Krie e njëzeteditë
1 E Iisui u përgjegj pameta ature me paravolira, e u thosh:
2 Mbretëria e Qiellvet ka të gjarë me njeri mbret, që ai bëri dasmët’ e djalit së tij.
3 E dërgoi kopijt’ e tij të thërrisnë ata që qenë ftuarë ndë dasmëra, e nukë duajnë të vijnë.
4 Pameta dërgoi të tjerë kopij, e u tha: Thoi mb’ata që janë ftuarë, na, që dreka ime është hazër, viçëret’ e mia edhe berat’ e majme janë therturë, edhe gjithë sa duhenë janë hazër, po ejani ndë dasmëra.
5 E ata përtuanë, e s’vanë, po njëri vate nd’arë të tij, e tjetëri ndë pramati të tij.
6 E të tjerëtë si zunë kopijt’ e tij i shajtinë, edhe i vranë.
7 E si e digjoi mbreti u zëmërua, e dërgoi asqerët’ e tij, e vrau ata që vranë kopijt’ e tij, edhe qutetn’ e ture e përvëloi.
8 Ahiere u thotë kopijet së tij, se dasma është hazër, po ata që qenë të ftuarë nukë qenë të zotë (aksio).
9 Hajdeni dha ndëpër të dalura të udhëravet, e sa që të gjeni, t’i ftoni mbë dasmëra.
10 E si duallë ata kopij mbë udhëra, mbëjuadhë gjith’ ata që gjenë, të ligj e të mirë, e u mblua dasma nga ata që rrijnë.
11 E si hiri mbreti të shih ata që rrijnë, pa atje një njeri që nukë kish veshurë rroba të dasmësë.
12 E i thot’ atit: Mik, qish hire këtu, kur nukë ke rroba të dasmësë? Edhe ai s’mund të flit.
13 Ahiere u thotë mbreti punëtorëvet: Si t’i lidhni atit duartë, ngrenie atë, e vinie jashtë ndë erësirë të thellë. Atje do të jetë të qarëtë, edhe të dredhurit e dhëmbëvet.
14 Sepse shumë janë të ftuarë, e të pakë të zgjedhuritë.
15 Ahiere vanë Farisejtë, e bënë të mbëjedhurë, e mëndoneshinë, qish ta zijnë atë ndë fjalë.
16 E dërguanë nde ai mathitit’ e ture, bashkë me Irodhianotë, e i thanë: Dhaskal, e dimë që je i vërtetë, edhe dhidhaks udhën’ e Perndisë me të vërtetë, e nukë ke dert ti për ndonjë, se nukë vështron ndë faqe të njerëzet.
17 Thuajna dha nevet, si të duketë ti? Ësht’ e udhësë të apëmë qinso (haraç) nde Qesari, a jo?
18 E si njohu Iisui ponirin’ e ture, u tha: Pse më piraksni Ipokritej (me di faqe)?
19 Dëftomëni asprën’ e Qinsosë. Edhe ata i prunë një dhinar.
20 E u thot’ ature: E kujt’ është këjo konë, edhe të shkruaritë mbi të?
21 I thon’ atij: Të Qesarit. Ahiere u tha ature: Paguani dha ato që janë të Qesarit, nde Qesari, e ato që janë të Perndisë, nde Perndia.
22 E si e ndienë, u çuditnë, e e lanë atë, e iknë.
23 Nd’atë ditë erdhë nde ai Sadhuqej, ata që thonë se nukë ngjallenë të vdekuritë, e e pietnë atë, e i thonë:
24 Dhaskal, Mosiu tha: Ndë vdektë njeri që të mos lërë djelm, të martonetë me gruan’ e tij vëllai tij, e të ngjalljë farë nde vëllai tij.
25 E pranë nevet qenë shtatë vëllazër, e si u martua i pari vdiq, e sepse nukë kish farë, la gruan’ e tij nde vëllai tij.
26 Ashtu edhe i diti, edhe i treti, ngjer ndë të shtatë.
27 E më pastaje nga të gjithë, vdiqi edhe gruaja.
28 E po kur të ngjallenë të vdekuritë, cilit nga të shtatë do të jetë gruaja? Sepse gjithë e patnë atë.
29 Edhe Iisui u përgjegj, e u tha ature: Jeni gënjierë, sepse nukë kupëtoni kartëratë, as fuqin’ e Perndisë.
30 Se ndë kohë që do të ngjallenë të vdekuritë as martojënë as martonenë, po janë posi ëngjëllit’ e Perndisë ndë qiell.
31 E për të ngjallturë të së vdekuret nukë dhiavastë atë që është thënë ndë juvet nga Perndia që thotë:
32 Unë jam Perndia i Avraamit, edhe Perndia i Isaakut, edhe Perndia i Iakovit. Nuk’ është Perndia, Perndi e së vdekuret, po e së gjallëvet.
33 E si digjuanë turmët’ e njerëzet, u çuditnë ndë dhidhahi të tij.
34 E Farisejtë si digjuanë, që u mbilli gojënë Sadhuqejet, u mbëjuadhë të gjithë ndë një vënd.
35 E një nga ata që dhidhaksinë nomnë, e pieti tuke ngajturë atë, e i thosh:
36 Dhaskal, cila porsi është më e madhe ndë nom?
37 Edhe Iisui i tha atit: Të duaç Zotnë Perndinë tënde me gjithë zëmërë tënde, edhe me gjithë shpirtinë tënd, edhe me gjithë mëndienë tënde.
38 Këjo është e para, edhe e madhe porsi.
39 E e ditë që gjan me atë: Të duaç gjitonë tënd, si edhe vetëhenë tënde.
40 Ndë këto të di porsira gjithë nomi edhe profitëritë varenë.
41 E si u mbëjuadhë farisejtë, i pieti ata Iisui.
42 E u thotë: Si ju duketë juvet për Krishtinë, i kuj bir është? I than’ ata: I Dhavidhit.
43 U thot’ ature: Pse adha Dhavidhi me Shënt Shpirt, e thërret atë Zot? E thotë:
44 Tha Zoti, Zotit sim: Rri mb’anë time të djathëtë, ngjera sa të vë hasmërit’ e tu ndënë këmbë të tua.
45 E ndë e thërret atë Dhavidhi Zot, qish është biri tij?
46 E ndonjë nukë mund t’i përgjegjej atij fjalë, as kuturisi njeri që nga ajo ditë të piesë atë më.
KAPTINA XXII.
1 Edhe Iesui u përgjeq përsëri, e u tha atyneve, me parabulla, tue thanë:
2 Mbëretënia e qillvet u përgjait me nji nieri mbëret, qi bani darsma për të birin e vet.
3 Edhe dërgoi shërbëtorët’ e vet me thirrun’ ata qi qenë thirrunë ndë darsmat; por nukë deshnë me ardhunë.
4 Përsëri dërgoi të tierë shërbëtorë, tue thanë: Thoni atyneve qi qenë thirrunë - Qe te bana gati drekënë t’eme; qet’ e mi edhe berrat’ e maime janë therunë, edhe të gjitha janë gati, eni ndë darsmat.
5 Por ata përtuenë, edhe shkuenë njiani nd’arë të vet, e tietri ndë tregjeti të vet.
6 Edhe të tierëtë zunë shërbëtorët’ e ati, e i shan’ edhe i vranë.
7 Por mbëreti kur ndëgjoi, u zemërue, edhe dërgoi ushtërin’ e vet, edhe prishi ata gjaksorëtë, edhe dogji qytetin’ e atyneve.
8 Atëherë u thotë shërbëtorëvet vet: Darsma ashtë gati, por ata qi qenë thirrunë s’ishinë të vëjefshim.
9 Shkoni pra ndëpër të dalunat e udhëvet, edhe sa vetë të gjeni, i thirrni ndë darsmat.
10 Edhe ata shërbëtorëtë duelnë ndëpër udhët, e mbëlothnë gjithë sa gjetnë, të këqij e të mirë; edhe darsma u mbush me nierës qi rrinë ndë mësallë.
11 Edhe mbëreti kur hyni me pam’ ata qi rrinë ndë mësallë, pa atie nji nieri qi s’kishte veshunë petka darsme.
12 Edhe i thot’ ati: Mik, si hyne këtu pa pasunë petka darsme? Por ai mbylli gojënë.
13 Atëherë mbëreti u tha shërbëtorëvet: Lithni ate për kambësh e për duersh, edhe ngrenia, e hithnia nd’errësinë të përjashtëme; atie ka me qenë të qjamit’ edhe të dridhunit’ e dhambëvet.
14 Sepse shumë vetë janë të thirrunë, por pak të sgjedhunë.
15 Atëherë Fariseitë shkuen’ e banë këshille, si ta zanë ndë lak me fjalë.
16 Edhe dërgojnë tek ai dishepujt’ e vet bashkë me Herodianët, tue thanë: Mieshtër, e dimë se je i vërtetë, edhe mëson udhën’ e Perëndisë me vërtetëni, edhe s’do me ditun’ as për kurkënd, sepse nukë ven ore mbë faqe nierëzish.
17 Na thuei pra: Ç’të duketë? Asht’ e udhësë me i dhanë pagë Kaisarit, a jo?
18 Por Iesui si e muer vesht diallësin’ e atyneve, tha: Ç’më ngitni, hipokritëna?
19 Më diftoni monetën’ e pagësë. Edhe ata i prunë nji dinar.
20 Edhe ai u thot’ atyneve: E kuit ashtë këjo fytyrë, edhe këjo përmbishkronjë?
21 Ata i thonë: E Kaisarit. Atëherë u thot’ atyneve: Lani pra ato qi janë të Kaisarit mbë Kaisarinë; edhe ato qi janë të Perëndisë mbë Perëndinë.
22 Edhe ata kur ndëgjuenë, u mërekulluenë, edhe e lanë e iknë.
23 Nd’atë ditë i erthnë përanë Saddukeitë, ata qi thonë se nuk’ashtë të ngjallunë, edhe e pyetnë,
24 tue thanë: Mieshtër, Moiseu tha - “Ndë vdektë kushi pa pasunë dielm, i vëllai ati ka me u martuem me gruen’ e ati”, edhe ka me ngjallë farë për të vëllan’ e vet.
25 Edhe ishinë ndër ne shtatë vëllazën; edhe i pari u martue, edhe vdiq; edhe mbasi s’patlanë farë, la gruen’ e vet mbë të vëllan’ e vet;
26 kështu edhe i dyti, edhe i treti, deri mbë të shtatët.
27 Edhe mbas të gjithëve vdiq edhe grueja.
28 Mbë të ngjallunit pra, cillit prei këtyne të shtatëve ka me qenë grueja? Sepse të gjith’ e patnë marrë.
29 Edhe Iesui u përgjeq, e u tha atyneve: Gënjeheni, mbassi s’dini shkronjat’, as fuqin’ e Perëndisë.
30 Sepse mbë të ngjallunit as martojn’, as martohenë, por janë porsi engjujt’ e Perëndisë ndë qiell.
31 Edhe për të ngjallunit prei së vdekunish, s’keni kënduem qish ashtë thanë mbë ju prei Perëndisë, kur tha:
32 “Unë jan Perënia Abrahamit, edhe Perëndia Isaakut, edhe Perëndia Iakobit?” Perëndia nuk’ ashtë Perëndi të vdekunish, por të gjallësh.
33 Edhe gjindëja kur ndëgjuenë, mërekulloheshinë për mësimin’ e ati.
34 Por Fariseitë kur ndëgjuenë se u mbësheli gojënë Saddukevet, u mbëlothnë bashkë.
35 Atëherë nji ligjëtar prei atyneve pyeti, tue ngam’ate, e tue thanë:
36 Mieshtër, cilla porosi ashtë ma e madhe ndë ligjët?
37 Edhe Iesui i tha: “Të duesh Zotinë Perëndinë tand me gjithë zemrënë tande, edhe me gjithë shpirtinë tand, edhe me gjithë mendienë tande”.
38 Ajo asht’ e para, edhe e madheja porosi.
39 Edhe e dyta qi përgjan me ate ashtë : “Të duesh fëqinë tand porsi vetëhenë tande”.
40 Gjithë ligja edhe profetënitë varenë mbë këto dy porosia.
41 Edhe Fariseitë kur ishinë mbëledhunë, Iesui i pyeti, tue thanë:
42 Qish u duketë juve për Krishtinë? I bir’ i kuit ashtë? I thonë: I Davidit.
43 U thot’ atyneve: Qysh pra Davidi me Shpirtin’ e quen Zot? - tue thanë:
44 “I tha Zoti Zotit t’em, rri prei së diathtësë s’eme, deri sa të ve amëmiqt’ e tu përposh ndënë kambët e kambëvet tua”.
45 Ndë qoftë pra se Davidi e quen Zot, si asht’ i bir i ati?
46 Edhe kurkushi s’mundei me iu përgjegjunë ndonji fjalë, as nukë guxoi çë mb’ate ditë me e pyetunë ma.