Krie e shtatëmbëdhjetëtë
1 E si shkuanë ndëpër Amfipoli e ndëpër Apolloni, erdhë ndë Selenik, tek qe sinagoji i Çifutet.
2 E sikundrë kish adetnë Pavllua vate mb’ata, e për tri të shëtuna kuvëndon me ata mbi kartëra.
3 E ua hap e ua dëfton se duhej të pëson Krishti, e të ngjallej nga të vdekuritë, edhe se kij është Hristoi Iisui, që unë rrëfej mbë juvet.
4 E ca prej suresh besuanë, e u bashkuanë me Pavllonë edhe me Sillënë, si edhe një turm’ e madhe prej Elinëvet që besuanë, edhe jo pak gra nga të paratë.
5 Ma çifutë që nukë besoijnë zilepsnë, e muarrë ca njerëz nga të pazarit të këqinj, e bënë turmë, e nakatosnë qutetnë. E si vanë ndë shtëpi të Iasonit, kërkoijnë t’i nxirë ata ndë llao.
6 E si nuk’ i gjenë ata, zbranisnë Iasonë edhe ca vëllazër të tjerë e i shpunë ndë të parët’ e qutetitë tuke thirrturë, se ata që trazuanë gjithë botënë, erdhë edhe këtu.
7 E këta i priti mbë shtëpi Iasoni. E ata të gjithë ecëjënë kondrë porsivet së Qesarit, e thonë, se është një tjatër mbret Iisu.
8 E të parët’ e qutetit edhe turma u nakatosnë si digjuanë këto.
9 E si u bënë hoshnuk nga Iasoni, edhe nga të tjerëtë, i lëshuanë ata.
10 E vëllazëritë sakaqëherë i përcuallë Pavllonë edhe Sillënë natënë për Verjë. E këta poqë arrijtinë atje, vanë ndë sinaguaj të çifutet.
11 Këta qenë më të mirë se ata çifut e Selenikut, e e dheksnë fjalënë me shumë të shpejtë, e ngaditë ksetaksnë ndë kartëra nd’është puna kështu.
12 E shumë nga ata besuanë, e nga gratë bujëresha Elinetë, edhe nga burratë jo pak.
13 E si kupëtuanë çifut’ e Selenikut se edhe ndë Verjë u qiriks fjal’ e Perndisë nga Pavllua, van’ edhe atje, që të nakatosnë botënë.
14 E sakaqëher’ ahiere vëllazëritë dërguanë Pavllonë të vij ngjera mbë det. E mbetnë atje Silla edhe Timotheoi.
15 E ata që përcillë Pavllonë, e shpunë atë ngjera mb’Athinë. E si muarrë porsi prej si për Sillënë edhe për Timotheonë, që të vijnë shpejt tek ai, shkuanë e iknë.
16 E tek i prit ata Pavllua nd’Athinë, ju idhërua Shpirt’ i tij brënda, sepse shih qutetnë që ish plot me Idhollë.
17 E kuvëndon ndë Sinaguaj me çifut e me ata që besuanë, edhe ndë pazar ngaditë me ata që piqej.
18 E ca fillosofë nga t’Epikurit edhe nga Stoikotë zihishnë me të. E ca thoshnë: Ç’domethënë kij fjalëtuar? E ca pa: Ai duketë të jetë rrëfeës Perndivet së tjera; sepse u rrëfen ature Iisunë, edhe të ngjallturitë.
19 E si e muarrë atë, e shpunë nd’Ariopago, e i thoshnë: Mundjëmë të njohëmë ç’është këjo dhidhahi e re që dhidhaks ti?
20 Sepse tij ca punëra të ra na gjëmon ndë veshë tona. Duamë dha të dimë ç’do të jenë këto?
21 (Sepse Athinjotë edhe të huajtë që rrijnë atje nukë vështroijnë tjetër punë, po të thoshnë a të digjoijnë ndonjë të re).
22 E si qëndroi Pavllua mbë këmbë ndë mes t’Ariopagosë, u tha: O Athinjot, unë juvet u shoh që jeni më shumë se duhetë të besësë ndë gjithë punëra.
23 Sepse tek shkova, e paçë të falatë tuaj, gjeçë edhe një Vomo, që qe mbi të shkruarë: E Perndisë që z’dimë. Atë dha që i fali pa dijturë, këtë ua dëftoj unë juvet.
24 Perndia që bëri botënë, edhe sa janë mbë të, kij, sepse është Zoti i Qiellit edhe i Dheut, nukë rri ndë naora që bënenë me duar.
25 As shërbenetë prej duarvet së njerëzet, se s’ësht’ ihtjaç për ndonjë punë. Ajo ep ndë të gjithë jetënë, edhe frimënë edhe gjithë të tjeratë.
26 E bëri nga një gjak gjithë filit’ e njerëzet të rrinë mbi gjithë faqe të Dheut, e u dhiorisi kohëra me taks, edhe sinoretë të ndënjuravet së ture.
27 E të kërkojnë Zotnë, nd’është sikur ta zijnë me dorë, e ta gjejnë, ndonëse nuk’ është mërguarë ai prej cilitdo nga nesh.
28 Sepse mb’atë rrojëmë, edhe tundemi, edhe jemi, sikundrë thanë edhe ca piititë tuaj, se navet jemi fili prej atij.
29 Sepse jemi adha fili nga Perndia, nukë duhetë të silloisemi se të qënët’ e Perndisë ka të gjarë me ar, a me ergjënd, a me gur të peleqisurë nga zanati a nga mëndia e njeriut.
30 Sepse bëri Perndia sikur nukë pa kohët’ e së padijturit, ndashti porsit gjithë njerëzitë ndë çdo vënd të bëjënë metani.
31 Sepse ka urdhëruarë një ditë, që mb’atë do të gjukojë gjithë dinianë me të drejtë, me anë të njëit njeriut që është vënë prej si, e këtë e veveosi mbë gjithë kur e ngjalli atë nga të të vdekuritë.
32 E si digjuanë të ngjallturit’ e së vdekuret, ca përqeshnë, e ca pa thoshnë: Duamë të ndiejmë edhe një herë për këtë punë.
33 E kështu Pavllua iku nga mes’ i ture.
34 E ca njerëz pa, si u kolisnë me të bashkë, besuanë. Prej suresh, një qe edhe Dhionisioi Areopagjiti, edhe një grua që quhej Dhamare, edhe të tjerë me ata bashkë.
KAPTINA XVII.
1 Edhe si shkuenë ndëpër Amfipolë e ndëpër Apolloni, erthnë ndë Thessalonikë, atie ku ishte synagoga e Iudevet.
2 Edhe Pauli, sikurse e kishte zakon, hyni tek ata, edhe tri të shëtuna fliste me ata mbi shkronjat,
3 tue përhapun’ e tue diftuem, se Krishti duhei me pësuem e me u ngjallunë prei së vdekunish, edhe se kyi Iesui ashtë Krishti, qi u predikoj juve unë,
4 Edhe disa prei atyneve besuenë, edhe u poqnë me Paulin’ edhe me Silenë; edhe shumë shumicë prei besëtarëvet Grekëvet, edhe prei gravet para jo pak veta .
5 Por ata Iudeitë qi nukë besuen’ u zmiruenë, edhe muernë me vetëhe disa nierës të këqi prei rrugash tregut, edhe mbëlothnë gjindëjenë, edhe përzijinë qytetinë; edhe u turrnë ndë shtëpit të Iasonit, e kërkojin’ ata me i prumë te populli.
6 Por mbassi s’i gjetnë, tërhoqnë Iasonin’ edhe disa vëllazën te të parët’ e qytetit, tue bërtitunë, se: Këta qi këthejnë përmbys botënë kan’ ardhun’ edhe këtu;
7 të cillëtë Iasoni i priti ndë shtëpi ; edhe këta të gjithë punojnë kundrë urdhënimevet Kaisarit, tue thanë, se ashtë nji tietër mbëret, Iesui.
8 Edhe përzinë gjindëjen’ edhe të parët’ e qytetit, kur ndëgjuenë këto fjalë.
9 Edhe si u banë dorë-zanës Iasoni edhe të tierëtë, i lishuenë.
10 Edhe vëllazënitë përnjiherë dërguenë jashtë Paulinë edhe Silënë natënë ndë Bere, të cillëtë kur erthnë aty, votnë ndë synagogët të Iudevet.
11 Edhe këta ishinë ma fisnikë se ata ndë Thessalonikë, sepse pritnë fjalënë me gjithë zemërë, tue shikuem përditë shkronjatë, ndë qofshinë kështu këto punë .
12 Shumë vetë prei atyneve pra besuenë, edhe prei gravet nderëshime të Grekëvet, edhe prei burravet jo pak vetë.
13 Por ata Iudeitë qi ishinë prei Thesaloniket kur muernë vesht se u predikue fjala e Perëndisë prei Paulit edhe ndë Bere, erthnë edhe atie tue tundunë gjindëjenë.
14 Edhe vëllazënit’ atëherë dërguenë jashtë përnjiherë Paulinë me votunë deri ndë det, por Sila edhe Timotheu mbetnë atie.
15 Edhe ata qi përcuellnë Paulinë, e prunë deri ndë Athinë; edhe si muernë porosi për Silën’ e për Timothenë, qi të vinë sa ma shpeit tek ai, iknë.
16 Edhe Pauli kur ishte tue pritun’ ata ndë Athinë, i nxehei shpirti ndë vetëhe, sepse shifte qytetinë plot me idhuj.
17 Fliste pra ndë Synagogët me Iudeit, edhe me besëtarët, edhe ndë treg ditë për ditë me ata qi haste.
18 Atëherë disa filosofë prei Epikurianëvet e prei Stoikëvet haheshinë me fjalë me atë; edhe disa thoshinë: Vallë qish do me thanë kyi nieri qi shpërdanë fjalë? Edhe disa të tierë thoshinë : Duketë se ashtë za-dhanës perëndinash të huej, sepse u predikonte atyne Iesunë, edhe të ngjallunitë.
19 Edhe ata e zunë, edhe e prunë tek Areopagu [ndë shkamp të Martit], tue thanë: Mundemi me marrë vesht, qish ashtë kyi mësim i ri qi flitetë prei teje?
20 Sepse na bije disa punë të hueja ndë veshët t’anë; duemë pra me marrë vesht, qish do me qenunë këto.
21 - Sepse gjith’ Athinasit’ edhe të huejtë qi rrijin’ atie, nukë shkojinë kohënë mbë tietër punë , por qish me than’ e me ndëgjuem ndonji fjalë të re.
22 Atëherë Pauli qindroi ndë miedis të Areopagut, e tha: O burra Athineas, mbë gjithë punët u shof juve se jeni tepërë perëndi-lutësa.
23 Sepse tue shkuem e tue vum’ ore vendet’ e lutiesë tuei, gjeta edhe nji altar, qi ishte shkruem përmbi ate: MBË TË PANGJOFUNINË PERËNDI. Ate pra qi ju nuk e ngjifni edhe i luteni, këte po u diftoj juve unë.
24 Perëndia qi bani botën’ edhe gjith’ ato qi janë nd’ate, kyi tue qenunë Zoti i qiellit edhe i dheut, nukë rri ndër tempuj qi janë bamë me duer,
25 as s’ka nevojë për ndonji gja me i shërbyem nierëzitë me duer, sepse ai u ep të gjithëve jetë, edhe frymë, edhe të gjitha.
26 Edhe bani gjithë kombet’ e nierëzëvet prei nji gjaku, qi të rrinë mbi gjithë faqen’ e dheut, edhe urdhënoi kohënatë qi i ka vumë ndë rregullë çë përpara, edhe synoret’ e së ndenjëmes’ atyneve;
27 qi të kërkojnë Zotinë, druese mundenë me e prekun’ edhe me e gjetunë; ndonëse ai s’ashtë lark gjithë-se-cilli prei nesh,
28 sepse nd’ate rrojmë, edhe livisimë, edhe jemi; sikurse disa prei poetënavet tuei kanë thanë: “Se jemi edhe fara e ati”.
29 Tue qenunë pra fara e Perëndisë, nukë duhetë të kujtojmë se Perëndia përgjahetë me ar e me argjand e me gur, latuem prei mieshtrisë e prei mendiesë nieriut.
30 Perëndia pra nukë vuni ore me sy kohënat’ e së paditëmesë, por tashti porosit gjithë nierëzitë mbë çdo vend të pendohenë,
31 sepse vuni nji ditë, ndë të cillënë ka për me gjukuem botënë me dreitëni me anë të nji nieriu qi e ka urdhënuem për këte punë , edhe për këte nieri dha besë mbë të gjithë, kur e ngjalli prei së vdekunish.
32 Edhe ata kur ndëgjuenë të ngjallunë së vdekunish, disa e përqeshinë, e disa të tierë thanë: Kemi me të ndëgjuem për-së-ri për këte punë .
33 Edhe kështu Pauli duel prei miedizit atyneve.
34 Edhe disa burra iu ngjitnë, edhe besuenë; ndër ata ishte Dionys Areopagiti, edhe nji grue qi quhei Damarisë, edhe të tierë bashkë me ata.