta.
39 Edhe Petrua u ngre, e vate me ta bashkë. E si vate, e hipnë ndë çardhak. E duallë përpara gjithë grat’ e va, tuke qarë e tuke dëftuarë këmishëra e rroba që kish bërë ngjera sa ish me ato bashkë Zorkadhea.
40 E si i kreu Petrua gjithë jashtë, e unji gjunjëtë mbë dhe e u fal; u kthie prej kurmit, e tha: O Tavitha, ngreu. E ajo hapi sit’ e saj, e si pa Petronë u ngre të rrij.
41 E si i dha asaj dorënë, e ngrijti atë; e thirri Shënjtorëtë edhe të vatë, e ua nxori atë përpara të gjallë.
42 E u digjua këjo ndë gjithë Iop, e shumë besuanë mbë Zotnë.
43 E gjau të rrij ai shumë dit ndë Iop, ndë shtëpi të njëjt Simon Tabakut.
KAPTINA IX.
1 Edhe Sauli por tue shfryitunë frikë e vrasëje kundrë dishepujvet Zotit, erdhi te Krye- prifti,
2 edhe lypi prei ati letëra për Damaskë te synagogat, qi ndë gjetë disa prei kësai udhe, burra e gra, t’i bierë lidhunë ndë Ierusalem.
3 Edhe ai tue votun’ u avit ndë Damaskë, edhe befas shkrepëtini rreth ati nji dritë prei qiellit,
4 edhe ai si ra mbë dhe, ndëgjoi nji za tue i thanë: Saul, Saul, përse më ndiek?
5 Edhe ai tha: Cilli je ti , o Zot? Edhe Zoti tha: Unë jam Iesui qi ndiek ti; keq për tyi ashtë të hedhish me shqelmë drizavet.
6 Edhe ai tue u dridhun’ e tue u habitunë tha: Zot, qish do ti me bam’ unë? Edhe Zoti i tha: Ngreu, e hyn ndë qytet, edhe ka për me t’u folunë qish duhetë me bamë.
7 Edhe ata nierëzitë qi bajin’ udhë bashkë me atë, shtangën pa za, sepse ndëgjojinë zaninë, por nukë shifin’ askend.
8 Edhe Sauli u ngrit prei dheut; por nukë shifte askend, ndonësë kishtë hapunë syt’ e vet; edhe tue tërhekunë për dore ate, e prunë mbrenda ndë Damaskë.
9 Edhe kishte tri ditt qi nukë shifte, edhe as hangri e as piu.
10 Edhe ishte nji dishepull ndë Damaskë qi quhei Anani; edhe Zoti i tha nd’andërrë: Anani. Edhe ai tha: Qe unë ku jam , o Zot.
11 Edhe Zoti i tha: Ngreu, e shko nd’ate udhënë qi quhet’ e Dreitë, edhe kërko ndë shtëpi të Iudësë nji Tarsiot qi quhetë Saul, sepse qe te po faletë,
12 edhe ka pamë nd’andërrë nji nieri, qi quhet’ Anani, se hyni e vuni dorënë mbi ate, qi të çeli sytë për-së-ri.
13 Atëherë Anania u përgjeq: Zot, kam ndëgjuem prei shumë vetësh për këte nieri, sa të këqia u bani shenjtënavet tu ndë Ierusalem;
14 edhe këtu ka pushtet prei krye-priftënavet me lidhunë gjith’ ata qi thërrasinë mb’emninë tand.
15 Por Zoti i tha: Shko, sepse kyi asht’ anë e sgjedhëme tek unë, për me bartun’ emninë t’em përpara kombevet, e mbëretënavet’ edhe të bijvet Israelit.
16 Sepse unë kam me i diftuem sa duhetë me pësuem për emninë t’em.
17 Edhe Anania vote, e hyni ndë shtëpit; edhe si vuni duertë mbi ate, tha: o Vëlla Saul, Zoti më ka dërguem, ai Iesui qi t’u duk mb’udhë kur ishie tue ardhunë, qi të çelish sytë për-së-ri, edhe të mbushesh me Shpirtinë Shenjt.
18 Edhe përnjiherë ranë prei syvet ati porsi hala, edhe përnjiherë çeli sytë për-së-ri edhe u ngrit e u pagëzue. Edhe si hangri, muer fuqi.
19 Edhe Sauli ndenji disa ditt bashkë me dishepujt qi ishinë ndë Damaskë.
20 Edhe përnjiherë predikonte Krishtinë ndëpër synagogat, se kyi asht’ i Bir’ i Perëndisë.
21 Edhe gjith’ ata qi ndëgjojinë mërekulloheshin’ e thoshinë: Nuk’ ashtë kyi ai qi rrenoi ndë Ierusalem ata qi thërrisinë këte emënë? Edhe këtu për këte punë kishte ardhunë, qi t’i bierë lidhunë te krye-priftënit?
22 Por Sauli merrte fuqi ma tepërë, edhe përzinte ata Iudeitë qi rrijinë ndë Damaskë, tue diftuem se kyi ashtë Krishti.
23 Edhe si shkuenë miaft ditt, Iudeitë banë këshille për me e vramë.
24 Por kundrë-këshilleja e atyneve i ra ndë vesh Saulit; edhe ruejinë dyertë përdit’ e përnatë, për me e vramë.
25 Atëherë dishepujt’ e muernë natënë, edhe e sdrypnë prei murit, varunë ndë nji shportë.
26 Edhe Sauli si erdhi ndë Ierusalem, kërkonte të piqetë me dishepujt, por të gjith’ e kishinë frikë, sepse nukë besojinë se ashtë dishepull.
27 Por Barnaba e muer, edhe e pruni tek apostujt, edhe u diftoi atyneve si pa Zotinë mb’udhë, edhe se i foli, edhe si fliste mballa-faqe ndë Damaskë mb’emënit të Iesuit.
28 Edhe ishte tue hym’ e tue dalë bashkë me ata ndë Ierusalem, edhe tue folunë mballa-faqe mb’emënit të Zotit Iesu.
29 Edhe fliste e hahei me Greqishtarët, por ata kërkojinë me e vramë.
30 Edhe vëllazënitë kur e muernë vesht, e prunë poshtë ndë Kaisari, edhe e dërguenë ndë Tarsë.
31 Kishatë pra ndëpër gjithë Iudenë e Galilenë e Samarinë kishinë paqtim; edhe ishinë tue u ndërtuem e tue ecunë ndë frikët të Zotit, edhe shumoheshinë me anë të ngushullimit Shpirtit Shenjt.
32 Edhe Pietri tue shkuem ndëpër gjith’ ato vende , sdrypi edhe te shenjtënit qi rrijinë ndë Lyddë.
33 Edhe atie gjeti nji nieri qi e quenin’ Aine, i cilli ishte ulok qi dirgjei ndë shtrat çë prei tetë vieç.
34 Edhe Pietri i tha: Aine, Iesu-Krishti të shëndosh, ngreu, edhe shtro shtratinë tand. Edhe ai përnjiherë u ngrit.
35 Edhe gjith’ ata qi rrijinë ndë Lyddë e ndë Saronë pan’ ate, edhe u këthyenë mbë Zotinë.
36 Edhe ndë Ioppë ishte nji dishepolle qi quhei Tabitha, qi këthyem, do me thanë Dorkadë [dhi e egrë]; ajo ishte plot me vepëra të mira e me lëmoshëna qi bante.
37 Edhe nd’ato ditt kodini me u sëmum’ ajo, edhe me vdekunë; edhe si e lanë, e vunë ndë dhomë të sipërme.
38 Edhe Lydda mbassi ishte ngjat Ioppësë, dishepujt kur ndëgjuenë se Pietri asht’ atie, dërguenë dy burra tek ai, tue iu lutunë mos me përtuem të shkojë deri tek ata,
39 Edhe Pietri u ngrit, e vote bashkë me ata. Edhe kur erdhi ai, e hypnë ndë dhomë të sipërme; edhe i duelnë përpara gjithë të vejatë tue qjamë, e tue diftuem të veshëme e petka, qi bante Dorkada kur ishte bashkë me ato.
40 Por Pietri mbassi nxuer të gjithë jashtë, u ul mbë gjuj e u fal; edhe si u këthye prei anësë korpit, tha: Tabitha, ngreu. Edhe ajo çeli syt’ e vet, edhe kur pa Pietrinë, u ngrit, e ndenji.
41 Edhe ai i dha dorënë, edhe e ngriti; edhe mbassi thërriti shenjtënit’ edhe të vejatë, e nxuer përpara të gjallë.
42 Edhe këjo u muer vesht ndëpër gjithë Ioppënë; edhe shumë vetë i besuenë Zotit.
43 Edhe Pietri mbeti miaft ditt ndë Ioppë, për-anë nji farë Simoni likurë-regjësi.