Krie e katërtë
1 Ju zotërinjtë, të ipni hakënë kopijet, e të drejtënë, e ta diji që kini edhe juvet zot ndër Qiell.
2 Qëndroni mbë të falë e rriji mbë të cgjuarë mbë të, tuke efharistisurë.
3 Fali gjithë bashkë edhe për nevet, që të na hapjë nevet Perndia derën’ e fjalësë për të folë për mistirio të Krishtit; për punë të këtij unë jam lidhurë.
4 Që të çfaq un’ atë sikundrë ka hie mbë mua të flas për të.
5 Ecëni me sofi ndë të përjashtësmitë, tuke kseshpërblierë kohënë.
6 Fjala juaj le të jetë kurdo me hir, bulmuarë me kripë, kaqë të diji juvet qish të përgjegji sicilitdo.
7 Për punë të mia do t’u dëftojë juvet Tihikoi, vëllai i dashurë, e shërbëtori i besuarë, e ropi bashkë me mua mbë Zonë.
8 Atë e dërgova mbë juvet për këtë punë, që të shohë punëratë tuaj e të parigorisjë zëmëratë tuaj.
9 Bashkë me Onisimonë të besuarinë e të dashurinë vëlla, që është prej jush; ata do t’u dëftojënë ato që bënenë këtu.
10 U faletë me shëndet Aristarhoi, që është bashkë me mua ndë hekura, edhe Markua, i nipi i Varnavësë, që për atë kini marrë porsi, që nd’artë ndër juvet ta dheksni.
11 Edhe Iisui që thuhetë Iusto, ata janë nga nëmuri i së prerëvet. Këta vetëmë janë punëtorë me mua bashkë ndë mbretëri të Perndisë. Ata m’u bënë mua parigori.
12 U faletë me shëndet Epafrai, që është prej jush ropi i Krishtit, ai që lëfton gjithënjë për juvet me të falë, që të qëndroni të teliosurë e të mbushurë nga ato që do Perndia.
13 Sepse i bëj atij martiri, që ka zili të madhe për juvet, edhe për ata që janë ndë Llaodhiqi, edhe ndë Ierapol.
14 U faletë juvet me shëndet Llukai, jatroi i dashuri, edhe Dhimai.
15 Të fali me shëndet vëllazëret që janë ndë Llaodhiqi, e Nimfait, edhe qishësë që është ndë shtëpi të tij.
16 E kur të këndonetë ndë mes tuaj këjo kartë, bëni që të këndo(ne)të edhe ndë qishë të Llaodhiqisë, e juvet këndoni atë të Llaodhiqisë.
17 E thoi Arhipoit, vështro shërbesënë që ke marrë mbë Zonë, që ta bëç të plotë.
18 Të falëtë (është) nga dora ime e Pavllosë. Kujtoni zinçiret’ e mia. Dhurëtia me juvet. Ashtu qoftë!
* Karta mbë Kollosait u shkrua nga Romi me anë të Tihikoit e Onisimoit.
KAPTINA IV.
1 Ju zotënitë, epniu shërbëtorëvet pagëtyrën’ edhe të dreitënë, tue ditunë se edhe ju keni Zot ndë qijet.
2 Qindroni mbë të falunit, edhe rrini squtë mb’ate me të falunë ndersë,
3 tue u falunë përherë edhe për ne, qi të na çeli derën’ e fjalësë Perëndia, qi të flasimë mpshefësinën’ e Krishtit, për të cillën’ unë jam i lidhunë,
4 qi ta diftoj, sikurse më duhetë me folunë.
5 Ecëni me dituni ndër të përjashtëmit, tue shpërblemë kohënë.
6 Fjala juei le të jetë përherë me hir, bulmuem me krypë, qi të dini si duhetë me iu përgjegjunë gjithë-se-cillit.
7 Gjithë punët’ e mia ka me ua diftuem juve Tyhiku i dashuni vëlla, edhe besatari punëtuer, edhe shërbëtori shoqi em mbë Zotinë,
8 të cillin’ e dërgova te ju për këte punë, qi të marri vesht punëtë tueja, edhe të ngushullojë zemëratë tueja,
9 bashkë me Onesiminë besëtarin’ edhe të dashuninë vëlla, qi ashtë prei jush; ata kanë me u diftuem juve për gjithë punët qi bahenë këtu.
10 U faletë juve me shëndet Aristarhu robi shoqi em, edhe Marku i nipi Barnabësë (qi muertë porosia prei ati; ndë arthtë te ju, pritnia),
11 edhe Iesui qi thohetë Iust, të cillëtë janë prei rreth-prerëjesë; këta vetëmë janë punëtorëtë shoqët’ e mi ndë mbëretënit të Perëndisë, të cillëtë m’u banë ngushullim.
12 U faletë juve me shëndet Epafrai qi ashtë prei jush, shërbëtori i Krishtit, i cilli mundohetë gjithënji për ju ndë të faluna, qi të qindroni të kullutë, edhe të mbushunë mbë qish do dashunim të Perëndisë.
13 Sepse unë deshmoj për atë, se i përvëlohetë zemëra shumë për ju, edhe për ata qi janë ndë Laodiki, edhe për ata qi janë ndë Hierapol,
14 U faletë juve me shëndet Lukë miekësi i dashuni, edhe Dema.
15 U falni me shëndet vëllazënavet qi janë ndë Laodiki, edhe Nymfasë, edhe kishësë qi ashtë ndë shtëpi të vet.
16 Edhe si të këndohetë letëra ndër ju, bani qi të këndohet’ edhe ndë kishë të Laodikeanëvet, qi të këndoni edhe ju letërënë prei Laodikisë.
17 Edhe i thoni Arhippit: Kij kujdes për shërbesënë qi more mbë Zotinë, qi ta mbushish.
18 Të falunitë me shëndet u shkrue me dorënë t’eme të Paulit; kuitoni të lidhunat’ e mia. Hiri qoftë bashkë me ju. Amen.
(Letëra) mbë Kolossianët u shkrue prei Romet, (edhe u dërgue) me anë të Tyhikut edhe Onesimit .