Krie e shtatëtë
1 A nukë diji, vëllazër (sepse unë kuvëndoj mbë njerëz që dinë nomnë) që nomi urdhëron njerinë ngjera sa rron.
2 Sepse gruaja e martuarë është lidhurë ndë nom të burrit ngjera sa rron ai; ma ndë vdektë burri saj, lefterosetë gruaja nga nomi i burrit së saj.
3 Kur rron adha burri saj, nd’u bashkoftë me tjatër burrë, bënetë kurvë. Ma ndë vdektë burri saj, është lefterosurë nga nomi, që të mos jetë ajo kurvë, nd’u martoftë me tjatër burrë.
4 Kështu edhe ju vëllazërit e mi, jini vdekurë ndë nom me mes të kurmit së Krishtit, që të martoni me tjatër burrë, me atë që u ngre nga të vdekuritë, që të bëjëmë pemmë mbë Perndinë.
5 Sepse kur jeshëm nevet njerëz të mishit, pësimet’ e fajevet që çfaqishnë nga nomi punoijnë ndë anë të kurmit sonë, për të prurë pemmë të vdekëjësë.
6 Po ndashti jemi lefterosurë nga nomi i vdekëjësë që jeshëm lidhurë mbë të, që të punojëmë sikundr’ është Shpirti i ri, e jo sikundrë qe gramma e lashtë.
7 Ç’do të thomi adha? Nomi është një faj? Jo, kurrë. Ma unë nukë kam njohurë fajnë, përveçme me mes të nomit, sepse nukë kam njohurë as dëshërimnë, të mos kish pasurë thënë nomi: Mos dëshëro.
8 E si mori aformi faji, me anë të së porsiturit, bëri mbë mua çdolloi dëshërim, sepse pa nom faji qe i vdekurë.
9 E unë njëherë rrojë pa nom, ma si erdhi porsia, faji u kthe të rron.
10 E unë vdiqa. E u gjënd që ajo porsi që m’u dha për jetë, u bë vdekëjë për mua.
11 Se faji si mori aformi prej asaj porsiet, më gënjeu mua, e me mes të saj më vrau.
12 Për atë punë nomi është Shënjt, e porsia shënjte, e drejtë, edhe e mirë.
13 Një punë dha që ësht’ e mirë, u bë për mua vdekëjë? Jo, kurrë. Po faji, që të dukej si faj me mes të një punësë mirë për mua më bëri vdekëjënë, që të bënej faja më shumë fajëtorë nga aformi e porsisë.
14 Sepse e dimë që nomi është i Shpirtit, ma unë jam i kurmit, skllav i shiturë ndënë faj.
15 Sepse atë që bëj, nuk’ e njoh, se nukë bëj atë që dua, po bëj atë që urrej.
16 E ndë bëfça atë që nukë dua, thom bashkë me nom se ësht’ i mirë.
17 Ndashti dha më nuk’ e bëj unë atë, po faji që rri tek unë (e bën).
18 Sepse e di që nukë rri tek u (domethënë ndë kurm tim) ndonjë e mirë, sepse të dashuritë e kam me vetëhe, ma të bëj të mirënë, nukë gjej udhë.
19 Sepse nukë bëj të mirënë që dua, po të keqenë që nukë dua, atë bëj.
20 E nd’është që bëj unë atë që nukë dua, nuk’ e bëj më atë unë, po faji, që rri tek u.
21 E gjej adha nomnë ndë vetëhe time, kur dua të bëj të mirënë, që është e keqia që rri përpara meje.
22 Sepse gëzonem mbë nom të Perndisë, sikundr’ është njeriu i brëndëshm.
23 Ma shoh një tjatër nom që rri ndë trup tim kundreq ndë nom të mëndiesë sime, e më bën mua skllav ndë nom të fajit që është ndë kurm tim.
24 I mjeri unë njeri! Kush do të më shpëtojë nga kij kurm i vdekëjësë?
25 Lëvdoj Perndinë me anë të Iisuit Hristoit Zotit sonë. Un’ adha me mënd punoj nomn’ e Perndisë, e me kurm, nomn’ e fajit.
KAPTINA VII.
1 Apor nuk’ e dini, o vëllazën (sepse u flas atyneve qi ngjofinë ligjë), se ligja ka pushtet mbë nierinë, sa kohë rron;
2 sepse grueja e martueme ashtë lidhunë prei ligjësë me burrinë, sa të jetë gjallë ai, por ndë vdektë burri, sgjidhetë prei ligjësë burrit.
3 Kur rron burri pra, ndë u martoftë me tietërë burr, do të jetë kurvë, por ndë vdektë burrri, asht’ e lirë prei ligjësë, qi të mos jetë kurvë, ndë u martoftë me tietërë burr,
4 Përandai vëllazënit’ e mi, edhe ju jeni të vdekunë te ligja me anë të korpit Krishtit, qi të bashkohi me tietërë, me atë qi u ngjall së vdekunish, qi të bajmë pemë te Perëndia.
5 Sepse kur ishim ndë misht, pësimet’ e fajevet, qi ishinë prei ligjësë, punojinë ndër mishnat t’anë, qi të bajimë pemë mbë vdekënë,
6 por tashti u sgjidhëm prei ligjësë, mbassi vdiq ajo gja qi ishim pushtuem prei asai, qi të punojmë mbas frymësë re, e jo mbas letërësë vietërë.
7 Qish do të thomi pra, ligja ashtë faj? Qoftë lark, por fajinë nuk’ e ngjofa, veç prei ligjësë, sepse edhe dëshëriminë nukë do ta ngjifiem, ndë mos thoshte ligja: “Mos kurvënojsh”.
8 Edhe faji si muer shkak prei porosisë, bani tek unë çdo farë dëshërimi, sepse faji pa ligjë asht’ i vdekunë.
9 Edhe unë rrojem njiherë pa ligjë, por kur erdhi porosia, rroi për-së-ri faji, a unë vdiqa;
10 edhe ajo porosia qi u dha për jetë, ajo u gjind tek unë për vdekë.
11 Sepse faji muer shkak prei porosisë, e më gënjeu, edhe me anë të asai vrau.
12 Përandai ligja ashtë shenjte, edhe porosia shenjte, edhe e dreitë, edhe e mirë.
13 Ajo gja qi ashtë e mira pra, u ba tek unë vdekë? Qoftë lark, por faji, për me u dukunë faj, bani tek unë vdekë, me anë të gjasë mirë, qi të bahetë fort tepërë fajtuer faji me anë të porosisë.
14 Sepse e dimë, se ligja asht’ e shpirtit, e unë jam i mishit, shitunë ndënë fajinë.
15 Sepse ate qi punoj, nuk’ e ngjof, sepse nukë punoj ate qi due, por baj ate qi kam mëni.
16 Edhe ndë bafsha ate qi nukë due, jam me nji fjalë me ligjënë, se asht’ e mirë.
17 Por tashti unë nukë baj ma këte, por ai faji qi rri tek unë.
18 Sepse e dij, se nukë rri tek unë (due me thanë ndë misht t’em) nji gja e mirë, sepse të dashunitë gjindetë tek unë, por me punuem të mirënë nuk’ e gjej,
19 sepse nukë baj ate të mirënë qi due, por punoj ate të keqenë qi nukë due.
20 Ndë bafsha pra ate qi nukë due, nuk’ e punoj unë ma ate, por ai faji qi rri tek unë.
21 Gjej pra këte ligjë, se kur due unë me bamë të mirënë, gjindetë tek unë e keqeja.
22 Sepse më ka anda ligjën’ e Perëndisë qi ashtë mbas nieriut përmbrendëshim,
23 por shof nji tietërë ligjë ndër mishnat e mi, qi lufton kundrë ligjësë mendiesë s’eme, edhe më ban shërbëtuer ndë ligjë të fajit qi ashtë ndër mishnat e mi.
24 Unë jam nieriu i mjerë; kush ka me më shpëtuem prei këti korpit vdekësë?
25 Falemi nders Perëndisë me anë të Zotit t’ynë Iesu Krishtit. Unë pra me mend i punoj ligjësë Perëndisë, por me mish i punoj ligjësë fajit.