Mbë të parinë kënkëtuar. Psallmë për të bijt e Koreut.
1 Përpiqni duartë, gjithë kombetë: brohorini për Zotnë me zë gëzimi.
2 Se Zoti ësht’ i lartë, i frikëshim, mbëret i math mbi gjithë dhenë.
3 Vuri ndënë ne llauze, edhe kombe ndënë këmbët t’ona.
4 Cgjodhi për ne trashëgimnë t’ënë, bukurin’ e Jakovit, të cilën’ e deshi. Sellah.
5 Perëndia hipi me brohori, Zoti me zë trumbete.
6 Psallni Perëndisë t’ënë, psallni; psallni mbëretit t’ënë, psallni.
7 Se Perëndia është mbëret’ i gjithë dheut, psallni me urtësi.
8 Perëndia mbëretëron mbi kombet, Perëndia rri ndë fron të shënjtëruarin’ e ti.
9 Urdhëratësit’ e llauzevet u mbëlothnë bashkë me llausn’ e Perëndisë Avraamit, sepse mburonjat’ e dheut janë të Perëndisë: u lartua fort.
1 Mjeshtrit të korit. Psalm i bijve të Korahut.
2 Duartrokitni, të gjithë ju, o popuj,
brohoritni për Perëndinë me zë gëzimi.
3 Se Zoti, i Tejlarti, është i tmerrshëm,
mbret i madh mbi tokën mbarë.
4 Popujt i vë nën sundimin tonë,
kombet nën këmbët tona.
5 Ai na e zgjodhi trashëgiminë,
lavdinë e Jakobit, që aq shumë e deshi. selah
6 Lartohet Perëndia mes brohoritjeve,
Zoti mes tingujve të bririt.
7 Këndojini Perëndisë, këndojini!
Këndojini mbretit tonë, këndojini!
8 Perëndia është mbreti i mbarë tokës,
këndojini, pra, një himn!
9 Perëndia mbretëron mbi kombet,
Perëndia rri mbi fronin e tij të shenjtë.
10 Princat e kombeve u bashkuan
me popullin e Perëndisë së Abrahamit,
se Perëndisë i përkasin mburojat e tokës,
e ai u lartësua shumë!