Krie e gjashtëtë
1 Navet dha ndihmë me atë, e u anangasjëmë të mos mirri dhurëtin’ e Perndisë mbë të mbrazëtë.
2 Sepse ai thotë: Të digjova tij ndë kohë që qe për të dheksurë, e të dhaçë ndihmë ndë ditë të shpëtimit. Ja ndashti kohë e së dheksurit, ja ndashti kohë e shpëtimit.
3 Pa dhënë nevet njeriut aformi për të spodhisurë, që të mos jetë sharë shërbesa onë.
4 Po le të bihemi ndë gjithë punëra si punëtorë të Perndisë, me shumë durim ndë shtrëngime, ndë gulçime, ndë stenohorira.
5 Ndë plagëra, ndë hapsana, ndë të paqëndruara, ndë mundime, ndë të pafleturë, nd’agjërime.
6 Ndë të qëruarë të kurmit, ndë mënd, ndë të butë, ndë të mirë, ndë Shënjtinë Shpirt, ndë dashuri pa gënjeshtrë.
7 Ndë fjalë të së vërtetësë, ndë fuqi të Perndisë, me armë të së drejtësë mbë të djathëtë, e mbë të mëngjërë.
8 Me anë të nderimit e të ksenderimit, me anë të së sharit e të së mburturit. Si gënjeshtjarë, e të vërtetë.
9 Si të panjohurë, e të njohurë pa, si ata që vdesënë, e ja që rrojmë. Posi të munduarë, e të pavrarë.
10 Posi të helmuarë, e pa gjithënjë të gëzuarë. Si të varfërë, ma shumë bëjmë të pasurë. Si pa pasurë gjë, ma që i kemi të gjitha.
11 Goja onë ësht’ e hapurë për juvet, o Korinthiot, e zëmëra onë ësht’ e zgjeruarë.
12 Juvet nukë jini shtrëngim brënda ndër nevet, po jini ndë shtrëngim ndë zorrë tuaj.
13 Ma me atë të këmbierë miqësisht (si djelmt’ e mi u thom) zgjeroni edhe ju si edhe unë.
14 Mos duajni të bashkoni ndë një të tillënë zigare me të pabesë, sepse ç’pjesë ka e drejta me të panomënë? A ç’shoqëri ka drita me errëcirë?
15 E ç’të bashkuarë ka Krishti me Veliarë? A ç’pjesë ka i besësë me të pabesinë?
16 E çfarë mbëjedhëjë ka qisha e Perndisë me idhollë? Sepse juvet jini qishë e Perndisë gjallë. Sikundrë tha Perndia, që do të rri brënda mbë ta, e do të ecëj mb’ata, e do të jem Perndia e ture, e ata do të jenë llaoi im.
17 Pra andaj deli nga mesi i ture, e çquhi, thotë Zoti. E të molepsurënë mos e ziri me dorë, e unë do t’u përmbëjedh juvet.
18 E do të jem babai juaj, e juvet do të më jini djelm e vashëza, thotë Zoti që mban gjithë botënë.
KAPTINA VI.
1 Edhe si punëtorë bashkë me ate u lutemi juve të mos e pritni hirin’ e Perëndisë mbë të kotë,
2 (sepse thotë: “Ndë kohë të pëlqyeshime të ndëgjova, edhe ndë ditë të shpëtimit të ndimova”; qe tashti tek ashtë kohë e pëlqyeshime, qe tashti tek ashtë dit e shpëtimit);
3 askuit s’i apim’ as ndonji shkak për mos me u folunë për të keq shërbesa jonë;
4 por mbë gjithë qish rakumandoimë vetëhenë t’onë si shërbëtorët’ e Perëndisë, ndë shumë durim, ndë shtrëngime, ndë nevoja, ndë acarime,
5 ndë të rrafuna, ndë burgje, ndë të paqindrueme, ndë mundime, ndë të pafjetuna, ndë agjinime;
6 me pastrim, me mend, me zemërë të gjanë, me të mirë, me shpirt të shenjtënueshim, me dashuni pa hipokrisi,
7 me fjalë të së vërtetëve, me fuqi të Perëndisë, me armët e dreitënisë mbë të diathtët e mbë të rrëmaktët,
8 me laft e panderëni, me të zanë n’gojë për të mirë, e me të zanë n’gojë për të keq; porsi gënjeshtarë, por të vërtetë;
9 porsi të pangjofunë, por të ngjofunë mirë; porsi të vdekunë, por qe te rroimë; porsi të munduem, por jo të vramë;
10 porsi të helmuem, por gjithënji të gëzuem; porsi të vobegë, por shumë vetë bam të pasunë; porsi pa pasunë gja, por të gjitha i kemi n’dorë.
11 Goja jonë u çel mbë ju, o Korinthianë, zemëra jonë u sgjanue.
12 S’keni shtrëngim mbë ne, por keni shtrëngim ndë zorrët tueja.
13 Tue shpaguem pra nji për nji (porsi mbë dielmt flas), sgjanohi edhe ju.
14 Mos hyni mbë nji sgjedhë me të pabesët, sepse qish piesë ka dreitënia me të shtrembënë? Edhe qish shoqëni ka drita me errësinënë?
15 Edhe qish të bashkuem ka Krishti me Belialinë? A qish piesë ka besëtari me të pa-besinë;
16 edhe qish të ndrequnë ka tempulli i Perëndisë me idhujt? Sepse ju jeni tempulli i Perëndisë gjallë, sikurse tha Perëndia: “Se kam me ndenjunë ndër ata, edhe kam me ecunë; edhe kam me qenunë Perëndia i atyneve, edhe ata kanë me qenunë populli em”.
17 Përandai “dilni prei miedizit atyneve, edhe dahi prei atyneve ”, thotë Zoti, “edhe mos përkitni gja të ndytë”, edhe “unë kam me u pritunë përmbrenda,
18 edhe kam me qenun’ at’ i juei, edhe ju keni me qenunë bijt’ e mi edhe bijat’ e mia ”, thotë Zoti gjithë-pushtetësi.