Krie e pesëmbëdhjetëtë
1 U ndashti, o vëllazër, u rrëfej juvet Ungjillë, atë që paçë mbë juvet vangjelisurë, atë që edhe e patë marrë, edhe që qëndroni mbë të patundurë.
2 Me anë të tij edhe soseni, ndë mbai me atë siri fjalet që ua dhidhaksa unë juvet, përveçe ndë mos besuatë mbë të mbrazëtë.
3 Sepse u kam dhidhaksurë juvet protoparë atë që paçë mpsuarë edhe unë, që Krishti vdiqi për faje tona, sikundrë thonë kartëratë.
4 Edhe që u vu ndë varr, edhe që u ngjall të tretënë ditë, sikundrë thoshnë kartëratë.
5 Edhe që u duk mbë Qifanë, e pastaje mbë të dimbëdhjetë.
6 E pastaje u duk mbë pesëqind vëllazër njëherë, e nga ata më të shumëtë rrojënë ngjera mbë sot, e dica pa kanë vdekurë.
7 E pastaje ju duk Iakovoit, pastaje mbë gjith’ apostoj.
8 E pas së gjithëvet, posi mbë një të shtirë, u duk edhe mbë mua.
9 Sepse unë jam m’i vogëli nga apostojtë, që s’jam i Zoti të quhem Apostoll, sepse kam pasurë ndjekurë qishën’ e Perndisë.
10 Po me dhurëti të Perndisë jam ai që jam, e dhurëti e saj që është tek u, nuk’ u bë e mbrazëtë, po më shumë nga gjith’ ata u munduaçë. E jo unë, po dhurëti e Perndisë që është bashkë me mua.
11 Edhe un’ adha, edhe ata, kështu dhidhaksjëmë, e kështu kini besuarë.
12 E nd’është që dhidhaksetë Krishti që u ngjall nga të vdekuritë, qish thonë dica prej jush, që s’është të ngjallturë nga vdekëja?
13 E ndë mos është të ngjallturë nga të vdekuritë, as Krishti është ngjallturë.
14 E ndë mos është Krishti pa ngjallturë, e mbrazët’ ësht’ adha dhidhahia onë, e e pavëjierë është besa juaj.
15 Edhe çfaqemi martirë të rrem të Perndisë, sepse kemi dhënë martiri për Perndinë që ngjalli Krishtinë, që s’e ka ngjallturë, ndë mos ngjallenë të vdekuritë.
16 Sepse ndë mos ngjallenë të vdekuritë, as Krishti u ngjall.
17 E ndë mos u ngjall Krishti, ësht’ e pavëjierë besa juaj, edhe po ndë faje tuaj jini.
18 Andaj edhe ata që flënë mbë Krishtinë, janë të humburë.
19 Ndë shpërejmë mbë Krishtinë për këtë jetë vetëmë, jemi më të gjëmuarë nga gjithë njerëzitë.
20 Ma ndashti Krishti është ngjallturë nga të vdekuritë, e u bë lule e parë e së vdekuret.
21 Sepse sikundr’ erdhi nga ana e njëit njeriut vdekëja, kështu edhe të ngjallturit’ e së vdekuret me anë të të njëit njeriut.
22 E sikundrë mbë Adhamnë vdesënë gjithë, kështu pa mbë Krishtinë do të vijënë mbë jetë gjithë të rrojënë.
23 Gjithëkush mbë vënd të tij. Krishti i pari i së ngjallturet. Do të ngjallenë pastaj ata që janë të Krishtit, ata që kanë besuarë mbë t’ardhurë të tij.
24 Pastaje të sosurit’ e jetësë, kur të apë mbretërinë nde Perndia e babai, kur të prishjë çdo zotëri, e çdo eksusi, e çdo fuqi.
25 Sepse duhetë që të mbretërojë ai, ngjera sa të vërë ndënë këmbë të tij gjith’ armiqt’ e tij.
26 Armik më i pastajmë që do të prishetë është vdekëja.
27 Sepse të gjitha ja ka vënë ndënë këmbë të tij, ma kur thotë se të gjitha i janë ndënë këmbë të tij, pajetërë shquhetë ai që ja ka vënë ndënë këmbë të tij të gjitha.
28 E atëherë pa kur t’i vihenë ndënë këmbë të tij të gjitha, ahiere edhe i biri vetë do të jetë ndën’ atë që i ka vënë ndënë këmbë t’atij të gjitha, që të jetë Perndia e gjithtë mbë të gjitha punëra.
29 Ndrishe ç’do të bëjënë ata që pagëzonenë për të vdekuritë, ndë mos ngjallenë të vdekuritë fareseje? Pse edhe pagëzonenë për të vdekurë?
30 Pse edhe nevet rrizikojmë çdo kohë?
31 E vdes ngaditë (bëj be) për nder tuaj, që ësht’ imea mbë Hristonë Iisunë Zotnë tënë.
32 Ndë lëftova me bishë nd’Efeso (të flas si njeri) ç’më vëjeu mua, ndë mos ngjallenë të vdekuritë? Le të hamë e le të pimë, se nesër vdesëmë.
33 Mos liri të ju gënjejënë, sepse kuvëndet’ e liga prishjënë mënt’ e mira.
34 Zgjuhi (të rroni) me të drejtë e mos fëjeni, sepse dica nukë njohënë Perndinë, për turp tuaj ua thom.
35 Po do të thotë ndonjë: Qish ngjallenë të vdekuritë? E me çfarë lloi kurm vijënë?
36 Njeri i pamënd, ajo që mbjell ti, nukë merr jetë, ndë mos vdektë.
37 E kur mbjell, nukë mbjell kurmnë që do të bënetë, po domethënë, një koqe grurit të cveshurë a tjetër farë.
38 Ma Perndia ep mb’atë kurm sikundr’ i pëlqen asaj, e ndë çdo farë kurmn’ e saj.
39 Jo çdo kurm është një kurm i tillë, po tjatër është kurm’ i njerëzet, e tjatër kurm’ i kafshëvet, e tjatër i pishqet, e tjatër i zogjet.
40 E janë kurmëra prej Qiellet, e kurmëra prej dheut. Ma tjatër është bukuria e ature që janë prej Qiellet, e tjatër e ature që janë prej dheut.
41 Tjatër është bukuria e Diellit, e tjatër bukuria e hënëzësë, e tjatër bukuria e ullet, sepse ull nga ulli ka të nderuarë ndë bukuri.
42 Kështu është edhe të ngjallturit’ e së vdekuret. Mbilletë mbë të prishëtë, e ngjalletë pa prishëtë.
43 Mbilletë e pander, e ngrihetë e nderçurë. Mbilletë e sëmurë, e ngrihetë e shëndoshë.
44 Mbilletë një kurm prej kafshë, e ngrihetë kurm’ prej Shpirtit. Është kurm prej kafshë, e është kurm prej Shpirtit.
45 Kështu ësht’ edhe shkruarë: Njeriu i parë, Adhami, qe bërë Shpirt i gjallë. Adhami i pastajmë Shpirt që ep jetën’ e gjallë.
46 Po jo përpara jet’ e Shpirtit, po jet’ e kafshësë, e pastaj e Shpirtit.
47 Njeriu i parë prej dheut, i baltë; njeriu i ditë, Zoti nga Qielltë.
48 Sikundr’ ësht’ i balti, kështu janë edhe të baltëtë. E si i Qillti, të tillë edhe të Qielltitë.
49 E sikundrë kemi pasurë veshurë konismën’ e së baltit, do të veshjëmë edhe konismën’ e së Qielltit.
50 E thom këtë, vëllazër, sepse mishtë edhe gjaku nukë mundjënë të marrënë pjesë mbretërin’ e Perndisë, as e prishura do të marrë pjesë të paprishurënë.
51 Ja, që u thom juvet një të fshehurë. Vërtet jo gjithë duamë të vdesëmë, po gjithë duamë të ndërronemi.
52 Atë çast, mbë një të mbillturë të siut, ndë drubetë të pastajme (sepse do të thërresë drubeta), e të vdekuritë do të ngrihenë të paprishurë, e nevet do të ndërronemi.
53 Sepse duhetë që kij kurm që prishetë të veshjë atë që nukë prishetë. E kij kurm që vdes të veshjë atë që nukë vdes.
54 E kur të veshjë pa kij kurm që kalbetë, atë që nukë kalbetë, e kij që vdes, të veshjë atë që nukë vdes, atëherë do të bënetë fjala që është shkruarë: U pi vdekëja nga vitorea.
55 Ku ësht’, o vdekëjë, thumbi it? Ku ësht’, o pisë, vitorea ote?
56 E thumbi i vdekëjësë pa është faji, e fuqi e fajit, është nomi.
57 Po lëvdim mbë Perndinë, që na dha nevet vitorenë me anë të Zotit sonë Iisu Hristoit.
58 Pra andaj, vëllazërit’ e mi të dashuritë, jini të patundurë e të stereosurë, tuke tepëruarë gjithënjë ndë punë të Zotit, sepse e diji që mu(n)dimi juaj nuk’ ësht’ i mbrazëtë mbë Zotnë.
KAPTINA XV.
1 Edhe tashti , o vëllazën, u diftoj juve ungjillinë qi ungjillëzova juve, të cillin’ edhe e muertë, edhe qindroni mb’ate,
2 edhe shpëtohi me anë t’ati, ndë e mbaitshi fjalënë, sikurse ua ungjillëzova juve, veç ndë paçi besuem kot.
3 Sepse un’ u dhashë juve ma pari ate qi mora edhe unë, se Krishti vdiq për fajet t’ona, mbas shkronjash;
4 edhe se u vorrue, edhe se u ngjall të tretënë ditë, mbas shkronjash;
5 edhe se iu duk Kefait, mbasandai të dy-mbë-dhetëvet;
6 mbasandai u duk sipër mbë pesë qind vëllazën me nji herë, edhe prei asish ma të shumëtë rrojnë deri sot, e disa kanë vdekunë;
7 mbasandai iu duk Iakobit, mbasandaj gjith’ apostujvet;
8 edhe së mbrapëni të gjithëve m’u duk edhe mue, porsi mbë të tremunë.
9 Sepse unë jam ma i vogëli i apostujvet, qi s’jam i zoti me u queitun’ apostull, sepse ndoqa kishën’ e Perëndisë.
10 Por me hirin’ e Perëndisë jam qish jam, edhe hiri i ati qi u dha mbë mue, nuk’ u ba i kotë, por u mundueshë ma tepërë se ata të gjithë, por jo unë, por hiri i Perëndisë qi ashtë bashkë me mue.
11 A unë pra, a ata, kështu predikoimë, edhe kështu besuetë.
12 Edhe ndë predikohetë Krishti se u ngjall se vdekunish, si disa vetë ndër ju thonë, se s’ashtë të ngjallunë së vdekunish?
13 Edhe ndë mos qoftë të ngjallunë së vdekunish, as Krishti nuk’ u ngjall;
14 edhe ndë mos u ngjall Krishti, vallë predikimi ynë asht ’i kotë, edhe besa juei asht’ e kotë.
15 Edhe u gjetëkëshim edhe deshmitar-rrenësit’ e Perëndisë, sepse deshmuem për Perëndinë, se ngjalli Krishtinë, të cillinë s’e pasëka ngjallunë, ndë qoftë kështu se nukë ngjallenë të vdekunitë.
16 Sepse ndë mos ngjallenë të vdekunë, as Krishti nuk’ u ngjall,
17 por ndë mos u ngjall Krishti, besa juei asht’ e kotë, edhe jeni por ndë fajet tueja;
18 vall’ edhe ata qi vdiqnë mbë Krishtinë, u vdornë.
19 Ndë shpërefshim mbë Krishtinë veç mbë këte jetë, jemi ma të mjerë se gjithë nierëzitë.
20 Por tashti Krishti u ngjall së vdekunish, edhe u ba pem’ e parë e atyneve qi kanë vdekunë.
21 Sepse sikurse vdeka erdhi prei nieriut, kështu edhe të ngjallunitë së vdekunish erdhi prei nieriut.
22 Sepse sikundrë të gjithë vdesinë mb’Adaminë, kështu edhe të gjithë kanë me marrë jetë mbë Krishtinë.
23 Por gjithë-se-cilli ndë rregullë të vet: Krishti ashtë pem’ e parë, mbasandai sa janë të Krishtit mbë të ardhunit t’ati për së dyti ;
24 mbasandai ka me qenun’ e nbrapëna, kur t’api mbëretëninë n’dorë të Perëndisë edhe Atit, kur të prishi qish do parësi e qish do pushtet e fuqi.
25 Sepse duhetë të mbëretënojë ai, deri sa të vejë gjith’ anëmiqtë ndënë kambët t’ati.
26 I mbrapëni anëmik qi do të prishetë ashtë vdeka.
27 Sepse “të gjitha i vuni poshtë ndënë kambët t’ati”; edhe kur të thotë, se “të gjitha janë vumë poshtë”, mirretë vesht se veç ati qi ia vuni poshtë të gjitha.
28 Edhe kur t’i ulinë kryetë ati të gjitha, atëherë edhe ai biri vetë ka me i ulunë kryetë ati qi ia vuni poshtë të gjitha, qi të jetë Perëndia të gjitha mbë të gjithë.
29 Sepse qish kanë me bam’ ata qi janë pagëzuem për të vdekunit? Ndë qoftë se për të vërtetë nukë ngjallenë të vdekunitë, përse pagëzohenë pra për të vdekunit?
30 Përse rrezikoim’ edhe na për gjith’ orë?
31 Përditë vdes, baj be për lavdiminë tuei qi kam mbë Zotinë t’anë Iesu Krishtinë.
32 Me folunë si nieri, ndë luftova me bisha ndë Efesë, qish më vëjefti, ndë mos u ngjallshinë të vdekunitë? “Le të ham’ e le të pimë, sepse nesër vdesimë”.
33 Mos gënjehi, sepse “ligjëratat’ e këqia prishinë zakonet’ e mira”.
34 Çohi dreitë, e mos fëjeni, sepse disa vetë nuk’ e ngjofnë Perëndinë, për turp tuei po ua thom këte .
35 Por ka me thanë kushi: Si ngjallenë të vdekunitë? Edhe me qish farë korpi vinë?
36 O nieri i pamend, ate qi mbiell ti, nukë merr jetë, ndë mos vdektë;
37 edhe ate qi mbiell, nukë mbiell ate korpinë qi do të bahetë, por nji koqe gruni të sveshunë, ndë qoftë, a ndonji tietër farë.
38 Por Perëndia i ep korp si të detë, edhe gjithë-se-cillësë farë korpin’ e vet.
39 Qish do korp nuk’ ashtë nji korp, por tietër ashtë korp nierëzish, e tietër korp bagëtish, e tietër peshqish, e tietër shpendësh.
40 Jan’ edhe korpëna qielli, edhe korpëna dheu, por tietër ashtë lafti i atyneve të qiellit, e tietër i atyneve të dheut.
41 Tietër ashtë lafti i diellit, e tietër lafti i hanësë, e tietër lafti i yjevet, sepse ylli prei yllit dan ndë laft.
42 Kështu edhe të ngjallunitë prei së vdekunish: mbilletë ndë prishëje, e çohetë ndë pa-prishëje;
43 mbilletë ndë panderëni, e çohetë ndë laft; mbilletë ndë ligështi, e çohetë ndë fuqi;
44 mbilletë korp fryme, e çohetë korp shpirti; ashtë korp fryme, edhe ashtë korp shpirti.
45 Kështu asht’ edhe shkruem: I pari nieri Adam “qe bamë frym’ e gjallë”, i mbrapëni Adam, shpirt qi ep jetë.
46 Edhe nuk’ u ba ma parë ajo e shpirtit, por ajo e frymësë, mbasandai ajo e shpirtit.
47 Nieriu i parë ashtë prei dheut, i baltësë; nieriu i dytë ashtë Zoti prei qielli.
48 Si asht’ i baltti, kësish jan’ edhe të balttëtë, edhe si ashtë qiellori, kësish jan’ edhe qiellorëtë;
49 edhe sikurse veshëm figuren’ e të balttit, kemi me veshun’ figuren’ e qiellorit.
50 Edhe këte e thom, o vëllazën, se mish edhe gjak s’mundetë me trashiguem mbëretënin’ e Perëndisë, as prishëja trashigon paprishëjenë.
51 Qe te po u thom juve nji mpshefësinë: Të gjithë s’kemi me vdekunë, por të gjithë kemi me u ndërruem përnjiherë,
52 sa çel e mbyll sytë, ndë trumbetë të mbrapëme, sepse ka me ranë trumbeta, edhe të vdekunitë kanë me u ngjallunë të paprishunë, edhe na kemi me u ndërruem.
53 Sepse kyi korp qi prishetë duhetë me veshunë paprishëjenë, edhe kyi korp qi vdes duhetë me veshunë pavdekënë.
54 Edhe kyi korp qi prishetë kur të veshi paprishëjenë, edhe kyi korp qi vdes kur të veshi pavdekënë, atëherë ka me u bamë fjala qi ashtë shkruem: “U përpi vdeka prei fittoresë”.
55 “Ku asht’ , o vdekë, thumbi yt, ku asht’ , o vorr, fittoreja jote?”
56 Edhe thumbi i vdekës’ ashtë faji, edhe fuqia e fajit ashtë ligja.
57 Por falemi ndersë Perëndisë qi na dha fittorenë me anë të Zotit t’ynë Iesu Krishtit.
58 Përandai, o vëllazënit’ e mi të dashunë, qindroni, e mos tundi, tue tepëruem përherë ndë punë të Zotit, sepse e dini se mundimi juei s’asht’ i kotë mbë Zotinë.