Krie e katërmbëdhjetëtë
1 E kur vate ai ndë shtëpi të njëit nga të parët’ e Farisejet të shëtunë, të haij bukë, e ata rrijnë, e vështroijnë atë.
2 E ja një njeri i dhropiqasurë, i vjen përpara atij.
3 E u përgjegj Iisui e tha mbë dhaskalë të nomit edhe mbë farisej, nd’është ndëjierë të shëtunë të shëruajturitë?
4 E ata pushuanë, e zuri, e e shëroi atë, edhe e lëshoi.
5 E u përgjegj mb’ata, e tha: Cilit nga juvet ndë i raftë ndë pus gomari a kau, e nukë do ta nxjerë atë, atë çast ndë ditë të shëtunë?
6 E as ndë këto nukë mundnë t’i përgjegjishnë atij.
7 E u thoshte edhe të së ftuaret ndë gosti paravoli, sepse pa që zgjidhnë vëndet’ e para, e u tha ature:
8 Kur të ftoneç nga njeri mbë dasmë, mos rriç ndë vënd të parë, se mos ndodhetë e ka ftuarë i zoti i shtëpisë ndonjë më të nderçurë nga teje.
9 E si të vijë ai që ka ftuarë tij edhe atë, do të të thotë tij: Lë vënd këtij. E ahiere me turp do të rriç ndë vënd të pastajmë.
10 Po kur të ftoneç, hajde e rri ndë vënd të pastajm, që kur të vijë ai që të ka ftuarë tij, të të thotë tij: Mik, shko më lart. Ahiere do të të jetë tij nder përpara gjithëvet ature që rrinë ndë mësallë.
11 Se cilido që larcon vetëhen’ e tij, do të unjetë, e ai që unjetë, do të ngrihetë.
12 E i thosh edhe atij që e kish thirturë atë: Kur të bëç drekë a darkë, mos fto miqt’ e tu, as vëllazërit’ e tu, as gjërit’ e tua, as gjitonë të pasurë, se mos ndodhetë e të ftojënë edhe ata tij, e të paguhetë gostia jote.
13 Po kur të bëç gosti thirrë të varfërë, sakatër, të çalë, e të verbërë.
14 E do të jeç i lumurë, se nukë kanë të ta kseshpërblejënë tij, e do të të kseshpërblenetë tij kur të ngjallenë të drejtëtë.
15 E si digjoi një nga të ftuaritë ndë gosti këto, i thot’ atij: Lum ai që të hajë bukë ndë mbretëri të Perndisë.
16 Edhe ai i thot’ atij: Një njeri bëri një drekë të madhe e ftoi shumë.
17 E dërgoi kopil’ e tij ndë kohë të drekësë t’u thosh së ftuaret: Ejani se mënjënd të gjitha janë gati.
18 E zunë të gjithë për një fjalë të hiqishnë. I pari i thot’ atij: Bleva një arë, e kam shtrëngim të vete ta shoh atë. Të lutem, të më ndëjeç.
19 E një tjatër i tha: Bleva pesë pëndë qe, e do të vete t’i shoh ata. Të lutem, të më ndëjeç.
20 E një tjatër tha: Mora grua, pra andaj nukë mund të vij.
21 E si erdhi ai kopil i rrëfeu këto zotit së tij. Ahiere u zëmërua zoti i shtëpisë, e i thotë kopilit së tij: Hajde, shpejto ndëpër sheshe e ndëpër rruga të qutetit, e kallmë këtu brënda të varfërë, sakatër, të çalë, e të verbërë.
22 E i thotë kopili zotit: E bëra sikundrë më porsite, e tepëron edhe vënd.
23 E i thotë zoti kopilit: Dil mb’udhëra e mbë gardhe, e anangasi të vijënë, që të mblonetë shtëpija ime.
24 Se u thom juvet, që: Ndonjë nga ata njerëzit’ e ftuarë do të mos hajë drekënë time.
25 E vij me të bashkë turm’ e madhe njerëzet, e si u kthie u thot’ ature:
26 Ndë vjen njeri tek unë, e nukë mçon baban’ e tij, edhe mëmënë, edhe gruanë, edhe djelmtë, edhe vëllazëritë, edhe motratë, e akoma edhe Shpirtin’ e tij, nukë mund të jetë mathitiu im.
27 Edhe ai që nukë merr mbë krahë Kruqn’ e tij, e më vjen pas meje, nukë mund të jetë mathitiu im.
28 Sepse cili nga juvet kur do të bëjë një taracë, nukë rri protoparë të silloisjë ksodhinë që duhetë, e ndë ka me se ta sosjë?
29 Se mos si të vërë binanë, e të mos mundjë ta sosjë, nisjënë gjith’ ata që e shohënë të qeshjënë me të.
30 E të thonë: Kij njeri zuri të dërton shtëpi, e nukë mundi ta sos.
31 A cili ësht’ ai mbret, që kur do të bëjë luftë me një tjatër mbret, nukë rri protoparë të silloisetë, nd’është i zoti t’i dalë përpara me dhjetë mijë tjatërit që vjen mbi të me njëzet mijë?
32 E ndë mos kur ësht’ ai akoma larg, dërgon elçi e i lutetë të bëjë paq.
33 Kështu dha cilido nga juvet që nuk’ i mçon gjith’ ato që ka, nukë mund të jetë mathitiu im.
34 E mirë është kripa, po ndë qoftë kripa e pabulmime, me se do të kripetë?
35 Nuk’ ësht’ e vëjierë as për dhe as për plehë, po e shtienë atë poshtë. Ai që ka veshë për të digjuarë, le të digjojë.
KAPTINA XIV.
1 Edhe ai kur erdhi ndë shtëpi të nji nieriu prei të parëvet Farisevet për të shëtunë me ngranë bukë, ata ishinë tue vum’ ore ate.
2 Edhe qe nji nieri i idhropikasunë tek ishte përpara ati.
3 Edhe Iesui u përgjeq, e u tha ligjëtarëvet edhe Farisevet, tue thanë: Ndë qoftë se asht’ e udhësë me shëndoshunë për të shëtunë?
4 Edhe ata s’pëzajtnë. Atëherë ai e kapi, edhe e shëndoshi, edhe e lishoi.
5 Mbasandai u përgjeq, e u tha atyne: Kuit prei jush t’i bierë gomari e kau ndë pus, edhe s’ka me e nxierrë përnjiherë për ditë të shëtunë?
6 Edhe ata s’muftnë me iu përgjegjunë mbë këto fjalë .
7 Edhe u thoshte nji parabull’ atyneve qi ishinë thirrunë (sepse vente ore si sgjithshinë vendet’ e para), tue u than’ atyne:
8 Kur të thirresh prei ndonjianit ndë darsmë, mos ulesh me ndenjunë ndë krye të mësallësë; druese mos ashtë thirrunë prei ati ndonji tietër ma i ndershim se ti,
9 edhe vien ai qi thirri tyi edhe ate, e të thotë: Epi vendinë këti; edhe atëherë do të fillojsh me turpëni me zanë vendin’ e mbrapëm.
10 Por kur të thirresh, shko, e rri mbë vendin’ e mbrapëm; qi, kur të vijë ai qi të ka thirrunë, të thotë tyi: Mik, hip ma përsipër; atëherë ka me qenunë laft për tyi përpara atyneve qi rrinë ndë mësallë bashkë me tyi.
11 Sepse kushdo qi ngre nalt vetëvetëhenë, ka me u përvumë; edhe ai qi përven vetëvetëhenë, ka me u ngritunë nalt.
12 I thoshte edhe ati qi kishte thirrun’ ate: Kur të bajsh drekë a darkë, mos thirr miqt e tu, as nierëzit’ e tu, as fëqij të pasunë; druese mos të thërrasinë prap edhe ata, edhe bahetë shpagim mbë tyi.
13 Por kur të bajsh gostë, thirr të vobeq, ulogë, të çalë, të verbën;
14 edhe ke me qenun’ i lumunë; sepse ata s’kanë me ta shpaguem; edhe ka me t’u shpaguem ndë të ngjallunit’ e të dreitëvet.
15 Edhe nji prei asish qi kishinë ndenjunë bashkë ndë mësallë, kur ndëgjoi këto fjalë , i tha: Lum ai qi të hajë bukë ndë mbëretënit të Perëndisë.
16 Edhe ai i tha: Nji nieri bani nji darkë të madhe, edhe thirri shumë vetë;
17 edhe ndë kohë të darkësë dërgoi shërbëtorin’ e vet me u than’ atyneve qi ishinë thirrunë: Ejani, se tashti të gjitha janë gati.
18 Por të gjithë filluenë me nji fjalë me u tërhekunë mbë-nj’-anë. I pari i tha, se : Bleva nji arë, edhe kam nevojë me dalun’ e me e pamë, të lutem, lisho-më,
19 Edhe nji tietër tha: Bleva pesë pendë qe, edhe po vete me i provuem; të lutem, lishomë.
20 Edhe nji tietër tha: Mora grue, edhe përandai nukë mundem me ardhunë.
21 Edhe ai shërbëtori erdhi, e i diftoi të zotit këto. Atëherë i zoti i shtëpisë u zemërue, e i tha shërbëtorit vet: Dil shpeit ndëpër rrugat e ndëpër udhët e qytetit, edhe bier këtu mbrenda të vobeqit, e ulogët’ e të çalët’ e të verbënitë.
22 Edhe shërbëtori tha: Zot, u ba sikurse urdhënove, por ashtë vend edhe ma.
23 Edhe i zoti i tha shërbëtorit: Del ndëpër udhët e ndëpër gjerdhet, edhe nguti me hymë, qi të mbushetë shtëpia eme.
24 Sepse po u thom juve, se as ndonji prei atyne nierëzëvet qi qenë thirrunë s’ka me ngranë darkënë t’eme.
25 Edhe shumë gjindëje shkojshinë bashkë me ate; edhe ai u këthye, e u tha atyne:
26 Ndë arthtë kushi tek unë, e të mos ketë mëni të i atin’ e vet, e t’amën’, e gruen’, e dielmt’, e të vëllazënit’, e të motërat’, edhe jetën’ e vet, nukë mundetë me qenunë dishepulli em.
27 Edhe ai qi s’bar kryqin’ e vet, e vien mbrapa mejet, nukë mundetë me qenunë dishepulli em.
28 Sepse cilli prei jush do me ndërtuem nji pyrg, edhe nukë rri ma përpara, e mendon qish ka për të prishunë, ndë past’ ato qi lypsenë për me e mbaruem?
29 Druese si të vejë themel, edhe të mos mundetë me e mbaruem, atëherë gjithë sa ven’ ore do të fillojnë me qeshunë me atë,
30 tue thanë, se: Kyi asht’ ai nieriu qi filloi me ndërtuem, edhe nukë mufti me e mbaruem.
31 Apor cilli mbëret, tue votunë me luftuem me nji tietër mbëret, nukë rri ma përpara, edhe mendohetë, ndë qoft’ i fortë me dhetë mijë me i dalunë përpara ati qi vien kundrë ati me njizet mijë?
32 Se ndë mos, kur asht’ ai edhe lark, dërgon laimësi, e kërkon me bamë paqtim.
33 Kështu pra gjithë-se-cilli prei jush qi nukë mohon gjithë pasëjen’ e vet, nukë mundetë me qenunë dishepulli em.
34 Krypa asht’ e mirë, por ndë u prishtë krypa, me se ka me u krypunë?
35 Nuk’ ashtë ma e vëjefshime as për plehë; por e hedhin jashtë. Ai qi ka veshë me ndëgjuem, le të ndëgjojë.