Krie e njëzetë
1 E ndë një nga ato dit, tek dhidhaks ai llaonë ndë Iero, e vangjelis, u mbëjuadhë të parët’ e priftëret edhe grammatejtë me pleqësinë bashkë.
2 E e pietnë atë e i thanë: Thuajna nevet me ç’urdhër bën ti këto punëra? A cili ësht’ ai që të dha ti këtë urdhër?
3 E u përgjegj, e u tha ature: Do t’u pies edhe unë juvet një fjalë, e të më thuani.
4 Pagëzimi i Ioannit nga Qielli qe, a nga njerëzitë?
5 E ata mëndonishnë me vetëhe të ture, e thoshnë, se: ndë thafçim nga Qielli, do të na thotë: Pse adha nuk’ i besuatë atij?
6 E pa ndë thafçim nga njerëzitë, do të na vrasë navet gjithë llaoi me gurë, se u ishte mbushurë koka se Ioanni ish profit.
7 E u përgjegjnë: Nukë dimë se ngaha është.
8 Edhe Iisui u tha ature: As unë u thom juvet me ç’urdhër i bëj këto.
9 E nisi të thosh llaoit këtë paravoli: Një njeri vuri një vështë, e ua dha atë bujqet, e ai vate ca vjet ndë tjatër vënd.
10 E mbë kohë dërgoi një kopil ndë bujq që t’i ipnë atij nga pemët’ e vështit. E bujqtë, si e rrahnë atë, e dërguanë me duar mbrazëtë.
11 E përsëri dërgoi edhe një tjatër kopil; e ata si e rrahnë edhe atë, e e ksenderuanë, e dërguanë me duar mbrazëtë.
12 E përsëri dërgoi edhe një të tretë. Edhe ata si e plagosnë edhe këtë, e nxuarë jashtë.
13 E tha i zoti i vështit: Ç’të bëj? Do të dërgoj birë tim të dashurinë; mbase si të shohënë këtë, do të turpëronenë.
14 E bujqtë, si e panë atë, silloisishnë me vetëhe të ture, e thanë: Kij ësht’ i zoti vështit, që i bie pjesë. Ejani ta vrasëmë atë, të na mbetetë nevet klironomia.
15 E si e nxuarë atë jashtë nga vështi, e vranë. Ç’do t’u bëjë dha ature i zoti vështit?
16 Do të vijë, e do të shuajë këta bujq, e do ta apë vështënë së tjerëvet. E ata si digjuanë këtë, thanë: Mos qoftë kurrë këjo punë!
17 Edhe ai si u kthie e vështroi mbë ta, u tha: Ç’është dha këjo që është shkruarë: Gur që e shtinë poshtë mjeshtrëtë që bëijnë shtëpitë, kij u bë quç i qoshesë?
18 E cilido që të bjerë mbi atë gur, do të thërmonetë, e mbi cilinëdo që të bjerë ai, do ta bëjë pluhur.
19 E të parët’ e priftëret edhe grammatejtë kërkoijnë të shtijnë duartë mbi të atë çast, po u trëmbnë nga llaoi, sepse e njohnë që për ata e tha këtë paravoli.
20 E si rrijnë tuke ruajturë dërguanë kullauzë, që dëftoijnë vetëhen’ e ture se janë njerëz të drejtë, që ta zijnë atë ndë ndonjë fjalë, e ta ipnë atë ndë duar të zotërisë, edhe ndë duar të mbretit.
21 E e pietnë atë, e i thanë: Dhaskal, navet e dimë që ti flet e dhidhaks të drejtënë, e nukë mban hatër njeriut, po dëfton udhën’ e Zotit me të vërteta.
22 Është ndëjierë t’apëmë navet pagë nde Qesari, a jo?
23 E si u kupëtoi ature dreqëzinë, u tha ature: Pse më gucitni?
24 Dëftomëni një dhinar. E kuja është kona, edhe ëmëri që ka kij sipër? Ju përgjegjnë e i thanë: E Qesarit.
25 Edhe ai u tha ature: Epni adha ato që janë të Qesarit te Qesari, e ato që janë të Perndisë nde Perndia.
26 E nukë mundnë ta zijnë mbë fjalë përpara llaoit. E si u çuditnë ndë të përgjegjurë të tij, pushuanë.
27 E si duallë përpara ca nga Sadhuqejtë (ata që nukë besojënë se do të jetë të ngjallturë) e pietn’ atë.
28 E i thanë: Dhaskal, Moisiu na la navet shkruarë, që ndë i vdektë ndonjëit vëllai, që ësht’ i martuarë, e të mos lërë djelm, të marrë gruan’ e tij i vëllai tij, e të lërë farë vëllait së tij.
29 Qenë dha shtatë vëllazër, e i pari mori grua, e vdiqi pa djelm.
30 E mori i diti gruanë, edhe kij vdiqi pa djelm.
31 E e mori atë edhe i treti, e kështu edhe të shtatë, e nukë lanë djelm, e vdiqnë.
32 E pastaje nga të gjithë vdiqi edhe gruaja.
33 E ndë të ngjallturë dha të së vdekuret, cili nga ata do ta ketë grua? Se që të shtatë e patnë atë për grua.
34 Edhe Iisui u përgjegj, e u tha ature: Djelmt’ e kësaj jetet martojënë edhe martonenë.
35 Ma ata që janë gjukuarë për nd’atë jetë të zotë e të ngjallenë nga vdekëja, as martojënë as martonenë.
36 Se as të vdesënë mundjënë më, po janë baraj me Ëngjëjtë, e janë bijt’ e Perndisë, kur janë të bijt’ e së ngjallturit.
37 E pa që ngjallenë të vdekuritë, edhe Moisiu e dëftoi mb’anë të ferrësë, kur thotë: Zotnë, Perndin’ e Avraamit, e Perndin’ e Isaakut, e Perndin’ e Iakovit.
38 E Perndia nuk ësht’ i së vdekuret, po i së gjallëvet, sepse për atë janë të gjithë të gjallë.
39 E u përgjegjnë ca nga Grammatejtë, e i thanë: Dhaskal, mirë the.
40 E nukë guxon më ta piet atë njeri gjë.
41 E u tha ature: Qish thonë Krishtinë që është biri i Dhavidhit?
42 E vetë Dhavidhi thotë ndë kartë të Psallmovet: Tha Zoti, Zotit sim: Rri mb’anë time të djathëtë.
43 Ngjera sa të vë armiqt’ e tua posi frone ndënë këmbë të tua.
44 Dhavidhi dha e thot’ atë: Zot. E qish ësht’ ai i biri tij?
45 E tek digjonte gjithë llaoi, u tha mathitivet së tij:
46 Ruajuni nga Grammatejtë, që duanë të ecëjënë me rroba të gjata, e duanë t’i përshëndetjënë bota mb’udhëra, edhe vëndet’ e para ndë të mbëjedhura, e të rrinë ndë krie të mësallëvet ndë gostira.
47 E ata që me sebep që falenë shumë hanë shtëpit’ e së vavet; këta do të marrënë mundimnë më të tepërë.
KAPTINA XX.
1 Edhe ndë nji aso ditsh, ai kur po mësonte ndë tempull, edhe nepte zanin’ e mirë, Kryepriftënit’ edhe Shkruesitë bashkë me pleqt’ erthnë sipër ati, edhe folnë,
2 tue thanë: Na thuei, me çfarë pushteti ban këto, cilli asht’ ai qi të ka dhanë këte pushtet?
3 Edhe ai u përgjeq, e u tha atyne: Edhe unë kam me u pyetunë juve një fjalë, edhe më thoni:
4 Pagëzimi i Gjionnit prei qielli ishte, a prei nierëzish?
5 Edhe ata mendoheshinë me vetëvetëhenë, tue thanë, se: Ndë thanshim - Prei qielli; ka me thanë - Përse s’i besuetë pra?
6 Edhe ndë thanshim: Prei nierëzish; gjithë populli ka me na rrafunë me gurë, sepse iu ka mbushunë mendia, se Gjionni ashtë profet.
7 Edhe u përgjegjën, se nukë dinë prei kah ashtë .
8 Edhe Iesui u tha atyne: As unë s’u thom juve, me çfarë pushteti baj këto.
9 Mbasandai filloi me i thanë popullit këte parabullë: Nji nieri mbuell nji vesht, edhe e dha ndër bujq, edhe voiti ndë dhe të huej, e ndejti atie miaft kohë.
10 Edhe ndë kohë të pemëvet dërgoi nji shërbëtuer te bujqit, për me i dhanë prei pemësë veshtit; por bujqit’ e rrafnë, edhe e dërguenë shprazëtë.
11 Edhe për-së-ri dërgoi nji tietër shërbëtuer, por ata edhe ate e rrafnë, edhe e shpërnderuenë, edhe e dërguenë shprazëtë.
12 Edhe për-së-ri dërgoi nji të tretë; por ata edhe këte e banë me plagë, edhe e nxuernë jashtë.
13 Edhe i zoti i veshtit tha: Qish të baj? Le të dërgoj birinë t’em të dashuninë; druese, kur të shofinë këte, kanë me e pasunë turp.
14 Por bujqitë kur pan’ ate, mendoheshinë me vetëvetëhenë, tue thanë: Kyi ashtë trashigimtari, ejani, le ta vrasim, qi të na mbesi trashigimi.
15 Edhe e nxuernë jashtë veshtit. Edhe e vranë. Qish ka me u bam’ atyne i zoti veshtit?
16 Ka me ardhun, e ka me prishunë këta bujqitë, edhe veshtinë ka me ua dhanë të tierëve. Por ata kur ndëgjuenë thanë: Qoftë lark!
17 Edhe ai shtiu sytë, e u tha atyne: Qish ashtë pra këjo qi ashtë shkruem - “Ate gur qi s’e pëlqyen’ ata qi ndërtojnë, kyi u ba për krye kanti?”
18 Kushdo të bierë mb’ate gur, ka me u thërrmuem; edhe mbi ate qi të bierë, ka me e përsheshunë.
19 Edhe Krye-priftënit’ e Shkruisitë kërkuenë me vumë duertë mb ate nd’ate orë, por patnë frikë popullinë,
20 sepse e muernë vesht se për ata tha këte parabullë. Edhe ata si rueitnë, dërguenë kallauza, qi shtiheshinë se janë të dreitë, qi ta zanë me fjalë, për me e dhanë ndër duer të urdhënit, edhe të pushtetit gurvernatorit.
21 Edhe e pyetnë, tue thanë: Mieshtër, e dimë se flet edhe mëson dreitë, edhe s’i mba anë kuit, por mëson udhën’ e Perëndisë me vërteta.
22 Asht’ e udhësë me i dhanë na Kaisarit pagë, apo jo?
23 Edhe ai si muer vesht diallësin’ e atyneve, u tha atyne: Përse më ngitni?
24 Më diftoni nji dinar. Fytyrën’ e kuit, edhe përmbi-shkronjën’ e kuit ka këjo ? Edhe ata u përgjegjën, e thanë: të Kaisarit.
25 Edhe ai u tha atyne: Lani pra Kaisarit, ato qi janë të Kaisarit, edhe Perëndisë, ato qi janë të Perëndisë.
26 Edhe s’muftnë me e zanë me fjalë përpara popullit, edhe u mërekulluenë për të përgjegjunit e ati, e s’pëzajtnë.
27 U afruen’ edhe disa prei Saddukeish qi flasinë kundrë, se s’ashtë të ngjallunë, edhe e pyetnë,
28 tue thanë: Mieshtër, Moiseu na ka shkruem - Ndë i vdektë kuit i vëllai qi ka grue, edhe kyi të vdesi pa lanë dielm, i vëllai ati të marri gruenë, edhe të ngjalli farë mbë të vëllan’ e vet.
29 Ishinë pra shtatë vëllazën, edhe i pari muer grue, edhe vdiq pa dielm;
30 edhe i dyti muer gruenë, edhe kyi vdiq pa dielm;
31 edhe i treti muer ate; kështu edhe të shtatëtë, edhe nukë lanë dielm, edhe vdiqën.
32 Edhe së mbrapmi të gjithëve vdiq edhe grueja.
33 Ndë të ngjallunit pra kuit prei atyneve ka me qenunë grueja? Sepse të shtatët’ e patnë ate grue.
34 Edhe Iesui u përgjeq, e u tha atyne: Të bijt’ e kësai jete martojn’ e martohenë,
35 por ata qi bahenë të zotënitë me fituem ate jetë, edhe të ngjallunitë prei së vdekunish, as martojn’ as martohenë,
36 sepse as me vdekunë s’mundenë ma, sepse janë porsi engjujtë; edhe janë të bijt’ e Perëndisë, kur janë të bijt’ e të ngjallunit.
37 Edhe se ngjallenë të vdekunitë, edhe Moiseu e diftoi ndë ferrët, kur thotë Zotinë - “Perëndin’ e Abrahamit, edhe Perëndin’ e Isaakut, edhe Perëndin’ e Iakobit”.
38 Sepse ai nuk’ ashtë Perëndi të vdekunish, por të gjallësh, sepse të gjithë rrojnë nd’ate.
39 Edhe disa prei Shkruisish u përgjegjën’ e thanë: Mieshtër, mirë the.
40 Edhe s’gucojshinë me e pyetunë ma kurgja.
41 Edhe ai u tha atyne: Si thonë se Krishti asht’ i bir’ i Davidit?
42 Edhe ai Davidi vetë thotë ndë libër të psallmëvet - “I tha Zoti Zotit t’em: Rri prei së diathtësë s’eme,
43 ngjysh sa të ve anëmiqt’ e tu ndënë kambët’ e kambëvet tua”.
44 Davidi pra quen ate Zot, e si asht’ i bir i ati?
45 Edhe gjithë populli kur po ndëgjonte, u tha dishepujvet vet:
46 Ruhi prei Shkruisish qi duenë me ecunë me stolia, edhe duenë të përshëndetuna ndëpër tregjet, edhe vendet’ e para ndëpër synagogat, edhe krye-mësalle ndëpër darkat;
47 të cillëtë hanë shtëpiat’ e të vevet, tue shtimë shkaik se falenë shumë. Këta kanë me marrë ma tepërë mundim.