Krie e tretë
1 Nisjëmë nevet pa të rekumandarjëmë vetëhenë tënë? A mos kemi hri si dica, për kartëra të rekumandarisë, prej jush a mbë ju?
2 Juvet jini karta onë, shkruarë ndë zëmëra tona, ajo ësht’ e njohurë, e dhiavasetë nga gjithë njerëzitë.
3 Sepse dukeni juvet që jini kart’ e Krishtit e bërë prej nesh, shkruarë jo me mellan, po me Shpirt të Perndisë gjallë, jo mbë drasa të gurta, po mbë drasa të mishta të zëmërësë.
4 I tilli është tharosi inë që kemi mbë Perndinë me anë të Krishtit.
5 Jo se jemi të zotë nga vetiu të silloisemi ndonjë punë si nga vetiu, po aksia onë është nga Perndia.
6 Ajo që na bëri nevet shërbëtorë të Zotë të dhjatësë së re, jo të grammësë po të Shpirtit, sepse gramma vret, ma Shpirti ep jetë.
7 E nd’është që shërbesa e vdekëjësë me anë të grammësë tiposurë me gur, u bë e nderçurë, kaqë që nukë mundnë të bijt’ e Israilit të vështroijnë me si ndë faqe të Moisiut, nga të llampsurit’ e faqesë tij të paduruarinë.
8 Qish do të mos jetë më e nderçurë shërbesa e Shpirtit?
9 Sepse nd’është shërbesa e dëmit e nderçurë, shumë më tepër tepëron ndë nder shërbesa e së drejtësë.
10 Sepse ajo që u nderua atëherë, nuk’ u nderua mbë këtë anë, me singris mb’atë nder të tepërë.
11 Sepse nd’është që ajo që duaj të prishej u bë e nderçurë, shumë më tepër ajo që duron duhetë të jetë e nderçurë.
12 Kur kemi adha nevet të tillë shpëresë, kuvëndojëmë me lefteri të madhe.
13 E nukë bëjmë sikundrë bëri Moisiu që vuri bulicë mbë faqe të tij, të mos vështroijnë të bijt’ e Israilit mbë të sosurë të (nomit) që do të bijte e të pushon.
14 Për atë janë gurëcuarë mënt’ e ture; sepse ngjera sot ajo bulicë gjëndetë mbë të dhiavasurë të dhjatësë vjetërë, e ajo bulicë mbetet e pazbuluarë, sepse me anë të Krishtit ngrihetë.
15 Ma sot e gjithë ditënë, kur dhiavasetë Moisiu, bulica është vënë mbi zëmëra të ture.
16 Ma kur të kthenetë (Israili) mbë Zonë, do të ngrihetë bulica.
17 Ndashti Zoti është Shpirti. E tek është Shpirti i Zotit, atje është lefteri.
18 E nevet të gjithë me faqe zbuluarë vështrojmë si ndë pasqirë nder’ e Zotit, mb’atë të tillë Ikonë kthenemi e vijmë nga një nder mbë tjatër nder, si prej Shpirtit së Zotit.
KAPTINA III.
1 Filloimë prap me rakumanduem vetëhenë t’onë? Apor mos kemi nevojë, sikurse disa vetë , për letëra rakumandie te ju, a për letëra rakumandie prei jush?
2 Ju jeni letëra jonë, shkruem mbrenda ndë zemërat t’ona, qi njifet’ e këndohetë prei gjithë nierëzish;
3 edhe shpërfaqeni se jeni letëra e Krishtit punuem prei nesh, qi ashtë shkruem jo me mellan, por me Shpirtin’ e Perëndisë gjallë, jo mbë rrasa të gurta, por mbë rrasa të mishta të zemërësë.
4 Edhe të tillë shpëresë kemi mbë Perëndinë me anë të Krishtit,
5 jo se jemi të zotënit’ e vetiut me marrë vesht ndonji gja porsi prei vetëhesë t’onë, por Perëndia asht’ i zoti për ne,
6 ai qi na bani të zotënitë me qenunë shërbëtorët’ e dhiatësë re, jo të letërësë, por të shpirtit, sepse letëra vret, por shpirti ep jetë.
7 Por ndë qoftë se shërbesë e vdekësë, shkruem edhe shtypunë ndë gurë, u ba e lavdueshime, kaqi sa të bijt’ e Israelit s’mundeshinë me këqyrunë me sy faqen’ e Moiseut, prei laftit faqes’ ati, qi kishte me u prishunë,
8 si s’ka me qenunë ma shumë e lavdueshime shërbesa e shpirtit?
9 Sepse ndë qoftë se shërbesa e gjukimit për dam ashtë laft, shumë ma tepërë tepron ndë laft shërbesa e dreitënisë.
10 Sepse as ajo qi qe e lavdueshime s’u lavdue mbë këte anë, për punë t’ati laftit qi kapërcen.
11 Sepse ndë qoftë se ajo qi kishte me u prishunë qe e lavdueshime, sa ma tepër’ asht’ e lavdueshime ajo qi mbet.
12 Tue pasunë pra të tillë shpëresë, flasinë shumë me sy çelë,
13 edhe jo sikurse Moiseu qi vente mbulesë mbi faqet të vet, për mos me këqyrunë me sy të bijt’ e Israelit të mbrapëmen’ e asai qi kishte me u prishunë.
14 Por mendimet’ e atyneve u verbuenë, sepse deri ditën’ e sotshime u mbet ajo mbulesë pa sbuluem mbë të kënduemit të dhiatësë vietërë, qi ajo mbulesë ashtë prishunë prei Krishtit.
15 Por deri sot, kur këndohetë Moiseu, mbulesë gjindetë mbë zemërët t’atyne.
16 Por kur të këthehetë te Zoti, ka me u hequnë mbulesa.
17 Por Zoti ashtë Shpirti, edhe ku ashtë Shpirti i Zotit, atie ashtë të lirë.
18 Por na të gjithë tue pamë porsi ndë pasqyrë laftin’ e Zotit me faqe të sbulutë, ndërroimë formënë mb’ate shëmbëllëtyrë prei laftit mbë laft, porsi prei Shpirtit Zotit.