1 Këndoni Zotit kënkë të re, se bëri punë të maniçime, e diathta e ati, edhe krahu i ati i shënjtëruari e shpëtuanë.
2 Zoti e bëri të ngjohurë shpëtimn’ e ti, përpara kombevet çfaqi drejtërin’ e ti.
3 Pruri ndër mënt përdëllimn’ e ti edhe të vërtetën’ e ti për shtëpin’ e Israillit; gjithë anët e dheut panë shpëtimn’ e Perëndisë t’ynë.
4 Brohorini për Perëndinë, gjithë dheu; gëzohuni, e këndoni, e psallni.
5 Psallni Zotit me qitharë, me qitharë e me zë psallme.
6 Bashkë me pipëza bredhi, edhe me zë pipëzë briri, brohorini përpara Zotit mbëret.
7 Le të gjëmonjë deti edhe të mbushurit e ati, bota edhe ata që rrinë ndë atë.
8 Lumënjtë le të përpiekënë duartë, maletë le të gëzonenë bashkë, prej faqesë Zotit,
9 se vien të gjykonjë dhenë; do të gjykonjë botënë me drejtëri, edhe llauzetë me drejtëri.
1 Psalm.
Këndojini Zotit një këngë të re,
se vepra të mrekullueshme bëri!
Ngadhënjeu me dorën e tij të djathtë
e me krahun e tij të shenjtë.
2 Zoti e bëri të njohur shpëtimin e tij,
në sytë e kombeve e shfaqi drejtësinë e tij.
3 Iu kujtua mirësia e besnikëria e tij për shtëpinë e Izraelit,
mbarë skajet e tokës e panë shpëtimin e Perëndisë tonë.
4 Të brohorasë për Zotin mbarë toka,
buçisni nga gëzimi, ngazëlleni e këndoni!
5 Këndojini Zotit me harpë,
me harpë e me tingullin e këngës,
6 me trumbetë e me tingullin e bririt,
brohoritni para Zotit, mbretit.
7 Le të ushtojë deti e gjithçka në të,
bota e gjithë banorët e saj.
8 Lumenjtë le të duartrokasin,
malet nga gëzimi tok le të buçasin,
9 para Zotit, se po vjen për të gjykuar tokën.
Ai do ta gjykojë botën me drejtësi
e popujt me paanësi.