Krie e ditë
1 Ti adha, o biri im, forcou ndë dhurëti që është mbë Krishtinë Iisunë.
2 E punëtë që ke digjuarë nga meje me shumë martirë, ato vuri mbanë njerëzet së besësë, ature që do të jenë të Zotë të dhidhaksjënë edhe mbë të tjerë.
3 Ti mundou si trim i mirë i Iisu Hristoit.
4 Ndonjë kur shkruhetë trim nukë pleksetë ndë reshperi të kësai jetet, që të pëlqejë atij që mbëjedh trimatë.
5 Sepse edhe atij që lëfton nd’agonë nuk’ i vënë kurorë, ndë mos lëftoftë sikundr’ është nomi.
6 Bujku që punon duhetë të ketë pjesë më përpara nga pemëtë.
7 Vurë ndër mënd ato që thom, makar të të ip Zoti mënd mbë të gjitha.
8 Kij ndër mënd Iisu Hristonë, nga far’ e Dhavidhit, që u ngjall nga të vdekuritë, sikundr’ është Ungjilli im.
9 Për atë unë heq ngjera mbë të lidhurë, sikur kam bërë të keq, po fjal’ e Perndisë nuk’ është lidhurë.
10 Pra andaj unë i duroj çdofarë punë për dashuri të së cgjedhuret, që të gjejënë edhe ata shpëtim, që është mbë Hristo Iisunë, me nder të Qiellet.
11 Këjo fjalë ësht’ e vërtetë, sepse ndë jemi vdekurë bashkë me Krishtinë, edhe do të rrojëmë me të bashkë.
12 Ndë qofim të duruarçim, do të mbretërojëmë bashkë me të; ndë arniçim atë, edhe ai do të arnisjë nevet.
13 Ndë mos besofçim nevet, ai mbetetë i besësë. T’arnisjë vetëhenë nukë mund.
14 Të tilatë kij ndër mënd, e martiris njerëz përpara Zotit, të mos lëftojënë me fjalë, që ësht’ e vëjierë mbë ndonjë, po për prishëjë t’ature që digjojënë.
15 Shtrëngou të dëftoç vetëhenë të cgjedhurë përpara Perndisë, punëtuar të paturp, që punon me të drejtë fjalën’ e së vërtetësë.
16 Po të ikëç ato fjalët’ e ndiera e të prallavet, sepse shtonenë shumë me të pabesllëk.
17 E fjalët’ e tillëvet venë tuke ngrënë posi fagusa. Nga ata është Imeneoi edhe Filitoi.
18 Ata janë mërguarë nga e vërteta, tuke thënë që të ngjallturitë u bë ndashti; e shtrëngojënë besën’ e dicavet.
19 Ma binaja e paluajtura e Perndisë rri pa tundurë, që ka këtë nishan: I njohu Zoti ata që janë të tijtë. E le të jetë larg nga adhiqia cilido që zë ngoje ëmërin’ e Zotit.
20 E më të pastajmenë mbë një shtëpi të madhe nukë janë vetëmë enë t’arta e t’ergjënta, po edhe të drujta e të balta; e ca janë për punë të nderçme, e ca janë për punë të ndiera.
21 Ndë qëroftë ndonjë vetëhen’ e tij nga këto punëra, do të jetë enë për nder, e Shënjtëruarë e vëjierë për Zotnë, e hazër mbë çdofarë punë të mirë.
22 E nga dëshërimet’ e djalërisë mërgou, e hajde pas së drejtësë, dashurisë e paqesë me ata që thërresënë Zotnë me zëmërë të qëruarë.
23 E qartat’ e marra e të panderçuratë hidhi poshtë, sepse e di që pjellënë luftëra.
24 E ropi i Zotit nukë ka hie të lëftojë, po të jetë i butë me të gjithë, gati për të dhidhaksurë, i duri(m)çim.
25 Që të qërtojë me të butë ata që qëndrojënë kondrë ndë të vërtetë, mos u ip ature Perndia metani, për të njohurë të vërtetënë.
26 E të kthenenë ndë vetëhe (cgjidhurë) nga laku i së paudhit, që nga ai kanë qënë skllev (tuke bërë) thelimën’ e tij.
KAPTINA II.
1 Ti pra, diali em, forcohu ndë hirt qi ashtë mbë Iesu Krishtinë;
2 edhe sa ndëgjove prei meje prei shumë deshmitarësh, epi këto ndër duer nierëzish besëtarë, atyneve qi të jenë të zotënitë me mësuem edhe të tierë.
3 Ti pra hiq keq porsi ushtëtuer i mirë i Iesu Krishtit.
4 Sepse askushi s’ngatërrohetë me tregjetit e kësai jetësë, kur shkruhetë ushtëtuer, qi të pëlqehetë te ai qi mbëleth ushtëtorë.
5 Por edhe ndë luftoftë kushi, s’kunorëzohetë, ndë mos luftoftë sikurse ashtë ligja.
6 Bulku qi mundohetë duhetë me marrë piesë ma përpara prei pemëvet.
7 Kupëto sa thom: Zoti të dhashtë mend mbë të gjitha.
8 Kij ndër mend Iesu Krishtinë prei farësë Davidit, qi ashtë ngjallunë prei së vdekunish mbas ungjillit t’em,
9 qi për ate unë vuej deri mbë të lidhuna, porsi keq-bamës, por fjala e Perëndisë nukë lidhetë.
10 Përandai duroj të gjitha për të sgjedhunit, qi të gjejën’ edhe ata shpëtiminë qi ashtë mbë Iesu Krishtinë bashkë me laftin e pasosunë.
11 Për të zanë besë ashtë fjala, sepse ndë kemi vdekunë bashkë me Krishtinë , edhe kemi me rruem bashkë me ate ;
12 ndë durofshim, edhe kemi me mbëretënuem bashkë; ndë e mohofshim, edhe ai ka me na mohuem;
13 ndë ndalshim të pabesë, ai mbet besëtar, nukë mundetë me mohuem vetëvetëhenë.
14 Këto ua bier ndër mend, tue dhanë deshmi përpara Zotit, të mos hahenë me fjalë për gja qi s’duhetë, qi ashtë për prishie t’atyneve qi ndëgjojënë.
15 Nxito me nxierrë vetëhenë tande përpara Perëndisë të provueshim, punëtuer faqe-bardhë, qi pret dreitë fjalën’ e së vërtetësë.
16 Edhe reshtu prei të ndytavet zanavet kota, sepse shtojënë ma shumë pabesëni;
17 edhe fjala e atyneve ka për me ngranë porsi qimeja, prei atyneve ashtë Hymenai edhe Fileti,
18 të cillëtë duelnë jasht’ udhësë vërtetë, tue thanë se tashti u ba të ngjallunitë, edhe përmbysinë besën’ e disave.
19 Por themeli i fortë i Perëndisë qindron, sepse ka këte bulë, sepse Zoti ngjef ata qi janë të vetëtë, edhe gjithë kush ze n’gojë emënin’ e Krishtit u largoftë prei shtrembënisë.
20 Edhe ndë nji shtëpi të madhe nukë janë veç enë të arta e të argjantta, por edhe të drunit edhe të baltësë, e disa duhenë për punë të ndershime, e disa për të pandershime.
21 Ndë qiroftë pra kushi vetëvetëhenë prei kësosh, ka me qenun’ anë për nderë, i shenjtënuem edhe i vëjefshim për të zotinë, bamë gati për qish do farë pune të mirë.
22 Edhe mërgohu prei dëshërimevet dielmënisë, por ndiq dreitëninë, besënë, dashuninë, paqtiminë, bashkë me ata qi thërresinë Zotinë me zemërë të këthiellëtë.
23 Edhe hiq dorë prei të marravet e të paditshimevet të ngrana me fjala, sepse e di se piellinë të zana;
24 edhe shërbëtori Zotit s’duhetë me u zanë, por të jet’ i butë mbë të gjithë, asi qi mëson, asi qi s’mba për të keq;
25 të mësojë me urti ata qi mendohenë kundrë, druese mos u api atyneve Perëndia pendim, qi të ngjofinë të vërtetënë.
26 Edhe të çohenë prei lakut diallit, qi janë zanë të gjallë prei ati për dashunimin’ e ati.