Krie e njëzetegjashtëtë
1 Edhe Agripa i tha Pavllosë: Të është ndëjierë të flaç për vetëhe tënde. Ahiere Pavllua si ndëri dorënë, nisi të përgjegjej, e tha:
2 Unë, o mbret Agripë, sepse dua të përgjegjem sot përpara teje, gjith’ ato që kallëzonem prej çifutet, mendonem vetëhenë time të lumurë.
3 Edhe më tepër, se ti i di gjithë adetetë edhe gjithë qartërat’ e çifutet. Pra andaj të lutem tij, të më digjoç mua me durim.
4 E sa për jetë time që shkova që nga djalëria ime ndë mes të filisë sime nd’Ierusalim, e dinë gjithë çifutë.
5 Sepse këta më njohënë mua (ndë duanë ta thonë) që krie herësë, që unë rrova që heriet sikundr’ është eresi i besësë sanë, (s)i më i shtrënjti Fariseo.
6 E ndashti për omuth të taksurit që bëri Perndia ndë baballarë tanë rri e gjukonem.
7 Për këtë të taksurë të dimbëdhjetë filitë tona tuke punuarë gjithënjë nat’ e ditë Perndinë, kanë omuth t’arrijënë. Për këtë omuth, o mbret Agripë, kallëzonem nga çifutë.
8 Qish? Si punë të pabesuarë e mendoni juvet, të ngjalljë Perndia të vdekuritë?
9 E sa për mua, unë keshë vënë ndër mënd të bëjë shumë punëra kondr’ ëmërit së Iisuit Nazarinoit.
10 Sikundr’ edhe e bëra nd’Ierusalim. E shumë nga Shënjtorëtë mbilla unë ndë hapsanë, si paçë marrë urdhërinë nga të parët’ e priftëret, e kur vritishnë ata, edhe unë shtjerë koqenë për ta.
11 E shumë herë i mundojë ata ndëpër gjithë sinagoje, e i shtrëngojë të vllasfimisnë, e tërboneshë shumë kondr’ ature, e i ndjekë ngjera ndë qutete të jashta.
12 Ndë këto të këqia që bëjë, vejë edhe ndë Dhamasko me urdhër e mbë këmbë të së parëvet së priftëret.
13 E ndë mes të ditësë paçë, o mbret, nd’udhë një dritë Qiellit më të feksurë se Dielli të ndrit rrotullë meje edhe ature që qenë me mua.
14 E si ram të gjithë mbë dhe, digjova një zë të më flit mua e të më thosh ndë gjuhë të Çifutet: Saull, Saull, pse më ndjek ti? Pun’ e ligë është për tij, t’u bieç me shqelm murrizavet.
15 Edhe unë thaçë: Cili je ti, Zot? E ai më tha: Unë jam Iisui, që ndjek ti.
16 Po ngreu, e qëndro dreq mbë këmbë të tua, se për këtë punë u dukçë tek teje, të të bëj ti shërbëtor, edhe martir t’ature punëravet që pe, edhe t’ature që do të të dukem tij për to.
17 Edhe do të të lefteros tij nga kij llao edhe nga të tjeratë fili, që mb’ato të dërgoj ti ndashti.
18 T’u hapç ature sitë që të kthenenë nga erësira mbë dritë, e nga urdhëri i Satanait mbë Perndinë, që të marrënë ata të ndëjierit’ e fajevet e pjesë me Shënjtorë, me anë të besësë që është mbë mua.
19 Pra andaj, o mbret Agripë, nuk’ i qëndrova kondrë kësaj së dukure të Qiellit.
20 Po protoparë mb’ata që qenë ndë Dhamasko, e nd’Ierusalim, e ndëpër gjithë vënd t’Iudheësë, edhe ndë filira të tjera, u dhidhaksjë që të metanoisnë, e të ktheneshinë te Perndia, e të bëijnë punëra të kenë të gjarë me metani.
21 Për këto punëra më zunë çifutë nd’Iero, e duajnë të më vrisnë.
22 Po si gjeçë ndihmë nga Perndia të rroj ngjera mbë ditë të sorme, e dhidhaks të madh e të vogëlë pa thënë ndonjë tjatër punë përveçme ato që thanë profitëtë edhe Moisiu që duhishnë të bënishnë.
23 Që Krishti duhej të pëson, që sepse duaj të ish ai i pari që të ngjallej nga të vdekuritë, do të dëftojë dritënë ndë këtë llao edhe ndë fili të tjera.
24 E kur përgjegjej ai e thosh këto fjalë, Fistua i tha me zë të madh: Je i marrë, Pavllo, se grammatit’ e shuma të bënë të marrë.
25 Edhe ai i thotë: Nukë jam i marrë, o i lartë Fisto, po thom fjalë të vërtetësë e t’urtëcisë.
26 Sepse për këto punëra di mbreti, e përpara atij flas me tharos, sepse nukë besoj që të jetë e fshehurë tek ai ndonjë nga këto punëra, sepse këjo nuk’ u bë ndë ndonjë qoshe.
27 Beson ti, o mbret Agripë, profitëtë? E di që i beson.
28 Edhe Agripa i thotë Pavllosë: Për një çikë më bën të bënem i kështërë.
29 Edhe Pavllua i tha: I lutem Perndisë edhe me pak edhe me shumë fjalë jo ti vetëmë, po edhe gjith’ ata që digjojënë mua sot, të bënenë ata të tillë, si lloi jam edhe unë, përveçe këture hekuravet.
30 E si tha këto fjalë kij, u ngre mbreti, edhe Igjemoni, edhe Verniqea, edhe ata që rrijnë me ta bashkë.
31 E tuke ikurë kuvëndoijnë njeri me jetërinë, e thoshnë, që s’ka bërë ndonjë punë që t’i bjerë vdekëjë a hekura kij njeri.
32 Edhe Agripa i tha Fistosë: Mund të lëshonej kij njeri, të mos kish thirrturë Qesarinë.
KAPTINA XXVI.
1 Edhe Agrippa i tha Paulit: Të ashtë ndëjyem me folunë për vetëvetëhenë. Atëherë Pauli shtrini dorën’ e epte fjalë:
2 O mbëret Agrippë, kujtoj vetëhenë t’eme të lumunë, sepse kam për me dhanë fjalë përpara teje sot për gjith’ ato punë qi përflitem prei Iudevet,
3 por ma fort se ti di gjithë zakonetë, edhe kërkimet’ e Iudevet; përandai të lutem të më ndëgjojsh me durim.
4 Jetën’ e dielmënisë s’eme pra qi shkova çë ndë krye të herësë ndërmiet kombit t’em ndë Ierusalem,
5 gjithë Iudeit’ e dinë; sepse më dinë çë përpara (ndë daçinë me dëshmuem), se mbas të shtrëngueshimes’ eresisë fesë s’onë rrova Farise.
6 Edhe tashti rrij, e gjukohem për shpëresën’ e të zotuemesë qi u ba prei Perëndisë tek atënit t’anë :
7 për ate të zotuemenë dy-mbë-dhetë farat’ e kombit t’ynë, tue iu lutunë gjithë-nji Perëndisë nat’ e ditë, shpërejinë me e mbërrimë; për këte shpëresë përflitem unë prei Iudevet, o mbëret Agrippë.
8 Si? Punë të pabesueme e mendoni ju, se Perëndia ngjall të vdekunë?
9 Sa për mue, un’ e kishiem ndër mend, se duhetë me punuem shumë punë kundrë emënit Iesu Nazoreasit,
10 sikurse edhe punova ndë Ierusalem; edhe shumë vetë prei shenjtënavet un’ i mbylla ndë burk, si paç marrë pushtet prei krye-priftënavet; edhe kur vriteshin’ ata, dhashë fjalënë kundrë atyneve .
11 Edhe shumë herë ndëpër gjithë synagogat, tue munduem ata, i ngusiem me vlasfimuem, edhe tue u çëmendunë tepërë kundrë atyneve, i ndiqiem edhe deri jashtë qytetevet.
12 Edhe ndër këto punë kur ishiem tue votunë ndë Damaskë me pushtet e me porosi prei krye-priftënavet,
13 ndë mies-ditë pashë mb’udhë, o mbëret, nji dritë prei qiellit ma të ndritshime se dielli, qi ndriti rreth meje edhe atyneve qi bajin’ udhë bashkë me mue.
14 Edhe si ram të gjithë poshtë për dhe, ndëgjova nji za qi më fliste, e thoshte ndë gjuhë të Hebraishtesë: Saul, Saul, përse më ndiek? Keq për tyi ashtë të hedhish me shqelmë drizavet.
15 Edhe unë thashë: Cilli je ti , o Zot? Edhe ai tha: Unë jam Iesui, të cillinë ti ndiek.
16 Por ngreu, edhe qindro mbë kambë të tua, sepse përandai u duksh mbë tyi, për me të vumë shërbëtuer edhe deshmitar për gjithë sa pe, edhe për gjithë sa kam me të diftuem;
17 edhe të sgjodha prei popullit edhe prei kombevet, mbë të cillët tashti po të dërgoj
18 me u çelun’ atyne sytë, qi të këthehenë prei errësinësë mbë dritë, edhe prei pushtetit Satanait te Perëndia, qi të marrinë ndëjesë fajesh, edhe piesë ndërmiet të shenjtënuemvet, me anë të besësë qi ashtë mbë mue.
19 Përandai, o mbëret Agrippë, nuk’ u bashë krye-pa-ndëgjueshim mbë këte qiellore të pame,
20 por predikojem përpara ndë Damaskë, edhe ndë Ierusalem, edhe ndëpër gjith’ dhen’ e Iudesë, edhe mbasandai ndër kombet, të pendohenë, edhe të këthehenë te Perëndia, tue punuem punë të vëjefshime për pendesë.
21 Për këto punë Iudeitë më zunë ndë tempull, e dojinë me vramë.
22 Por mbassi gjeta ndifmë prei Perëndisë, rrij gjallë deri mbë këte ditë, tue bamë deshmi mbë të math e mbë të vogëlë, pa thanë ndonji tietërë gja , veç ato qi folnë profetënit’ edhe Moiseu, se kishinë për me u bamë:
23 se Krishti kishte për me pësuem, edhe se ai do të ishte i pari qi kishte me u ngjallunë prei së vdekunish, edhe me predikuem dritë ndë popull, edhe ndë kombet.
24 Edhe ai kur epte fjalë për këto, Festi tha me za të math: U çëmende, Paul; letërat’ e shumta të bajnë me u çëmendunë.
25 Edhe ai tha: Nukë jam i çëmendun’, o i pushtetshim Fest; por flas fjalë të vërteta edhe të urta.
26 Sepse mbëreti i di këto punë , qi flas përpara ati me sy çelë, sepse m’u ka mbushunë mendia, se s’ashtë ndonji punë prei kësosh për me e gënjyem; sepse këjo nuk’ ashtë bamë mbë ndonji kant.
27 U beson profetënavet, o mbëret Agrippë? E die se beson.
28 Edhe Agrippa i tha Paulit: Për pak gja po më mbush mendienë me u bam’ i Krishtenë.
29 Edhe Pauli tha: I lutem Perëndisë të detë, jo vetëmë ti, por edhe gjith’ ata qi më ndëgjojnë sot, me u bamë ka pak e ka shumë t’atillësh, sikurse jam edhe unë, përveç këtyne hekuravet.
30 Edhe ai si tha këto, u ngrit mbëreti, edhe guvernatori, edhe Bernika, edhe ata qi ishinë ndenjunë bashkë me ata.
31 Edhe si iknë, flisinë njiani me tietrinë, tue thanë, se kyi nieri s’ka bamë ndonji punë për vdekë, a për hekura.
32 Edhe Agrippa i tha Festit: Kyi nieri mundei me u lishuem, ndë mos kishte thirrë mbë Kaisarinë.