Krie e pesëtë
1 Sepse u bëm të drejtë dha me anë të besësë, kemi paq me Perndinë me anë të Zotit sonë Iisu Hristoit.
2 Që me anë t’atij muarrm edhe të hijturitë me anë të besësë ndë këtë dhurëti, që qëndrojëmë, e mburemi mbë shpëresë të nderit së Perndisë.
3 Edhe jo vetëmë këjo, po mburemi edhe ndë shtrëngime. E e dimë që shtrëngimi bën durimnë.
4 E durimi dhoqimi, e dhoqimia shpëresë.
5 E shpëresa nukë turpëron, sepse dashuria e Perndisë është derdhurë ndë zëmëra tona me anë të Shpirtit Shënjt që na është dhënë nevet.
6 Sepse kur jeshëm nevet edhe të sëmurë, mbë kohë të vëjierë Krishti vdiqi për nevet që jeshëm të pabesë.
7 Sepse mezi do të vdesë ndonjë për ndonjë njeri të drejtë, sepse për të mirënë mbase ka zëmërë njeri të vdesë.
8 Ma na dëfton nevet Perndia dashurin’ e tij, sepse kur jeshëm edhe fajëtorë nevet, Krishti vdiqi për ne.
9 Shumë më tepër ndashti do të shpëtojëmë nga urgjia me anë t’atij, sepse u ndreqm me gjak të tij.
10 Sepse nd’është që kur jeshëm armiqt’ e Perndisë, u paqtuam me të me mes të vdekëjësë të birit së tij, fort më shumë ndashti që jemi të paqtuarë me të, do të sosemi me të ngjallëtë të tij.
11 E jo vetëmë këjo, po edhe lëvdonemi mbë Perndinë për Zotnë tonë Iisu Hristonë, që me anë t’atij kemi marrë ndashti të paqtuaritë.
12 Pra andaj sikundrë për një njeri vetëmë hiri faji ndë këtë botë, e me faj bashkë hiri vdekëja, e kështu mbë gjithë njerëz shkoi vdekëja, mb’atë (njeri) gjithë fëjienë.
13 Sepse ngjera mbë kohë të nomit faji qe ndë botë, po nuk’ e kishnë për faj, sepse nukë qe nomi.
14 Po mbretëroi vdekëja që nga Adhami ngjera te Moisiu, edhe mb’ata që nukë fëjienë me të gjajturë të fajit s’Adhamit, që ai është kanoni i atij që do të vinte.
15 Po jo si faji, kështu është edhe dhurata. Sespe nd’është që ndë faj të njëit vdiqnë shumë, shumë më tepër tepëroi dhurata e Perndisë për dhurëti njëit njeriut Iisu Hristoit, ndë të shumëtë.
16 E nuk’ është e tila dhurëtia si faji i njëit që fëjeu; se gjuqi nga një është me dëm, ma dhurëtia është për të ndrequrë nga shumë faje.
17 Sepse nd’është me një faj të njëit njeriut për një vetëmë mbretëroi vdekëja, shumë më tepër ata që kanë marë të lirëtë të hirit e të dhurëtisë të së drejtësë, do të mbretërojënë ndë jetë për vetëmë Iisu Hristonë.
18 Sikundr’ erdhi adha vdekëja nga an’ e një fajit vetëmë mbë gjithë njerëz për dëm, kështu për gjuq të njëit vetëmë erdhi dhurëtia mbë gjithë njerëz për ndreqëjë jetësë.
19 Sepse sikundrë u bënë fajëtorë me të shumëtë me të padigjuarë të njëit njeriut, kështu edhe me të digjuarë të njëit do të bënenë të drejtë të shumëtë.
20 Nomi hiri që të tepërojë faji. E tek u shtua faji, atje tepëroi dhurata.
21 Që sikundrë mbretëroi faji ndë vdekëjë, kështu të mbretërojë edhe dhurëtia për të dhënë jetë të pasosurë, me anë të Zotit sonë Iisu Hristoit.
KAPTINA V.
1 Mbassi duelëm pra të dreitë prei besësë, kemi paqtim te Perëndia me anë të Zotit t’ynë Iesu Krishtit,
2 prei të cillit gjetmë edhe të hymitë me besënë ndë këte dhunëti qi qindrojmë mb’ate, edhe mburremi mbë shpëresë të laftit Perëndisë.
3 Edhe jo vetëmë këjo, por mburremi edhe ndër shtrëngimet, tue ditunë se shtrëngimi punon durim,
4 e durimi provim, e provimi shpëresë;
5 e shpëresa nukë turpënon, sepse dashunia e Perëndisë ashtë derdhunë ndë zemërat t’ona me anë të Shpirtit Shenjt qi ashtë dhanë mbë ne.
6 Sepse kur ishim na edhe por të sëmunë, Krishti vdiq mbas kohësë qi qe urdhënuem për të shtrembëtit.
7 Sepse mezi ka me vdekunë kushi për nieri të dreitë, sepse për të mirinë druese edhe kuxon kushi me vdekunë,
8 por Perëndia difton dashunin’ e vet mbë ne, sepse kur ishim edhe na fajtorë, Krishti vdiq për ne;
9 shumë ma tepërë pra, mbassi duelëm të dreitë tashti prei gjakut ati, kemi me shpëtuem prei zemërimit me anë t’ati.
10 Sepse, ndë qoftë se kur ishim anëmiq, u paqtuem me Perëndinë me anë të vdekësë të Birit ati, shumë ma tepërë mbassi u paqtuem kemi me shpëtuem me anë të jetës’ ati.
11 Edhe jo vetëmë këjo , por edhe mburremi mbë Perëndinë me anë të Zotit t’ynë Iesu Krishtit, qi muerëm tashti paqtiminë me anë t’ati.
12 Përandai sikurse prei nji nieriu hyni faji ndë botët, edhe prei fajit hyni vdeka, edhe kështu shkoi vdeka ndëpër gjithë nierëzit, sepse të gjithë fëjyenë
13 (sepse deri ndë kohë të ligjësë qe faji ndë botët, por për faj nukë numërohetë, kur nuk’ ashtë ligjë.
14 Por vdeka mbëretënoi çë prei Adamit, deri mbë kohë të Moiseut, edhe mb’ata qi nukë fëjyenë mbas shëmbëllimit së kapërcyemesë porosisë Adamit, i cilli ashtë figureja e ati qi kishte për me ardhunë.
15 Por jo si faji, kështu asht’ edhe dhunëtia, sepse ndë qoftë se prei fajit të njianit vdiqnë të shumëtë, shumë ma tepërë hiri i Perëndisë, edhe dhunëtia me anë të hirit të nji nieriut, Iesu Krishtit, tepëroi mbë të shumëtë.
16 Edhe dhunëtia nuk’ ashtë sikurse të dënuemitë qi u ba prei njianit qi fëjeu, sepse gjyqi prei njianit u ba për dam të shumëve, edhe dhunëtia prei shumë fajësh u ba për të dalunë të dreitë.
17 Sepse ndë qoftë se prei fajit njianit mbëretënoi vdeka prei njianit, shumë ma tepër’ ata qi marrinë tepëricën’ e hirit edhe dhunëtisë dreitënisë, kanë me mbëretënuem ndë jetë prei njianit, Iesu Krishtit.)
18 Sikurse pra prei nji faji u ba për dam mbë gjithë nierëzit, kështu edhe prei nji dreitënimi u ba mbë gjithë nierëzit të dalinë të dreitë për jetë.
19 Sepse sikurse prei së pandëgjueshimesë të nji nieriut u banë fajtorë të shumëtë, kështu edhe prei së ndëgjueshimesë të njianit kamë me u bamë të dreitë të shumëtë.
20 Edhe ligja hyni, qi të tepërojë faji. Edhe atie ku tepëroi faji, tepëroi ma tepërë hiri;
21 edhe sikurse mbëretënoi faji prei vdekësë, kështu të mbëretënojë edhe hiri prei dreitënisë për jetë të pasosëme me anë të Zotit t’ynë Iesu Krishtit.