Krie e parë
1 Ajo që qe herën’ e parë, ajo që digjuam, ajo që pam me si tona, ajo që vështruam, e që e zunë duartë tona, kuvëndoj për fjalë të jetësë.
2 (E jeta u çfaq, edhe e pam, e martirisjëmë, e rrëfejëmë mbë juvet jetën’ e pasosurë, ajo që qe mbanë Babait, e u duk mbë nevet).
3 Atë që pam e digjuam, u rrëfejmë juvet, që të kini edhe juvet shoqëri me nevet. E shoqëria jonë të jetë me babanë edhe me të bir’ e tij Iisu Hristonë.
4 E këto punëra ua shkruajmë juvet (që të gëzoni) e gëzimi juaj të jetë i plotë.
5 Këjo ësht’ adha të taksuritë që digjuam prej si, e rrëfejmë juvet, se Perndia është dritë, e errëcirë mbë të s’është ndonjë.
6 Ndë thaçim se kemi shoqëri me të, e ecëjmë nd’errëcirë, gënjejëmë, e nukë bëjëmë të vërtetënë.
7 E ndë ecimë ndë dritë, kemi shoqëri njeri me jatërinë me të, e gjaku i Iisu Hristoit, birit së tij, qëron nevet nga çdofarë fajit.
8 Ndë thafçim se nukë kemi faj, gënjejëmë vetëvetëhenë, e e vërteta nuk’ është mbë nevet.
9 Ndë molloiçim fajetë tona, ai ësht’ i besësë e i drejtë, që të na ndëjejë nevet fajetë, e të na qërojë nevet nga çdofarë adhiqi.
10 Ndë thafçim se nukë kemi faj, e bëjëmë atë të rrem, e fjala e tij nuk’ është mbë nevet.
KAPTINA I.
1 Ate qi ishte çë herën’ e parë, ate qi kemi gjegjunë, ate qi kemi pamë me syt t’anë, ate qi e vum ore, edhe duertë t’ona e preknë, për Fjalën’ e jetësë
2 (edhe jeta u shpërfaq, edhe e kemi pamë, edhe dëshmoimë, edhe apimë za për jetën’ e pasosëme, qi ishte tek Ati, edhe u shpërfaq mbë ne);
3 ate qi kemi pam’ e kemi gjegjunë, e apimë za juve, qi të keni edhe ju piesë me ne, edhe piesa jonë të jetë me Atën’ edhe me Birin’ e ati Iesu Krishtinë.
4 Edhe u shkrueimë juve këto, qi të jet’ i plotë gëzimi juei.
5 Edhe kyi ashtë zani qi kemi gjegjunë prei ati, edhe u apimë za juve, se Perëndia ashtë dritë, edhe s’asht’ as ndonji errësinë mb’ate.
6 Ndë thanshim se kemi piesë me ate, edhe ecimë nd’errësinët, rreimë, edhe s’baimë të vërtetënë.
7 Por ndë ecimë ndë dritët, sikurse ai ashtë ndë dritët, kemi piesë njiani me tietërinë, edhe gjaku i Iesu Krishtit të Birit ati na pastron prei qish-do faji.
8 Ndë thanshim se s’kemi faj, gënjeimë vetëhenë t’onë, edhe e vërteta nuk’ashtë ndër ne.
9 Ndë rrëfefshim fajetë t’ona, ashtë besëtar edhe i dreitë, qi të na fali fajetë, edhe të na pastrojë prei qish-do të shtrembëte.
10 Ndë thanshim se s’kemi fëjyem, baim’ ate rrenës, edhe fjala e ati s’ashtë ndër ne.