Kënk’ e shkallëvet Sollomonit.
1 Ndë mos ndërtoftë Zoti shtëpi, mbë kot mundonenë ata që ndërtojënë; ndë mos ruajtitë Zoti qytetnë, kot rri cgjuarë ruajtësi.
2 Mbë kot është ndër ju të ngrituritë që me natë, të flejturitë mënuarë, duke ngrënë bukën’ e mundimit, kur (Zoti) ep gjumë të dashurit ti
3 Na, trashëgim prej Zotit janë diemtë, paga (e ati) është pem’ e barkut.
4 Sikundrë janë shigjetatë ndë dorë të fortit, kështu janë edhe bijt’ e dialërisë.
5 Lum ay njieri që ka mbushurë kuletën’ e shigjetavet prej kësish, (të këtillëtë) nukë do të turpëronenë, kur flasënë bashkë me arëmiqt ndë derët.
1 Këngë shtegtimesh. E Solomonit.
Nëse nuk e ndërton Zoti shtëpinë,
më kot mundohen ndërtuesit.
Nëse nuk e ruan Zoti qytetin,
më kot rrinë zgjuar rojat.
2 Më kot ngriheni qëmenatë
e qëndroni zgjuar deri vonë,
për të ngrënë bukën e mundimit.
Se Zoti i jep atij që do,
edhe në gjumë.
3 Ja, bijtë janë trashëgimi prej Zotit,
fryti i barkut është shpërblimi i tij.
4 Si shigjetat në dorën e trimit,
ashtu janë bijtë e djalërisë.
5 Lum ai që e ka të mbushur kukurën me to,
se s'do të turpërohet, kur të flasë me armiqtë te porta.