Krie e njëzetetretë
1 E si u ngrenë gjithë turm’ e ature, e prunë atë te Pillatua.
2 E nisnë ta kallëzoijnë atë, e të thoshnë: Këtë e gjem që na nakatos filinë tënë e mbodhis të paguajmë Qesarit të dhënëtë, e që thotë vetëhen’ e tij se është Krisht mbret.
3 Edhe Pillatua e pieti atë, e i tha: Ti je Mbreti i Çifutet? Edhe ai ju përgjegj atij, e i tha: Ti e thua.
4 Edhe Pillatua u tha të parëvet së priftëret edhe turmëvet: Nukë gjej ndonjë faj mbë këtë njeri.
5 E ata shtrëngonishnë më fort, e thoshnë, që nakatos llaonë, tuke dhidhaksurë ndëpër gjith’ Iudheë, si nisi nga Galilea, ngjera këtu.
6 E Pillatua si digjoi Galileë, pieti pa nd’është njeriu nga Galilea.
7 E si mpsoi se është ndënë urdhër t’Irodhit, e dërgoi atë përsëri te Irodhi, që gjëndej ahiere edhe ai ndë Ierusalim mb’ato dit.
8 E Irodhi si e pa Iisunë, u gëzua shumë, sepse shumë kohë dëshëron ta shih atë, sepse kish digjuarë që thoshnë shumë për të, e shpëren të shih që të bënej ndonjë thavmë nga ai.
9 E pieti atë shumë të pietura. E ai nukë ju përgjegj atij as ndë ndonjë.
10 E qenë përpara të parët’ e priftëret edhe grammatejtë, që e kallëzoijnë atë shumë fort.
11 E Irodhi me asqer’ e tij, si e ksenderoi atë e e përqeshi, porsiti t’i vishnë atij rroba të mira, e e dërgoi atë te Pillatua.
12 E atë ditë u bënë miq Pillatua me Irodhnë njëri me jatërinë; se më përpara qenë ndë hasmëri.
13 E si mbëjodhi Pillatua të parët’ e Priftëret, edhe arhondëtë, edhe llaonë.
14 U tha ature: Më prutë mua përpara këtë njeri, posi nakatoshiar të llaoit. E ja unë e pieta përpara juvet, e nukë gjeçë mbë këtë njeri ndonjë faj nga ato që e kallëzoni juvet.
15 E as Irodhi gjeti gjë, sepse tek ai u dërgova juvet, e ja që nukë pat bërë ndonjë faj që t’i bjerë vdekëjë.
16 Do ta rrah adha atë, pra do ta lëshoj.
17 E kishte edhe shtrëngim të ju lëshon ature nga hapsana një njeri ndë ditë të së krëmptesë.
18 E gjithë turmëtë mbëjedhurë bashkë thirrë, e thanë: Ngrena këtë nga mesi, e lëshona nevet Varavanë.
19 Kij ishte vënë ndë hapsanë për një nakatosi që qe bërë ndë qutet, e për një vrejëlë.
20 E përsëri u tha Pillatua, se duan të lëshon Iisunë.
21 E ata bërtitnë, e thoshnë: Mbërthee ndë Kruq, mbërthee ndë Kruq atë.
22 Edhe Pillatua u tha ature për së tretit, se: Ç’të keq ka bërë kij? Nukë gjej tek ai ndonjë faj për vdekëjë. Ta rrah adha atë, pra ta lëshoj.
23 E ata e shtrëngoijn’ atë më tepër me të thirrë të fortë e kërkoijnë që të mbërthenej ndë Kruq. E sa vijnë po shtonejnë të thirturat’ e së parëvet së priftëret edhe të turmësë.
24 Edhe Pillatua apofasisi që t’u bënej ajo që duajnë.
25 E u lëshoi ature atë që qe vënë ndë hapsanë për nakatosi e për vrejëlë, që i kërkoijn’ ata; e Iisunë e dha ndë thelimë të ture.
26 E kur e shpijnë atë zunë një Simon nga Qirini që kthenej nga ara, e i vunë atij mbë krahë Kruqnë ta bij pas Iisuit.
27 E vijnë pas tij shumë turmë llaoit e gravet. E ato e qaijnë e priteshinë për të.
28 E Iisui si u kthie mb’ato, u tha: Bijat’ e Ierusalimit, mos qaji për mua, po qaji për vetëhe tuaj edhe për djelm tuaj.
29 Sepse ja vijënë dit që do të thonë: Lum shterpatë e barqetë që nukë kanë pjellë, e sisëtë që nukë janë thithurë.
30 Ahiere do të zënë të thonë malevet: Biri mbi nevet. E brigjevet: Mbulonani navet.
31 Sepse ndë bëjënë të tila punëra ndë dru të njomë, ndë të thatënë ç’do të bënetë?
32 E vijnë bashkë me të edhe di të tjerë që qenë gjakëtorë, të vriteshinë bashkë me të.
33 E kur vanë ndë vënd që quhej i krerëvet, atje e mbërthienë atë ndë Kruq, edhe gjakëtorëtë, njerinë mb’anë të djathëtë, e njerinë mb’anë të mëngjërë.
34 E Iisui thosh: Baba, ndëjei ata, sepse nukë dinë se ç’bëjënë. E si ndajtinë rrobat’ e tij, shtijnë shorte.
35 E llaoi rrijte e vështron. E bashkë me ata edhe arhondëtë e përqeshnë, e thoshnë: Të tjerë shpëtoi, le të shpëtojë edhe vetëhen’ e tij, nd’është kij Krishti, i zgjedhuri i Perndisë.
36 E qeshnë me atë edhe trimatë, e i qasejnë afër e i ipnë atij uthullë.
37 E i thoshnë: Ndë je ti mbreti i Çifutet, shpëto vetëhenë tënde.
38 E kishnë vënë mbi të një të shkruarë Gërqishte, Llatinërishte, edhe Çifutërishte: Kij është mbreti i Çifutet.
39 E njeri nga gjakëtorëtë që qenë varturë, e vllasfimis atë, e thosh: Ndë je ti Krishti, shpëto vetëhenë tënde edhe navet.
40 E tjetëri ju përgjegj me të qërtuarë, e i tha: As ti nukë i trëmbe Perndisë që gjënde ndë të tillë mundim?
41 E sa për nevet qe me hakë, sepse marrëmë ato që punuam, e kij nukë bëri ndonjë të keq.
42 E i thosh Iisuit: Zot, kujtomë mua, kur të viç ndë mbretëri tënde.
43 E i thot’ atij Iisui: Vërtet të thom tij, që sot do të jeç bashkë me mua ndë paradhis.
44 E qe ngjera mbë gjashtë sahati, e u bë skotadh mbë gjithë dhe ngjera mbë nëntë sahat.
45 E Dielli u err, e qulm’ e Naoit u çuar ndë mes.
46 E Iisui si thirri me zë të madh, tha: Baba, ndë duar të tua do të lë Shpirtinë tim. E tek thosh këto dha Shpirtinë.
47 E si pa Qindësi atë që u bë, lëvdoi Perndinë, e tha: Vërtet kij njeri qe i drejtë.
48 E gjithë turmëtë që kishnë ardhurë atje për të parë këtë punë, si panë këto që bënejnë, kthenishnë prapë tuke rrahurë gjoksn’ e ture.
49 E gjithë të njohurit’ e tij rrijnë për së mërguarit, si edhe gratë që kishn’ ardhurë pas si nga Galilea, e shihnë këto punëra.
50 E ja një njeri që quhej Iosif, që qe një nga gjukatësitë, njeri i mirë edhe i drejtë.
51 (Kij nukë qe ndë mushavere e ndë praks të ture) nga Arimathia, qutet i Iudheësë, që shpëren edhe kij mbretërin’ e Perndisë.
52 Kij dolli përpara Pillatosë e kërkoi kurmin’ e Iisuit.
53 E si e zbriti atë, e pështolli me një çarçaf e e vuri atë ndë një varr të peleqisurë, që nukë qe vënë nd’atë ndonjë njeri kurrë.
54 E ajo qe ditë e prëmpte, e mënjët nisej e Shëtuna.
55 E si erdhë pas si edhe gratë, që kishnë ardhurë bashkë me të nga Galilea, panë varrë edhe ku kallë kurmin’ e tij.
56 E mbë të kthierë bënë gati aromëtë e miratë; e sepse qe e Shëtunë nukë luajtinë sikundrë thosh nomi.
KAPTINA XXIII.
1 Atëherë gjithë shumica e atyneve u ngrit, edhe e prunë te Pilati.
2 Edhe filluenë me e përfolunë, tue thanë, se : Këte e gjetëm tue këthyem prapë kombinë, edhe tue përmbaitunë me i dhanë Kaisarit paga, tue thanë për vetëvetëhenë se ashtë Krishti mbëret.
3 Edhe Pilati e pyeti, tue thanë: Ti je mbëreti i Iudevet? Edhe ai u përgjeq, e i tha: Ti po thue.
4 Edhe Pilati u tha Krye-priftënavet edhe gjindëjesë: Nukë gjej ndonji faj te kyi nieri.
5 Por ata qindrojshinë mbë fjalët, tue thanë, se: Përzien popullinë, tue mësuem ndëpër gjithë Iudenë, zanë fillë prei Galilesë ngysh këtu.
6 Edhe Pilati kur ndëgjoi Galilenë, pyeti ndë asht’ ai nieri Galilean.
7 Edhe kur e muer vesht se ashtë prei vendit pushtetit Herodit, e dërgoi te Herodi, sepse edhe ai ishte ndë Ierusalem nd’ato ditt.
8 Edhe Herodi kur pa Iesunë, u gëzue fort, se kishte miaft kohë qi donte me e pamë, sepse kishte ndëgjuem shumë punë për ate; edhe shpërente me pamë ndonji shenjë bamë prei ati.
9 Edhe e pyeste me shumë fjalë; por ai s’i përgjegjei kurrgja.
10 Edhe Krye-priftënit’ edhe Shkruisitë rrijshinë tue përfolun’ ate fort shumë.
11 Edhe Herodi bashkë me ushtëtorët’ e vet e bani mbë asgja, edhe e lueiti, edhe i veshi nji petk të ndriçim, edhe e dërgoi për-së-ri te Pilati.
12 Edhe nd’ate ditë Pilati edhe Herodi u banë miq njiani me tietrinë, sepse përpara ishinë ndër anëmiqësi njiani me tietrinë.
13 Edhe Pilati si thirri bashkë Krye-priftënit’ edhe të parët’ edhe popullinë,
14 u tha atyne: Prutë këte nieri tek unë, se përzien popullinë; edhe qe unë tek e gjukova përpara jush, edhe s’gjeta ndonji faj te kyi nieri për sa të përfolunë thoni kundrë ati;
15 por as Herodi; sepse u dërgova juve tek ai, edhe qe te s’ka bamë ndonji punë me udhë për vdekë;
16 mbassi ta mundoj pra, kam me e lishuem.
17 Edhe ishte nevojë për me u lishuem atyne nji nieri prei burgut për ditë feste.
18 Edhe gjithe shumica bërtitnë, tue thanë: Ngreje këte, edhe na lisho Barabbanë,
19 i cilli ishte hedhunë ndë burk për nji të përziem qi kishte bamë ndë qytet, edhe për vrasie.
20 Për-së-ri pra Pilati u foli, sepse donte me e lishuem Iesunë.
21 Por ata thërriçinë, tue thanë: Kryqëzoje, kryqëzoje ate.
22 Edhe ai për së treti u tha atyne: Përse, ç’të keq bani kyi? S’gjeta as ndonji faj tek ai për vdekë; mbassi ta mundoj pra, kam me e lishuem.
23 Por ata qindrojshinë me za të math, tue lypunë me u kryqëzuem ai; edhe zanet’ e atyneve edhe të Krye-priftënavet zishinë vend.
24 Edhe Pilati e gjukoi me udhë të bahetë qish lypshin’ ata.
25 Edhe u lishoi atyne ate qi ishte hedhunë ndë burk për të përziem e për vrasie , qi e lypshinë; edhe u dha atyne ndër duer Iesunë me bamë si të denë.
26 Edhe si e çuenë jashtë, zunë nji farë Simon Kyrenian tue ardhunë prei arësë, edhe i vunë kryqinë mbi kraha me e prumë mbrapa Iesuit.
27 Edhe e merrte mbrapa shumicë populli, e grash, të cillatë ndukeshin’ e bajshinë vajë për ate.
28 Por Iesui u këthye, e u tha atyne: Bijat’ e Ierusalemit, mos qjani për mue, por qjani për vetëvetëhen’ edhe për dielmt tuei.
29 Sepse qe te vinë ditt, qi keni me thanë: Të lumta janë s hterbat’, edhe ata barqe qi nukë puellnë, edhe ata gjij qi nuk’ u thithnë.
30 Atëherë do të fillojnë me u thanë malevet: Bini mbi ne; edhe kodravet: Na mbuloni.
31 Sepse ndë qoftë se mbë drun’ e njomë bajnë këto, mbë të thatënë qish bahetë?
32 Po biheshin’ edhe dy të tierë keq-bamësa për me u vramë bashkë me ate.
33 Edhe kur erthnë mbë vend qi quhet’ i Kresë, atie kryqëzuen’ ate, edhe ata keq-bamësitë; njianinë për së diathti, edhe tietrinë për së rrëmakti.
34 Edhe Iesui thoshte: O Atë, ndëjei ata; sepse nukë dinë se qish bajnë. Edhe ata si danë petkat’ e ati, shtinë shortë.
35 Edhe populli rrinte tue vum ore. Edhe të parët’ e përqeshshinë bashkë me ata, tue thanë: Të tierë shpëtoi; le të shpëtojë vetëvetëhenë, ndë qoftë kyi Krishti, i sgjedhuni Perëndisë.
36 Edhe luejshinë me ate edhe ushtëtorëtë, edhe afroheshin’, e bijshin uthullë,
37 edhe thoshinë: Ndë je ti mbëreti i Iudevet, shpëto vetëvetëhenë.
38 Edhe ishte shkruem mbi ate edhe nji përmbi-shkronjë me letëra Greqishte, e Romanishte, e Hebreishte: KYI ASHTË MBËRETI I IUDEVET.
39 Edhe nji prei asi keq-bamësish qi ishinë varunë nemte ate, tue thanë: Ndë je ti Krishti, shpëto vetëhenë tande edhe neve.
40 Por tietri u përgjeq, e qirtoi ate, tue thanë: Aspor s’ke frikë Perëndinë ti, se je ndë nji mundim me ate?
41 Edhe na me udhë vuejmë , sepse marrim pagim sikurse na vëjen për sa punuem, por kyi s’punoi ndonji gja pavend.
42 Mbasandai i thoshte Iesuit: Kujtomë, o Zot, kur të vish ndë mbëretënit tande.
43 Edhe Iesui i tha: Për të vërtet po të thom - Sot ke me qenunë bashkë me mue ndë paradis.
44 Edhe ishte afër gjashtë orë, edhe u ba errësinë mbë gjithë dhenë ngjysh mbë ndantë orë.
45 Edhe dielli u errësue, edhe kurtina e tempullit u shqye për miedis.
46 Edhe Iesui thërriti me za të math, e tha: O Atë, ndër duer të tua la shpirtinë t’em. Edhe si tha këto, dha shpirtinë.
47 Edhe urdhën-qindësi, kur pa se qish u ba, lavdoi Perëndinë, tue thanë: Për të vërtet kyi nieri pasëka qenun’ i dreitë.
48 Edhe gjithë gjindëja qi kishin’ ardhunë bashkë për me vum’ ore, kur panë se qish u ba, këtheheshinë tue rrafunë krahanorët’ e vet,
49 Edhe gjith’ ata qi ngjifshin’ ate, kishinë ndenjunë për së largut, edhe ato gra qi e kishinë marrë mbrapa prei Galilesë, tue vum’ ore këto punë .
50 Edhe qe nji burr qi quhei Iosef, i cilli ishte gjukatës, nieri i mirë dhe i dreitë,
51 (kyi nukë qe ndenjunë bashkë ndë këshillet e ndë punët t’atyneve) prei Arimathesë qytetit Iudevet; edhe priste mbëretënin’ e Perëndisë edhe ai.
52 Kyi erdhi për-anë Pilatit, e lypi korpin’ e Iesuit.
53 Edhe si e sdrypi, e mpështuell me pëlhurë, edhe e vunë ndë nji vorr të latuem, qi aty kurkush s’ishte vumë kurrë ndonji herë.
54 Edhe ishte dit’ e prende, edhe gëdhinte e shëtunë.
55 E muernë mbrapa edhe gra, të cillatë kishin’ ardhunë bashkë me ate prei Galilesë, e panë vorrinë, edhe se si u vu korpi ati atie . Edhe u këthyen’ e banë gati aroma edhe vojna eret; edhe të shëtunën’ u prajtnë mbas porosisë ligjësë .