Krie e parë
1 Që përpara ish Fjala, e Fjala ish me Perndinë bashkë, e Fjala ish Perndi.
2 Këjo ish që përpara bashkë me Perndinë.
3 Të gjitha prej asaj u bënë, e pa atë nuk’ u bë ndonjë nga sa janë bërë.
4 Mb’atë ishte jeta, e jeta ish drit’e njerëzet.
5 E drita llamps ndë erësirë, e erësira s’mund ta mbajë atë.
6 Qe një njeri dërguarë nga Perndia, ëmër’ i tij Joann.
7 Kij erdhi për martiri, të martirisjë për dritë, që të besojënë gjithë me anë të tij.
8 Ai nukë qe drita, po për të dhënë martiri për dritë.
9 Ishte drita e vërtetë, që ndrit çdo njeri që vjen ndë këtë jetë.
10 Ndë botë qe, e bota prej si qe bërë, e bota nuk’ e njohu atë.
11 Ndë të tijtë erdhi, e të tijtë atë nuk’ e deshnë.
12 E sa që e deshnë atë, u dha ature eksusi të bënishnë bijt’ e Perndisë, mb’ata që besuanë mb’ëmër të tij.
13 Ata as prej gjakut, as prej thelimet së kurmit, as prej thelimet së burrit, po prej Perndisë lenë.
14 E Fjala u bë njeri e ndënji mbë nevet ndë kurm të njeriut (e pam lëvdimn’ e tij, posi lëvdim të birit së vetëmë nga babai) plot me dhurëti e me të vërtetë.
15 Ioanni ep martiri për atë, e thërret e thotë: Kij ish ai që për të thaçë: Ai që do të vijë pas meje, u bë përpara mejet, se ishte i pari im.
16 E nga ajo që i tepëron atij, muarm të gjithë nevet, e dhurëti ndaje dhurëtisë.
17 Se nomi u dha me anë të Moisiut, dhurëtia edhe e vërteta u bë nga Iisu Krishti.
18 Perndinë ndonjë nuk’ e pa kurrë; i vetëmi Bir që është ndë gji të babait, ai na e zbuloi.
19 E këjo është martiria që dha Ioanni. Atëherë që dërguanë Çifutë nga Ierusalimi Priftër edhe Levitër, që ta pietn’ atë: Cili je ti?
20 E martirisi e nuk arnisi. E martirisi e tha se: Nukë jam unë Krishti.
21 E e pietn’ atë: Ç’thua ti dha? Mos je Ilia ti? E u thotë: Nukë jam. Mos je ti Profiti? E u përgjegj: Jo.
22 Më pastaje i than’ atij: Cili je? Që të përgjegjemi mb’ata që na dërguanë navet. Ç’thua për vetëhe tënde?
23 E thotë: Unë jam zëri atij që thërret nd’erimi: Sheshoni udhën’ e Zotit; sikundrë tha profiti Isaia.
24 E këta që qenë dërguarë ishnë nga eresi i Farisejet.
25 E e pietn’ atë e i than’ atij: Po pse pagëzon kur nukë je ti Krishti, as Ilia, as Profiti?
26 Edhe Ioanni u përgjegj, e u tha ature: Unë pagëzoj nd’ujë, po ndëpërmes tuaj është një që juvet s’e njihni.
27 Ai që është pas meje, që ai është bërë më përpara nga meje, që un’ atij nukë jam i zoti t’i zgjidh rripat e opingavet së tij.
28 Këto u bënë ndë Vithavara, përtej Iordhanit, tek qe Ioanni që pagëzon.
29 Ditën’ e nesërme sheh Ioanni Iisunë që vinte tek ai, e thotë: Ja qengji i Perndisë, ai që ngrë fajnë e gjithë botësë.
30 Kij ësht’ ai që për këtë thaçë unë: Pas meje vjen njeri që është bërë përpara meje, sepse qe më përpara se jeshë unë.
31 E unë nuk’ e njoha atë, po për të çfaqurë ndë Israil, pra andaj arçë unë e pagëzoj nd’ujë.
32 E martirisi Ioanni, e tha, se: Paçë Shpirtnë që zbriti posi pëllumbë prej Qiellit e qëndroi mbi të.
33 E unë nuk’ e njoha atë, po ai që më solli mua të pagëzoj nd’ujë. Ai më tha mua: mb’atë që të shohç të zbresë Shpirti e të qëndrojë mbi të, kij ësht’ ai që pagëzon me Shpirt Shënjt.
34 Edhe unë e paçë e dhaçë martirinë, se kij është i biri i Perndisë.
35 E nesëret përsëri, tek rrijte Ioanni, edhe di nga mathitit’ e tij.
36 E tek vuri re Iisunë, që shkonte atje, tha: Javua qengji i Perndisë.
37 E digjuanë fjalët’ e tij të di mathitit’ e tij e vanë pas Iisuit.
38 E si u kthie Iisui, e i pa ata që vijnë pas si, u tha ature:
39 Ç’kërkoni? Edhe ata i than’ atij: Ravi (që domethënë Dhaskal), ku është të ndënjuritë tat?
40 U thot’ ature: Ejani, e shihni. Vanë e panë tek kish të ndënjuritë. E mbetnë pranë tij gjith’ atë ditë. E sahati qe ngjera dhjetë.
41 E njeri nga ata të di ishte Andhrea, i vëllai Simon Petrosë, që kishnë digjuarë fjalëtë nga Ioanni e kishnë vaturë pas tij.
42 I pari mb’atë që u poq kij me të, qe ai Simoni vëllai tij, e i thot’ atij: Gjem Mesianë, që thuhetë Krishti.
43 E e pruri atë tek Iisui, e si e vuri atë re Iisui mirë, i thotë: Ti je Simoni i biri i Ionait, ti do të quheç Qifa, që ksijis Petro.
44 E të nesërmenë deshi Iisui të vij ndë Galileë e u poq me Filipponë, e i thot’ atij: Eja pas meje.
45 E Filippoi ishte nga Vithsaidhaja, nga fshati i Andhreasë e i Petrosë.
46 Gjen Filippoi Nathan(a)ilnë e i thot’ atij: Gjem atë, që për të shkroi Moisiu ndë nom, edhe profitëritë, Iisunë, të bir’ e Iosifit nga Nazareti.
47 E i thot’ atij Nathanaili: Nga Nazareti mund të dalë ndonjë e mirë? I thot’ atij Filippoi: Eja, e shih.
48 E pa Iisui Nathanailnë që vin tek ai ta gjen, e tha për të: Ja Israilit i vërtetë, që mbë të nuk’ është djallëzi.
49 I thot’ atij Nathanaili: Nga se më njeh? Ju përgjegj Iisui e i thot’ atij, që: Pa thirturë dhe ti Filippoi, kur jeshë ndënë fik, të paçë ti.
50 U përgjegj Nathanaili, e i thot’ atij: Dhaskal, ti je i biri i Perndisë. Ti je mbreti i Israilit.
51 U përgjegj Iisui, e i thot’ atij: Sepse të thaçë ti, të paçë ndënë fik, beson? Do të shohç punëra më të mëdha se këto.
52 E i thot’ atij: Vërtet, vërtet u thom juvet, që ndashti e tutje do të shihni Qiellinë hapëtë edhe Ëngjëllit’ e Perndisë të hipëjënë e të dërmojënë tek i biri njeriut.
KAPTINA I.
1 Çë përpara herës’ ishte Fjala, edhe Fjala ishte me Perëndinë, edhe Fjala ishte Perëndi.
2 Këjo ishte çë përpara herësë me Perëndinë.
3 Të gjitha u banë prei asai; edhe pa atë nuk’ u ba as ndonji gja prei asosh qi u banë.
4 Nd’atë ishte jetë; edhe jeta ishte drita e nierëzëvet.
5 Edhe drita ndrit nd’errësinët; edhe errësina nuk’ e muer vesht.
6 Qe nji nieri dërguem prei Perëndiet, i cilli e kishte emninë Gjionn.
7 Kyi erdhi për deshmi, qi të deshmojë për Dritënë, qi të besojnë të gjithë prei anës’ ati.
8 Ai nuk’ ishte Drita, por qi të deshmojë për Dritënë.
9 Ishte Drita e vërtetë, qi ndrit çdo nieri qi vien ndë botët.
10 Ishte ndë botët, edhe bota u ba prei anës’ asai; por bota nuk’ e ngjofti.
11 Erdhi mbë të veta, edhe të vetëtë nuk’ e pritnë.
12 Edhe sa e pritnë, u dha pushtet me u bamë bij Perëndie, atyneve qi besojnë mb’emënit t’ati;
13 ata nukë lenë prei gjaqesh, as prei dashunim burri, por prei Perëndiet.
14 Edhe Fjala u ba mish, edhe ndejti ndër ne (edhe pam laftin’ e ati, porsi laft vetëm- lemi prei Atit), plot me hir e me vërtetëni.
15 Gjionni deshmoi për ate, edhe bërtiti, tue thanë: Kyi ishte ai qi thashë - Ai qi vien mbas mejet, ashtë ma i math se unë, sepse ishte përpara mejet.
16 Edhe prei të mbushunit ati na të gjithë muerëm hir ndë vend hiri.
17 Sepse ligja u dha prei anësë Moiseut, por hiri edhe vërtetënia u ba prei anësë Iesu Krishtit.
18 Askushi s’e ka pamë kurrë Perëndinë; veç Vetëm-lemi Bir, qi ashtë ndë gji të Atit, ai e diftoi.
19 Edhe këjo ashtë deshmia e Gjionnit, kur dërguenë Iudeitë prei Ierusalemi priftëna edhe Levita, për me e pyetunë: Cilli je ti?
20 Edhe rrëfeu, edhe nukë mohoi; por rrëfeu, se: Unë nukë jam Krishti.
21 Edhe e pyetnë: Qish pra, Elia je ti? Edhe tha: Nukë jam. Profeti je ti? Edhe u përgjeq: Jo.
22 I thanë pra: Cilli je? Qi t’u përgjegjemi atyneve qi na kanë dërguem. Qish thue për vetëhenë tande?
23 Tha: Unë jam “Zani ati qi bërtet ndë shkretinët, Dreitoni udhën’ e Zotit”, sikurse tha profeti Isaia.
24 Edhe ata qi qenë dërguem ishinë prei Fariseish.
25 Edhe e pyetnë, e i thanë: Përse pagëzon pra, kur nukë je ti Krishti, as Elia, as profeti?
26 Gjionni u përgjeq atyne, tue thanë: Unë pagëzoj me ujë, por ndërmiet jush rri ai, qi ju nuk’ e dini.
27 Kyi asht’ ai qi vien mbas mejet, i cilli ashtë ma i math se unë; ati unë s’jam i zoti me i sgjidhunë rrypin’ e shollësë.
28 Këto u banë ndë Bethabara, përtej Iordanit, atie ku ishte Gjionni tue pagëzuem.
29 Ndë nesëret Gjionni shef Iesunë tue ardhunë tek ai, edhe thotë: Qe Qengji i Perëndisë, qi ngre fajin’ e botësë.
30 Kyi asht’ ai qi unë thashë për ate, se: Mbas mejet vien nji nieri, i cilli asht’ ma i math se unë, sepse ishte përpara mejet.
31 Edhe unë nuk’ e ngjofta, por qi të diftohetë ndë Israel, përandai erdha unë me pagëzuem me ujë.
32 Edhe Gjionni deshmoi, tue thanë, se: Pashë Shpirtinë Shenjt tue sdrypunë prei qielli porsi pullump, edhe ndejti mbi ate.
33 Edhe unë nuk’ e ngjofta, por ai qi më dërgoi me pagëzuem me ujë, ai më tha: Përmbi cillinë të shofish Shpirtinë Shenjt tue sdrypun’ e tue ndenjunë mbi ate, Kyi asht’ ai qi pagëzon me Shpirtinë Shenjt.
34 Edhe un’ e pashë, edhe deshmova, se kyi asht’ i Bir’ i Perëndisë.
35 Ndë nesëret prap Gjionni ishte tue ndenjunë, edhe dy prei dishepujsh ati.
36 Edhe kur shtiu syt’ e pa Iesunë tue ecunë, thotë: Qe Qengji i Perëndisë!
37 Edhe ata dy dishepujtë ndëgjuenë’ ate tue folunë, edhe votnë mbrapa Iesuit.
38 Edhe Iesui kur u këthye, edhe pa ata tue votunë mbrapa Iesuit. Edhe Iesui kur u këthye, edhe pa ata tue votunë mbrapa ati, u tha atyne: Qish kërkoni? Edhe ata i thanë: Rabbi (qi ajo, këthyem, do me thanë Mieshtër), ku e ke të ndenjunitë?
39 U thot’ atyne: Ejani edhe shifni. Erthnë edhe panë ku e kishte të ndenjunitë, edhe mbetnë për-an’ ati ate ditë, sepse ora ishte afër dhetë.
40 Ishte Andreu i vëllai Simon Pietrit, nji prei asi të dysh qi ndëgjuenë prei Gjionnit për ate , edhe votnë mbrapa ati.
41 Kyi ma përpara gjen të vëllan’ e vet Simonin’, edhe i thotë: Gjetëm Messinë, qi ajo këthyem, do me thanë Krishti.
42 Edhe e pru te Iesui. Edhe Iesui shtiu sytë mb’ate, edhe tha: Ti je Simoni i bir’ i Ionait; ti do të quhesh Kefa, qi ajo këthyem do me thanë, Pietër [gur].
43 Ndë nesëret Iesui deshi me dalunë ndë Galile, edhe gjen Filippin’, e i thotë: Merrmë mbrapa.
44 Edhe Filippi ishte kah Bethsaida, prei qytetit Andreut edhe Pietrit.
45 Filippi gjen Nathanaelin’, edhe i thotë: Kemi gjetun’ ate qi shkroi Moiseu ndë ligjët, edhe profetënitë, Iesunë të birin’ e Iosefit, qi ashtë prei Nazaretit.
46 Edhe Nathanaeli i tha: A mundetë me dalunë ndonji gja e mirë prei Nazaretit? Filippi i thotë: Eja edhe shif.
47 Iesui pa Nathanaelinë tue ardhunë tek ai, edhe thotë për ate: Shif Israelit me të vërtet, qi s’ashtë gënjeshtrë nd’ate!
48 Nathanaeli i thotë: Ku më ngjef? Iesui u përgjeq e i tha: Para se të thërresi Filippi, kur ishie ndënë drut të fikut, të pashë.
49 Nathanaeli u përgjeq e i tha: Rabbi, Ti je i bir’ i Perëndisë; ti je mbëreti Israelit.
50 Iesui u përgjeq e i tha: Sepse të thashë - Të pashë ndënë drut të fikut, - beson? Ke me pamë ma të mëdha se këto.
51 Mbasandai i thotë: Për të vërtet, për të vërtet po u thom juve - Çë tashti e mbaskëndai keni me pamë qiellinë hapët, edhe engjujt’ e Perëndisë tue hypun’ e tue sdrypunë mbi të birin’ e nieriut.