Krie e ditë
1 E unë kur arçë ndër juvet, vëllazër, erdha jo me fjalë të larta, a me sofi, t’u dëftojë juvet martirin’ e Perndisë.
2 Sepse nukë silloisa të dijë gjë tjatër ndë juvet, përveçe Iisu Hristonë, edhe këtë të mbërthierë ndë Kruq.
3 E unë ndënja mbë juvet me shumë t’unjurë, e me shumë frikë e të dredhurë.
4 E fjala ime, edhe dhidhahia ime qenë jo fjalë të dërtuara me të dijturit’ e njerëzet, po me të dëftuarë të Shpirtit e të fuqisë.
5 Që të mos jetë besa juaj ndë sofi të njerëzet, po ndë fuqi të Perndisë.
6 Nd’ata që janë të tamamtë nevet flasëmë sofi. Ma sofi jo të kësaj jetet, as sofi të arhondëvet të kësaj jetet që prishenë.
7 Po flasëmë sofin’ e Perndisë ndë mistirio, do të thom për atë sofin’ e fshehurë, që pat qënë urdhëruarë nga Perndia pa dhe bërë jetëtë, për lëvdim tënë.
8 Atë sofi nuk’ e njohu ndonjë nga arhondët’ e kësaj jetet, sepse ta kishnë njohurë nukë kishnë mbërthierë ndë Kruq Zotn’ e nderit.
9 Po, sikundr’ është shkruarë: Ato që siu nuk’ i pa, e veshi nuk’ i digjoi, e ndë zëmërë të njeriut nukë hinë, ato i bëri gati Perndia për ata që e duanë atë.
10 Po ndë nevet Perndia i çfaqi me anë të Shpirtit së tij, sepse Shpirti i ksetaks gjithë punëtë, edhe të thellat’ e Perndisë.
11 Sepse cili nga njerëzitë njeh punët’ e njeriut, përveçe Shpirti i njeriut që rri mbë të? Kështu edhe punët’ e Perndisë ndonjë s’i di, përveçe Shpirti i Perndisë.
12 E nevet s’kemi marrë Shpirtin’ e kësaj jetet, po Shpirtinë që është nga Perndia, që të shohëmë punëtë që na janë dhëruarë nevet nga Perndia.
13 Për ato edhe kuvëndojëmë jo me fjalë që dhidhaks sofia e njerëzet, po me fjalë që dhidhaks Shënti Shpirt; e ujdisjëmë punët’ e Shpirtit ndë punëra të Shpirtit.
14 Po njeriu kafshës nukë kupëton punët’ e Shpirtit së Perndisë, sepse për atë janë marrëzi e nukë mund t’i njohë, sepse njihenë me shpirt.
15 Ma njeriu i Shpirtit gjukon për gjithë punëra, e ai nukë gjukonetë nga ndonjë.
16 Sepse kush ka njohurë mëndien’ e Zotit, që të dhidhaksjë atë? E nevet kemi mënd të Krishtit.
KAPTINA II.
1 Edhe unë, o vëllazën, kur erdha te ju, nuk’ erdha me naltësinë fjale a ditunie, për me u diftuem juve deshmin’ e Perëndisë.
2 Sepse e pashë me udhë mos me ditun’ asgja ndër ju, veçe Iesu Krishtinë, edhe këte të kryqëzuem.
3 Edhe un’ erdha te ju me dobësinë, e me frikë, e me shumë drithtim;
4 edhe fjala eme e predikimi em nuk’ u ba me fjalë të mbushëmeje mendienë prei ditunisë nierëzëvet, por me të diftuem Shpirti e fuqie,
5 qi të mos jetë besa juei prei ditunisë nierëzëvet, por prei fuqisë Perëndisë.
6 Edhe flasimë dituni ndër ata qi janë të thieshtë, por jo dituni të kësai jete, as të urdhënarëvet kësai jete, qi janë prishunë,
7 por flasimë dituni Perëndie me mpshefësinë, ate ditunin’ e mpshefëtë, qi urdhënoi Perëndia përpara jetëvet për laftinë t’anë,
8 të cillënë nuk’ e ngjofi ndonji prei urdhënarëvet kësai jete, sepse ndë e kishinë pasë ngjofunë, nukë do të kishinë kryqëzuem Zotin’ e laftit,
9 por, sikurse ashtë shkruem: “Ato qi s’i pa sy, e s’i ndëgjoi vesh, e s’hynë ndë zemërë të nieriut, të cillatë Perëndia i bani gati për ata qi e duenë”.
10 Por Perëndia na i sbuloi neve me anë të Shpirtit vet, sepse Shpirti shikon të gjitha, edhe të thellat’ e Perëndisë.
11 Sepse cilli prei nierëzish ngjef punët’ e nieriut, përveç shpirtit nieriut qi ashtë nd’ate? Kështu edhe punët’ e Perëndisë askushi s’i ngjef, përveç Shpirtit Perëndisë.
12 Edhe na s’kemi marrë shpirtin’ e botësë, por Shpirtinë qi ashtë prei Perëndisë, për me ngjofun’ ato dhunëtitë qi u dhanë mbë ne prei Perëndisë.
13 Për ato edhe flasimë jo me fjalë të mësueme prei ditunie nierëzish, por me fjalë të mësueme prei Shpirtit Shenjt, tue vumë nji për nji punë shpirtënishte me punë shpirtënishte.
14 Por nieriu si shtazë nukë pret punët’ e Shpirtit Perëndisë, sepse janë marri për ate, edhe nukë mundetë me i ngjofunë, sepse ato gjukohenë shpirtënisht.
15 Por nieriu i shpirtit i gjukon të gjitha, e ai nukë gjukohetë as prei ndonjianit.
16 Sepse “Cilli ngjofi mendien’ e Zotit, qi të mësojë ate?”, por na kemi mendien’ e Krishtit.