Krie e pesëmbëdhjetëtë
1 Atëherë vijënë te Iisui nga Ierusalimi Gramatikotë edhe Farisejtë, e i thonë:
2 Pse mathitit e tua nukë mbajënë porsit’ e pleqet, se nukë lajënë duartë kur hanë bukë?
3 Edhe ai u përgjegj ature, e u tha: Pse edhe ju nukë mbani porsin’ e Perndisë, për porsi tuaj?
4 Sepse Perndia porsiti, e tha: Ndero babanë edhe mëmënë tënde, edhe ai që thotë të ligë babait a mëmësë, le të vdesë me vdekëjë.
5 Ma ju thoi: Kush t’i thotë babait a mëmësë, dhurëti është çdo të mirë që të shohç ti nga meje, e të mos nderojë baban’ e tij, a mëmën’ e tij.
6 E prishtë porsin’ e Perndisë, për porsi tuaj.
7 Ipokritij (me di faqe), mirë profitepsi Isaiu për juvet, e tha:
8 Kij llao afëronetë tek meje me gojë të ture, edhe më nderon me buzë, e zëmëra e ture është shumë larg nga meje.
9 Edhe pa vëjierë më falenë, kur dhidhaksinë dhidhaskali porsit’ e njerëzet.
10 E thirri botënë, e u tha ature: Digjoni, edhe kupëtoni.
11 Nukë pëgën njerinë, ajo që hin mbë gojë, po ajo që del nga goja, ajo pëgën njerinë.
12 Ahiere erdhë mathitit’ e tij e i than’ atij: E digjove se Farisejtë, si digjuanë fjalënë u skandhalisnë?
13 Edhe ai u përgjegj e tha: Çdo fiti (vështë) që nuk’ e fitepsi babai i Qiellvet, do të shkuletë nga rrënjatë.
14 Liri ata, se ata janë të verbërë, që dëftojënë udhënë së verbëret; e i verbëri ndë dëftoftë udhënë së verbërit, që të di do të bienë ndë prua.
15 E Petrua u përgjegj, e i tha atij: Thuajna nevet këtë paravoli.
16 Edhe Iisui i tha: Edhe po të pamënd jeni edhe juvet?
17 Akoma nukë kupëtuatë se çdo sa hijënë ndë gojë, ndë bark venë, e mb’anë të poshtërme dalënë.
18 E ato që dalënë nga goja, dalënë jashtë nga zëmëra, e ato pëgëjënë njerinë.
19 Sepse nga zëmëra dalënë silloi të këqia, vreila, mihiera, kurvërira, të vjedhura, martiri të rreme, vllasfimira.
20 Këto jan’ ato që pëgëjënë njerinë, ma të hajë njeriu bukë me duar të palara nukë pëgëhetë.
21 E si dolli ateje Iisui, vate nga anët’ e Tirosë, e të Sidhonësë.
22 E ja një grua nga Hananea, që dolli nga ato sinorë, e thërrit pas tij, e thosh: Eleismë, Zot, biri Dhavidhit, bija ime dhemonisetë keq.
23 E ai nuk’ u përgjegj asaj asnjë fjalë. E erdhë pranë mathitit’ e tij, e i luteshinë, e i thoshnë: Lëshoje të vejë, se thërret pas nevet.
24 E ai u përgjegj e tha: Nuk’ u dërguaçë, po veçme ndë dhënt të humbura të shtëpis’ e Israilit.
25 E gruaja i falej atij, e i thosh: Zot, ndihmë mua.
26 Edhe ai ju përgjegj, e i tha: Nuk’ ësht’ e mirë të marrë njeriu bukën’ e djelmet, e t’ua shtjerë qenet.
27 Edhe ajo tha: Vërtet, zot, po edhe qentë hanë nga thrimetë që bienë nga sufraja e zotërinjet së ture.
28 Ahiere u përgjegj Iisui, e i tha asaj: O grua, besa jote ësht’ e madhe, le të bënetë tek teje sikundrë do ti. E ju shërua bija e saj që atë sahat.
29 E si u ngre ateje Iisui, erdhi afër detit së Galileësë, e hipi ndë mal, e rrij atje.
30 E erdhë nde ai shumë botë, që kishnë me vetëhe të çalë, të verbërë, të shurdhërë, të kuspulluarë, edhe shumë të tjerë, e i huadhë ata përpara këmbëvet së Iisuit, e i shëroi ata.
31 Kaqë që u çuditnë gjithë bota kur panë vuvëritë që flisnë, të kuspulluaritë të shëndoshë, të çalëtë që ecëijnë, e të verbëritë që shihnë, e lëvduanë Perndin’ e Israilit.
32 E Iisui thirri mathitit’ e tij, e u tha: Më vjen likshtë për gjithë këtë botë, se janë tri dit që më presënë, e nukë dua t’i lëshoj ata pa ngrënë, se mos u vijë dhilë mb’udhë.
33 E i thon’ atij mathitit’ e tij: Ku të gjejëmë navet nd’erimi kaqë shumë bukëra, sa të frihenë kaqë shumë njerëz?
34 Edhe Iisui u tha ature: Sa bukëra kini? Edhe ata i thanë: Shtatë, edhe pakëzë pishqe.
35 E porsiti gjithë botënë të rrijnë poshtë mbi dhe.
36 E si muar të shtatë bukëtë, edhe pishqitë, e si efharistisi, e i bekoi, i theu, e jua dha mathitivet së tij, e mathitejtë i dhanë ndë gjithë njerëz.
37 E hangrë të gjithë, e u frinë, e ngrijtinë të tepëruarat’ e copavet, shtatë shporta plot.
38 E ata që hangrë ishnë katër mijë burra, përveçme gravet, edhe djelmet.
39 E si lishoi turmat’ e njerëzet, hipi ndë varkë, e vate ndë sinorë të Magdhalasë.
KAPTINA XV.
1 Atëherë vinë te Iesui Shkruesit’ edhe Fariseitë prei Ierusalemit, e i thonë:
2 Përse dishepujt’ e tu kapërcejnë fjalënë qi kanë lanë pleqtë? Sepse s’lajnë duert’ e veta, kur hanë bukë.
3 Por ai u përgjeq, e u tha atyneve: Përse edhe ju kapërceni porosin’ e Perëndisë, për fjalënë qi keni lanë ju?
4 Sepse Perëndia porositi, tue thanë: “Ndero tët at’ e tët amë”, edhe: “Ai qi flet keq për të i atin’ a për t’amënë le të vritetë.”
5 Por ju thoni, se kush t’i thotë të i atit a s’amësë, se çdo të mirë qi të shofish prei meje ashtë dhunëti, miaft , edhe mundetë të mos nderojë të i atin’ e vet, a t’amën’ e vet.
6 Edhe s’mbaitët porosin’ e Perëndisë, për fjalënë qi keni lanë ju.
7 Hipokritëna, mirë profetizoi Isaia për ju, tue thanë:
8 Kyi populli më afrohetë me gojën’ e vet, edhe më nderon me buzët; por zemëra e atyne ashtë lark prei meje.
9 Edhe kot më nderojnë, tue mësuem mësime qi janë porosia nierëzish.
10 Edhe si thiri gjindëjenë, u tha atyneve:
11 Ndëgjoni, edhe merrni vesht: Qish hyn ndë gojët, nukë përlyen nierinë; por qish del prei gojësë, këjo përlyen nierinë.
12 Atëherë u afruenë dishepujt’ e ati’ e i thanë: A e di, se Fariseitë kur ndëgjuenë këte fjalë, u shkandalizuenë?
13 Edhe ai u përgjeq, e tha: Çdo bimë qi s’e ka mbiellë Ati em qiellori, ka me u shkulunë.
14 Leni ata, se janë të verbëtë qi u tërhekin’ udhënë të verbënavet. Edhe i verbëti ndë i tërheqt’ udhënë të verbëtit, të dy kanë me ranë ndë gropët.
15 Edhe Pietri u përgjeq, e i tha: Diftona këte parabullë.
16 Edhe Iesui tha: Edhe por pa mend jeni ju?
17 Edhe nukë po merrni vesht, se çdo gja qi hyn ndë gojët, sdryp ndë barkut, edhe nxiretë prei të dalunit.
18 Por ato qi dalinë prei gojësë, dalinë prei zemrësë; edhe këto përlyejnë nierinë.
19 Sepse prei zemrësë dalinë mendime të këqia, vrasa, ndynësina, kurvënia, të viedhuna, dëshmi-rrena, vlasfimia;
20 këto jan’ ato qi përlyejnë nierinë, por me ngranë me duer të palame, nukë përlyen nierinë.
21 Edhe Iesui duel prei andej, e iku ndë anë të Tyrës’ e të Sidonësë.
22 Edhe qe nji grue Hananeje te duel prei atyne synoresh, e i bërtiste, tue thanë: Përdëllemë, Zot, i bir’ i Davidit, se eme bijë mundohetë keq prei diallit.
23 Por ai nuk’ iu përgjeq asai ndonji fjalë. Edhe dishepujt’ e ati i erthnë përanë, e i luteshinë, tue thanë: Lishoje atë, sepse bërtet mbrapa nesh.
24 Por ai u përgjeq, e tha: Nuk’ u dërgueshë ngjeti , veç mbë dhent e hupuna të shtëpisë Israelit.
25 Mbasandai ajo erdhi, edhe e adhuronte tue thanë: Zot, ndihmomë.
26 Por ai u përgjeq, e tha: Nuk’ ashtë mirë me marrë nieri bukën’ e dielmvet, e me ua hedhunë këlyshvet qenvet.
27 Edhe ajo tha: Po, Zot, por edhe këlysht’ e qenvet hanë prei thërrmiash qi bienë prei truvezësë të zotënavet vet.
28 Atëherë Iesui u përgjeq, e i tha: O grue, besa jote asht’ e madhe, t’u baftë tyi si daç. Edhe e bija e asai u shëndosh çë mb’ate herë.
29 Edhe Iesui sdrypi prei andej, e erdhi ndaj detin’ e Galilesë; edhe hipi ndë malt, e rrinte atie.
30 Edhe erthnë tek ai shumë gjindëje, qi kishin me vetëhe të çalë, të verbëtë, shurdha, dorëcunga, edhe shumë të tierë; edhe i hothnë përanë kambëvet Iesuit, edhe ai i shëndoshi,
31 kaqi sa u mërekulluenë gjindëja, kur panë shurdha tue folunë, dorëcunga shëndoshunë, të çalë tue ecunë, edhe të verbëtë tue pamë; edhe lavduenë Perëndin’ e Israelit.
32 Atëherë Iesui thirri përanë dishepujt’ e vet, e tha: Më dhimbetë gjindëja, sepse kanë tri ditt tashti qi mbesinë përanë meje, e s’kanë se qish me ngranë; edhe s’due me i lishuem pa ngranë, se mos lodhenë mb’udhë.
33 Edhe dishepujt’ e ati i thonë: Ku na gjindenë këtu ndë shkreti kaqi bukë, sa të ngihetë kaqi gjindëje?
34 Edhe Iesui u thot’ atyneve: Sa bukë keni? Edhe ata thanë: Shtatë, edhe pak peshq të vogjilë.
35 Edhe ai urdhënoi gjindëjenë me u ulunë për dhe.
36 Edhe ai muer shtatë bukët’ edhe peshqitë, u fal nders, edhe i theu, edhe ua dha dishepujvet vet, edhe dishepujtë gjindëjesë.
37 Edhe hangrën të gjithë, e u nginë; edhe ngritnë tepëricën’ e copavet, shtatë shporta plot.
38 Edhe ata qi hangrën ishinë katër mijë burra, veç gravet, e çunavet vogjilë.
39 Edhe si lishoi gjindëjenë, hyni ndë lundrët, edhe erdhi ndë synoret Magdala.