Krie e dhjetëtë
1 Pasandaj zgjodhi Zoti edhe shtatëdhjetë të tjerë, e i dërgoi ata përpara faqesë tij, nga di e di, ndë çdo qutet e vënd që duan të vij ai.
2 E u thosh ature: Të korrëtë është shumë, po korrësitë janë të pakë; lutuni adha zotit të së korrit, që të dërgojë argatë ndë të korrë të tij.
3 Hajdeni, ja, u dërgoj juvet unë posi shtjera ndë mes të ujqet.
4 Mos mbai me vetëhe as kuletë, as trajstë, as këpucë, e as të mos hjeretisni ndonjë mb’udhë.
5 E ndë çdo shtëpi që të hini, protoparë thoi: Paqia qoftë ndë këtë shtëpi.
6 E ndë qoft’ atje ndonjë bir i paqit, do të prëhetë me të paqia juaj, e ndë mos, do të kthenetë paqia mbë juvet.
7 E mb’atë shtëpi mbeti, e hai, e pii, nga ajo që kanë, sepse argati ësht’ i zoti për pagë të tij; e mos ngrihi nga shtëpi mbë tjatër shtëpi.
8 E mbë çdo qutet që të hini e që të u dheksjënë juvet, hai nga ato që t’u vënë përpara juvet.
9 E shëroni të sëmurët’ e saj, e thoi ature, që u afërua mbë juvet mbretëria e Perndisë.
10 E ndë çdo qutet që të hini e të mos u dheksjënë juvet, si të dili ndë rrugëra të saj thoi:
11 Edhe pluhurinë që qe kolisurë ndë navet nga quteti juaj, ua shkundjëmë juvet; po që të diji se u afërua mbë juvet mbretëria e Perndisë.
12 E u thom juvet, se më i leh është mundimi i Sodhomësë mb’atë ditë, se atij qutetit.
13 E ve mbë tij, o Horazin, ve mbë ti o Vithsaidha, se të qenë bërë ndë Tiro e ndë Sidhonë çuditë që u bënë ndër ju, që njëherë do të qenë pushtruarë me thes, e do të rrijnë ndë hi të metanoisnë.
14 Po Tirosë edhe Sidhonësë më i leh do t’u jetë mundimi ndë ditë të gjuqit, se juvet.
15 Edhe ti Kapernaum, që u ngrijte ngjera mbë Qiell, do të dërmoç ngjera mbë pisë.
16 Ai që u digjon juvet, digjon mua, e ai që ksenderon juvet, ksenderon mua; e ai që ksenderon mua, ksenderon atë që më dërgoi mua.
17 E u kthienë të shtatëdhjetë me gëzim, e i thonë: Zot, edhe të paudhëtë na digjojënë navet mb’ëmër tënd.
18 E u thot’ ature: E shohë satananë që bij nga Qielli posi shkrepëtimë.
19 E ja u ap juvet eksusi të shkelni mbi gjërpinj, e mbi sfurqe, edhe mbi gjithë fuqi të armikut, e do të mos u dëmëtojë juvet ndonjë punë.
20 Po për këtë mos u gëzoni se ju digjojënë juvet të paudhëtë, po të gëzoneni më tepër se ëmëretë tuaj u janë shkruarë ndë Qiell.
21 E atë çast u mbush gëzim prej Shënjtit Shpirt Iisui, e tha: Lëvdim mbë ti, baba, Zot i Qiellit edhe i dheut, sepse i fshehe këto nga sofotë e të kupëtuaritë, e i zbulove ato ndë të vogjëj. Kështu ësht’ o Jat, se ashtu të pëlqeu ti.
22 M’u dhanë gjithë punëratë nga babai im; e ndonjë nukë njeh ç’është i biri, përveçme jati, edhe ç’është i jati, përveçme biri, edhe ai që të dojë biri të ja zbulojë.
23 E si u kthie prej mathitivet u thotë mbënjanë: Lum ato si që shohënë ato që shihni juvet.
24 Se u thom juvet, që shumë profitër e mbretër deshnë të shihnë ato që shihni juvet, e nuk’ i panë; e të digjoijnë ato që digjoni, e nuk’ i digjuanë.
25 E ja, e u ngre një dhaskal i nomit, për të guciturë atë, e i thotë: Dhaskal, ç’të bëj që të marr pjesë jetën’ e pasosurë?
26 Edhe ai i thot’ atij: Ndë nom ç’është shkruarë? Qish dhiavas tij?
27 Edhe ai u përgjegj, e i thotë: Të duaç Zotnë Perndinë tënde me gjithë zëmërë tënde, edhe me gjithë Shpirt tënd, edhe me gjithë fuqi tënde, edhe me gjithë mëndie tënd; edhe gjitonë tënd si edhe vetëhenë tënde.
28 E i thot’ atij: Mirë u përgjegje. Këtë bën e do të rroç.
29 Edhe ai si duan të dëfton vetëhen’ e tij të drejtë, i thot’ Iisuit: E cili është gjitoni im?
30 Edhe Iisui mori fjalënë, e i thotë: Një njeri zbrit nga Ierusalimi ndë Ieriho, e ra mbë kusarë; e ata e ropn’ atë, e si e bënë gjithë plaga, e lanë të vdekurë përgjismë, e iknë.
31 E u ndodh të shkon mb’atë udhë një prift, e si e pa atë, la udhënë, e shkoi.
32 Ashtu edhe një Levit, si erdhi mb’atë vënd e e pa, shkoi përpara.
33 Ma një Samarit që shkon udhësë tij, arriu tek ai, e si e pa atë, i erdhi keq për të.
34 E ju qas e i lidhi plagat’ e tij, e i derdhi mbi to vaj edhe verë; e si e hipi atë mbë kafshë të tij, e shpuri ndë han, e e pati kujdes.
35 E ditën’ e pastajme nxori di dhinarë, e ja dha hanxhiut, e i tha: Kije kujdes atë, e ç’të priç më tepër, kur të kthenem unë do të t’i ap tij.
36 Cili dha nga këta të tre të duketë tij se ju bë gjiton atij që ra mbë kusarë?
37 Edhe kij i thotë: Ai që bëri mbë të të mirëtë. Edhe Iisui i thot’ atij: Hajde dha, e bën edhe ti të tilatë.
38 E u bë kur ecëijnë ata mb’udhë, e ai hiri ndë një fshat, e një grua që quhej Marthë, e priti atë mbë shtëpi të saj.
39 E këjo kish një motrë që quhej Marië, e këjo si ndënji mbanë këmbëvet së Iisuit, digjon fjalën’ e tij.
40 E Martha mundonej shumë ndë punë të shtëpisë; e dolli përpara, (e) thotë: Zot, nukë ke kujdes që motra ime më la vetëmë të punoj? Thuaj dha asaj të m’apë dorë e të më ndihjë.
41 Edhe Iisui u përgjegj, e i tha asaj: Marthë, Marthë, ti holias, e vjen rrotullë për shumë punëra.
42 Ndonëse një punë vetëmë lipsetë, e Maria zgjodhi më të mirënë pjesë, që do të mos mirretë nga ajo.
KAPTINA X.
1 Edhe mbasandai Zoti vuni edhe shtatë-dhetë dishepuj të tierë, edhe i dërgoi dy ka dy përpara vetëhesë mbë çdo qytet e vend, ku kishte për me ardhun’ ai.
2 U thoshte atyne pra: Të korrët ashtë shumë, por punëtorëtë janë pak; i luteni pra të zotit të korrit me nxierrë punëtorë për të korrët’ e vet.
3 Shkoni: qe unë te po u dërgoj juve porsi dhentë ndë miedist ujqvet.
4 Mos barni kuletë, as stracë, as këpucë; edhe mos përshëndetni kurkënd mb’udhë.
5 Edhe mb’atë shtëpi qi të hyni, përpara thoni: Paqtim ndë këte shtëpi.
6 Edhe ndë qoft’ atie bir paqtimi, paqtimi juei ka me u prajtunë mb’atë; por ndë mos qoftë, ka me u këthyem mbë ju.
7 Edhe mbetni nd’ate shtëpi, tue ngran’ e tue pimë prei asosh qi t’u napinë juve ata, sepse punëtori asht’ i zoti pagësë vet. Mos sdripni prei nji shtëpie mbë tietër shtëpi.
8 Edhe mb’ate qytet qi të hyni, edhe t’u presinë juve, hani ato qi u vihenë përpara juve,
9 edhe shëndoshni të sëmunëtë qi gjindenë nd’ate, edhe thoni atyneve: Mbëretënia e Perëndisë u afrue mbë ju.
10 Por mb’ate qytet qi të hyni, edhe të mos u presinë juve, kur të dilni ndëpër rrugat e ati qyteti , thoni:
11 U shkundimë juve edhe pluhëninë qi ashtë ngjitunë mbë ne prei qytetit tuei, por këte ta dini, se mbëretënia e Perëndisë u afrue mbë ju.
12 Edhe po u thom juve, se nd’ate ditë ma i durueshim ka me qenunë mundimi ndë Sodom, se nd’ate qytet.
13 Mjeri ti, Horazin! Mjeri ti, Bethsaida! Sepse ato mërekullia qi janë bamë ndë ju, ndë ishinë bamë ndë Tyrë e ndë Sidonë, çë kurë se do t’ishinë penduem, tue ndenjunë ndë thes e ndë hi.
14 Por ndë Tyrë e ndë Sidonë ma i durueshim ka me qenunë mundimi ndë ditë të gjyqit, se mbë ju.
15 Edhe ti, Kapernaumë, qi ke hipunë ngjysh mbë qiell, ke me sdripunë ngjysh ndë ferr.
16 Ai qi t’u ndëgjojë juve, ndëgjon mue; edhe qi nukë ze për gja juve, s’ka zanë për gja mue; edhe ai qi nukë ze për gja mue, s’ka zanë për gja ate qi më ka dërguem.
17 Edhe të shtatë-dhetët’ u këthyen me gëzim, tue thanë: Zot, edhe djemënitë na ndëgjojnë mb’emënit tand.
18 Edhe ai u tha atyne: Vejem ore Satananë tue ranë prei qiellit porsi vetimë.
19 Qe te po u ap juve pushtet për me shkelunë mbi gjarpij e mbi hakrepëna, edhe mbi gjithë fuqin’ e anëmikut; edhe kurgja s’ka me u bamë keq juve.
20 Por mos gëzohi për këte, se u ndëgjojnë juve frymat’ e këqia ; por gëzohi ma tepërë, se emnatë tuei u shkruenë ndë qillt.
21 Nd’ate orë Iesui u gëzue ndë shpirt’ edhe tha: Të falem ndersë, o Atë, Zot i qiellit edhe i dheut, se mpshefe këto prei së ditshimish e prei së mentshimish, edhe i sbulove ndër foshnje; po, o Atë, se kështu u pëlqye përpara tejet.
22 Të gjitha m’u dhanë n’dorë prei t’im et, edhe kurkushi nukë di cilli ashtë Biri, veç Ati; edhe cilli asht’ Ati, veç Biri, edhe ati qi të detë Biri me ia sbuluem.
23 Edhe u këthye te dishepujt’ e tha veç-anë: Lum ata sy qi shofin’ ato qi shifni.
24 Sepse po u thom juve, se shumë profetëna e mbëretëna deshnë me pam’ ato qi shifni ju, e nukë panë; edhe me ndëgjuem ato qi ndëgjoni, e nukë ndëgjuenë.
25 Edhe qe tek u ngrit nji ligjëtar, tue ngam’ ate, e tue thanë: Mieshtër, qish të baj për me trashiguem jetën’ e pasosëme?
26 Edhe ai i tha: Qish ashtë shkruem ndë ligjët? Si këndon?
27 Edhe ai u përgjeq, e tha: “Të duesh Zotinë Perëndinë tand me gjithë zemrënë tande, edhe me gjithë shpirtinë tand, edhe me gjithë fuqinë tande, edhe me gjithë mendienë tande”, edhe “të afërminë tand porsi vetëvetëhenë”.
28 Edhe ai i tha: U përgjegje dreitë; ban këto, edhe ke me rruem.
29 Por ai donte me nxierrë vetëvetëhenë të dreitë, i tha Iesuit: E cilli asht’ i afërmi em?
30 Edhe Iesui u përgjeq, e tha: Nji nieri sdripi prei Ierusalemit ndë Ieriho, edhe ra ndër duer të kusarëvet, të cillëtë si e sveshnë, edhe e banë me plagë, iknë, edhe e lanë me gjymës fryme.
31 Edhe ndodhi me shkuem asai udhe nji prift; edhe kur pa ate, shkoi anësë tietër.
32 Kështu edhe nji Levit, kur e mbërrini ndë vend, erdhi e pa, edhe shkoi anësë tietër.
33 Por nji Samaritan tue bam’ udhë, erdhi mbi ate; edhe kur pa ate, iu dhimti;
34 edhe erdhi për-anë, e i lidhi plagëtë, tue derdhunë voj e venë; edhe e hipi mbë shtazët të vet, edhe e pruni ndë huej-pritë, edhe i pat kujdes.
35 Edhe ndë nesëret kur duel, nxuer dy dinarë, e ia dha huej-pritësit, edhe i tha: Ki kujdes ati; edhe qish të prishish ma tepër’, unë kam me t’i lamë, kur të vij për-së-ri.
36 Cilli prei kësish të tresh të duketë se u ba i afërmi ati qi ra ndër duer të kursarëvet?
37 Edhe ai tha: Ai qi pat përdëllim për ate. Iesui pra i tha: Shko, edhe ti ban kështu.
38 Edhe ata kur po shkojshinë, ai hyni mbë nji katund, edhe nji grue qi e kishte emninë Marthë, e priti ndë shtëpit të vet.
39 Edhe ajo kishte nji motërë qi e queishinë Mari, e cilla ndejti për-anë kambëvet Iesuit, edhe ndëgjonte fjalën’ e ati.
40 Edhe Martha mundohei shumë tue shërbyem; edhe mbasandai duel përpara ati , e tha: Zot, nukë ke gaile se eme motërë më la vetëmë me shërbyem? Thuei pra asai për me më ndimuem.
41 Edhe Iesui u përgjeq, e i tha: Marthë, Marthë, ke gaile e turbëllohe për shumë punë ,
42 por për nji punë ashtë nevojë. Edhe Maria sgjodhi piesën’ e mirë, qi s’ka me u marrë prei asai.