Krie e shtatëtë
1 E për ato punëra që më patë mua shkruarë, pun’ e mirë është për njerinë që të mos ngasë grua.
2 Po për kurvërira, cilido le të ketë gruan’ e tij, e cilado grua le të ketë burrën’ e saj.
3 Burri le t’i apë gruasë dashurinë që i ka borç. Ashtu edhe gruaja burrit.
4 Gruaja e martuarë nuk’ urdhëron kurmin’ e saj, po burri. Ashtu edhe burri nuk’ urdhëron kurmin’ e tij, po gruaja.
5 Mos sterepsni njeri-jatërinë, përveçme ndë qoftë me kuvënd të divet përherë, që të bëni gjë të luturë a agjërim. E përsëri të mbëjidheni të di bashkë, që të mos u gucitjë juvet Satanai, sepse s’mund të mbahishtë.
6 E këtë ua thom me të cbriturë, e jo me porsi.
7 Sepse dua të jenë gjithë njerëzitë sikundrë jam edhe unë, po gjithëkush ka dhurëtin’ e tij nga Perndia, një kështu, e një ashtu.
8 Ature që nukë kanë grua edhe së vavet u thom unë, që është mirë për ta ndë mbeçinë kështu si edhe unë.
9 Ma ndë mos mbahenë, le të martonenë, sepse është më mirë të martonenë, se të përcëllihenë.
10 E të martuaret pa u porsit, jo unë, po Zoti, të mos ndahetë gruaja nga burri.
11 E nd’u ndaftë, le të mbetetë e pamartuarë, a le të paqconetë me burrën’ e saj, e burri le të mos ta lërë gruanë.
12 E ndë të tjerëtë pa thom unë, e jo Zoti, ndë qoftë ndonjë vëlla që të ketë grua të pabesë, e ajo do të rrijë me të bashkë, le të mos e lërë atë.
13 E nd’është gruaja që beson që ka burrë të pabesë, e do të rrijë me të bashkë, le të mos e lërë atë.
14 Sepse është Shënjtëruarë burri i pabesë për gruanë të besësë. E gruaja e pabesë u Shënjtërua për burrë të besësë. Ndrishe djelmtë tuaj, do të qenë të molepsurë, e ndashti janë Shënjtorë.
15 Ma nd’u ndaftë i pabesi, le të jetë ndarë, sepse nuk’ është ndë skllavi vëllai a motra ndë këto punëra, po Perndia na ka thirrë ndë paq.
16 Sepse ç’di ti, o grua, se ndë je ti për të sosurë burrënë? A ç’di ti, o burrë, se ndë je ti për të sosurë gruanë?
17 Përveçe gjithëkush sikundr’ ësht’ ajo që i ka dhënë Perndia, e gjithëkush sikundr’ e ka thirrë Zoti, ashtu le t’ecëjë. E kështu dhidhaks unë ndë gjithë qishëra.
18 Është thirrë ndonjë (ndë besë) kur qe i prerë? Le të mos dojë të duketë se ësht’ i paprerë. Është thirrë ndonjë kur qe pa prerë? Le të mos pritetë.
19 Të prerëtë s’mbrodh gjë, po është të ruajturitë e porsivet së Perndisë.
20 Gjithëkush le të mbetetë mb’atë të thirrë, që është thirrë.
21 Je thirrë ti kur jeshe rop? Mos të vijë gulçim. Po edhe ndë mundç të lefteroseç, shërbe më shumë.
22 Sepse ai që kur qe rop është thirrë te Zoti, ësht’ eleftero mbë Zotnë, ashtu kush është thirrë kur qe eleftero, është shërbëtuar i Krishtit.
23 Jini blerë me të çmuarë. Mos u bëni skllev të njerëzet.
24 Gjithëkush adha, o vëllazër, sikundr’ është thirrë, mb’atë edhe të mbetetë afër Perndisë.
25 E për vergjëresha pa, urdhër nga Zoti nukë kam, po ap nasihat si i eleisurë nga Zoti të jem i besësë.
26 Silloisem adha se këjo është një e mirë për shtrëngim që është ndashti, se pun’ e mirë është për njerinë që të qëndrojë kështu.
27 Je lidhurë me grua, mos kërko të zgjidheç. Je lidhurë nga gruaja? Mos kërko grua.
28 E ndë marrç grua, nukë ke faj. E nd’u martoftë një vergjëreshë, nukë fëjen, po do të kenë t’idhura ndë kurm të tillëtë. E unë u kurcej juvet.
29 E këtë e thom, o vëllazër, se sot di parë koha ësht’ e shkurtërë. Andaj ata që kanë grua, le të jenë si edhe ata që s’kanë.
30 Edhe ata që qajënë, si ata që nukë qajënë. Edhe ata që gëzonenë, si ata që nukë gëzonenë. Edhe ata që blejënë, si ata që sikur s’urdhërojënë gjë.
31 Edhe ata që kanë mb’urdhër këtë botë, të vështrojënë sikur s’kanë gjë mbë dorë, sepse tend’ e kësaj diniasë shkon.
32 U dua ndashti të jini juvet pa silloi. I pamartuari ka silloi për punë të Zotit, qish t’i pëlqejë Zotit.
33 E ai pa që ësht’ i martuarë ka ndër mënd punët’ e jetësë, qish t’i pëlqejë gruasë.
34 Janë ndarë gruaja edhe vergjëresha. E pamartuara ka ndër mënd punët’ e Zotit, që të jetë e Shënjtëruarë ndë kurm edhe ndë Shpirt. E e martuara ka ndër mënd punët’ e jetësë, qish t’i pëlqejë burrit.
35 E këtë ua thom për të mirë tuaj, jo t’u vë thile mbë qafë juvet, po për atë që është e nderçurë e t’u afërojë ndë punë të Zotit pa mbodhi.
36 E ndë silloisetë ndonjë se i gjan turp ndë vashëzë të tij që e mban pa martuarë, kur i shkon koha, e duhetë të martonetë, le të bëjë atë që do, nukë fëjen. Le të martonenë.
37 E kush është i paluajturë ndë zëmërë të tij, e s’ka shtrëngim, po është mb’urdhër të tij, e vuri kshill me zëmërë të tij të ruajë vashëzën’ e tij, bën mirë.
38 Cili dha e marton bën mirë. Edhe cili nuk’ e marton, bën më mirë.
39 Gruaja është lidhurë ndë nom gjithë kohënë që rron burri saj, ma ndë vdektë burri saj, lefterosetë. Le të marrë cilinëdo, përveçme si do Zoti.
40 Ma do të jetë më e lumurë ndë mbetë kështu, sikundrë silloisem unë, sepse më duketë që kam edhe unë Shpirt Perndiet.
KAPTINA VII.
1 Edhe për ato punë qi më shkruetë, mirë ashtë për nierinë mos me prekunë grue,
2 por për kurvëniat gjithë-se-cilli le të ketë gruen’ e vet, e gjithë-se-cilla le të ketë burrin’ e vet.
3 Burri le t’i api grues’ ate dashuninë qi i ka detyrë, ashtu edhe grueja burrit.
4 Grueja s’urdhënon korpin’ e vet, por burri; ashtu edhe burri s’urdhënon korpin’ e vet, por grueja.
5 Mos shterni njiani tietërinë, përveç ndë qofshi me nji fjalë për pak kohë, qi t’i bini mbrapa agjinimit e të falunit; edhe për-së-ri afrohi mb’ate punë , qi të mos u ngasi Satanai për të pambaitëmen’ e vetëhesë tuei.
6 Edhe këte po ua thom juve mbas mendëjesë s’eme, jo se kam urdhënim.
7 Sepse due me qenunë gjithë nierëzitë porsi vetëhenë t’eme, por gjithë-se-cilli ka dhunëtin’ e vet prei Perëndisë, njiani kështu, e tietëri ashtu.
8 Edhe po u thom atyneve qi s’janë të martuem, edhe të vavet, se mirë ashtë për ata ndë mbetshinë sikurse jam edhe unë.
9 Por ndë mos përmbaitshinë vetëvetëhenë, le të martohenë, sepse ma mirë ashtë me u martuem, se me u diegunë.
10 Edhe të martuemitë i porosis jo unë, por Zoti, të mos dahetë grueja prei burrit,
11 por edhe ndë u daftë, le të mbesi e pamartueme, a le të paqtohetë me burrinë; edhe burri të mos e lajë gruenë.
12 Edhe të tierëvet u thom unë, jo Zoti: Ndë pastë ndonji vëlla grue të pabesë, edhe asai i pëlqen me ndenjunë bashkë me ate, le të mos e lajë.
13 Edhe nji grue qi ka burr të pabesë, edhe ati i pëlqen me ndenjunë bashkë me ate, le të mos e lajë.
14 Sepse burri i pabesë ashtë shenjtënuem prei gruesë; edhe grueja e pabesë ashtë shenjtënuem prei burrit, sepse tietërazi dielmtë tuei do t’ishinë të ndytë, por tashti janë shenjtën.
15 Por ndë u daft’ i pabesi, le të dahetë? Vëllai a motëra nukë janë shërbëtorë ndë të tillat punë , por Perëndia na ka thërritunë ndë paqtim.
16 Sepse qish di ti, o grue, ndë qoftë se ke për me shpëtuem burrinë?
17 A qish di ti, o burr, ndë qoftë se ke për me shpëtuem gruenë? Por sikurse Perëndia dau mbë gjithë-se-cillinë, edhe sikurse Zoti thërriti gjithë-se-cillinë, kështu le t’eci, edhe kështu urdhënoj mbë gjithë kishat.
18 U thërrit ndë besët ndonji i rreth-premë? Le të mos bahet’ i parreth-premë. U thërrit ndonji i parreth-premë? Le të mos rreth-prehetë.
19 Rreth-presëja s’ashtë gja, edhe të parreth-premitë s’ashtë gja, por të rueitunit’ e urdhënimevet Perëndisë ashtë .
20 Gjithë-se-cilli mb’ate të thërritunitë qi u thërrit, mb’ate le të mbesi.
21 U thërrite kur qe shërbëtuer? Mos ki kujdes, por ndë mufsh me u bam’ i lirë, përdore këte ma mirë.
22 Sepse ai qi u thërrit mbë Zotinë kur qe shërbëtuer, asht’ i liri i Zotit; kështu edhe ai qi u thërrit kur qe i lirë, ashtë shërbëtori i Krishtit.
23 U bletë me çimim, mos bahi shërbëtorë nierëzish.
24 Gjithë-se-cilli, o vëllazën, mb’ate qi u thërrit, mbë këte le të mbesi ndaj Perëndinë.
25 E për virgjineshat s’kam urdhënë prei Zotit, por ap mendëjenë t’eme , sikurse kam pasunë përdëllim prei Zotit të jemi besëtar;
26 kujtoj pra se këjo punë asht’ e mirë për këte nevojë tashti, se ashtë mirë për nierinë me qenunë kështu.
27 Je lidhunë me grue? Mos kërko të sgjidhunë. Je sgjidhunë prei gruesë? Mos kërko grue.
28 Por edhe ndë u martofsh, nukë fëjen; edhe virgjinesha ndë u martoftë, nukë fëjen, por të tillëtë nierës kanë me pasunë shtrëngim ndë misht, e un’ u kursej juve.
29 Edhe këte e thom, o vëllazën, se koha mbaskëndai asht’ e shkurtënë, kaqi sa edhe ata qi kanë gra, të jenë porsikur s’kanë;
30 edhe ata qi qjajnë, porsikur s’qjajnë; edhe ata qi gëzohenë, porsikur s’gëzohenë; edhe ata qi blejnë, porsikur të mos i kenë ndën’ urdhënë të vet;
31 edhe ata qi përdorinë këte botë, porsikur të mos e përdorinë, sepse fityra e kësai bote shkon.
32 Edhe due të jeni të pakujdesshim. I pamartuemi ka kujdes për punët e Zotit, si t’i pëlqejë Zotit,
33 por i martuemi ka kujdes për punët e botësë si t’i pëlqejë gruesë.
34 Dan grueja prei virgjineshësë: e pamartuemeja ka kujdes për punët e Zotit, qi të jetë shenjte edhe ndë korp edhe ndë shpirt, por e martuemeja ka kujdes për punët e botësë, si t’i pëlqejë burrit.
35 Edhe këte po ua thom juve për të mirënë tuei, jo për me u vumë juve lak mbë qafë , por për ate qi t’u ketë hije juve, edhe qi t’afrohi ndë punë të Zotit pa kujdes.
36 Por ndë kuitoftë kushi se ban punë të shumtueme mbë virgjineshën’ e vet, ndë i kaloftë koha e martesës’ asai, edhe duhetë me u bamë kështu, le të bajë qish të detë, nukë fëjen: le të martohenë.
37 Por ai qi rri qindrueshim ndë zemërë, e s’ka nevojë, por la pushtet për dashunimin’ e vet, edhe e pa me udhë këte ndë zemërë të vet, për me rueitunë virgjineshën’ e vet, ban mirë.
38 Përandai edhe ai qi e marton, ban mirë; edhe ai qi s’e marton, ban ma mirë.
39 Grueja ashtë lidhunë prei ligjësë sa kohë qi rron burri i asai, por ndë vdektë burri i asai, asht’ e lirë me u martuem me cillinë të detë, veçe këjo punë me u bamë mbë Zotinë.
40 Por ma e lumun’ ashtë ndë mbetë kështu, mbas mendëjesë s’eme, edhe më duketë se edhe unë kam Shpirt Perëndie.