Krie e ditë
1 E pas ca ditet hiri pagjene ndë Kapernaum; e u digjua se është ndë shtëpi.
2 E atë çast u përmbëjuadhë shumë, kaqë që nukë mund t’i nxinte as vëndi që qe përpara portësë, e i dhidhaks ata dhidhahinë.
3 E erdhë ndë ai e i prunë një të mbajturë, që e ngrijnë katër vetë.
4 E si s’mundnë të qasejnë afër atij nga turma, zbuluanë çatin’ e shtëpisë që qe brënda, e si hapnë, zbritnë shtratnë që dergjej mbë të i mbajturi.
5 Edhe Iisui si pa besën’ e ture, i thotë së mbajturit: Bir, t’u ndëjienë tij fajet’ e tua.
6 E qenë ca nga Grammatejtë që rrijnë atje, e mëndonejnë me zëmëra të ture:
7 Pse vllasfimis kij kështu? Cili mund të ndëjejë faje veçme një, Perndia?
8 E atë çast si e kupëtoi Iisui me Shpirt të tij, që mëndonejnë kështu me vetëhe të ture, u thot’ ature: Pse mëndoneni këto me zëmëra tuaj?
9 Ç’është m’e kollajçme t’i thom së mbajturit: t’u ndëjienë fajet’ e tua, a t’i thom: Ngreu e mer shtratthinë tënd, e ecë udhësë sate?
10 Po që të shihni se i biri njeriut ka u(r)dhër mbi dhe të ndëjejë fajetë (i thotë së mbajturit):
11 Ti të thom, ngreu, e mer shtratnë tënd, e hajde mbë shtëpi tënde.
12 E atë çast u ngre, e si mori shtratnë, dolli përpara së gjithëvet, kaqë që u çuditnë gjithë, e lëvdoijnë Perndinë, e thoshnë se: Kështu nukë pam kurrë.
13 E dolli pagjene nga an’ e detit, e gjithë turma vinte nde ai, e i dhidhaks ata.
14 E tek shkonte mb’udhë pa Levínë, të bir’ e Allfeosë, që rrijte mbë kumerq, e i thot’ atij: Eja pas meje. E u ngre, e vate pas tij.
15 E u bë kur rrijte ai ndë mësallë ndë shtëpi t’atij, rrijnë bashkë me Iisunë, edhe me mathitit’ e tij shumë kumerqarë edhe gjinahqarë, sepse qenë shumë, e erdhë pas tij.
16 E si e pan’ atë grammatejtë edhe farisejtë që hajte bashkë me kumerqarë edhe gjinahqarë, u thoshnë mathitivet së tij: Pse ha edhe ai me kumerqarë edhe me gjinahqarë?
17 Edhe Iisui si e digjoi, u tha ature: Të shëndoshëtë nukë duhenë jatro, po ata që janë të sëmurë. Nuk’ arçë të thërres mbë metani të drejtëtë, po fajëtorëtë.
18 E mathitit’ e Ioannit edhe të Farisejet agjëroijnë, e erdhë e i thon’ atij: Pse mathitit’ e Ioannit edhe të Farisejet agjërojënë, e mathitit’ e tu nuk’ agjërojënë?
19 Edhe Iisui u tha ature: Mos mundjënë të ftuaritë mbë dasmë t’agjërojënë, ngjera sa është dhëndëri me ta bashkë? Sa kohë kanë me vetëhe të ture dhëndërinë nukë mundjënë t’agjërojënë.
20 Po do të vijënë dit, kur të ngrihetë nga ata dhëndëri, e ahiere mb’ato dit do t’agjërojënë.
21 E asndonjë njeri nukë vë mballomë të re e të pafërkuarë mbi rrobë të vjetërë, e ndë mos, mballoma e re do të prishjë atë anë të së vjetërësë që u vu mbi të, e do të bënetë të çjerëtë më likshtë.
22 Edhe ndonjë njeri nukë vë verë të re mbë kaçupe të vjetëra, e ndë mos, vera e re do të shpojë kaçupetë, edhe vera do të derdhetë, edhe kaçupetë do të prishenë; po vera e re mbë kaçupe të ra duhetë të vihetë.
23 E u ndodh të shkonte ai një të shëtunë ndëpër ara të mbjella, e nisnë mathitit’ e tij tuke ecurë mb’udhë të fërkoijnë kallësë.
24 E Farisejtë i thoshn’ atij: Vështro se ç’bëjënë të shëtunë, atë që nuk’ ësht’ e udhësë.
25 Edhe ai u thosh ature: Nukë dhiavastë kurrë se ç’bëri Dhavidhi kur pati shtrëngim, e i erdhi u atij, edhe ature që kish me vetëhe të tij?
26 Qish hiri mbë shtëpi të Perndisë ndë kohë të së parit së priftëret Aviatharit, e hangri bukët’ e prothesit, ato që nuk’ ishte ndëjierë përveçme priftëret, e u dha edhe shokëvet që pati me vetëhe?
27 E u thoshte ature: E Shëtuna për njerinë u bë, e jo njeriu për të shëtunënë.
28 E nd’ësht’ ashtu i biri i njeriut është zot edhe së shëtunësë.
KAPTINA II.
1 Ende mbas disa ditsh për-së-ri hyni ndë Kapernaum; ende u ndëgju se ashtë ndë shtëpi.
2 Ende përnjiherë u mbëlothnë shumë vetë kaqi sa as ato vendetë për-anë derësë s’i nxijinë ma; ende ai u predikonte fjalënë.
3 Atëherë vinë ke ai, e bijenë nji ulok, ngritunë prei katër vetësh.
4 Ende mbassi s’mundeshinë me u afrumë ke ai prei gjindëjesë, sbulunë pulasinë ku ishte ai , ende si banë brimë, sdripnë shtratinë qi dirgjei ulogu mb’ate.
5 Ende Iesui kur pa besën’ e atyneve, i thot’ ulogut: Dial, t’u falnë fajet’ e tua.
6 Ende disa prei Shkruisish ishin’ atie tue ndenjun’, ende tue mendumë ndër zemërat veta:
7 Ç’flet kyi kështu vlasfimia? Cilli mundetë me falunë faje, veç nji, Perëndia?
8 Ende Iesui përnjiherë si e mur vesht prei shpirtit vet, se po mendohenë me vetëvetëhenë kështu, u tha: Përse mendoni këto punë ndër zemërat tuja?
9 Qish ashtë ma kollai me i than’ ulogut: T’u falnë fajetë; apo me i thanë: Çohu, e ngre shtratinë tand, ende ecë?
10 Po qi ta dini, se i bir’ i nieriut ka urdhënë me falunë faje mbi dhet (i thot’ ulogut):
11 Të thom: Çohu’ e ngre shtratinë tand, ende shko ndë shtëpit tande.
12 Ende ai u çu përnjiherë, ende ngriti shtratinë, e dul përpara të gjithëve; kaqi sa të gjithë mërekulloheshin’, ende lavdojinë Perëndinë, tue thanë, se: Askurrë s’kemi pamë kështu.
13 Mbasandai Iesui dul për-së-ri ndaj detinë; ende gjithë gjindëja vinte ke ai, ende ai i mësonte.
14 Ende tue shkumë, pa Levinë të birin’ e Alfeut tue ndenjunë mbë duganë, ende i thotë: Merr-më mbrapa, ende ai u ngrit, e voiti mbrapa ati.
15 Ende ai kur po rrinte ndë mësallë ndë shtëpit t’ati, ishin’ ulunë ndë mësallë ende shumë publikanë e fajtorë bashkë me Iesun’ e me dishepujt e ati, sepse ishinë shumë vetë , ende voitnë mbrapa ati.
16 Ende Shkruesit’ ende Fariseitë kur pan’ ate tue ngranë bashkë me publikanët e me fajtorët, u thoshinë dishepujvet ati: Përse ha e pi ai bashkë me publikanët e me fajtorët?
17 Ende Iesui kur ndëgjoi, u thot’ atyne: Të shëndoshëtë s’kanë nevojë për mëjekës, po ata qi kanë keq; s’kam ardhunë me thirrunë të dreitëtë ndë pendim, po fajtorëtë.
18 Ende dishepujt’ e Gjionnit ende të Farisevet agjinojinë; ende vin’ e i thonë: Përse dishepujt’ e Gjionnit edne të Farisevet agjinojnë, po dishepujt’ e tu s’agjinojnë?
19 Ende Iesui u tha: Mos munden’ ata qi thërrasinë për darsmë me agjinumë, ngjer sa të jetë dhandërri bashkë me ata? Sa kohë kanë dhandërrinë bashkë me vetëvetëhenë, s’mundenë me agjinumë.
20 Po kanë me ardhunë ditt, kur të mirretë dhandërri prei asish, ende atëherë kanë me agjinumë nd’ato ditt.
21 Ende askushi s’qep arën pëlhurë të bardhë mbë petk të vietërë, sepse ndë qoftë, heq të mbushëmen’ e ati të renë prei së vietrësë, ende bahetë ma e keqe e shqyme.
22 Ende askushi s’ve venë të re ndë rrëshiqa të vietërë, sepse ndë qoftë, ven’ e re gris rrëshiqatë, ende vena derdhetë, ende rrëshiqatë prishenë, po duhetë me vumë venën’ e re ndë rrëshiqa të rij.
23 Ende ai kur po shkonte për nji ditë të shëtunash ndëpër ara të mbiella, dishepujt’ e ati fillunë me shkoqunë kallëza, tue bam’ udhë.
24 Ende Fariseit’ i thoshinë: Shif qish bajnë për ditë të shëtunash, ate qi s’asht’ e udhësë?
25 Ende ai u thoshte atyne: Askurrë s’keni këndumë qish bani Davidi, kur pat nevojë, ende i erdhi u ati, ende atyne qi ishinë bashkë me atë?
26 Qysh hyni ndë shtëpit të Perëndisë ndë ditë të Abiathar krye-priftit, ende hangër bukët’ e paravumiesë, të cillatë s’ishte e udhësë me i ngranë tietër-kush , veç priftënavet, ende u dha ende atyneve qi ishinë bashkë me atë?
27 Mbasandai u thoshte atyne, se : E shëtuna ashtë bamë për nierinë, po jo nieriu për të shëtunënë;
28 përandai i bir’ i nieriut asht’ i zoti ende të shëtunësë.