Psallm’ e Dhavidhit, kur ndërroi faqen’ e ti përpara Avimellehut, edhe kyj e lëshoj, e iku.
1 Do të bekonj Zonë mbë çdo kohë, lavdim’ i ati do të jetë kurdo ndë gojët t’ime.
2 Shpirti im do të mburretë mbë Zotnë, të butëtë do të ndigjonjënë, edhe do të gëzonenë.
3 Madhoni Zonë bashkë me mua, edhe le të lartojmë bashkë emrin’ e ati.
4 Kërkova Zonë, edhe më ndigjoi, edhe më shpëtoj nga gjithë shtrëngimet’ e mi.
5 U afruanë ndek ay, edhe u ndritnë, edhe faqet’ e atyreve nuk’ u turpëruanë.
6 Ky dorë-holli thërriti, edhe Zoti e ndigjoj, edhe e shpëtoj prej gjithë shtrëgimevet ati.
7 Engjëll’ i Zotit vë fushatënë rreth atyreve që i kanë frikë, edhe i ruan.
8 Viri ndë gojë edhe shihni, se Zoti ësht’ i mirë. Lum ay njieri që shpëren mb’atë.
9 Kini frikë Zotit, gjithë shënjtorët’ e ati, se nuk’ u shteretë gjë atyreve që i kanë frikë.
10 Të pasuritë u varfëruanë edhe i mori uria, po ata që kërkonjënë Zotnë, nuk’ do t’u shteretë ndonjë e mirë.
11 Ejani, o dielm, më ndigjoni: do t’u mësonj frikën’ e Zotit.
12 Ç’ ësht’ ay njieri që kërkon jetë, do të shohë ditt të mira?
13 Ruaj gjuhënë tënde prej së keqesë, edhe buzët’ e tua të mos flasënë gënjeshtrë.
14 Hiqu prej së keqesë, edhe bën mirë, lyp paqtim, edhe ndiq atë.
15 Syt’ e Zotit janë mbi të drejtët, edhe veshët’ e ati mbi lutëjen’ e atyreve.
16 Po faqeja e Zotit është kundrë atyreve që bënjënë keq, që të humpnjë kujtimn’ e atyreve prej dheut.
17 Të drejtëtë thërritnë, edhe Zoti i ndigjoi, edhe i shpëtoi nga gjithë shtrëngimet’ e atyreve.
18 Zoti është ngjat atyreve që kanë zëmrë të thyerë, edhe shpëton të përgjunjuritë ndë shpirt.
19 Shtrëngimet’ e të drejtëvet janë shumë, po Zoti do t’i shpëtonjë prej gjithë atyreve.
20 Zoti ruan gjithë eshtërat’ e atyreve, as një prej këtyre nukë do të thyhetë.
21 E keqeja do të vrasë fajtorëtë, edhe ata që kanë mëri të drejtinë, do të bënenë fajtorë.
22 Zoti shpëton shpirtin’ e shërbëtorëvet ti, edhe gjithë ata që shpërenjënë mb’atë nukë do të bënenë fajtorë.
1 Psalm i Davidit. Kur u shtir si i marrë para Abimelekut, i cili e dëboi dhe Davidi u largua.
Alef
2 E bekoj Zotin në çdo kohë,
lavdërimi i tij përherë në gojën time.
Bet
3 Zotin mburret shpirti im,
le të dëgjojnë skamnorët e le të gëzojnë.
Gimel
4 Madhërojeni Zotin bashkë me mua,
le ta lartësojmë së bashku emrin e tij.
Dalet
5 E kërkova Zotin e ai m'u përgjigj,
nga të gjitha tmerret më çliroi.
He
6 E panë e u ndriçuan,
fytyrat e tyre nuk u turpëruan.
Zain
7 Ja, ky skamnor thirri dhe Zoti e dëgjoi,
nga të gjitha fatkeqësitë e çliroi.
Het
8 Engjëlli i Zotit bën roje
rreth atyre që e druajnë dhe i shpëton.
Tet
9 Shijoni e shihni se i mirë është Zoti.
Lum ai njeri që gjen strehë tek ai!
Jod
10 Druajeni Zotin, o të shenjtët e tij,
se atyre që e druajnë, nuk u mungon asgjë.
Kaf
11 Luanët mbeten të pangopur e të uritur,
por atyre që kërkojnë Zotin,
nuk do t'u mungojë asnjë e mirë.
Lamed
12 Ejani, o bij, e dëgjomëni,
drojën e Zotit do t'ju mësoj.
Mem
13 Kush është ai njeri që e dëshiron jetën,
që dëshiron të shohë ditë të mira?
Nun
14 Ruaje, pra, gjuhën prej së keqes
e buzët prej fjalëve mashtruese.
Samek
15 Largohu nga e keqja e bëj të mirën,
kërko paqen e rend pas saj.
Ain
16 Sytë e Zotit janë mbi të drejtët
veshët e tij e dëgjojnë klithmën e tyre.
Pe
17 Fytyra e Zotit u kundërvihet keqbërësve,
për ta fshirë prej dheut kujtimin e tyre.
Cade
18 Zoti i dëgjon ata që i përgjërohen,
prej të gjitha fatkeqësive i çliron.
Kof
19 Zoti është pranë zemërthyerve,
të dërrmuarit në shpirt i shpëton.
Resh
20 Të shumta janë mundimet e të drejtit,
por Zoti e çliron prej të gjithave.
Sin
21 Ai i ruan tërë kockat e tyre,
asnjë prej tyre nuk do të thyhet.
Tau
22 E keqja do ta vrasë të paudhin,
ata që urrejnë të drejtin do të ndëshkohen.
23 Zoti e shpengon shpirtin e shërbëtorëve të tij,
kush strehohet tek ai, nuk do të ndëshkohet.