Mbë të parinë kënkëtuar, mbi All-tashith. Psallmë kënke e Asafit.
1 Të lavdurojmë, o Perëndi, të lavdurojmë, sepse emëri yt është afërë; tregonjënë punët’ e tua të maniçimetë.
2 Kur të kem kohë, unë do të gjykonj drejtë.
3 U tret dheu, edhe gjithë ata që rrinë nd’atë; unë forcova shtyllat’ e ati. Sellah.
4 U thashë të pa-udhëvet: Mos punoni pa udhë, edhe fajtorëvet:
5 Mos lartoni bri, mos lartoni lart brinë tuaj, (edhe mos) flitni me qafë të ashpërë.
6 Se as nga len dielli, as nga perëndon, as nga shkretëtira (vien) të lartuarëtë,
7 po Perëndia është gjykatës: këtë ul, e atë ngre.
8 Se ndë dorë të Zotit është qeft plot të shtyri verë të pa-përzierë, edhe do të derthnjë prej këti, po gjithë fajtorët’ e dheut do të shtrythnjënë të viellët’ e ati, edhe do të pinë.
9 Po unë do të dëftenj përherë, do t’i psall Perëndisë Jakovit.
10 Edhe do të thyenj gjithë brirët’ e fajtorëvet, edhe brirët’ e të drejtëvet do të lartonenë.
1 Mjeshtrit të korit. Sipas melodisë «Mos shkatërro». Psalm i Asafit. Këngë.
2 Të përlëvdojmë, o Perëndi,
ty të përlëvdojmë!
Emrin tënd thërrasim ,
mrekullitë e tua shpallim.
3 «Ja, kur të vijë koha që kam caktuar,
do të gjykoj me drejtësi.
4 Le të trandet toka me gjithë banorët e saj,
jam unë që ia mbaj fort shtyllat. selah
5 Krenarëve u thashë: “Mos u krenoni!”,
të paudhëve: “Mos ngrini krye!
6 Mos i ngrini shumë lart kryet,
mos flisni me kokëfortësi”».
7 As nga lindja, as nga perëndimi,
as nga shkretëtira nuk vjen lartësimi,
8 se gjykatës është Perëndia.
Këtë e përul, atë lart e ngre.
9 Zoti mban në dorë një kupë vere,
plot shkumë e plot me erëza,
e prej saj jep për të pirë.
Gjithë të paudhët e tokës do të pinë,
do ta thajnë me gjithë llum.
10 E unë do të të shpall përherë,
himne do t'i këndoj Perëndisë së Jakobit.
11 Do t'ua thyej kryet gjithë të paudhëve,
ndërsa i drejti do ta ngrejë kokën lart.