Krie e nëntëtë
1 E Ëngjëlli i pesëti i ra zurnasë. E paçë një ull që ra nga qielli mbi dhe; e ju dha atij quçi i puzit s’Avisit.
2 E hapi puzn’ e avisit, e hipi tim nga puzi, posi tim i një furrësë madhe. E u err dielli edhe era nga timi i puzit.
3 E nga timi duallë karkalecë mbi dhe, e u dha mb’ata urdhër, sikundrë kanë urdhër cfurqet’ e dheut.
4 E u dha porsi mbë ta që të mos dëmëtojënë bar’ e dheut, as ndonjë bimë të njumë, as ndonjë lis, përveçe njerëzitë vetëmë që nukë kanë vulën’ e Perndisë ndë ballëra të ture.
5 E u dha porsi mbë ta, që të mos i vrasën’ ata, po t’i mundojënë pesë muaj, e mundimi i ture të jetë si mundim cfurkut kur cimbis njerinë.
6 E mb’ato dit do të kërkojënë njerëzitë vdekëjënë, e do të mos e gjejënë atë; e do të dëshërojënë të vdesënë, e do të ikëjë morti prej suresh.
7 E të gjarat’ e karkalecëvet, gjajënë mbë kuaj që janë gati për luftë; e mbi krie të ture një lloi kurorë që ka të gjarë me ar, e suratet’ e ture si surate njerëzet.
8 E kishnë leshëra, posi leshërat’ e gravet; e dhëmbët’ e ture qenë si dhëmbët’ e leondarëvet.
9 E kishnë thorake si thorake të hekurta; e zëri krahëvet së ture, si zëri i karrocavet të shumë kuajet që venë ndë luftë.
10 E kanë bisht, e bishtin’ e cfurqet, e ndë bishtëra të ture qenë thumba; e urdhëri i ture qe për të dëmëtuarë njerëzitë pesë muaj.
11 E kishnë për mbret të turënë Ëngjëllinë e Avisit; ëmëri i tij ndë gjuhë të Çifutet Avadhdhon, e ndë gjuhë të Gërqinjet e ka ëmërinë Apolion (Prishësi).
12 Njera ve, shkoi, e ja vijënë edhe di ve, pasandaje.
13 E Ëngjëlli i gjashtëti i ra zurnasë. E digjova një zë nga të katër brit’ e thisiastirit s’artë, që është përpara Perndisë.
14 Që thosh Ëngjëllit së gjashtë, atij që kish zurnanë: Cgjidhi të katër ëngjëjtë që janë lidhurë ndë lumë të madh, ndë Efrat.
15 E u cgjidhnë të katër ëngjëjtë të bërëtë gati mbë sahat, e mbë ditë, e mbë muaj, e mbë vit, që të vrasënë pjesën’ e tretë të njerëzet.
16 E nëmuri i asqerit së kalësisë diqind mijë, sepse e digjova nëmurin’ e ture.
17 E ashtu i paçë mbë të parë kuajtë, edhe ata që rrijnë mbi ta që kishnë thorake të flakta, e që kishnë bojë të rimptë e të shqufurit; e kokët’ e kuajet si kokë liondarëvet, e nga goja e ture dil zjar e tim e shqufur.
18 E nga këto të tre u vra e treta pjesë e njerëzet, nga zjari, edhe timi, edhe nga shqufuri që dilë prej gojësë ture.
19 Sepse fuqit’ e ture gjëndenë ndë gojë të ture; sepse bishtërat’ e ture janë posi të gjërpinjet, e kanë krerëra, e me ato bëjënë dëm.
20 E të tjerëtë njerëz nuk’ u vranë nga këto plagëra, as metanoisnë nga punëtë që bëjënë me duar të ture, për të mos falurë të paudhëvet, e Idhollavet t’arta e t’ërgjëndatë, e të gurtatë, e të drujtatë, ato që as shohënë, as digjojënë, as ecëjnë.
21 E nukë metanoisnë nga vreilat’ e ture, as nga magjit’ e ture, as nga të vjedhurat’ e ture.
KAPTINA IX.
1 Edhe engjull’ i pesëtë i ra trumbetësë, edhe pashë nji yll prei qiellit qi binte mbi dhet, edhe u dha çelësi i pusit abyssit, edhe çeli pusin’ e abyssit;
2 edhe duel tym prei pusit, porsi tym i nji furrësë madhe; edhe u errësue dielli edhe era prei tymit pusit.
3 Edhe prei tymit duelnë karcaleca mbi dhet, edhe u dha atyneve pushtet, sikurse kanë pushtet shkarpinjt’ e dheut.
4 Edhe u than’ atyneve qi të mos i bajënë dam barit dheut, as qish-do ngjomësine, as kish-do druje, veç atyne njerëzevet vetëmë qi s’kanë bulën’ e Hyjit ndë ball të vet.
5 Edhe u tha atyneve qi të mos i vrasinë, por të mundohenë pesë muej; edhe mundimi i atyneve ishte porsi mundim shkarpini, kur quk njerinë.
6 Edhe nd’ato ditt njerëzitë kanë me kërkuem vdekënë, edhe s’kanë me e gjetunë, edhe kanë me dëshëruem për me vdekunë, edhe vdeka ka me ikunë prei atyneve.
7 Edhe të përgjaitëmet’ e shkarpinjvet gjaishinë porsi kual qi janë bamë gati për luftë, edhe mbi krenët t’atyne kishinë porsi kunora t’arta, edhe faqet’ e atyneve ishinë porsi faqe njerëzish.
8 Edhe kishinë flokë, porsi flokë grash, edhe dhambët’ e atyneve ishinë porsi dhambë leonësh.
9 Edhe kishinë thurakë, porsi thurakë të hekurtë; edhe zan’ i fletëvet atyne ishte porsi za qerresh shumë kualsh, kur ecinë ndë luftë.
10 Edhe kishinë bishtëna qi gjaishinë porsi të shkarpinjvet, edhe ndëpër bishtënat t’atyne kishinë thumba; edhe pushteti i atyne ishte me u bamë dam njerëzëvet pesë muej.
11 Edhe kishinë rigë përmbi vetëvetëhen’ engjullin’ e abyssit; ai e ka emëninë Hebraisht Abaddon, edhe mbë gjuhë të Grekëvet e ka emënin’ Apolljon [Prishës ].
12 Njana mier shkoi; nje te po vin’ edhe dy mier mbaskëndai.
13 Edhe engjull’ i gjashttë i ra trumbetësë, edhe ndëgjova nji za prei të katër brinavet therores’ artë qi ashtë përpara Hyjit,
14 qi i thoshte të gjashttit engjullë qi kishte trumbetënë: Sgjith të katër engjujtë qi janë lidhunë mbë lumin’ e madh Efratinë.
15 Edhe u sgjithnë të katër engjujtë qi ishinë bamë gati për orën’ e për ditën’ e për muejin’ e për vitinë, për me vramë të tretën’ e njerëzëvet.
16 Edhe numëri i ushtëtorëvet kalorisë ishte dy herë ka dhetë mijëna dhetë mijënash; edhe ndëgjova numërin’ e atyneve.
17 Edhe kështu pashë kualtë mbë të pamit, edhe ata qi rrijshinë mbi ata, se kishinë thurakë të ziarrmit edhe të jakinthit e të surfullit; edhe krenët’ e kualvet ishinë porsi krenë leonësh, edhe prei gojavet atyne delte ziarrm e tym e surfullë.
18 Prei këtyne të treve u vran’ e treta e njerëzëvet, prei ziarrmit e prei tymit e prei surfullit qi delte prei gojavet atyne.
19 Sepse pushtetet’ e atyneve janë ndë gojë t’atyne, sepse bishtënat’ e atyne gjainë porsi të gjarpinjvet, edhe kishinë krenë, edhe me ata baishinë dam.
20 Edhe njerëzit’ e tierë qi ata s’u vranë me këto plagë, as nuk u penduenë prei punëvet duervet veta, qi të mos adhurojënë diajtë, edhe idhujt’ e artë e të argjanttë e të ramtë e të gurit e të drunit, të cillëtë s’munden’ as me ndëgjuem, as me ecunë.
21 Edhe nuk’ u penduenë prei vrasievet veta, as prei farmaqiavet veta, as prei kurvënisë vet, as prei të viedhëmevet veta.